Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar për sasinë e drogës që u kap në dy kamionë mallrash në Kapshticë. Dy prej tyre janë drejtues mjetesh përkatesisht Zija Hidri dhe Ardian Sako, kurse dy të tjerët shoqërues të mallit. Nga ky zbulim u sekuestruan 1077 kg kanabis sativa e futur nëpër thasë dhe e fshehur mes mallrave. Kamionët sipas policisë do të udhëtonin në drejtim të Turqisë dhe nga hetimet është zbuluar se kanabis sativa do të shkëmbehej me drogë të fortë. /abcnews.al