kafe

edi-rama-kafe.jpg
G. P.13:20 | 05/06/2019

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj zhvilluan një bashkëbisedim me disa banorë të njësisë nr. 3 duke konsumuar kafen e mëngjesit. Duke folur për zhvillimin e qytetit, nënvizuan se me rëndësi janë investimet në infrastrukturë, një prej të cilëve është edhe përfundimi i projektit të Unazës së Madhe.

Një kafe me disa banorë të Njësisë 3 në Tiranës . Kështu e ka nisur ditën Kryeministri Edi Rama dhe jo rastësisht. Në këtë periudhë fushate elektorale shoqërohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj që kandidon për një mandat të dytë. Folën për investimet në zonë, por edhe për lejet e ndërtimit në projektin e Unazës së madhe.

“Situata te Unaza e Re është tjetër gjë që tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër, i duhet hapur rrugë zhvillimit”, tha Rama.

E rëndësishme është që askush nuk do të mbetet pa shtëpi nënvizoi kryebashkiaku Veliaj që solli si shembull edhe shpërnguljen e familjeve nga ura e pallatit me shigjeta apo atë te parku i Liqenit.

“Lamë njeri jashtë? Sot edhe ata që janë komuniteti më i përbuzur edhe prej racizmit që ekziston, sot të gjithë romët i ke ose në Shkozë, ose në Lanabregas ose në banesat sociale. Nuk kemi lënë njëri jashtë. E gjithë puna është bërë”, tha Veliaj.

Si në një bisedë me kafe përpara nuk mungoi edhe kurioziteti i banorëve për jetën private të kryeministrit e në veçanti për emrin e djalit të tij. Fillimisht sqaroi se Zaho është emër i përdorur edhe nga myslimanët edhe nga të krishterët. Sa për angazhimin e tij në politikë, i biri nuk e di që është kryeministër.

“Ai nuk e di se ça punoj unë”, tha Rama.

Të tilla bashkëbisedime mëngjesi kryeministri Rama i ka bërë edhe në prag zgjedhjesh të tjera elektorale./ABC News Albania 24/7

47430008_288554218465338_8979961744675831808_n-1280x720.jpg
ent ela11:08 | 06/12/2018

Dita e punës sot ka nisur ndryshe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe. “Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë  e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.  “Dua t’i falenderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjithë asetet  që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua të falenderoj masivisht banorët e “Astirit” që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e veta, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim. Unë besoj që para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë që mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top“ për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur”, u shpreh Veliaj.

sander-llesh-1280x556.png
ent ela17:24 | 07/11/2018

Zv.ministri i Brendshëm gjeneral Sandër Lleshi, i cili u komandua nga qeveria Rama në krye të ministrisë së Brendshme, ka nxjerrë një urdhër të ri që ndalon frekuentimin e kafeneve përgjatë orarit të punës për të gjithë punonjësit e Ministrisë që ai drejton.

Por, ky urdhër do të thyhet vetëm me leje të eprorit dhe në raste festatash kur punonjësit mund të jenë me orar të reduktuar.

Javën e kaluar Presidenti Meta refuzoi t’a dekretojë Lleshin, duke kthyer ministrinë e Brendshme në pesë zvministra dhe pasi asnjë titullar zyratare të ministrisë së brendshme. Kjo është hera e parë që një ndër  ministritë më të rëndësishme në qeverinë Rama të drejtohet pa një titullar të dekretuar. /abcnews.al

magazina.jpg
ent ela17:29 | 02/09/2018

Një zjarr ka rënë sot pasdite rreth orës 15:30 në një magazinë, ku piqej dhe ambalazhohej kafe ne lagjen “16 Prilli” në Fier. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Policia bën të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.

Sipas burimeve, mësohet se në magazinë kanë qenë rreth 70 tonë kafe, ndërsa dëmi ekonomik mendohet të jetë rreth 400 mijë euro.

Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin jashtë magazinës 6 bombola gazi që përdoreshin për pjekjen e kafesë. Përfshirja e tyre nga flakët do të kishte shkaktuar dëme edhe më të rënda./abcnews.al

droga.jpg
G. P.09:45 | 07/07/2018

 

Policia italiane ka sekuestruar një ton marijuanë të ndarë në 49 pako dhe ka vënë në pranga tre skafistë, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua në zonën e Leukas në Leçe. Vlera e drogës në treg shkon deri në 10 milion euro.

Një skaf që transportonte më shumë se një ton marijuanë është sekuestruar nga Guardia di Finanza në bregun e Salentos. Gomonia u sinjalizua nga një njësi e “Fiamme gialle” në Santa Maria të Leukas teksa lundronte drejt tokës. Agjentët kanë dyshuar për shkak të peshës së rëndë të gomones dhe ka urdhëruar tre personat në bord të ndalonin. Por këta të fundit i kanë dhënë më shumë gaz në përpjekje për t’u arratisur.

Por pas një ndjekjeje të shkurtër në det, tre skafistët janë vënë në pranga. Në bordin e skafit, në kabinën e tij, karabinierët kanë gjetur 49 pako me marijuanë, ndërsa mjeti lundrues i gjatë 10 metra është sekuestruar. Skafistët janë A.M 34 vjeç dhe E.A 30 vjeç, të dy nga Vlora si dhe M.G, 65 vjeç nga La Specia, Itali.

Sipas të dhënave të policisë, nëse do të ishte hedhur në treg, marijuana do të kishte sjellë një fitim prej 10 milion eurosh  Që nga fillimi i këtij viti janë sekuestruar 9 mjete lundruese, rreth 13 ton marijuanë si dhe janë arrestuar 28 skafistë vetëm në zonën e Pulias./abcnews.al

 

mark-rutte.jpg
G. P.19:39 | 05/06/2018

Ndodh që politikanët të bëhen shkaktarë të rrëmujave, por më pas nuk i kthejnë gjërat në vendin e tyre. Ndërsa kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë provën se jo gjithmonë është kështu. Teksa ka shkuar në Parlament, gota me kafe i ka rënë nga dora, duke ndotur ambientin rreth tij.

Punonjëset e mirëmbajtjes janë afruar për të pastruar vendin, por kreu i qeverisë i ka marrë vetë në dorë mjetet dhe ka nisur punën. Me duartrokitje, punonjëset i kanë dhënë atij kurajo.

Më pas, kryeministri ka lënë mjetet dhe me një leckë të lagur ka pastruar dyert prej xhami të bëra pis me kafenë e tij. Sidoqoftë kanë qenë pastrueset ato që i kanë dhënë dorën e fundit bëmës së kryeministrit, duke rikthyer “shkëlqimin” në hyrjen e Parlamentit./abcnews.al

28058803_732693850188365_3860318172507719850_n.jpg
ent ela11:44 | 17/02/2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në ditën e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësië, ka zgjedhur një mënyrë interesante për të nisur ditën. Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur t’u shërbejë kafe policëve kosovarë. Fotografitë janë shpërndarë në profiling e tij zyrtar në facebook ku ai shkruan:

“Mirëmëngjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë. E fillova ditën sot duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono