Juventus

de-ligt.png
G. P.15:46 | 18/07/2019

De Ligt është tashmë zyrtarisht lojtar i Juventusit, por fillimisht Barcelona ishte favorite për ta marrë. Klubi katalanas pati disa arsye të forta që refuzoi të paguante për yllin 19-vjeçar.

Nuk është se nuk e pëlqente, por jo që të bënte çmenduri për të. Matijs De Ligt është tashmë zyrtarisht lojtar i Juventusit, ndërsa një tjetër klub mendohej se ishte favorit për ta marrë. Barcelona e presidentit Bartomeu dhe e trajnerit Valverde me shumë gjasë ishte në “pole position”, sidomos përderisa bëhej fjalë për një holandez.

Çfarë ndodhi, pra, që prishi ëndrrën e tifozëve katalanas, dhe realizoi atë të juventinëve?

Si gjithnjë, kryesore mbeten paratë. Barça shpenzoi shumë për marrjen e lojtarëve të tjerë, mes të cilëve Frenki De Jong nga Ajaksi dhe Antoine Griezmann nga Atletiko e Madridit.

Jo vetëm kaq, por në “Camp Nou” e kishin një mendim se mund ta merrnin Neymarin, edhe pse së fundmi kjo mundësi po bëhet gjithnjë e më e paktë. Kartoni i brazilianit është shumë i shtrenjtë dhe as nuk mund të mendohej për De Ligtin.

Për më tepër, qendërmbrojtësi nuk cilësohej si përparësi, pavarësisht talentit që nuk mohohej. Edhe pse kapiten, De Ligti është 19 vjeç dhe tek Barcelona mendojnë se ka ende gjëra për të përmirësuar në lojën e tij.

Skuadra “blaugrana” ka në qendër të mbrojtjes katër lojtarë, Pike, Lenglet, Umtiti dhe Todibo, pra mund të ndihet e qetë. Një rol jo të vogël luajtën pretendimet e yllit të Holandës për rrogën.

De Ligt pretendonte 12 milionë euro në sezon, aq sa i premtoi Juventusi, por Barça ka një hierarki rrogash që nuk pranon këtë shumë, sidomos për një 19-vjeçar. Së fundmi, jo pak punë prishi agjenti i lojtarit, Mino Raiola, i cili kërkonte një komision tepër të lartë si ndërmjetës, ndërsa në “Camp Nou” nuk duan të japin mbi 5 për qind.

Italianët kanë pasur disa avantazhe, pasi siç e tregon kjo foto, De Ligti e ka dashur Juven, pasi ka veshur fanellën e saj në moshë të vogël. Në 2018, ai fitoi çmimin “Djaloshi i Artë”, trofe që u dha në Torino, ku pati edhe kontaktet e para me kampionët e Italisë. Kështu përfundoi një telenovelë e verës dhe Juventusi u forcua me një futbollist vërtet shumë të mirë./ABC News Albania 24/7

de-ligt.jpg
G. P.12:22 | 17/07/2019

Matijs De Ligt mbërrin tek Juventusi dhe kalon vizitën mjekësore. Ylli 19-vjeçar holandez është përforcimi i madh i italianëve, që synojnë të fitojnë Championsin.

Ardhjen e kishte lënë për në mbrëmje. Matijs De Ligt i dha fund enigmës për të ardhmen, dhe bëri atë që pritej, fluturoi për në Torino, tek Juventusi.

Ishte vonë dhe nuk pati shumë ceremoni, por thjesht disa gjeste fituese përpara kamerës së klubit, dhe pritja e respektueshme e njerëzve juventinë, që e dërguan menjëherë në hotel.

Paradite ishte radha e vizitës mjekësore, e kontrollit rutinë që nuk është se përbënte ndonjë problem, por që më shumë u dha rast tifozëve që ta shikonin nga afër yllin e tyre të ri.

Mbrojtësi holandez nuk ua prishi qejfin, duke i takuar, duke bërë foto me ta, e duke firmosur autografet, diçka tjetër rutinë e një profesionisti. Gjithsesi, me ftohtësinë e një holandezi, 19-vjeçari, u largua shpejt dhe shkoi për të bërë vizitën mjekësore në qendrën e klubit.

Kampionia e Italisë pret që ta ketë shpejt në stërvitje ish-kapitenin e Ajaksit, një përforcim i madh edhe pse vetëm 19-vjeçar. Sezonet e shkëlqyera me Ajaksin dhe me Holandën e bënë një nga lojtarët me të kërkuar të Europës, dhe klubi italian fitoi konkurrencën me Barcelonën, Mançester Junajtidin apo Paris SG.

Shpresa e madhe është që më në fund të fitohet Championsi. De Ligt do të fitojë deri në 12 milionë euro rrogë në vit, në një kontratë 5-vjeçare, ndërsa Juventusi do të shpenzojë gjithsej 75 milionë euro për kartonin e tij.

Klauzola e transferimit do të jetë 150 milionë euro, ndërsa agjenti i tij, Mino Raiola deklaron se qendërmbrojtësi ka etikën e punës së Nedvedit dhe ambicien e Ibrahimoviçit./ABC News Albania 24/7

JUVE-BIE-PISTA-KIEZA-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:00 | 12/07/2019

Skuadra e Juventusit mund të humbasë një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Talenti Italian Federiko Kieza dëshiron kalimin tek bardhezinjtë, por presidenca e re e Fiorentinës nuk lejon largimin e 21 vjeçarit.

Juventus merr goditjen e parë në këtë merkato. Bardhezinjtë interesohen prej kohësh për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar Italian Federika Kieza që aktivizohet me skuadrën e Fiorentinës por transferimi mund të shtyhet për sezonin e  ardhshëm. Pak ditë më parë Presidenti i ri i skuadrës vjollcë, Komiso deklaroi se lojtari nuk do të largohet këtë merkato dhe ky qendrim është konfirmuar edhe nga krahu i djathtë i tij, Xho Barone i cili thekson se sulmuesi do të luaje edhe edicionin e ardhshëm në “Atemio Franki” të Firences.

Kieza do të mbetet tek Fiorentina edhe sezonin e ardhshëm dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim. Mezi po pres ta takoj futbollistin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur të vijë me skuadrën për International Champions Cup, tha Barone për mediat në Itali.

Mësohet se skuadra e Juventusit ka një akord me vetë futbollistin, por ndryshimi i kupolës drejtuese tek Fiorentina ka ndryshuar planet e merkatos. Presidenti i ri ka theksuar se klubi nuk do të lejojë shitjen e futbollistëve të mëdhenj, pasi synimi është të ndërtohet një skuadër konkuruese.

Juventus kërkonte të investonte plot 70 mln euro për anësorin premtues i cili ka mahnitur sezonin e kaluar me paraqitjet e tij në Serinë A, por edhe me kombëtaren e Italisë. Edhe Inter ishte në garë për sulmuesin, por është tërhequr prej kohesh pasi çmimi i lojtarit ishte i papërballueshëm për financat e skuadrës italiane. /ABC News Albania 24/7

juventus.jpg
G. P.23:59 | 11/07/2019

Disa prej yjeve te skuadra e Juventusit nuk e kanë vendin e sigurtë në formacion dhe priten të largohen nga bardhezinjtë për të financuar blerjet e reja. Në listën e largimeve janë Manxhukiç, Cancelo, Matuidi dhe Higuain.

Juventus ka zyrtarizuar disa afrime te bujshme në këto merkato verore dhe në shtëpinë bardhezi janë të detyruar për të hequr dorë nga disa elementë të tjerë. Futbollisti që kryeson në listën e largimeve është mbrojtësi portugez Joao Cancelo.

Ish-futbollisti i Interit ka oferta nga skuadra e Manchester City dhe Barcelonës. Kampionët e Anglisë ofruan 45 milionë euro për anësorin e djathtë, një ofertë që u refuzua menjëherë nga Juventus që kërkon jo më pak se 60 milionë euro.

Një shqetësim i madh në Torino është edhe sulmuesi Gonzalo Higuain. Argjentinasi është pritur me ovacione në qendrën stërvitore të Juventusit, por drejtuesit e klubit janë të destinuar për ta larguar përfundimisht.

Aventura e Higuain mund të vijojë tek skuadra e Romës që ka shfaqur interes konkret për shërbimet e bomberit. Jashtë planeve të trajnerit Mauricio Sarri janë edhe Mario Manxhukiç dhe Matuidi.

Juventus është i mbipopulluar në repartin e mesit të fushës dhe sulmit. Shitja e kroatit dhe francezit do të financonin blerjen e radhës për kampionët në fuqi të Italisë.

Në pikëpyetje është edhe talenti premtues Moise Kean. Futbollisti italian është një objektiv i skuadrës angleze të Everton që ofroi pak ditë më parë 30 milionë euro, por qe u refuzua menjëherë nga drejtuesit e klubit bardhezi. Ndoshta Juventus nuk pranon ta shesë përfundimisht futbollistin e talentuar dhe mënyra më e mirë do të ishte huazimi për t’i dhënë më tepër minuta 19-vjeçarit./ABC News Albania 24/7

deligt.ajax_.esulta.braccia.larghe.tottenham.2018.19.690x400.jpg
G. P.23:35 | 11/07/2019

Mbrojtësi holandez Matias De Ligt pritet të zyrtarizohet si futbollist i Juventusit ditën e shtunë. Kostoja e këtij operacioni do të arrijë vlerën e 67 milionë eurove.

Mbrojtësi më në zë i momentit De Ligt pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Juventusit këtë fundjavë. 19-vjeçari është kthyer nga pushimet dhe të mërkurën është shfaqur në qendrën stërvitore të Ajaksit.

Mediat në Holandë e bëjnë të sigurtë kalimin e qendërmbrojtësit tek “Zonja e Vjetër”. Shtatlarti holandez mësohet se i ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës dhe të shtunën do të firmosë për kampionët e Italisë.

Ajaksi do të startojë në fundjavë fazën përgatitore në Austri dhe kapiteni i skuadrës holandeze nuk pritet të udhëtojë me skuadrën pasi transferimi tek Juventus do të zgjatej pafundësisht.

Bardhezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe të shtunën do të bashkohen me skuadrën edhe Cristiano Ronaldo me Blaise Matuidi ndërkohë që parashikohet që të kryejë testet mjekësore edhe De Ligt. Oferta e fundit e Juventusit për mbrojtësin është 67 milionë euro përfshi edhe bonuset, të cilat do të paguhen në bazë të arritjeve të futbollistit.

Ajaks kërkon 75 milionë, por palët mund të gjejnë shumë shpejt gjuhën e përbashkët. De Ligt pritet të firmosë me Juventusin një kontratë pesëvjeçare me 12 milionë euro në sezon duke u shndërruar në lojtarin e dytë më të paguar në kampionatin italian pas Ronaldos që përfiton 31 milionë euro neto në sezon tek Juventus./ABC News Albania 24/7

1075107842.jpg.0.jpg
nev ila21:50 | 10/07/2019

Skuadra e Juventusit dhe Romes janë në bisedime për të konkretizuar një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja klubet. Bardh e zinjtë ofrojnë kartonin e Higuain dhe 20 mln euro për talentin Italian Zaniolo

Skuadra e Juventusit dhe Roma janë drejt një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja klubet. Bardh e zinjtë janë të destinuar për të nënshkruar me talentin e verdh e kuqve Zaniolo.

20 vjeçari luajti si titullar sezonin e kaluar me skuadrën e Romes duke zhvilluar paraqitje fantastike. Zonja e vjetër dëshiron të firmosë me Zaniolon i cili mund të luajë në nivele të larta për shumë vite.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Juventusit i ka ofruar Romës 20 mln euro dhe kartonin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain në këmbim te talentit  premtues Italian.

Roma ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare pasi fillimisht duhet të zgjidhet çështja e sulmuesit Edin  Xheko. Higuain nuk është në planet e skuadrës së Juventusit dhe kalimi tek Roma do të ishte një mundësi e shkëlqyer për argjentinasin dhe skuadrën romake e cila ka probleme në fazën sulmuese.

Vellai i Higuain disa ditë më parë tha se futbollisti do të qëndrojë tek Juventus ose do të transferohet në ndonjë kampionat tjetër por tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar.

Tek Roma, Higuain do të ishte një titullar i padiskutueshëm dhe do të përshtatej shumë shpejt me filozofinë e lojës së klubit Italian. Sa i përket Nikolo Zaniolo, 20 vjeçari ka dhënë konfirmimin e tij për të kaluar tek Juventus madje aludohet se ka një akord me drejtuesit e klubit torinez./ABC News Albania 24/7 

skysports-paul-pogba-manchester-united_4625974-1280x720.jpg
G. P.20:38 | 10/07/2019

Trajneri i skuadrës së Manchester United, Solskjaer ka deklaruar se mesfushori Pol Pogba do të respektojë kontratën që ka me klubin anglez. Futbollisti francez ka oferta nga Real Madrid dhe Juventus dhe ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re.

Tensionohet situata në radhët e skuadrës së Manchester United. Këtë merkato verore pritet një eksod largimesh që kryesohet nga mesfushori Paul Pogba. Francezi ka oferta nga Juventus dhe Real Madrid ndërkohë që dëshira e 26-vjeçarit është të largohet nga Old Trafford. Nuk është i këtij mendimi trajneri i skuadrës angleze Solskjaer i cili ka bllokuar largimin e Pogba, De Gea dhe Sanchez. Kreu i pankinës së Manchester United i është kundërpërgjigjur agjentit të Pogba, Mino Raiola duke theksuar se politikat e klubit nuk lejojnë largimin e yjeve të skuadrës.

“Në dijeninë time  nuk ka patur oferta për asnjë lojtar. Ne jemi Manchester United dhe nuk duhet të shesim lojtarët tanë më të mirë. Pogba nuk ka qenë kurrë një shqetësim për mua. Ai po punon shumë, është një profesionist i vërtetë dhe një djalë krenar. Nuk mund të rri këtu duke folur për atë që thonë Paul dhe menaxheri i tij. I kanë mbetur edhe disa vite në kontratë. Unë duhet të flas për përgatitjet e sezonit që po vjen. Menaxherët e kanë biznes, flasin gjatë gjithë kohës, por ne nuk kemi patur ndonjë ofertë, kjo është gjithçka që mund të them për këtë çështje.”

Manchester United ka nisur fazën përgatitore në Australi. Me skuadrën është bashkuar edhe Pogba, i cili nuk duket të jetë aspak i lumtur./ABC News Albania 24/7

De-Ligt-gives-update-on-future-after-Ajaxs-final-home-game-1280x853.jpg
G. P.14:15 | 05/07/2019

Komplikohet kalimi i mbrojtësit De Ligt te skuadra e Juventusit. Ajaks pranon ofertën e Barcelonës, por katalanasit nuk kane arritur akordin me lojtarin që preferon italianët.

Matias De Lig është emri që ka nxehur merkaton verore. Mbrojtësi i Ajaksit ka surprizuar me paraqitjet e tij në kampionatin holandez dhe mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve ku u eliminua vetëm në gjysmëfinale përballë Tottenham.

19-vjeçari që mban shiritin e kapitenit të skuadrës legjendare karakterizohet nga një qetësi për t’u admiruar, luftimet, shpejtësia dhe saktësia në ndërhyrje. Shtatlarti është ende nën kontrate me skuadrën kampione të holandez, por e ardhmja e tij është larg Amsterdamit.

Dy janë skuadrat më të interesuara për mbrojtësin më të lakmuar në botë aktualisht, Juventus dhe Barcelona. Skuadra e Ajaksit ka në tryezë dy oferta të ndryshme dhe natyrisht që do të pranojë klubin që ofron më shumë, që aktualisht është Barcelona.

E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se katalanasit kanë rifituar terren përballë Juventusit. Barcelona ofron plot 75 milionë euro për shërbimet e De Ligt, aq sa është kërkesa e vendosur nga skuadra holandeze.

Juventusi ishte favorit absolut për disa ditë me radhë për të nënshkruar me 19-vjeçarin, por bardhezinjtë ofrojne 10 milionë euro më pak nga ajo që pretendon Ajaksi.

“Zonja e vjetër” ka akord me lojtarin ndërkohë që Barcelona me skuadrën holandeze, por jo me mbrojtësin. Skuadra e Juventusit është ndalur në 65 milionë euro plus 10 milionë bonuse të cilat do të paguhen në bazë të rendimentit që lojtari do të ketë gjatë sezonit.

Gjithsesi Juventus shpreson se do të mbyllë shumë shpejt këtë operacion pasi ka raporte të shkëlqyera me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola. Bardhezinjtë e cilësojnë De Ligt si pasuesin ideal të Giorgio Chellini-t, i cili do të luajë edhe dy sezone me Juventusin e më pas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Në ditët në vazhdim do të qartësohet e ardhmja e mbrojtësit më në zë të momentit./ABC News Albania 24/7

RABIOT-OPTIMIST-PER-AVENTUREN-BARDH-E-ZI.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela23:00 | 02/07/2019

Mesfushori francez Adrien Rabiot është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Juventusit. 24 vjeçari shpreson të lërë gjurmë në aventurën e re.

Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, Adrien Rabiot foli për herë të parë si juventin, ku u shfaq tepër entuziast për aventurën e re. Ish mesfushori i Paris Saint Germain mendon se ky ishte momenti i duhur për të kaluar te bardhezinjtë dhe shpreson të jetë nën gjurmet e futbollistëve e tjerë francezë që kanë bërë historinë me klubin torinez.

”Juventus më ka kërkuar edhe më parë, por nuk ka qenë momenti i duhur. Mendoj se ai moment është tani që unë jam këtu. Kam luajtur për 7 sezone në Francë dhe është hera e parë që do të luaj në një tjetër kampionat. Jam Ii emocionuar, do të jap më të mirën time për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat sezonale. Me këtë klub e arrita shumë shpejt akordin. Juventus ka një histori të suksesshme. Këtu kanë luajtur shumë bashkëkombas të mi dhe kanë shkruajtur historinë me këtë skuadër. Shpresoj që edhe unë të lë gjurmë këtu”.

24 vjeçari ka firmosur për katër sezone me Juventusin ku do të përfitojë 7 mln euro në sezon. Futbollisti francez zbulon se Buffon e bindi për të kaluar te Juventus, ndërkohë që e cilësoi skuadrën kampione të Italisë si një shkallë më lart se Paris Saint Germain.

“Buffon më ka bindur që unë të luaja për skuadren e Juventusit. Më ka dhënë shumë këshilla gjatë sezonit të kaluar. Më tha me bindje se nëse kërkon të bësh hapa përpara në karrierë duhet të firmosësh për Juventusin. Fjalët e Buffon ndikuan në vendimin tim dhe pranove ofertën e Juventusit. Buffonin e kam shumë mik dhe më bindi lehtësisht. Me trajnerin Sari nuk kam biseduar, por shpresoj të shkojë çdo gjë mirë. Jam i priviligjuar që do të luajë me Cristiano Ronaldon. Është një lojtar i madh që ka bërë historinë kudo që ka luajtuar, por nuk është vetëm portugezi në skuadër. Ka edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë që bëjnë diferencën. Jam i bindur se Juventus është një shkallë më lart se skuadra e Paris Saint Germain, përfundon fjalën e tij futbollisti më i ri i Juventusit, Adrien Rabiot”.

Mesfushori francez kaloi tek Juventus me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me skuadrën e Paris Saint Germain. Një perforcim mjaft i rëndësishëm për kampionet e Italisë që nënshkruajnë me një tjetër futbollist me zero kosto pas Ramsej. /ABc News Albania 24/7

deligt.ajax_.esulta.braccia.larghe.tottenham.2018.19.690x400.jpg
Sej rie22:00 | 29/06/2019

Në Itali janë të sigurtë. Matias De Ligt do të zyrtarizohet si futbollisti i Juventusit ditën e hënë. Lajmi është konfirmuar nga Corriere Dello Sport që zbulon edhe detajet e këtij transferimi. 19-vjeçari do të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Juventusit për shifrën e 75 mln eurove. Bardhezinjtë do të paguajnë në arkat e klubit holandez 67 mln euro dhe pjesa tjetër do të shlyhet në formën e bonuseve. Sa i përket pagës së futbollistit, qendërmbrojtësi do të ketë një rrogë fikse prej 8 mln euro në sezon dhe 4 mln euro të tjera bonuse nëse futbollisti arrin të plotësojë objektivat e përcaktuara.

Klauzola e 19-vjeçarit do të jetë 150 mln euro, një shifër tepër e lartë duke llogaritu moshën e re të holandezit. Për De Ligt interesohej edhe skuadra e Paris Saint Germain dhe Barcelona po futbollisti ka  preferuar të vazhdojë karrierën në futbollin italian ku do të luajë së bashku me idhullin e tij Cristiano Ronaldo.

Afrimi i një futbollisti si De Ligt në skuadër i cili mahniti botën sezonin e kaluar do të jetë një titullar i padiskutueshëm dhe do të ketë një efekt zinxhir tek bardheiznjtë ku i sakrifikuara është Leonardo Bonucci. Së fundmi skuadra së e Paris Saint Gertmain që ka shfaqur interes për futbollistin Italian por ende nuk ka asgjë konkrete. Në ditët në vijim pritet të qartësohet edhe e ardhmja e qendërmbrojtësit të Juventuisit që nuk bindi sezonin e kaluar me paraqitjet e tij./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono