julipashakos

julipashakos.jpg
Autor E16:21 | 08/11/2019

Policia ka shpallur në kërkim Julian Sulajn pasi grupi hetimor zbuloi gjurmë të tijat në makinën që u përdor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe shoqëruesve të tij.

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor, bëjnë me dije burimet për abcnews.al.

Nikla nën rrethim për atentatin, si u zhduk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia?

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.

Gjatë padites së djeshme, në një ndërhyrje live në Abc News, Julian Sula mohoi të kishte gisht në ndonjë atentat, ndërsa në lidhje me breshëritë ndaj makinës së prokurorit Ndoj ai tha se ka qenë jashtë shtetit kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka lidhje me të.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

Sula thekson se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra”.

Ai mohon të ketë njohje me Redjan Rrajën, prokurorin Ndoj apo Pëllumb Muharremin.

“Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin”.

Julian Sula  shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur në polici që nesër në mëngjes, pasi kjo situatë po shqetëson familjen e tij dhe sidomos vajzën.

Në fillim të këtij muaji, drejt makinës ku po udhëtonin prokurori Arjan Ndoj, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi u qëlua me breshëri automatiku. Të tre ata mbetën të plagosur, ndërsa Maloku ndërroi jetë ditën e djeshme pas komplikacioneve shëndetësore.

Policia ka arrestuar Redjan Rrajën për atentatin në fjalë pasi prokuroria theksoi se kishte gjetur gjurmë të tijat në makinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rënde. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono