Juventus

fiorentina-1280x719.jpg
nev ila15:15 | 25/08/2019

Polemika të mëdha në Itali pas ndeshjeve të para të Serisë A. Trajneri I Fiorentinës akuzon teknologjinë, ndërsa tifozët e Juventusit janë të pakënaqur.

 

Nuk duam të themi se teknologjia ishte plotësisht korrekte, përkundrazi.

Gabimet ishin të mëdha në stadiumin “Artemio Franki” të Firences, por edhe mania për t’u marrë me “moviolën” në Itali është vërtet një ves kolosal.

Gjithsesi, le ta themi që në fillim se VAR-i gaboi për penalltinë që iu dha Napolit ndaj Fiorentinës, pasi Mertens bëri teatër dhe duhej ndëshkuar me karton.

Gabimi i VAR-it ishte që nuk ndërhyri për të ndrequr vendimin e padrejtë të gjyqtarit Masa.

Momenti i dytë, për të cilin me të drejtë ankohen fiorentinët, ishte kur Hysaj mbajti me faull Riberinë.

Arbitri gjykoi për jashtë zone, ndërsa në të vërtetë ishte penallti.

I drejtë 11-metërshi për “vjollcët”, në bazë të rregullave të reja të FIFA-s dhe UEFA-s.

Trajneri vendas, Vinçenco Montela, u shpreh shumë i revoltuar pas asaj që ndodhi.

“Nuk arrij ta kuptoj, – akuzoi ai, – ka 5 njerëz për atë punë dhe nuk e përdorin VAR-in. Akuzoni Kiezën për simulim, por ja që simulimin e bëri Mertensi. Këto gabime nuk mund të pranohen kur ekziston teknologjia, që mund të ndihmojë arbitrin”.

Fiorentina-Napoli ishte një duel i bukur, përtej këtyre, dhe përfundoi 5-4 për miqtë që shënuan me anë të Mertensit, Insinjes (penallti), Kajehonit dhe sërish Insinjes.

Pulgar me penallti, Milenkoviç dhe Boateng realizuan për vendasit.

Jo vetëm fiorentinët, por edhe tifozët e Juventusit e mallkuan me të madhe teknologjinë.

Juventusi fitoi 1-0 në fushën e Parmës, por mund të kishte qenë 2-0 nëse Kristiano Ronaldos nuk do t’i ishte anuluar një tjetër gol, për pozicion jashtë loje.

Gjyqtari napolitan Mareska e akordoi fillimisht, por VAR-i ndëhyri dhe e “skartoi” rrjetën e CR7-ës.

Pozicioni jashtë loje ishte kaq milimetrik saqë një nga tifozët juventinë, në rrjetet sociale, bëri shaka:

“Teknologjia nuk gabon, por çfarë e bëri ofsajd Ronaldon, ndoshta ndonjë kaçurrel apo balluke e flokëve”.

Ishte një nga ata gola që nuk do të ishin kundërshtuar as nga tifozët e skuadrës rivale, ndërsa vetë portugezi humbi një tjetër gol “të qëruar”, diçka që i ndodh rrallë.

Gjithsesi, Ronaldo ishte një nga më të mirët në fushë, pavarësisht se nuk shënoi gol, duke u veçuar nga të tjerët bashkë me autorin e golit të fitores, Kielinit./ABC News Albania 24/7

SERIA-A-FILLON-SOT.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 24/08/2019

Nis sot një nga kampionatet më të fortë në botë, Seria A e Italisë. Në orën 18:00, luhet ndeshja e parë mes Parmës e Juventusit, ndërsa kampionët janë favoritë sërish për titullin.

Nga i mbiquajtur “vendi i bukur”, në futbollin e bukur!

Fjala pritje në Itali do të marrë fund sot në orën 18:00, pasi do të nisë përsëri një nga ligat më të shquara të topkëmbës europiane dhe botërore, Seria A.

Edhe pse jo në kulmet e veta, si në vitet 80-të, 90-të apo fillim vitet 2000, edhe pse shpesh e kritikuar për futbollin pragmatik, të njohur me emrin “katenaço”, publiku botëror nuk mund të bëjë dot pa Italinë.

Në orën 18:00 zbret në fushë skuadra kampione, Juventusi, që do të provojë veten në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës, duke mos e pasur në stol trajnerin Mauricio Sarri, që mbetet i sëmurë.

Gjithsesi, Kristiano Ronaldo pritet në formacion, bashkë me Dibalën, ndërsa De Ligt mendohet se do ta nisë nga stoli, duke qenë në fushë dyshja titullare e mbrojtjes Kielini-Bonuçi.

Në 20:45, do të jetë radha e Napolit të provojë veten, edhe ky jashtë fushe, në Firence.

Një sfidë tepër e vështirë ndaj Fiorentinës, për të cilën blerja e re Riberi do ta nisë nga stoli, ashtu siç do të jetë në stol për Ançelotin edhe një nga kapitenët e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Juventusi cilësohet si favorit për të mbrojtur titullin e fituar 8 herë radhazi, ndërsa Napoli e Interi mendohen si rivalët kryesorë.

Ndeshjet e tjera të javës së parë luhen nesër. /ABC News Albania 24/7

2941262700000578-0-image-m-26_1433169991112.jpg
Sej rie19:15 | 15/08/2019

Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kelini ka analizuar gjendjen e skuadrës, afrimet në merkato, objektivat sezonal si dhe përshtypjet për trajnerin Mauricio Sarri. 34- vjeçari beson tek një sezon i suksesshëm dhe thekson se për ta arritur këtë duhet një sakrifice e përbashkët.

“Çdo trajner ka idetë e tij të lojës. Sarri është ndryshe nga Konte dhe Allegri. Ai është i përpiktë dhe kërkon gjithmonë përsosmëri. Po përpiqemi ti’ kuptojmë sa më shpejt kërkesat e trajnerit. De Ligt ishte mbrojtësi i ri më i kërkuari në Europë. Mendoj se Juventus bëri mirë që e mori. Duhet të rritet akoma dhe të përmirësohet profesionalisht. Kemi në grupin tonë një futbollist premtues. Dybala është stërvitur gjithmonë me qetësi dhe përkushtim të madh. Ikardi është një lojtar i madh por nuk kam të drejte të flas për të sepse nuk është futbollist i Juventusit”.

Kapiteni i Juventus vendos nën presion Interin duke theksuar se zikaltërit nuk duhet të fshihen pasi kanë shpenzuar shumë në merkato dhe janë në garë për titull.

“Mendoj se janë tre skuadra në garë për kampionatin, Juventus, Inter dhe Napoli. Do të ketë presion tek ne por edhe tek Interi. Kanë shpenzuar shumë në merkato dhe nuk mund të fshihen më. Mendoj se do të jetë një kampionat i vështirë edhe pse diferenca e Juventusit me dy ekipet e tjera është e madhe. Juventus ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe synon të nënshkruajë me një sulmues të madh por fillimisht duhet të largojë disa prej yjeve të skuadrës”./ABC News Albania 24/7

sarri.jpg
nev ila17:39 | 11/08/2019

 

Humbja e radhës në miqësore ndaj Atletiko Madrid ka trazuar situatën tek skuadra e Juventusit. Trajneri Sarri ka theksuar se duhet të largohen urgjentisht disa lojtare.

Skuadra e Juventus dështoi të marr një rezultat pozitiv në testin miqësor të radhës. Bardh e zinjtë u mundën nga Atletiko Madrid me rezultatin 2-1. Zhoa Feliks me dy gola dhe Khedira për Juventus ishin protagonistët kryesor në këtë takim.

Kampionët e Italisë luajtën mirë dhe kjo u pranua edhe nga trajneri Sarri pas ndeshjes i cili zbuloi se është i detyruar të bëjë disa spastrime në skuadër.

Sipas mediave italiane janë plot 8 futbollistë të Juventusit që rrezikojnë të largohen pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Sarri. Dybala, Mandzukicc, Higuain, Khedira, Matuidi, Rugani, Perin dhe Pelegrini janë me valixhe në duar.

Destinacioni i vetëm për argjentinasin Dybala mbetet PSG pasi presidenti Anjeli nuk lejon që mëngjarashi të transferohet tek skuadra rivale e Interit ekip i cili ka shfaqur interes për ish lojtarin e Palermos.

E paqartë mbetet e ardhmja e Higuain dhe Mandzukiç pasi mungojnë ofertat. Largimet e tre sulmuesve bardh e zi do të pasoheshin nga një bomber i cili do ti përshtatej stilit të lojës së Sarrit dhe emri më i lakuar është Mauro Ikardi./ABC News Albania 24/7

serie-a.jpg
G. P.14:10 | 30/07/2019

Duele të fortë në Serinë A, që në javët e para. Kalendari i përcaktuar në Milano ka derbin e Milanos që në javën e katërt, dhe ndeshje të tjera emocionuese.

Sezoni i fundit tashmë quhet legjenda e asaj që shkoi. Juventusi kampion për herë të tetë radhazi i përket historisë, dhe pas arkivimit, vjen menjëherë edicioni i ri, 2019-2020.

Seria A ka tashmë kalendarin e kampionatit të ri, përcaktuar me short në Milano, dhe emocionet janë të garantuara që në fillim, me ndeshje derbi dhe me duele të fortë.

Një “nxemje” në javën e parë, në program në 25 Gusht, me Fiorentina-Napoli, që është konkurrimi më i fortë. Në javën e dytë vjen një duel i nivelit “bombë”, Juventus-Napoli, në stadiumin “Allianz” të Torinos.

Vërtet pa fat skuadra e Carlo Ançelotit, që do të luajë dy herë radhazi jashtë fushe, ndaj rivalëve tepër të fortë. Po në javën e dytë, në 1 Shtator, do të jetë edhe derbi i kryeqytetit, Lacio-Roma, një nga ndeshjet më të ndjera në Itali, padyshim derbi më i ashpër.

Vjet, Roma fitoi 3-1 në fazën e parë, dhe Lacio iu përgjigj me 3-0 në të dytën. Në javën e tretë Juventusi shkon në fushën e Fiorentinës, diçka jo e garantuar si sukses.

Java e 4-ët, në 22 shtator, sjell derbin e madh të “Madoninës”, Milan-Inter në “San Siro”. Edicioni i kaluar ishte për zikaltërit që drejtoheshin nga Luçiano Spaleti, me dy fitore, dhe këtë vit do të duan të vazhdojnë sukseset me trajnerin e ri, Antonio Konte.

Në javën e pestë do të kemi Inter-Lacio dhe Torino-Milan, pra, tifozët do të kenë ç’të shohin në televizor dhe në stadium. Seria A nis në 25 gusht dhe përfundon në 24 maj, gjithashtu me një duel të madh si ai Roma-Juventus.

Juventusi është favorit për titullin, ndjekur nga Interi dhe Napoli./ABC News Albania 24/7

HYSAJ-MES-JUVES-DHE-ROMES.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 29/07/2019

Juventus dhe Roma interesohen për sherbimet e mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj. Futbollisti i Napolit është alternative e Kanselos i cili pritet të largohet nga bardhezinjtë.

Çdo ditë dalin detaje dhe zhvillime të reja rreth mbrojtësit të Kombëtares Shqipptare, Elseid Hysaj. E ardhmja e 25 vjeçarit është në udhëkryq edhe pse ofertat nuk mungojnë. Atletiko Madrid ishte skuadra më pranë shërbimeve të anësorit që aktivizohet me Napolin, por tratavat kanë mbetur pezull, pasi Napoli kërkon 25 mln euro. Në skenë është edhe skuadra e Romës. Mediat italiane raportojnë se trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseka ka biseduar me mbrojtësin shqiptar për një transferim të mundshëm në Olimpiko, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet të tjera. Së fundmi në Itali aludojnë se edhe Juventus mbetet në garë për të nënshkruar me Elseid Hysaj. Lojtari ka qenë ndër mbrojtësit e preferuar të teknikut Sarri në kohën që ishin tek Empoli e më pas te skuadra e Napolit. Mësohet se kreu i pankinës së bardhezinjve i ka kërkuar drejtorit sportiv të klubit, Paratici që të kontaktojë  me futbollistin shqiptar. Sari nuk është i bindur për mbrojtësin Kanselo dhe Hysaj është një nga alternativat e momentit. /ABC News Albania 24/7

lukaku-1.jpg
G. P.16:51 | 27/07/2019

Juventusi pëlqen Romelu Lukakun, por duket e vështirë që të marrë sulmuesin e Mançester Junajtidit. Anglezët duan Dibalën ose Dagllas Kostën, por asnjëri prej tyre nuk dëshiron të largohet nga Torino.

Një tjetër derbi i Italisë duket se po luhet këtë verë. Juventusi dhe Interi nuk u ndeshën vetëm në fazën përgatitore larg Europës, por po sfidojnë njëri-tjetrin edhe jashtë fushe.

Kampionët në fuqi të Serisë A janë futur në garë për sulmuesin e Mançester Junajtidit, Romelu Lukakut. Mediat kontinentale shkruajnë se Juventusi është gati të bëjë marrëveshje me Junajtidin duke i dhënë ndonjë lojtar dhe një shumë të madhe financiare.

Kjo do të thotë se dy klubet e mëdhenj italianë janë duke u ndeshur për Lukakun, Edin Xhekon dhe Mauro Ikardin, ndërsa edhe Gonzalo Higuain pret të mësojë të ardhmen. Edhe pse ka shpresë, Juventusi nuk është se nuk ka probleme.

Fillimisht, anglezët kërkuan Paulo Dibalën, plus një kontribut financiar, por argjentinasi duket i ftohtë për një kalim në Angli, dhe pret një takim me trajnerin Sarri për të diskutuar atë që do të ndodhë me të.

Në “Old Traford” i kthyen sytë nga Dagllas Kosta, me Juven më lehtë pranon t’i largohet braziliani. Edhe Dagllas Kosta nuk pëlqen të largohet nga Torino, pas një faze përgatitore special, dhe me synimin për të fituar vendin e titullarit me Sarrin.

Mançester Junajtid e ka vlerësuar kartonin e sulmuesit të Belgjikës deri në 90 milionë euro, dhe është e qartë se ai do të largohet, ndërsa trajneri I Interit, Antonio Konte, ka shprehur pakënaqësinë ndaj klubit që nuk e ka marrë ende.

Lukaku nuk luajti asnjë rol në turneun veror të Junajtidit në Australi, duke u lënë jashtë ndeshjeve nga trajneri Ole Gunar Solskjer, ndërsa menjëherë pas kthimit në Angli, shkoi në Bruksel për të takuar agjentin e tij dhe për të diskutuar të ardhmen./ABC News Albania 24/7

juventus.jpeg
nev ila21:06 | 24/07/2019

Derbi i Italisë Juventus-Inter u zhvendos përkohësisht në Kinën e largët ku fitues rezultuan bardhe-zinjtë pas goditjes së penallitsë. Takimi i zhvilluar në kuadër të International Champions Cup që po zhvillohet në Amerikë dhe Azi.

Të dyja skuadrat u paraqitën mjaft mirë ndryshe nga ndeshjet e para. Inter kaloi në avantazh falë një autogoli të De Ligt i cili nuk ia doli të largonte topin nga zona. Edhe në sfidën ndaj Juventusit u pa qartë mungesa e cilësisë në sulm pasi lojtarët aktual nuk garantojnë siguri në fazën ofensive.

Juventusi luajti mirë dhe vendosi jo pak herë në vështirësi portën e zi-kaltërve gjithsesi goli erdhi vetëm në  pjesën e dytë falë Cristiano Ronaldos.

Portugezi realizoi nga goditja e dënimit me topin që pësoi një devijim duke ndryshuar trajektoren.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Juventus u tregua më e saktë në ruletën e 11 metërshave ndërkohë që veteran Gianluigi Buffon priti tre penallti duke konfirmuar dhe një herë tjetër që vitet mbi shpinë janë vetëm numra.

Bardhe-zinjtë koleksionojnë fitoren e parë pas humbjes ndaj Totenhem ndërkohë që për Interin ishte humbja e dytë radhazi./ABC News Albania 24/7

Inter-vs-Juventus-SA-1280x713.jpg
nev ila20:18 | 23/07/2019

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri kërkon nga skuadra rezultat dhe lojë të bukur në takimin ndaj Interit. Strategu Italian zbulon disa detaje rreth formacionit shartues.

Juventusi dhe Inter do të luajnë ndeshje miqësore në Kinën e largët. Sfida mes dy klubeve ngjall një rivalitet të madh dhe këtë e vendos në dukje edhe trajneri i bardhe-zinjve Mauricio Sarri i cili në konferencën për shtyp theksoi se nuk ka miqësore me Interin.

Tekniku i bardhe-zinjve zbuloi edhe disa detaje rreth formacionit që do të hedh në fushë dhe gjendjen e lojtareve.
Juventus-Inter nuk mund të cilësohetë si një ndeshje miqësore.

Do të luajnë kundër njëra-tjetrës dy skuadra që nuk janë në formën më të mirë. Lagështia në fushë pritet ta ndërlikojë më tepër situatën.

“Do të mundohemi të luajmë si ndaj Totenhem në pjesën e dytë. Në këtë tur po stërvitemi shumë pak ndërkohë që po luajmë shumë më tepër. Faza vendimtare do të jetë nga fundi i korrikut deri në datën 10 gusht. Nuk jam i fokusuar vetëm në një repart. Krahas sulmit po punojmë edhe në mbrojtje. Ronaldo do të vazhdojë të luajë si sulmues i majtë. Duhet të jetë i lirë në fushë për të bërë diferencën. Dybala mund të luajë si një sulmues i fshehur. Dua që Juventus të ketë ritëm të lartë edhe në seancat stërvitore”.

Juventus do të luajë ndeshjen e dytë miqësore në Azi pasi fillimisht luajti ndaj Totenhem kur u mund me shifrat 3-2./ABC News Albania 24/7

sarri.jpg
G. P.23:12 | 20/07/2019

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka theksuar para ndeshjes miqësore me Tottenham se Cristiano Ronaldo dhe De Ligt do të luajnë nga minuta e parë.

Skuadra e Juventusit do të luajë testin e parë miqësor në turin përgatitor në Singapor. Tottenham është kundërshtari i Juventusit në sfidën, e cila do të startojë të dielën në orën 13:30. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri doli në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes ku zbuloi detaje rreth formacionit dhe mundësitë për të transferuar mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

“Duhet të kthemi në një skuadër argëtuese. Njerëzit që argëtohen në futboll kanë më tepër produktivitet në lojë. Këtu është një ambient i qetë dhe ka gatishmëri nga të gjithë. Për duelin ndaj Tottenham mendoj se nuk do të zhvillohet një ndeshje e bukur. Kushtet klimatike janë të vështira dhe do të përballen dy skuadra të lodhura pasi jemi në fazën përgatitore. E rëndësishme në këtë ndeshje është aspekti mental i lojtarëve. De Ligt nuk është stërvitur me skuadrën, por ai do të jetë pjesë e lojës. Jemi më mbrapa Tottenham-it me përgatitjet. Ronaldo do të luajë titullar.Është mjaft i fortë dhe mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit. Të shohim çfarë paraqitje do të bëjë në majën e sulmit. Pogba është një futbollist që më pëlqen shumë, por nuk mund të them asgjë më tepër. Ai është një futbollist i një skuadre tjetër dhe unë nuk jam drejtor sportiv dhe s’e njoh mirë situatën”, tha Sarri.

Paulo Dybala është futbollisti i vetëm që mungon në radhët e Juventusit në përgatitjet parasezonale. Argjentinasi do t’i bashkohet grupit me vonesë pas impenjimit me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono