kampion

juve-649x433.png
Sej rie23:15 | 20/04/2019

Juventus është zyrtarisht kampion në serie A për të 8 vit radhazi. Bardhezinjtë mbyllen çështjen e titullit 5 java para fundit te kampionatit. “Zonja e Vjetër” numëron plot 35 kampionate të fituara në Itali, me shumë se ç’ka skuadër tjetër.

Juventus shpallet zyrtarisht kampion i serisë A për sezonin 2018 19. Ky ishte titulli i tetë radhazi në kampionatin Italian për “Zonjën e Vjetër” dhe e 35 në historinë e klubit ndërkohe që pretendojnë 37 për shkak të dy trofeve të hequra në skandalin Kalcopoli. Juventusit i mjaftonte një pikë për ta siguruar matematikisht kampionatin dhe nuk zhgënjeu ndaj Fiorentinës duke fituar me rezultatin 2-1.  Milinkoviç surprizoi vendasit në minutën e 6 të takimit. Juventusi nuk krijon shumë pasi mungesat si Bybala, Mandzukiç, Khedira apo Kelini ndikojnë shumë. Gjithsesi barazimi erdhi në fundin e pjesës se parë. Sandro realizon me kokë duke vendosur baraspeshën.

Në pjesën e dytë skuadrat luajnë në sulm dhe kërkojnë golin e avantazhit. Portugezi kërkon golin numër 600 me klubet por nuk ia del edhe pse rastet nuk munguan. Edhe pse çështja e titullit kampion ka përfunduar, Juventus ka je objektiv, barazimin e rekordit me 102 pikë të fituara në sezonin 2013 14 në drejtimin e Antonio Konte.

Olsi-Rama-1280x711.jpg
Sej rie23:54 | 15/04/2019

Partizani nuk do të festojë përpara kohe për titullin kampion. Drejtori Sportiv, Olsi Rama, flet për ecurinë e skuadrës dhe tregon batutat me presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Nuk dëshiron ta pranojë realitetin, edhe pse është shumë i bukur. Partizani mund të quhet praktikisht kampion i Shqipërisë, i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, por drejtori sportiv i tij, Olsi Rama, bën çmos që të mos ndihet i tillë.

Rama: “Jo mos ma merrni për ters. Është si puna e asaj që nuk urohet ditëlindja para se të vijë dita. Ne e dimë që kemi edhe 7 javë të tjera dhe janë akoma 21 pikë dhe është akoma goxha punë. Dhe më pëlqeu  një deklaratë e një trajneri që tha “klubi kërkon rezultatet nuk kërkon gjithmonë 3 pikëshin”. Por për Partizanin e rëndësishme është që të performojmë në çdo ndeshje”.

Gjithsesi, batuta e Ramës me presidentin kuksian, Gjici, tregon tjetër gjë.

Rama: “Zoti Gjici tha se “kam radhën, nuk kam mbaruar”. Unë i thash ki kujdes vendin e dytë”.   

Çfarë ka ndryshuar këtë vit për Partizanin, që po del kampion pas 26 vitesh?

Rama: “Rregulli i vënë në skuadër. Dëshira e djemve që bëjnë një grup të mrekullueshëm për të punuar. Dhe qetësia që kanë pasur ata në vetëdijen e tyre që janë një grup i fortë dhe se do e arrijnë rezultatin për të cilin kanë punuar”.

A i ka menduar Partizani përgatitjet për festën?

Rama: “Jo, jo asnjë lloj përgatitje”./abcnews.al

Tom-Brady-1280x852.jpg
G. P.18:24 | 04/02/2019

Tom Bredi u bë lojtari me më shumë tituj kampion në futbollin amerikan. Ylli 41-vjeçar triumfoi për herë të gjashtë në finalen e SuperBoulit zhvilluar në stadiumin e Atlantës

Ishin dy nga njerëzit më të lumtur të planetit në mbrëmjen amerikane të stadiumit “Mercedes Benz” në Atlanta.

Tom Bredi dhe Bill Beliçik, ylli në fushë dhe ylli në stol, ia dolën të ishin për herë të gjashtë në karrierë kampionë të futbollit amerikan, me skuadrën e tyre Nju Inglënd Patriots (New England Patriots).

Finalja ndaj Los Anxhelos Ramsit përfundoi 13-3, rezultati më i ulët i të gjitha kohëve, por për Bredin dhe Beliçikun rëndësi pati fakti se barazuan rekordin e Superboulit mbajtur nga Pitsburg Stilers, me 6 tituj.

Natyrisht, futbolli amerikan ka nisur më përpara sesa Superbouli, që në vitin 1920, dhe rekordet absolute mbahen nga të tjerë.

Grin Bej Pakers kanë 13 tituj, Çikago Bers kanë 9 dhe Nju Jork Xhajënts janë në vend të tretë me 8.

Bredi, gjithsesi, është një yll i padiskutueshëm, i tillë që shkëlqeu që prej vitit 2000 kur hyri në NFL.

Ai mban rekordin si lojtari i vetëm që ka fituar 6 tituj në futbollin amerikan, dhe prej gati dy dekadash mbetet ylli kryesor I njërit prej sporteve më popullorë në Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, Patriotsët vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë e shekullit të 21-të, me diferencë nga rivalët, edhe pse liga e futbollit amerikan është tepër e fortë.

Nuk dihet edhe sa vjet të tjera Bredi do të vazhdojë të luajë, dhe nëse do të arrijë të jetë në nivel të lartë, por ai do të përpiqet të thyejë rekorde të tjera./abcnews.al

schumacher-formula-3-mick_4452561.jpg
G. P.22:03 | 14/10/2018

Një tjetër Shumaher pritet të bashkohet me Botërorin më të madh të garave të shpejtësisë. Kampioni Mikael Shumaher pritet të pasohet nga i biri.

Nuk mund të rrijë Formula 1 shumë gjatë pa këtë mbiemër. Kampioni i madh, Mikael Shumaher, dominoi në vitet 90-të e 2000, ndërsa tani lufton me vdekjen pas aksidentit, por një pasardhës duket se do ta ketë. Ky pritet të jetë i biri, Mik, i cili me të vërtetë “trokiti” në portat e sportit më të madh të shpejtësisë. Mik Shumaher u shpall kampion i Formula 3 në Europë, pas garës së fundit në Hokenhajm të Gjermanisë. Ky është titulli i parë për 19-vjeçarin, ndërsa më parë doli nënkampion në Botërorin dhe Europianin e Formula Kartit, dhe në Formula 4 italiane dhe gjermane.

Shumi i ri ka deklaruar se do të mendohet për disa ditë dhe do të marrë vendim nëse do të kalojë shpejt në Formula 1, apo do të vazhdojë në nivele pak më të ulëta edhe për disa kohë. Sidoqoftë, pritet që Mik të kalojë shpejt në elitë, pasi nuk ka kohë për të humbur. Pilotë të tjerë e kanë nisur karrierën në Formula 1 në moshë më të re, dhe këta janë Verstapen, që në moshën 17-vjeçare apo Lens Stroll sa për të përmendur dy emra. Vlerësimet për Mik Shumaherin janë të larta, dhe shefi i Mercedesit, Toto Volf, është bindur se “ai ka dhënë prova se mund të jetë një nga të mëdhenjtë e sportit tonë”./abcnews.al

skenderbeu.jpg
G. P.22:24 | 23/05/2018

Skënderbeu festoi në mënyrë madhështore titullin kampion në futboll. Skuadra e presidentit Takaj dhe trajnerit Daja ishte absolutisht më e mira e këtij sezoni, ndonëse korçarëve u mbetet shqetësimi për përjashtimin nga kupat e Europës.

Rikthimi ishte madhështor.

Skënderbeu festoi me të drejtë të plotë titullin, pas një pushimi që mund të quhet i padrejtë.

Skuadra e Korçës, një nga lavditë e vjetra të futbollit shqiptar, ndonëse të humbura rrugës, po ashtu kremtoi titullin e 8 të jetës së saj, gjashtë prej të cilëve radhazi.

Ekipi i presidentit Ardian Takaj dhe i trajnerit Ilir Daja mbylli një edicion të jashtëzakonshëm, e që do të mbetet i tillë, pavarësisht se çfarë vendimi do të merret në Lozanë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Katër ture eleminatore të kaluara radhazi në Ligën e Europës, dhe pjesëmarrje për të dytën herë në fazën e grupeve, me numrin-rekord të pikëve, 5.

Dominim i plotë i Superligës, ndërsa humbjet radhazi të javëve të fundit me Teutën, Laçin apo Vllazninë nuk mund të futen në këtë llogari, edhe pse ia prishin jo pak imazhin.

Sidoqoftë, trofeu i dhënë nga duart e presidentit të Federatës, Duka, ishte plotësisht i merituar, pasi u mor nga skuadra absolutisht më e mirë e Shqipërisë.

Kjo ishte arsyeja që tifozët korçarë sfiduan motin e rëndë me reshje shiu, për të qenë pranë skuadrës edhe në ditën kur ajo do të humbiste turpshëm, në një skenar surreal.

Futbollistët bardhekuq kremtuan fort, gjithashtu, ndonëse të ndërgjegjshëm se shumë prej tyre mund të mos jenë aty sezonin e ardhshëm.

Skënderbeu dhe shumë klube të tjera presin tani vendimin e KAS-it në Zvicër, për lejimin ose jo të pjesëmarrjes në Champions sezonin e ardhshëm, dhe më pas, për dënimin ose jo me 10 vjet pezullim nga kupat kontinentale./abcnews.al

allegri.jpg
G. P.15:40 | 14/05/2018

Sezoni i Juventusit ishte legjendar dhe lojtarët meritojnë lavdërime të mëdha. Kështu u shpreh trajneri Allegri pas fitores së titullit, por nga Napoli erdhën sërish akuzat e përhershme

Festa ishte e madhe, edhe pse sikur është bërë e mërzitshme.

Nuk i duket kështu lojtarëve të Juventusit, edhe pse fituan titullin e 7-të radhazi, si askush më parë në Itali.

Ata nuk u kursyen aspak, as në fushën e stadiumit “Olimpiko”, pas barazimit me Romën, dhe as në dhomën e zhveshjes.

Ishte fundi i një edicioni të gjatë dhe fantastik, në të cilin u pronësua edhe Kupa e Italisë, dhe ku për fare pak nuk u eleminua Reali i plotfuqishëm në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Allegri, njeriu që ka fituar 4 tituj radhazi, po ashtu 4 kupa të Italisë, radhazi, nuk mund të thotë tjetër përveçse fjalë të mëdha për lojtarët e tij, në një garë të vështirë me Napolin deri në javët e fundit.

Massimiliano Allegri: “Duhet t’i bëjmë komplimente të mëdha Napolit për sezonin që zhvilloi, por duhet t’i bëjmë komplimente edhe më të mëdha Juventusit sepse mbylli një edicion legjendar. U arrit titulli i 7 radhazi, ndërsa në 4 vitet e fundit, u fituan 4 tituj, 4 Kupa të Italisë dhe u arritën 2 finale të Championsit. Thjesht, në respekt të djemve tanë, duhet të marrim vlerësime. Në fund të fundit, gjithë ato gjëra që kam dëgjuar këtë vit, do t’i marrë era”.

Gjithsesi, pavarësisht se duket se askush nuk mund të ketë vërejtje, nga Napoli, erdhën akuzat e zakonshme.

Trajneri napolitan, Maurizio Sarri, që arriti rekordin e pikëve në histori me 88 të tilla pas fitores ndaj Sampdorias, nuk u kursye as këtë herë.

Maurizio Sarri: Keqardhja e vetme që kemi është që e humbëm titullin në hotel, dhe jo në fushë. Tek ne ndikoi për keq ndeshja Inter-Juventus për mënyrën sesi përfundoi. Më pyesni nëse titullin e fitoi skuadra më e fortë, dhe unë iu them se e fitoi skuadra me më shumë fuqi, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Për fat të keq, duhet të jemi më të fortë psikologjikisht, por edhe liga e futbollit duhet të përmirësohet pasi në 16 ndeshjet e fundit kemi luajtur 14 herë pas Juventusit”.

Kur duhet edhe një javë deri në mbyllje të Serisë A, tek Juventusi është konfirmuar vazhdimësia e Alegrit në stol, po ashtu e yjeve si Dibala apo Higuain, ndërsa premtohet kthimi i Pjaca-s, por refuzohet Donaruma.

Nuk dihet nëse Juventusi do të ketë sërish rival sezonin e ardhshëm këtë Napoli, pasi e ardhmja e Maurizio Sarrit mbetet ende e paqartë.

PARTIZANI-KAMPION-VOLEJBOLL-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 22/04/2018

Partizani arrin një sukses historik në volejboll për femra. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Tarja fitoi më në fund titullin kampion, i pari në më shumë se gjysmë shekulli.

U desh të pritej plot 64 vite.

Më në fund, diçka e madhe ndodhi dhe Partizani e fitoi titullin që e quante të pashpresë, atë në volejboll për femra.

Sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga trajneri Roland Tarja, të udhëhequr nga kapitenia Tuci, dhe që pati në përbërje disa lojtare vërtet shumë të mira.

Partizani u tregua dominues absolut në finalet e plej ofit, edhe pse pati përballë skuadrën kampione në fuqi, Barleti Volej, pra vajzat e trajnerit Gurabardhi që kishin fituar katër titujt e fundit.

Gjithsesi, ky ishte sezoni i vajzave të kuqe që fituan ndeshjen përcaktuese 3-1, dhe krejt finalet me shifrat 3-0.

Meritë të veçantë për triumfin patën dy lojtare të ardhura nga Amerika e Jugut, pikërisht braziliania De Oliveira dhe venezueliania Shakoa.

Një titull i veçantë për Klonarda Nezajn, pasi ishte i 7-ti në karrierë, ndërsa më parë ajo ishte shpallur kampione me Barletin apo Minatorin e Rrëshenit.

Partizani ia doli falë financave më të mira që pati këtë sezon, duke marrë lojtare të huaja, dhe po ashtu duke afruar volejbolliste nga Barleti, ndërsa trajneri Tarja kishte vite që punonte fort për të arritur këtë sukses.

Pavarësisht traditës së madhe të klubit kryeqytetas në shumcën e sporteve, ky ishte vetëm titulli i dytë në histori për të, në volejboll për vajza, sport i dominuar më shumë nga Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Lushnja e vitet e fundit Barleti. /abcnews.al

vlcsnap-error608-1280x720.jpg
ent ela13:52 | 15/02/2018

Reali i Madridit fitoi sfidën më të madhe të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve. Skuadra spanjolle triumfoi bindshëm ndaj Paris Sen Zhermenit, me Ronaldon që vendosi rekorde të reja.

Iu përgjigjën thirrjes nga idhujt e tyre.

Tifozët madrilenë ishin në krah të ekipit që nga hoteli e deri në përfundim të ndeshjes së veçantë ndaj Paris SG në Champions.

Futbollistët e Realit kishin kërkuar mbështetje maksimale dhe padyshim u lumturuan kur ndjenë atmosferën në prag të sfidës në “Santiago Bernabeu”.

Autobusi i kampionëve të Europës u shoqërua nëpër kryeqytet sikur të kishte fituar ndonjë trofe të madh, dhe mbështetja e nxehtë I bëri edhe më të fortë, kur hyrë në stadium për të luajtur ndaj asaj skuadre që kërkon t’i rrëmbejë vendin në kontinent.

Futbollistët madrilenë ia shpërblyen këtë përkrahje të rrallë publikut të tyre, ndonëse kishin përballë një formacion elitar si PSG-ja, dhe ndonëse pësuan gol të parët.

I ndihmoi përvoja e madhe prej 12 herë kampionësh të Europës, egoja e veçantë e yjeve, por po ashtu edhe fakti se Championsi është shpresa e fundit për të shpëtuar sezonin.

Suksesi 3-1 në përfundim të sfidës së parë të turit të dytë, i vuri në pozicion të favorshëm për të synuar kualifikimin.

Ja si u shpreh Kristiano Ronaldo, autor i dy rrjetave.

Ronaldo: “Po, ishte një fitore e rëndësishme. E nisëm ndeshjen mirë, por pësuam gol, veçse ky është Championsi. Reali ka përvojë dhe di t’i përballojë situata të tilla, ndërsa ne e dinim se duhej të merrnim një rezultat pozitiv. Rezultati me dy gola epërsi na jep një avantazh mjaft të mirë. Në pjesën e parë bëmë presion të madh, ndërsa pas pushimit u lodhëm pak, veçse u treguam të zgjuar dhe patën më shumë raste”.

Ronaldo ka tani 101 gola me Realin në Champions, një rekord i ri.

Ronaldo: “Po, është shumë e rëndësishme të shënosh golat, për veten dhe për ekipin. Këtë herë pata sukses duke realizuar dy herë dhe duke ndihmuar ekipin për të fituar, por e dimë se kualifikimi nuk është vendosur. Duhet të shkojmë në Paris për të shënuar dhe për të fituar”.

Gjithsesi, strategu ishte Zinedin Zidan.

Trajneri u tregua vendimtar me zëvendësimin e dysfishtë, duke hedhur në fushë Lukas Vaskezin e Marko Asension.

Pikërisht ky i fundit dha pasimin e dy golave të fitores.

Zidan: “Mendoj se duhet të jemi shumë të kënaqur me këtë ndeshje që e luajtëm shumë mirë, që nga fillimi deri në fund. Ia dolëm edhe pse pësuam gol dhe arritëm një rezultat të mirë. Dua të përgëzoj gjithë ekipin, sepse ishte fitore e të gjithëve. Sot ia dolëm, por ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë dhe gjithçka mund të ndodhë”.

Kapiteni Sergio Ramos, një nga më të mirët në fushë, vlerësoi faktin se skuadra e tij reagoi pas një periudhe të vështirë, duke mos lejuar dështimin e gjithë sezonit, po ashtu përballoi presionin e madh në një ndeshje për jetë e vdekje.

Tifozët padyshim që ishin në festë.

Skuadra e tyre e zemrës i bëri krenarë me një tjetër paraqitje madhështore, duke i bindur se mbetet më e mira e Europës.

Le të ketë krizë në La Liga, le të eleminohen në Kupën e Mbretit, Championsi mbetet gjithnjë kompeticioni i Realit të Madridit.

 

vlcsnap-error858-1-1280x720.jpg
us er17:51 | 20/11/2017

Turneu i Mjeshtrave të tenisit në Londër pati një fitues të papritur. Kampion u shpall bullgari Grigor Dimitrov, një 26-vjeçar që më parë ishte dalluar më shumë si “Don Zhuan”.

U desh të mbushte 26 vjeç që të ndryshonte.
Grigor Dimitrov ka qenë i destinuar prej kohësh që të ishte në kulmin e sportit të tenisit, por për bullgarin bukurosh dhe çamarrok më shumë rëndësi kishin femrat.
Vështirë t’i vihet faj një ylli global që për shumë mote shëtiti “nga lulja në lule”, dhe çfarë lulesh.
Gjithsesi, të kthehemi tek lajmi, pasi Dimitrov u kuroëzua “mbret” i turneut të Mjeshtrave, në Arenën “O2” të Londrës, një trofe që zakonisht e kanë fituar gjigandë si Federer, Nadal apo Gjokoviç.
Bullgari triumfoi në finalen ndaj francezit David Gofen, me shifrat 2-1 me sete (7-5, 4-6, 6-3), duke fituar titullin e parë të madh në karrierë, dhe duke i siguruar vetes numrin 3 në renditjen botërore në fund të 2017-ës, pas Rafael Nadalit dhe Rozher Federerit.

Vetë Federer, që pritej të triumfonte, u eleminua në gjysmëfinale nga Gofen.
Dimitrov është quajtur “Baby Fed”, pra “Federeri bebe”, për faktin se ai kishte elegancën dhe talentin e zviceranit, por jo etikën e tij të punës, pasi i kushtonte më shumë kohë femrave.
Në vitin 2008, kur ishte 17 vjeç fitoi Uimbëlldonin për të rinjtë, por nuk i realizoi premisat e tenisit. Realizoi ato të dashurive.
“Don Zhuani” bullgar besohet se ka pasur të dashur Serena Uilliamsin në fillim të vitit 2012, kur ai ishte 21 vjeç dhe amerikania 31.

Në 2012, ai u lidh me bukuroshen ruse, Maria Sharapova, një dashuri që zgjati deri në 2015, por ata u ndanë për shkak se karrierat e secilit nuk i lejonin shumë kohë të ishin bashkë.
Në 2016, Dimitrov fitoi dashurinë e yllit të muzikës, Nikolë Sherziger, ish-e dashur e Ljuis Hamiltonit.
Stilet e ndryshme të jetës së tyre, ndoshta mund ta ndihmojnë tenistin 26-vjeçar që të hyjë në moshën e pjekurisë së sportit dhe të bëhet rival për titujt Grand Slem, në të cilët ka arritur deri tani vetëm deri në gjysmëfinale, si në Australian Open dhe Uimbëlldon./abcnews.al

vlcsnap-error051.jpg
us er15:54 | 06/11/2017

Lebron Xhejms po zhvillon një nga sezonet më të mira të karrierës, por skuadra e tij, Klivlendi, po paraqitet dobët. Basketbollisti numër 1 në botë nuk ka ekipin e duhur për të pretenduar një tjetër titull kampion.

Prej shumë vitesh cilësohet si numri 1 në botë.
Lebron Xhejms nuk ka lejuar askënd që t’ja verë në dyshim statustin në basketbollin amerikan, por jo gjithnjë ka pasur fatin në anën e tij.
Pas më shumë se 14 vitesh karrierë në NBA, në kabinetin e tij të trofeve janë vetëm 3 tituj kampion.
As te Klivlendi i parë, as tek Majemi, dhe as te ky Klivlend i tanishëm, kurrë nuk e pati një skuadër aq të fortë sa të dominonte kampionatin, ashtu siç bënë Boston Sëlltiks i Bill Rasëllit apo Lerri Bërdit, Lejkërsat e Xhabarit e Mexhik Xhonsonit apo Çikago e Majkëll Xhordanit.
Me 8 finale në karrierë, nga të cilat 7 radhazi në 7 sezonet e fundit, Lebron mund të kishte merituar më shumë.
Njëmbëdhjetë herë shënoi mbi 50 pikë në një ndeshje, me rekordin prej 61 pikësh në mars 2014, kur ishte tek Majemi.
Në përballjen e fituar ndaj Uashingtonit, dy ditë më parë, Lebron u bë lojtari më i ri në histori që kalon shifrën e 29 000 pikëve të shënuara, në moshën 32 vjeç e 309 ditë, ndaj 33 vjeç e 199 ditësh të Kobi Brajantit.
E gjitha kjo nuk duket se po mjafton.
Pas fitores me Uashingtonin, erdhi humbja e fundit, 117-115 brenda në Klivlend ndaj Atlantës, edhe pse Xhejms shënoi 26 pikë, kapi 5 topa në tabela, dhe shërbeu 13 asistë.
Nënkampionia në fuqi e NBA-së ka vetëm 4 fitore dhe plot 6 humbje, në një fillim që as nuk mund të mendohej me Lebronin në skuadër, dhe duket se largimi i Kajri Irvingut tek Bostoni ka lënë një boshësi të madhe.
Jo më kot, Boston Sëlltiks kryeson Konferencën Lindore, ndërsa Klivlendi ndodhet në vendin e 12-të, nga 15 skuadra gjithsej./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono