kakavije

klandestine.jpg
nev ila15:05 | 16/04/2019

Nga Greqia përmes Kakavijës, pritet një fluks i madh i klandestinëve nga Lindja e Mesme. Por, sipas Policisë Kufitare të Gjirokastrës, në qendrën e trajtimit nuk ka kapacitet për numër të lartë emigrantësh.

Gjurmët e tyre janë të dukshme, këpucë të mbetura rrugës, veshje. Përmes këtij shtegu nga Kakavija në tre muaj hynë 600 klandestinë nga Lindja e Mesme. Informacionet nga Policia Kufitare e Gjirokastrës flasin për një numër të lartë të emigrantëve të paligjshëm.

Të gjithë me qëllimin për t’u larguar në drejtim të vendeve të BE. Secili prej tyre vetëm për të kaluar territorin Shqiptar deri në Mal te Zi, paguan 1500 euro.

Çdo grup ka udhërrëfyesit ose siç njihen shoqëruesit e klandestinëve. Ata që janë me fat arrijnë ta kalojnë kufirin. Te tjerët përfundojnë këtu në qendrën e trajtimit në Gjirokastër.

Të rinj, burra në moshë, të vegjël dhe femra. Shumë nga ta kanë udhëtuar si familje. Vendorët në Gjirokastër janë në alarm për një fluks të ri klandestinësh. Dhe kapacitet për ti pritur ata janë të pakta.

Në qendër mund të trajtohen vetëm 60 persona. Kurse Drejtori i Policisë kufitare shtoi se nuk ka as punonjës të kualifikuar për ta frenuar fenomenin.

Burime për ABC News thonë se në muajin Maj në kufi mund të vendoset edhe Frontex. Agjencia evropiane që merret me mbikqyrjen e kufijve. Do të ketë ekspertë  posaçërisht për emigracionin e paligjshëm, kryesisht nga vendet në konflikt./abcnews.al

57060812_2405369296416094_5244305748753645568_o.jpg
Sej rie19:34 | 14/04/2019

Një 49 vjeçar grek është arrestuar nga policia në Kakavijë, pasi u kap me rreth 800 fishekë në makinë. Sipas policisë së Gjirokastrës, shtetasi grek u përzgjodh për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë të kufirit. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

ukrainasi-1280x734.jpg
ent ela14:15 | 09/03/2019

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin ukrainas që u arrestua disa ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. Ai u paraqit në doganë me pasaportë false  me emrin Dimitrios Kantzelis dhe po udhëtonte drejt Greqisë. Trupi gjykues i kryesuar nga Mirela Ilijopulli vendosi të lërë në qeli shtetasin nga Ukraina. Dyshohet se 28 vjeçari ka vrarë një vit më parë një person në kryeqytetin grek.  Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi dyshohet se është vrasës me pagesë dhe kishte hyre ilegalisht në Shqipëri./abcnews.al

kakavije.jpg
G. P.21:00 | 05/03/2019

Kapet një shtetas polak në Kakavijë teksa ishte duke udhëtuar drejt Greqisë. Ai u paraqit në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë false me emrin Dimitris K. nga Athina.

Burime konfidenciale thanë për ABC News se dyshohet që polaku 38-vjeçar ka vrarë një vit më parë në kryeqytetin grek, Mihal Kapuranin.

Policia dyshon se ky shtetas është vrasës me pagesë dhe kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri./abcnews.al

RRADHET-KAKAVIJ-1280x720.jpg
ent ela11:48 | 05/01/2019

Që prej orëve të para të mëngjesit pika kufitare e Kakavijës është perballur me një fluks udhëtarësh.

Qytetarët po kthehen në Greqi, në vendin e tyre të punes, pasi festuan në vendlindje.

Radhët e automjeteve shkuan deri në 3 km. Kjo situatë paraqitet në dogane prej disa ditësh.

Policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të gjitha sportelet. Dogana e Kakavijës pritet të ketë të njëjtën ngarkesë edhe ditën e nesërme për shkak të emigrantëve. /abcnews.al

VELIAJ-SHPERNDAN-DHURATAT.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela12:51 | 24/12/2018

Bashkia e Tiranës do të kujdeset që të gjithë fëmijët nga familje në nevojë të marrin dhurata me rastin e festave të fundit të vitit. Premtimi vjen nga kryebashkiaku Veliaj, i cili iu bashkua festës së fëmijeve me aftësi të kufizuar dhe atyre të komunitetit rom.

Atmosfera e festave ka trokitur edhe në institutin për fëmijët me aftësi të kufizuara “Ramazan Kabashi”, por dhe për fëmijët romë e ata që vijnë nga familjet në nevojë.

Festës së tyre iu bashkua edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa shpërndau dhuratat për te vegjlit.

 “Për të gjithë fëmijët që vijnë edhe nga zonat periferike, që vijnë edhe nga fshati, për të gjithë ata që vijnë nga qendrat sociale, që janë me ndihmë ekonomike, që vijnë nga komunitetet e ndryshme që asistohen nga Bashkia, këtë vit të ri do të marrin dhurata. Do të sigurohemi që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë dhurata”.

Periudha e festave theksoi kryetari i bashkisë së Tiranes është një moment reflektimi dhe ftoi këdo që ka mundësi të ndihmojë të kontribuojë që edhe personat në nevoje të kenë mundësi të gëzojnë gjatë festave të fundit të vitit. /abcnews.al

KAKAVIJE-FESTAT-EMIGRANTET-1280x720.jpg
ent ela12:14 | 24/12/2018

Për festat e fundvitit shumë emigrantë kanë hyrë përmes Kakavijës. Por ajo që vërehet nga shifrat, është i lartë numri i atyre që për festa kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Festat e Krishtlindjeve dhe Viti i ri po rikthejnë pranë familjes emigrantët shqiptarë. Në pikën kufitare të Kakavijes pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve pesë në hyrje dhe tre në dalje.

Sipas informacioneve zyrtare gjatë 48 orëve rreth 20 mijë persona dhe 4 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri ,në një kohë që kanë lënë Shqipërinë  6500 vetë dhe rreth 3000 mjete.

“Po shkojmë pranë familjes sonë”.

I lartë është numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen drejt Greqisë për të kaluar festat fundvitit, duke patur parasysh faktin se fëmijët e tyre kanë krijuar stabilitet dhe gjëndja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në Shqipëri shpesh herë.

“Festat dhe vitin e ri atje, se kam fëmijët atje, nipër mbesa, plot. Kam dy fëmijët atje dhe do shkoj”.

Një problem shqetësues për udhëtarët në këtë pikë kufitare është mungesa e një terminali. Të gjithë autobuzët e tranbportit publik janë në të njëjtin orar dhe si pasojë shkaktojnë radhë në këtë pikë. /abcnews.al

RADHET-KAKAVI-KAPSHTICE-MBULIM-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela21:40 | 12/11/2018

Për mbi tre orë, në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës nuk po punohet nga pala greke. Shkak është bërë një defekt kompjuterik i cili ka pezulluar punën në të dy doganat. Kjo ka krijuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Nga nga burime të ABC News mësohet se në Kapshticë po lejohen të kalojnë vetëm personat që kanë pasaporta greke dhe leje qëndrimi në Greqi. Mësohet se pala shqiptare në Kapshtië po punon me 4 sportele./abcnews.al

BLLOKIMI-I-RRRUGES-KACIFAZ-1280x696.jpg
ent ela19:01 | 08/11/2018

Pas përfundimit të ceremonisë mortore të 35 vjeçarit Kostandinos Kacifas disa prej pjesëmarrësve në kortezh kanë bllokuar rrugën që lidh fshatin Bularat me aksin Gjirokastër –Kakavijë.

Kjo krijoi probleme edhe në lëvizjen e mjeteve që qarkullonin në këtë aks të rëndesishëm rrugor.  Me ndërhyrjen e policisë personat me shtetësi greke hapën rrugën dhe lëvizja vijoi normalisht.

Nga burime të pakonfirmuara mësohet se policia e Gjirokastrës ka identifikuar organizatorët grekë të cilët bllokuan rrugën.

Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat  Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. /abcnews.al

kthime-shqiptare.png
G. P.14:18 | 02/11/2018

Në kufirin greko-shqiptar në Kakavijë çdo ditë shqiptarët po kthehen mbrapsht. Kjo periudhë përkon me ngjarjen në Bularat si dhe me sezonin e vjeljes së ullinjve në Greqi ku shumë shqiptarë shkojnë aty si punëtorë krahu.

Në një javë 250 shqiptarë janë kthyer mbrapsht nga policia greke në Kakavijë. 50 prej tyre me vulën të padëshiruar në zonën Shengen.

Shkaqet e kthimit janë të paqarta. Por policia greke ka këmbëngulur në pasjen e një garancie nga pala pritëse si dhe të ardhura financiare me vete.

“Garanci, lekë kisha dhe nuk e di pse më kthyen”.

“Nuk e dinim se duhej garancia”.

Por të kthyerit besojnë se kjo situatë ka lidhje me ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë nga RENEA 35-vjeçari Kaçifas.

“Përsa i përket vrasjes mund të them që nga keq që është, është bërë më keq”.

Sa herë grekët kanë ndonjë pakënaqësi me shqiptarë, kjo reflektohet ne kufirin shqiptaro-grek. Edhe herë të tjera ka patur kthime të kësaj natyre, shumë prej tyre me kryq në pasaportë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono