Jurgen Klopp

Zidan.jpg
Igli Nikolli21:30 | 18/01/2020

Talenti është kryesori në futboll, por për të arritur në nivele të larta nevojitet shumë punë dhe përkushtim. Mohamed Salah cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të Egjiptit. Sulmuesi e arriti kulmin te Borussia Dortmund, aty ku luajti gjatë viteve 2008-2012.

Në këtë periudhë u njoh me Jurgen Klopp, i cili ishte trajner i verdhezinjve. Zidan ka zbuluar një detaj interesant për The Sun, aty ku tregon elozhet e trajneri të Liverpool dhe krahasimin mes tij dhe Momo Salah.

Klopp më ka thënë që kam qenë 100 herë më i mirë se Momo Salah, por duhet të kisha qenë më shumë profesionist. Gjermani më tha se kisha talent të madh dhe shumë aftësi, por më mungonte përqendrimi.

Nëse do përqendrohesha më shumë, do të bëhesha një nga lojtarët më të mirë në botë. Duhet ta kisha bërë këtë gjë në të kaluarën për të arritur në nivelin e Salah. Ai është më profesionist se unë, është më i përkushtuar njësoj si Messi dhe Ronaldo“, thekson egjiptiani. /abcnews.al

Klopp.png
Igli Nikolli18:46 | 17/01/2020

Liverpool pret Manchester United në “Anfield” të dielën (17:30). Ky cilësohet si derbi i Anglisë, teksa djemtë e Solskjaer janë të vetmit që kanë arritur t’i marrin pikë Liverpoolit këtë sezon. Jurgen Klopp ka kritikuar lojën mbrojtëse të United në konferencën e tij për shtyp.

Trajneri gjerman ndalet edhe te mundësia që Atletico Madrid, rivali i ardhshëm i “The Reds” në Champions League, mund të blejë Edinson Cavanin, teksa e mbyll me një koment për Kupën e Afrikës, që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në muajin janar.

MAN. UNITED – “Është një ndeshje pa favoritë, por është e çuditshme që një ekip kaq cilësor sa United luan kaq shumë në mbrojtje. Nuk e mbaj mend të kem thënë që United vetëm mbron, ndoshta edhe e kam bërë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë, njësoj si ajo ndaj Everton. Kundër Spurs ishim në shifrën e 80% të mbajtjes së topit deri në minutën e 70-të. Nëse njerëzit e shohin këtë si kritikë, nuk mund të ndryshoj asgjë”.

CAVANI – “Mendoj se Morata dhe Joao Felix janë mjaft të rrezikshëm. Diego Costa nuk do të luajë në ndeshjen e parë, por ndoshta mund të rikuperohet për ndeshjen e kthimit. Atletico është mjaft e fortë edhe kështu, shpresoj të mos e blejnë Cavanin”.

KUPA E AFRIKËS – “Është një turne mjaft interesant, por është një problem i madh fakti që do të luhet në mes të sezonit. Fakti që kanë vendosur ta zhvendosin në janar është diçka katastrofike për Liverpool”. /abcnews.al

Klopp.jpg
Vladimir Prenga15:43 | 08/01/2020

Antonio Mohamed, trajneri argjentinas i Monterrey, u bë personazh pas fitimit të titulit në Meksikë. Lotë të derdhura, pasi kishte mbajtur premtimin e djalit të tij të vdekur. Sërish skena është e tija dhe këtë herë hedh akuza për Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool.

Monterrey u përball me “The Reds” në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve dhe ai ka zbuluar edhe përplasjen që ka pasur gjatë ndeshjes. “Ajo që ndodhi ishte një mungesë respekti ndaj meje. Klopp vazhdonte të kërkonte kartonë të verdhë, pasi thoshte se po godisnim Salah gjatë gjithë kohës.

Më pas, kur kërkova që të ndëshkohej me karton të kuq një lojtar i tij, ai nxori gjuhën duke më bërë një gjest të turpshëm. Kur e pashë, në fillim qesha dhe më pas u acarova pak, duke iu përgjigjur provokimit të tij – doli në pah prejardhja ime dhe e humba elegancën dhe qetësinë”, tregon Mohamed.

“Nëse duhet t’ju them çfarë i thashë… Nuk e mbaj mend, sepse mendova se nëse do e shaja në anglisht do dilja nga vetvetja. Më duket se i thashë ‘P… i satëme, çfarë ke q…? Pederast”. U largova, sepse nuk bëj kurrë sherr me stolin kundërshtar, por u tërbova sepse ndjeva që nuk po tregonin respekt ndaj meje. Nuk e di nëse reagova mirë apo keq, por më doli nga shpirti”, është shprehur trajneri i Monterrey. /abcnews.al

 

Jurgen-Klopp-Liverpool.jpg
Veronik Istrefaj09:36 | 30/12/2019

Ndeshja mes Liverpool dhe Ëolverhampton, ishte shumë e kontestuar, për shkak se sistemi VAR u kontestua tepër. Pas asaj fitoreje 1-0 të Liverpoolit, trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, tha për BBC Sport: “Lojtarët e Ëolverhampton janë mësuar me një ritëm të lartë dhe bëjnë lojë të ashpër.

Ata bënë disa ndryshime. Në pjesën e parë, ishim më mirë dhe kontrolluam lojën. Ne nuk kishim asnjë koment me vendimet që mori VAR. Futbolli është si në jetë. Ndonjëherë ju jeni 100% gati dhe ndonjëherë jo. Ishte një luftë e madhe sot”, përfundoi Klopp.

Liverpool vazhdon të ruajë kreun e renditjes, me plot 55 pikë nga 57 të mundshmet. Të kuqtë e Jurgen Klopp janë ndalur në barazim vetëm kundër Manchester United 1-1 dhe të gjitha sfidat tjera, i kanë fituar./abcnews.al

Klopp-Valverde.jpg
Igli Nikolli11:14 | 29/12/2019

Ernesto Valverde nuk po ia del dot të bindë 100% drejtuesit e Barcelonës dhe tifozët që është trajneri i duhur për Barcelonën. 55-vjeçari është pjesë e klubit katalanas prej majit të vitit 2017, moment kur zëvendësoi Luis Enrique në stol.

Katër trofe ka fituar Valverde me Barcelonën, dy tituj kampion, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanjë, por mungon ajo më e rëndësishmja, trofeu i Champions League. Në Katalunjë kanë një ëndërr për stolin dhe ajo është Jurgen Klopp.

Gjermani ka krijuar një Liverpool fantastik dhe është shumë pranë rikthimit të ekipit te titulli kampion, që mungon prej vitit të largët 1990. Klopp rinovoi disa ditë më parë deri në vitin 2024 me kampionët e Europës, por kjo nuk e pengon Mundo Deportivo të hapet me titullin “Klopp, i preferuari i Barcelonës“.

Gjermani cilësohet si pasardhësi perfekt i Valverdes, por kandidati real është Roland Koeman, i cili mund të ulet në stolin e Barcelonës pas përfundimit të Europianit me Holandën e tij. /abcnews.al

 

Faqja e parë e Mundo Deportivo
Klopp-1280x720.jpg
Vladimir Prenga09:38 | 26/12/2019

Jurgen Klopp është i drejtpërdrejtë. Gjermani i Liverpool pranon që të luash në Boxing Day nuk është një problem i madh, por të luash për tre ditë dy ndeshje është një krim.

Ky është opinioni i trajnerit të “The Reds”, që e konsideron festë faktin që skuadra e tij do të luajë një ditë pas ekipeve të tjerave dhe do ketë dy ditë mes përballje me Leicester dhe Wolverhampton.

“Asnjë prej trajnerëve nuk e ka problem të luajë në Boxing Day, por të luash më 26 dhe 28 dhjetor është një krim. Ne luajmë me 26 dhe 29 dhe është si një festë”, ka thënë mes të tjerash trajneri gjerman, i intervistuar nga “The Times”. /abcnews.al

Ancelotti-Klopp.jpg
Igli Nikolli16:13 | 24/12/2019

Liverpool përballet me Leicester të enjtën në darkë (21:00), ndërsa Jurgen Klopp është ndalur te Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp. Trajneri italian është rikthyer në Premier League dhe është gati të nisë rrugëtimin me Everton.

Marrëdhënia mes Ancelottit dhe trajnerit gjerman ka qenë gjithmonë e veçantë. Të dy ekipet do të ndeshjen me datë 5 janar në çerekfinalet e FA Cup. Klopp, i sinqertë si gjithmonë, nuk i kursen urimet për Don Carlon, pavarësisht se është ulur në pankinën e rivalëve të qytetit.

Carlo më pëlqen, më ka pëlqyer gjithmonë shumë. Në këtë ambient është e vështirë të kesh miq, por marrëdhënia ime me të ka qenë gjithmonë pak e veçantë. Do më pëlqente t’i uroja fat të mbarë. Jo, është periudhë Krishtlindjesh, i uroj shumë fat në aventurën e re“, thekson trajneri i Liverpool. /abcnews.al

Klopp.jpg
Igli Nikolli16:56 | 19/12/2019

Një gol i Roberto Firminho në minutat shtesë kualifikoi Liverpool në finalen e Botërorit për Klube. Ekipi i Jurgen Klopp mposhti 1-2 meksikanët e Monterrey dhe do të përballet të shtunën e 21 dhjetorit kundër Flamengos.

Ekipi brazilian fitoi Kupën Libertadores dhe do të jetë rivali i fituesve të Champions League në finalen e madhe që do të luhet në Doha të Arabisë Saudite. Jurgen Klopp thekson se futbolli i bukur është prioriteti i tij, por eviton të krahasojë ekipin e tij me Barcelonën dhe Manchester City.

Kohë më parë Barcelona e Guardiolës dominonte, ndërsa Manchester City ka mbizotëruar në Premier League vitet e fundit. Nuk besoj se është e mundur diçka e tillë, një supremaci e një skuadre të vetme.

Ne nuk mendojmë për gjëra të tilla, nuk mendojmë të jemi më të mirët, thjesht duam të luajmë futbollin më të bukur që është zhvilluar ndonjëherë. Diçka e tillë na bën special, por ne nuk ndihemi të tillë“, përfundon trajneri gjerman. /abcnews.al

minamino-1.jpg
Vladimir Prenga09:59 | 19/12/2019

Jurgen Klopp nuk e fsheh gëzimin për transferimin e bërë nga Liverpool. Takumi Minamino do të veshë prej 1 janarit fanellën e “The Reds” dhe trajneri gjerman ka thurur lavde për lëvizjen e bërë. Që në sfidën me Salzburg, Klopp u mahnit nga japonezi, i cili në Austri ka shënuar 64 gola në 199 ndeshje. Liverpool ka paguar për të rreth 9 milionë euro dhe trajneri i skuadrës angleze e cilëson atë si lojtarin perfekt për ta, ndërkohë që klubi i kuq nuk ngurron të publikojë edhe videon e momentit të shënimit të Minamino ndaj tyre në Champions dhe reagimin e Klopp në ato çaste.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm. Tifozët tanë kanë pasur fatin ta shohin nga afër atë kohët e fundit, kështu që nuk kam pse të bërtas me të madhe për cilësitë e tij. Ato dihen tashmë. Takumi ëshët një lojtar shumë i shpejtë, i zgjuar dhe di të gjejë më së miri hapësirat midis linjave.

Gjithashtu është i mirë me dhe pa topin, lojtari i duhur për ekipin tonë. përvoja e tij në Champions është një plus i madh dhe vjen nga një klub i organizuar. E dimë që është stërvitur mirë atje, është mësuar gjithashtu të jetë në një klub elitar dhe ka eksperiencën e duhur. Është bërë një punë emirë nga drejtuesit tanë, që e kanë mbyllur me sukses këtë transferim.

Jam i sigurt që tifozët do e bëjnë Takumin të ndihet si në shtëpi në këtë qytet dhe në këtë klub. Gjithashtu jam i sigurt që kemi shtuar numrin e tifozëve japonezë në familjen e Liverpool. Ata do na ndjekin tani, sepse kemi në ekip një nga talentet më interesantë të atij vendi. I them mirëserdhe, po bëhesh pjesë e një klubi special”, ka deklaruar Klopp për faqen zyrtare. /abcnews.al

Klopp-1.jpg
Igli Nikolli16:58 | 16/12/2019

Jurgen Klopp e kishte parashikuar që shorti i Champions League do e rikthente sërish në Madrid dhe ashtu ndodhi. Atletico Madrid është rivali i radhës dhe Liverpool do të kthehet në “Wanda Metropolitana”, aty ku festoi fitimin e trofeut europian me 1 qershor.

Trajneri gjerman analizon shortin nga Doha, aty ku po përgatit ekipin për fitimin e Botërorit për Klube, teksa nuk i kursen batutat ndaj homologut të ekipit spanjoll, Diego Simeones.

Do të jenë dy ndeshje interesante. Më shkoi në mendje përpara shortit se mund të na binte një nga dy skuadrat e Madridit dhe kështu ndodhi. Të gjithë kemi kujtime të bukura nga ai qytet, pak muaj më parë fituam Champions League, ndërsa tani do të ndeshemi me ekipin vendas.

I pashë përballjet që dhuroi shorti, 4-5 ndeshje janë si finale. Atletico Madrid? Nuk mendoj se Simeone po sillet i lumtur në shtëpinë e tij për faktin që do të luajë kundër Liverpool. Do të kemi një duel mes dy skuadrave me një stil të ndryshëm organizimi, por që luajnë një futboll të fortë“, përfundon Jurgen Klopp. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono