Kalifornia

zjarre-3.jpg
G. P.16:54 | 28/07/2018

Gjithnjë e më alarmante situata në Kaliforninë e Veriut si pasojë e zjarreve që deri tani janë shtrirë në një sipërfaqe prej 178 kilometrash katrorë. Bilanci i përkohshëm flet për dy viktima e dhjetëra të plagosur

Zjarre masive në Kaliforni. Flakët kanë shkaktuar dy viktima, dhjetëra të plagosur dhe evakuimin e 10 mijë personave. Përsa i përket dëmeve materiale 65 ndërtesa janë dëmtuar ndërsa të paktën 500 struktura të tjera kërcënohen nga flakët. Zjarri ka nisur të hënën në bregun perëndimor, temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen shumë shpejt duke shkrumbuar 27 kilometra katror territor. Ndërsa mëngjesin e së premtes territori i prekur nga zjarret ishte 178 kilometra katrorë.  Autoritetet bëjnë të ditur se për momentin është shuar vetëm 3 për qind e zjarrit, në një kohë kur janë 1750 zjarrfikësit e impenjuar si dhe 10 helikopterë.

Autoritetet theksojnë se zjarri është shumë i rrezikshëm dhe shkatërron çdo gjë që gjen rrugës, ndërsa era e fortë dhe temperaturat që arrijnë deri në 45 gradë celsius në disa zona, po vështirësojnë shumë punën e zjarrfikësve. Por dhe në qendër të Kalifornisë flakët kanë detyruar autoritetet të mbyllin pjesën më të madhe të parkut kombëtar Josemit.

Situata e rëndë sidomos në veri të Kalifornisë ka shkaktuar polemika për sistemin e alarmit si dhe evakuimet. Në disa konte të Kalifornisë, alarmi jept me anë të mesazheve në celularë, por vetëm ata që janë regjistruar në këtë shërbim e marrin mesazhin. Një sistem që është kufizuar pasi nuk është në gjendje të mbulojë të gjithë popullisnë, por dhe për faktin se flakët e zjarrit shoesh dëmtojnë linjat telefonike duke izoluar me miliona banorë në rrezik./abcnews.al

TRUMP-MISIONI-1280x720.jpg
G. P.13:57 | 02/05/2018

18 shtete amerikane kanë vendosur të hedhin në gjyq presidentin Donald Trump, pas vendimit të administratës së tij për heqjen e kufizimit të nivelit të emetimeve të gazrave të automjeteve të transportit.

Një koalicion prej 18 shtetesh të drejtuar nga Kalifornia ka hedhur në gjyq administratën Trump, pas heqjes së kufizimit të nivelit të emetimeve të gazrave të automjeteve të transportit. Promovuesit e cështjes akuzojnë agjencinë për mbrojtjen e ambjentit se nuk po ndjek rregullat dhe se po shkel aktin e Ajrit të Pastër. Guvernatori i Kalifornisë Xherri Braun u shpreh se kjo cështje ka të bëjë me shëndetin, jetën dhe vdekjen.

Kalifornia ndër të tjera ka kërcënuar se do të hedhë në gjyq dhe agjencinë për mbrojtjen e ambjentit nëse kjo e fundit do të anulojë vendimin e administratës Obama, sipas të cilit çdo shtet ka të drejtë të vendosë për normat e emetimit të gazrave të automjeteve.

Braun shtoi se shtete që përfaqësojnë 140 milionë amerikanë janë bashkuar për të hedhur në gjyq Skot Pruit, kreun kontrovers të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit. Braun premtoi se do të bënte të pamundurën për të fituar këtë betejë ligjore./abcnews.al

delangelo.jpg
G. P.14:46 | 26/04/2018

Xhozef Xhejms Deanxhelo, 72 vjeç dhe një ish-agjent policie është arrestuar pas 40 vjetësh nga FBI, si autor i 12 vrasjeve, 45 përdhunimeve dhe 120 grabitjeve në Kaliforni. Ai u identifikua dhe arrestua falë analizës së ADN-së.

Është arrestuar pas 40 vjetësh vrasësi serial i Kalifornisë. Policia dhe FBI arrestuan personin që ka kryer 12 vrasje, 45 përdhunime dhe 120 grabitje. Xhozef Xhejms Deanxhelo, një ish-agjent policie, aktualisht 72 vjeç, kishte krijuar terror në Kaliforni në vitet ’70 – ’80. Përveç identifikimit të portretit të tij, vendimtare ishte dhe analiza e ADN-së.

Për më shumë se 40 vjet, ai ishte një personazh misterioz që vepronte në një zonë të gjerë nga Sakramento deri në Orinxh Kaunti. Çështja u zgjidh pas dekadash falë këmbënguljes së një hetuesi dhe një libri.

Kërkimet për Xhozef Xhejms Deanxhelo nisën në fillim të këtij viti pas punlikimit të librit “Unë do  të largohem në errësirë” i autores Mishel Meknamara, e cila prej vitesh ndiqte rastin e këtij vrasësi serial. Hetuesi Paul Houls, në ndjekje të vrasësit serial, një muaj më parë deklaroi se ai ndiqte lajmet për vrasjet e kryera dhe ndryshonte mënyrën e sulmit të viktimave.

Sipas hetuesit, ai i mbulonte shumë mirë gjurmët, por nuk mori parasysh përdorimin e teknologjisë për gjurmët e ADN-së. Ishte kjo e fundit që policia përdori për ta identifikuar.

Përdhunimi i parë i kryer nga ish-agjenti i policisë daton në 18 Qershor 1976, viktima po flinte me djalin e saj 3-vjeçar, ndërsa bashkëshorti ishte në punë. Autori, i maskuar, lidhi fëmijën dhe më pas përdhunoi gruan. Që nga ai moment ai u bë njeriu më i kërkuar nga policia.

Por pavarësisht kësaj, ai vazhdonte të kryente vrasje, përdhunime dhe grabitje në zona të ndryshme brenda Kalifornisë. Fillimisht viktimat e tij ishin gratë me fëmijë, por pas 1986-s nisi të sulmonte dhe çifte brenda shtëpive të tyre.

Në vitin 2001, FBI kishte ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për këdo që kishte informacion për identifikimin e tij. Tashmë pas 40 vjetësh çështja u mbyll./abcnews.al

vlcsnap-error622-1-1280x720.jpg
us er21:10 | 14/11/2017

Një sulm me armë zjarri është regjistruar në një zonë rurale në Kalifroni të Shteteve të Bashkuara. Mediat amerikane, duke cituar autoritetet lokale shkruajnë se nga kjo ngjajre të paktën 4 persona kanë humbur jetën. Gjithashtu edhe disa nxënës kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë për në një qendër spitalore për të marrë mjekimin e duhur. Mes të plagosurve gjendet edhe një fëmijë 2 vjeç.  Ndërkohë, pas ndërhyrjes së policisë në vendngjarje është bërë e mundur edhe ekzekutimi i autorit të sulmit. Nga të dhënat e para duket se bëhet fjalë për një person me çrregullime mendore. Sipas një banori të zonës ku jetonte agresori 50-vjeçar i identifikuar me emrin Kevin, ka qëlluar qindra plumba. Sulmin ai e ka nisur në afërsi të banesës së tij, ndërsa viktimat janë regjistruar në 7 vende të ndryshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono