kampionati boteror

southgate.jpg
ent ela16:45 | 18/06/2018

Një tjetër pretendente e Botërorit zbret sot në fushë. Anglia luan me Tunizinë në Vollgograd dhe shpreson të mos ketë fatin e Argjentinës, Gjermanisë apo Brazilit.

I ndodhi kështu 22 vjet më parë. Gareth Sauthgate humbi penalltinë që solli eleminimin e Anglisë ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Euro 1996-ës, dhe sot si trajner i kombëtares, shpreson që fati të jetë me të.

Trajneri 47-vjeçar nuk ka përvojë të madhe, lojtarët e tij janë po ashtu pa eksperiencë, por tifozët shpresojnë që ata t’i japin fund dështimeve kronike në Botërorë.

Gareth Sauthgate: “Le të mos mendojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ka pasur breza shumë të mirë që nuk kanë arritur të fitojnë, dhe pse disa herë kanë qenë shumë pranë. Ky grup është ndryshe, pasi ka shumë të rinj që e kanë të ardhmen përpara, dhe që kanë pak përvojë. Ka pasur shumë histori për lojtarët tanë në të kaluarën, por nuk kanë qenë të vërteta. Ka shumë rëndësi për publikun që të dijë sesa të përkushtuar janë ata në kombëtare”.

Ja edhe kapiteni i ri, sulmuesi Harry Kane.

Harry Kane: “Mendoj se jemi gati për këtë turne të madh. Anglia është një skuadër e bashkuar ku të gjithë lojtarët luajnë për njëri-tjetrin, dhe besoj se jemi përgatitur mirë. Po ashtu, jemi shumë të lidhur me publikun dhe shpresoj të bëjmë një Kupë Bote të suksesshme, duke nisur nga kjo ndeshje. Sa për mua personalisht, jam po i njëjti, dhe shiriti i kapitenit nuk ka ndryshuar asgjë”.

Trajneri i Tunizisë, Nabil Malul, është nga ata që e di se çfarë është durimi. Ai ishte trajner i ekipit U23 në Olimpiadën e vitit 2004, kur një penallti u desh të gjuhej gjashtë herë para se të pranohej si gol. Malul premton se ndaj Anglisë do të luhet me durim, por në sulm.

Nabil Malul: “Ne jemi në formë. E dimë se jemi në një grup shumë të vështirë, por e kemi rritur lojën tonë, sidomos në aspektin atletik. Jemi të vendosur të hyjmë në histori. Do të luajmë në sulm. U kam thënë lojtarëve se nuk të qëllon shpesh të luash ndaj më të mirëve, ndaj duhet të kënaqemi në këtë Botëror”.

Ndeshja luhet në 20:00 në stadiumin e qytetit historik të Vollgogradit, ku kanë shkuar me mijëra tifozë anglezë. Edhe Tunizia nuk do të jetë pa mbështetje. /abcnews.al

drejtoria-e-burgjeve.jpg
ent ela13:43 | 17/06/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve prej datës 13 qershor ka hartuar një plan t masash, i cili ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në 23 institucionet e vujatjeve të dënimit, gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik.  Udhëzimi i hartuar nga  Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani kërkon që strukturat e paraburgime të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, e veçanërisht me sektorin e policisë, për të hartuar listën e personave në konflikte, si dhe ata me rrisk të lartë arratisje.

Ndërkohë forcat e policisë, duhet të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, me qëllim normalizimin e situatave, sipas nevojave, ndërsa duhet kërkuar bashkëpunim me policinë e shtetit.  Përgjatë 30 ditëve të kampionatit, urdhërohet sektori i Komunikimit, dhe monitorimit elektronik në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të marrë të gjitha masat për të siguruar komunikim të pandërprerë me radio dhe telefon me drejtorinë e policisë si dhe të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit./abcnews.al

FAN-ZONA-TIRANE-1280x720.jpg
ent ela20:23 | 14/06/2018

Për të ndjekur kampionit Botëror të “Rusi 2018” në qendër të kryeqytetit konkretisht në sheshin “Skëndërbej” ndodhet Fan Zona më e madhe për spordashësit e lojës magjike të futbollit. Edhe pse organizatorit kishin marrë masa, duke instaluar një ekran gjigand përsëri kushtet atmosferike nuk ia mundësuan tifozëve ta ndjekin nga sheshi kryesor i Tiranës ndeshjen e parë hapëse, atë të Rusisë me ekipin e Arabisë Saudite. Kishte edhe nga ata që sfiduan shiun për të mësuar rezultatin final të ndeshjes, që i buzëqeshi Rusisë me fitoren tenistike 5 me 0 kundër Arabisë. Ndeshjet rikthehen të premten me dy sfida të forta, Egjypt-Uruguaj në orën 14:00 dhe Marok-Iran në orën 17:00. /abcnews.al

RUSI-5-GOAL.mpg_snapshot_01.22-1280x720.jpg
ent ela19:33 | 14/06/2018

Botërori “Rusi 2018” ka nisur me një festival golash nga vendasit, të cilët shënuan plot 5 gola në ndeshjen e parë me Arabinë Saudite.

Ekipi rus shënoi 2 herë me Cheryshev, ndërsa tre golat e tjerë u shënuan nga Gazinsky, Dzyuba dhe Golovin në minutën e 94. Rusët marrin në këtë mënyrë 3 pikët e para në grupin A.

Nesër do luhen tre ndeshje, Egjipt-Uruguaj në orën 14.00, Marok-Iran në orën 17.00 dhe Portugali- Spanjë në orën 20.00. /abcnews.al

4D317AF100000578-5840023-image-a-60_1528906204991.jpg
ent ela23:13 | 13/06/2018

Deputetja ruse Tamara Pletnyova u ka bërë thirrje grave që të mos bëjnë seks me tifozët që do të shkojnë në Rusi për të ndjekur Kampionatin Botëror.

Komunistja 70-vjeçare thotë se shpreson që gratë ruse të mos kryejnë marrëdhënie me tifozët e huaj, përndryshe do të mbeten shtatzënë dhe do të rrisin të vetme fëmijët.

Pletnyova pohoi se ka marrë shkas nga ngjarja e vitit 1980, kur disa gra ruse mbetën shtatzënë me tifozët e huaj që kishin shkuar në Olimpiadën e Moskës.

“Ne duhet të lindim fëmijët tanë. Fëmijët që janë racë e përzier kanë më shumë gjasa të rriten me një prind”, thotë deputetja ruse.

Tamara Pletnyova u kërkoi grave që të martohen me qytetarë rusë dhe jo me shtetas të huaj. /tvklan.al

jose-mourinho.jpg
G. P.15:56 | 07/06/2018

Jose Mourinho bën parashikimin e tij për fazën e grupeve të Botërorit. Trajneri portugez vlerëson pretendentët, por jo vendin e tij, Portugalinë, ndërsa flet për një televizion rus.

“Unë nuk jam gati sepse është shumë e vështirë”.

Kështu tha Jose Mourinho, ndërsa nisi parashikimin për Kupën e Botës.

Trajneri i Manchester United, i pajtuar si analist nga televizioni rus, RT, deklaroi se do të jetë kontradiktor, pasi dëshiron që lojtarët e ekipit të tij edhe të fitojnë, por edhe të eleminohen shpejt e të pushojnë.

Parashikimi i tij i grupeve ishte i shpejtë.

Kush fiton grupin A?

Uruguaji ka përvojë, ka lojtarë të mëdhenj dhe mentalitetin e duhur”, tha ai për amerikanojugorët.

Me mbi 2 milionë euro shpërblim nga rusët, Mourinho nuk mund të fliste keq për ta.

Ai parashikon që Rusia të dalë e dyta në grup dhe të kualifikohet, duke lënë prap Egjiptin.

Po grupi B?

Për portugezin fiton Spanja, ndonëse ndodhet në grup me Portugalinë e tij.

“Unë do të tregoj më vonë se jam totalisht portugez, – tha ai, – por, ne do të dalim në vend të dytë në grup, dhe Rusia do të luajë ndaj ekipit më të mirë të grupit, Spanjës”.

Në grupin C, Murinjo mendon se fiton Franca pa probleme, ndërsa për vendin e dytë do të ketë luftë të madhe, por që do ta fitojë Australia.

Një shaka për grupin D.

“Djaloshi shtatshkurtër do ta fitojë grupin”, tha ai, duke nënkuptuar Mesin dhe Argjentinën.

Për vendin e dytë, trajneri e sheh të vështirë, por zgjedh një skuadër afrikane, Nigerinë, përpara Kroacisë dhe Islandës.

Interesant, por edhe në logjikë interesi grupi E.

“Brazili i pari, – thotë Mourinho, – ndërsa lojtari im, Matiç, duhet të shkojë me pushime, pra Serbia të eleminohet. Zvicra do të dalë e dyta”.

Në grupin F, i mbiquajturi “i Veçanti” nuk ka dyshime, duhet të fitojë Gjermania, ndërsa Meksika del e dyta.

Murinjo tregohet i dashur me shtetin ku punon.

“Në grupin G, jepi Angli, – thotë ai, – dhe mendoj se Belgjika del e dyta”.

Portugezi vlerëson sërish lart afrikanët, pasi i jep Senegalit fitoren e grupit G, dhe Poloninë e vë të dytën.

Në këtë mënyrë, ai përcakton edhe çiftet e turit të dytë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono