junker

junker-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 06/06/2018

Europianët duhet të kuptojnë se janë vetëm një pjesë e vogël dhe e dobët e universit dhe jo shefat e botës. Ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Komisionit Europian Zhan Klod Junker në ceremoninë e hapjes së ditëve të zhvillimit europian në Bruksel. 

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker bëri apel që europianët të kërkojnë një partnership të barabartë me vendt e tjera. Duke folur në ceremoninë e hapjes së ditëve të zhvillimit europian në Bruksel, Junker u shpreh se europianët nuk duhet më të mbajnë leksione të tjerëve. Më tej ai shtoi se situata nëpër botë aktualisht nuk është e mirë dhe Bashkimi Europian duhet të përpiqet që të luajë rolin e tij në skenën ndërkombëtare.

Duke theksuar rëndësinë e multilaterizmit për një bashkëekzistencë paqësore mes njerëzve, Junker shtoi se tëgjithë duhet të bëjnë dicka.

Në muajin prill të këtij viti Junker ishte shprehur se europianët shpesh mendojnë se janë shefat e botës dhe harrojnë se janë vetëm një pjesë e vogël dhe e dobët e universit. /abcnews.al

JUNKER-BE-1280x720.jpg
ent ela13:08 | 09/04/2018

Në një intervistë për Deutsche Velle, Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker u shpreh se integrimi i vendeve të ballkanit në bashkimin europian, do të shpëtonte europën nga lufta. Deklaratë kjo që është cilësuar shokuese nga mediat britanike.

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker deklaroi se nëse dështon integrimi i vendeve të Ballkanit në BE, atëherë kjo e fundit do të jetë përballë përsëritjes së konflikteve që ndodhën në rajon në 1990-ën.

Junker theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian është një hap i domosdoshëm për shmangien e këtyre konflikteve në Rajon.

Gjatë 1990-ës vendet e Ballkanit u përfshinë në një seri luftërash etnike të cilat shkaktuan kaos në continent, ndërsa numri i viktimave vlerësohet të jetë më shumë se 130 mijë.

Në një intervistë për Deutche Velle Junker u shpreh se pranimi i shteteve të ish Jugosllavisë në BE mund të ndihmojë në shmangien e një konflikti të ri, ku Europa do të ishte pjesë e tij. Njerëzit në Bashkimin Europian duhet të paralajmërohen se Ballkani ndodhet në pragun e derës së tye.

Duke ritheksuar dhe njëherë luftërat e 1990-ës, Presidenti i Komisionit Europian u shpreh se pa një premtim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, do të shte shumë e lehtë që të ndodhnin sërish konfliktet e dikurshme.

BE po ndërmerr hapa për anëtarësimin e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës deri në 2025-ën.

Mosmarrëveshjet territorial mbeten të pazgjidhura në rajon. Një raport i Komisionit Europian denonconte faktin se vendet kanë elemente të qarta të kapjes së shtetit, lidhje me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë si dhe korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës.

I njëjti raport thekson se asnjë nga vendet e lartpërmndura nuk mund të konsiderohet aktulisht si një ekonomi tregu funksionale, por këto shtete kanë kohë deri në vitin 2025 për të përmirësuar situatën.

Në muajin mars Junker ndërmori një tur vizitash në Ballkan për të shprehur mbështetjen ndaj anëtarësimit të këtyre vendeve, pork y vendim ka krijuar konflikte me vendet anëtare të BE-së si Franca dhe Austria.

Në një konferencë për shtyp gjatë këtij turi, Presidenti i Komisionit Europian Junker u shpreh se2025 është një datë e hapur për të gjitha vendet candidate.

Serbia dhe Mali i Zi shihen si më të favorizuarat për t’u anëtarësuar të parat në BE, por të dyja vendet kanë ende disa kapitujtë hapur të cilët duhet të mbyllen para se të jenë pjesë e Bashkimit europian.

Maqedonia dhe Shqipëria gjithashtu janë në pritje pë të hapur negociatat për anëtarësim në qershor të këtij viti.

Mediat britanike ndërkohë i kanë konsideruar deklaratate Zhan Klod Junker si shokuese. /abcnews.al

 

URIMET-PUTIN.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela19:25 | 20/03/2018

Perëndimi ka uruar më në fund presidentin rus Putin për rizgjedhjen. Donald Trump e ka telefonuar atë dhe së bashku kanë diskutuar për një sërë çështjesh. Ndërsa presidenti i KE, Juncker ka shprehur gatishmërinë e Brukselit për dialog.

Ndonëse pak me vonesë, presidenti rus Vladimir Putin ka marrë urimet nga liderët perëndimorë për rizgjedhjen e tij në krye të Kremlinit. Presidenti amerikan Donald Trump e ka telefonuar atë për ta uruar dhe gjatë bisedës dy liderët kanë folur edhe për mundësinë e një takimi mes tyre në të ardhmen. Sipas një njoftimi për shtyp të Kremlinit, Trump dhe Putin kanë folur edhe për Sirinë dhe Ukrainën, duke e vënë theksin tek nevoja për të zgjidhur të dyja krizat. Nuk ka munguar çështja bërthamore e Koresë së Veriut, për të cilën presidentët kanë vlerësuar se është e rëndësishme zgjidhja e saj në rrugë paqësore. Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i ka dërguar një letër ku e uron presidentin Putin dhe mes të tjerash nënvizon se, BE dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë për sigurinë pan-europiane. I pari lider perëndimor që e uroi presidentin rus për rizgjedhjen ishte ai francez, Emmanuel Macron, që mes të tjerash i kërkoi atij që pala ruse të ndihmojë në zbardhjen e helmimit të ish-agjentit rus në Angli, Sergei Skripal. Të njëjtin mesazh dha një ditë më parë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha gjithashtu se BE duhet të mbajë qëndrim të njëjtë si ndaj Rusisë, ashtu edhe Kinës./abcnews.al

May-and-Junker-to-discuss-Brexit-talks-in-December-1280x800.jpg
ent ela11:54 | 13/03/2018

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker paralajmëroi Britaninë se do të pendohet për largimin nga Unioni. Gjithashtu theksoi se Brukseli do të punojë për të ruajtuar të drejtat e qytetarëve europianë në periudhën pas Breksit.

“Mbretëria e Bashkuar do të pendohet për vendimin lidhur me largimin nga Unioni Europian”. Paralajmërimi është bërë nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Duke folur në parlamentin e Unionit, ai është brohoritur nga deputetët Euroskeptikë ndërsa theksoi se dalja e Britanisë nga blloku është vendosur të bëhet me 29 mars i 2019-ës. Juncker tha se do të vijë koha “kur do të pendoheni për vendimin tuaj”. Përfaqësuesi i europarlamentarëve për “Brexit”, Guy Verhofstadt, tha se Mbretëria e Bashkuar duhej të lëvizte përtej “parullave” dhe “kafshatave të mëdha”.

Shefi i Komisionit Europian bëri me dije se Brukseli dhe Londra ishin shumë afër arritjes të një marrëveshje për të drejtat e qytetarëve post “Brexit”. Juncker u tha eurodeputetëve në Strasburg se kishte “rritje të presionit” për të negociuar më shpejt për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Ai shtoi se nuk dëshiron që qytetarët europianë të “bien viktimë e Brexit”, dhe nënvizoi se është e rëndësishme sigurimi i të drejtave të tyre. Juncker përsëriti se nuk do të ketë lëhtësira në marrëdhëniet tregtare të ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

“Do të kisha preferuar që Britania të mos vendoste të largohej nga Unioni, por secili që vepron kështu duhet të dije se çfarë do të thotë”, u shpreh ai. Më tej i bëri thirrje kryeministres britanike Theresa May që të qartësojë më shumë idenë se si Londra e shikon marrëdhënien e ardhshme me Brukselin. /abcnews.al

vlcsnap-error719-1280x720.jpg
ent ela16:12 | 03/03/2018

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bën të qartë se asnjë shtet nuk mund të anëtarësohet në BE pa zgjidhur çështjet kufitare. Në një intervistë për euronews ai foli edhe për vizitën e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në një prononcim për Euroneës ka folur për ndikimin e çështjeve të pazgjidhur në procesin e zgjerimit të BE-së. Duke komentuar vizitën e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jep dhe një udhëzim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian: “Mesazhi im i përgjithshëm në rajon dhe veçanërisht sa i përket dy vendeve të përmendura, është se asnjë vend nuk do të jetë anëtar i Bashkimit Europian nëse mosmarrëveshjet e kufirit nuk janë të mbyllura. Ata duhet të vendosin rendin në rajon. Ne nuk po importojmë paqëndrueshmërinë e mbetur në Ballkanin Perëndimor, por ne duam të eksportojmë stabilitetin tonë. Pra, të gjitha vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian duhet të zgjidhin çështjet kufitare dhe ne kemi shumë çështje kufitare në këtë rajon”.

Juncker pyetet nga gazetarja e Euronews edhe për rolin e Bashkimit Europian në negociatat mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit për emrin.

“Presioni nuk është një instrument që duhet të përdorim. Ne po inkurajojmë grekët dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të gjejnë një marrëveshje sa i përket emrit. Ata janë në një proces negociimi, ne nuk duhet të ndërhyjmë”.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian përmend ndikimet e huaja në Ballkanin Perëndimor, nënvizon faktin se lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë shikohet si problematikë. Kurse për Turqinë, Juncker thotë se luan një rol në rajon, por që nuk është aq i madh sa mendojnë njerëzit./abcnews.al

Juncker-Brexit-wont-be-the-death-of-the-EU.png
ent ela10:05 | 28/02/2018

Në një intervistë për Deutsche Velle në kuadër të turit të vizitave të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, theksoi domosdoshmërinë e njё perspektive tё sigurtё europiane pёr kёto vende.

Kryetari i komisionit të bashkimit europian Zhan Klod Junker ka komentuar në një intervistë për deutsche Velle përshtypjet e tij nga turi I vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke theksuar domosdoshmërinë e një perspective të sigurtë europiane Junker analizoi dhe ndryshimet mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave. Sipas tij serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave.

“Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё.”

Lidhur me njё kalendar tё mundshёm negociatash dhe antarёsimi tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksoi se gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan ai nuk premtoi data antarёsimi dhe as nuk do ta bёnte kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr antarёsimin.

Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale.”

Sa u pёrket kushteve tё antarёsimit, Juncker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor.

Sa i pёrket emigracionit nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё Juncker theksoi se shumë po humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё. Ai shtoi se ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse në vendet e tyre nuk shohin mё perspektivё./abcnews.al

4e7f8e88-dd45-40f5-9ba0-3af6f9cf6704-933x445.jpg
ent ela14:28 | 26/02/2018

Presidenti Ilir Meta priti sot delegacionin e lartë të Komisionit Europian në Tiranë, kryesuar nga Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Presidenti Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe inkurajuese këtë vizitë për Shqipërinë. Ai evidentoi faktin se të gjitha forcat politike parlamentare ndajnë të njëjtin synim madhor për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, dhe bashkohen në dëshirën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit shpreson se falë përpjekjeve të përbashkëta, mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë gjatë Presidencës Bullgare, gjatë këtij 6-mujori.

Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i reformave në 5 prioritetet kyçe, Presidenti Meta vlerësoi se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmërinë si tek qytetarët shqiptarë ashtu edhe tek vendet anëtare të BE-së.

Duke u ndalur tek zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta, inkurajoi heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me besimin se Marrëveshja për Demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të përmbyllet së shpejti me sukses.

Presidenti Meta ndau të njëjtën bindje mbi rëndësinë që ka forcimi i rolit stabilizues të Shqipërisë në rajon. Ai siguroi se mbetet konseguent në rolin e tij konstruktiv dhe të dobishëm për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë që ka frenimi dhe dekurajimi i politikave populiste në dëm të proceseve integruese dhe atyre të paqes në Ballkanin Perëndimor. /abcnews.al

 

vlcsnap-error685-1280x720.jpg
ent ela08:45 | 26/02/2018

Reshjet e shiut pamundësuan pritjen me nderime ushtarake të parapërgatitur nga Kryeministria për kreun e Komisionit Europian, Jean Claude Junker.

Për këtë kryeministri Edi Rama i kërkoi personalisht ndjesë shefit të ekzekutivit europian, menjëherë pasi i kërkoi atij që Komisioni që drejton t’i jape Parlamentit Europian në 17 maj, një rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

“Një vit më parë dhanë rekomandim me kusht që të vijonin reformat. Unë e përsëris se besojmë se e meritojmë të plotë dhe të pastër rekomandimin”.

Shefi i ekzekutivit shqiptar listoi arsyet e tij që kanë çuar Shqipërinë përpara krahasuar me një vit më parë.

Kreu i komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i shoqëruar në këtë tur të ballkanit perëndimor nga eurokomisioneri Johanes Hahn, i përsëriti kryeministrit Rama atë çka i tha homologut të tij maqedonas Zoran Zaev vetëm pak orë më parë.

“Nuk jam këtu për t’ju dhënë data për hapjen e negociatave jam këtu për t’ju thënë vazhdoni përpara. Të vazhdoni me reforma dhe do rekomandoj hapjen e negociatave”.

Zgjidhja e problemeve me fqinjët, si çështje thelbësore e strategjisë së zgjerimit të KE-së, është parësore për t’u zgjidhur përpara çeljes së negociatave, theksoi Junker.

Në përfundim të vizitës dy ditore, pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i Komisionit Europian i drejtohet Serbisë për vijimin e turit në Ballkanin Perëndimor për bisedimet mb strategjinë e zgjerimit të këtij komisioni ndaj këtij rajoni. /abcnews.al

nintchdbpict000321195397.jpg
ent ela13:29 | 12/01/2018

Në hapjen zyrtare të presidencës bullgare të Bashkimit Europian, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe kryeministri bullgar Boris Borisov kanë konfirmuar prioritetin e veçantë që do t’i jepet integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE gjatë këtij gjashtë mujori. Presidenti i Komisionit Europuan Jean-Claude Juncker,deklaroi gjatë një konference shtypi të përbashkët në Sofje, se gjatë samitit të 17 majit në Sofje, ai do të flasë personalisht me 6 liderat e Ballkanit për të dëgjuar pritshmërinë e tyre për integrimin europian. Për presidentin e  KE-së, është e rrezikshme nëse Ballkani lihet pa një perspektivë të qartë europiane, pa u shprehur se çfarë etapash konkrete mund të paraqiten nga ekzekutivi europian gjatë samitit të Sofjes. Juncker theksoi, se pjesa më e vështirë e punës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian, i takon ekipit të ardhshëm të Komisionit Europian nga nëntori 2019 deri në nëntor të 2024, që duhet të nxisë shtetet anëtare dhe opinion publik në këtë drejtim.

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian:  « Ballkanit Perëndimor duhet t’i jepet një perspektivë e qartë europiane, përndryshe do të ketë rrezik të përsëritjes së evenimenteve të trishta të viteve 90”. BREXIT nuk do ketë asnjë ndikim në perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE. I takon ekipit të Komisionit të ardhshëm të Komisionit Europian nga nëntori 2019 deri në 2024 që të nxisë shtetet anëtare dhe opinionin publik tê shkojë në këtë drejtim »

Por ajo që eshtë artikuluar qartë nga Presidenti i Komisionit Europian dhe kryeministri bullgar është fokusi te ndërlidhja ndërmjet vendeve të Ballkanit, që ka të bëjë me agjendën e proçesit të Berlinit, por edhe midis rajonit dhe Turqisë.

Boris Borisov, kryeministër i Bullgarisë: “Ne mund t’ju japim një siguri integrimi më të madhe vendeve të Ballkanit për të ndërtuar infrastrukturë, porte, autostrada, aeroporte, hidrocentrale dhe korridoret europiane 8 dhe 10 dhe kjo nuk përbën asnjë rrezik për BE-në. Kjo forcon ndërlidhjen midis këtyre vendeve, nxit investimet dhe turizmin.

Jean-Claude Juncker, president i KE-së: « Eshtë e rëndësishme që ne të rrisim ndëlidhjen midis vendeve të Ballkanit, si dhe midis rajonit dhe Turqisë. Nëse duam që të ndërlidhim më mirë vendet e rajonit të Ballkanit midis tyre, atëherë nuk mund të flitet për shkurtim të buxhetit europian”.

Presidenti i Komisionit Europian ka thënë se ka qenë i kritikuar për deklaratën e tij në marrjen e detyrës në krye të Komisionit Europian, se nuk do të kishte zgjerim të BE-së gjatë mandatit aktual të Komisionit, por ai shpjegoi, se avancimi  aktual në integrimin europian i vendeve të Ballkanit nuk e lejon këtë./abcnews.al

Vucic-Junker.jpg
us er12:36 | 09/11/2017

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker deklaroi se Serbia dhe Mali i i Zi mund të bëhen pjesë e Bashkimit europian para vitit 2025. Junker bëri këtë deklaratë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të serbes Tanjug rreth qëndrimit të Bashkimit europian ndaj Serbisë dhe Malit të Zi.

Junker u takua me kryeministrin bullgar Boiko Borisov duke vlerësuar synimin e Bullgarisë për të pasur prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE gjatë presidencës së rradhës në gjysmën e parë të 2018-ës.

në mes të muajit maj të vitit të ardhshëm Bashkimi Europian do të organizojë një samit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofie.

Presidenti i Komisionit Europian u shpreh se është e domosdoshme që Bashkimi Europian të mbajë hapur perspektivat për Ballkanin perëndimor. Edhe pse theksoi se nuk do të ketë asnjë anëtar të ri të BE-së para 2019-ës, Junker shtoi se perspektiva europiane duhet të shihet jo si një festë por një nevojë e vazhdueshme në këtë pjesë të Europës. Ai konfirmoi se do të vizit0jë vendet e Ballkanit perëndimor në pranverën e 2018-ës./abcnews


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono