juli xhakoxhi

byro-politike-19-Dhjetor.jpg
G. P.23:55 | 19/12/2018

Kjo puntatë e emisionit “Byro Politike” u fokusua sërish te protestat e studentëve. Më së shumti u përqendrua në Vlorë, atu ku kryeministri Rama zhvilloi takim me disa studentë, ndërkohë që një pjesë tjetër e braktisi mbledhjen që u bë në ambientet e universitetit. Në fjalën e tyre studentët e panishëm në studio treguan se ka presione dhe kërcënime ndaj tyre. Ata u shprehën se protesta do të vijojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Të ftuar ishin: Mentor Kikia, kryeredaktor i Klan Plus; Fatos Hakorja, kryeredaktor i TV Klan; Andi Varrosi, student; Igli Rançi, student; Patris Neziri, studente dhe Klajdi Bello, student. Ndërkohë në një lidhje direkte nga Vlora ishte gazetari i ABC News, Elton Nika./abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-22-00001.mpg_snapshot_02.26-1280x720.jpg
ent ela23:05 | 22/10/2018

Mbrëmjen e sotme u fol për të cilësuarin “megaoperacionin” nga ana e autoriteteve, ku 27 persona u arrestuan, mes tyre personazhe të njohur në botën e krimit dhe të politikës. Të ftuar në puntatën e radhës së emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi ishin: Alfred Lela drejtues i politiko.al; Enton Abilekaj FAX News; Mentor Kikia Klan Plus dhe Armand Bajarami gazetar në ABC News.

Në lidhje me goditjen politike ku dy ish deputetët janë në qeli, ndërkohë që Arben Ndoka ka qenë një emër i akuzuar nga opozita, ishte e paralajmeruar per Ndokën?

Lela: “Arrestimi i Ndokës është vetëm një prej lajmeve, siç është lajm që policia dhe prokuroria po lëvizin pas një kohe letargjie. Ngjyrat politike të kësaj situate përfaqësohen nga deputetët. Prania e Çukos është habi, ndërsa Ndoka është vonesë. Pavarsisht ngjyresave operacioni është pozitiv.”

Për faktin se këto arrestime bëhen në të njëjtën operacion ku përfshihen emra të krimit të ftuarit shprehen:

Kikia: “Arrestimi i deputeteve nuk u bë si pasojë e një operacioni antikorrupsion. Ndoka nuk është arrestuar si një proces i hapur ndaj tij. Ata nuk kanë qenë nisma ndaj prokurorisë ndaj zyrtarëve të lartë ata kanë dalë të implikuar gjatë një përgjimi kriminal. Është zinxhir i përpunimit të drogës. Gjatë përgjimit të një grupi që merrej me përpunimin dhe transportin në Shijak kanë rezultuar edhe emrat e këtyre ish zyrtarëve të cilët nuk kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të grupit, por zbulohen rastësisht nga përgjimet për gjëra të tjera.”

A ishte arrestimi i ish deputetëve si pasojë e presionint nga ndërkombëtarët?

Abilekaj: “Aksioni i policisë ndaj një grupi kaq të madh duhet përshëndetur. Për Ndokën mund të nisej një hetim për të shkuarën. Duke pasur parasysh se një njeri që pavarsisht me të shkuar kriminale është në parlament dhe pavarsisht se jep dorëheqjen vazhdon me aktivitet kriminal, duhet që kryeministri që krenohet me ligjin që dënon këdo, të japë një përgjigje. ”

Të pyetur për informacionet e deritanishme për situatën e deputetëve Ndoka dhe Çuko të ftuarit thanë se:

Bajrami: Kemi një frymë pozitive nga organet ligjzbatuese sepse nuk është hera e parë e një situate të tillë, më parë janë pluhurosur në regjistrat e prokurorisë, në rastin në fjalë kemi nje frymë ndryshe. Hetimi ka nisur në dhjetor të vitit 2016 pas dyshimeve për Abdylajt në zonën e Shijakut. ”

A kemi të bëjmë me nje rrjet të strukturuar kriminal?

“Sipas prokurorisë të gjithë janë të lidhur. Për Çukon hetimet janë për disa biseda mes shoferit dhe një ndërmjetësi ku diskutojnë per Olsin Karagjozin e dënuar në burg dhe transferimin e tij. Ku diskutohet për 3000 euro dhe një makinë për këtë transferim. Ndarja e këtij rrejti ka qenë e llahtarshme, në të gjithë tentakulat që përfshinin të gjithë Shqipërinë, janë përgjegjës për trafikimin e 2.7 tonëve kanabis në Itali. Korrupsione në polici, hipotekë. Hetimi është në zhvillim e sipër. ”

Kikia: “Operacioni u finalizua me ardhjen e drejtorint të policisë federalë gjermane. Unë mendoj që një nga arsyet e arrestimit të deputeteve ka qenë fakti se ka detyrim për të çuar në arrest dy ish zyrtarët. Çdo zbulim shkund të dhena për aktivitete te tjera. Ajo dosje është e përkthyer në gjermanisht, në mos ka ardhur gjermanisht dhe është përkthyer në shqip. Ata nuk mund të toleronin. Tani shpresoj të jenë mbledhur prova mjaftueshëm sepse ndodh që në fund në gjykatë shkojnë 3 vetë”.

Të ftuarit gjithashtu interpretuan dhe reagimet e kryeministrit Rama për këtë çështje.

Lela: “Nuk është se këto arrestime i vunë kapak të gjitha arrestimeve. Të mos gëzohemi sepse kjo që ka ndodhur ka qenë karrem ku ata kanë rënë në grep rastësisht. Ka disa implikime në këto arrestime, i moskapuri Lul Berisha ka marrë një certifikatë politike për lirim nga kryetari i Bashkisë së Durrësit. Implikim policor ka dhe tek peshqit më të mëdhënj, të moskapurit, mua më bën të dyshoj se ka pasur një sinjalizim. Këto arrestime janë pasoja të republikës së z.Rama. Këta dy zotërinj nuk besoj se janë në krye të babëzisë së zinxhirit ushqimor në politikë. Rama nuk e ka luksin e reagimeve.”

Abilekaj:“Në shijak nuk ka pasur asnjë lloj dekonspirimi. Ata që u kapën janë kokat e një organizate të njohur prej shumë vitesh dhe që kohët e fundit mbështetnin PS.”

Bajrami: “Lulzim Berishës i është bërë një kontroll banese pa një kontroll gjykate 24 orët e fudnit. Deri në këto momente nuk ka një urdhër arresti apo masë sigurie për të.”

Kikia: “Sipas atyre që kanë dalë, Lul Berisha nuk implikohet. I vetmi veprim që e implikon është kontrolli i banesës, por që nuk u gjet gjë. Mosimplikimi i tij mund të jetë taktikë e policisë për të mos dekonspiruar deri tani, nëse ai është i përfshirë”.

Të ftuarit gjithashtu folën edhe për reagimin e kreut të opozitës Lulzim Basha, ku u shpreh se peshku i madh është kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Lela: “Dako është i dyshuari i zakonshëm. Ajo që lexoj tek deklarata e z.Basha është se opozita do të vazhdojë me ritmin e përballjes për të shkuar tek “të tjerët” tek ata që janë me gjithë mend peshqit të mëdhenj. Sepse dyshoj shumë se këto janë ende pak dhe pse policia dhe prokuroria ka shumë punë për të bërë.”

Abilekaj: “Në fashikujt e prokurorisë në çështjen Babale-Alizoti ai ishte më shumë se kurrë nën akuzëm e krimit dhe kjo i erdhi në momentin e duhur.”

Rama ka deklaruar prisni deri nesër se aksioni vazhdon, a është ai në dijeni të të dhënave të tjera?

Lela: “Kjo është një rrezik tjetër pasi është veprim politik sërish. Ka një lloj bombardimi mediatik sepse nuk dihet se e gjithe kjo është një dalje apo është hetim me gjithë mend.”

Kikia: “Ky ka një dozë marketimi politik të të gjithë operacionit. Por pompimi është shumë i madh dhe kjo lidhet me maninë e qeverisë për ta vjelur këtë histori.”

Gjithashtu u dikutuar edhe për dorëheqjen e Arben Isarajt pas arrestimit të vëllait të tij.

Abilekaj: “Akti i Isarajt vuri në pozitë të vështirë ministrin e Brendshëm. Mesazhi i kësaj dorëheqeje është se ai mban një përgjegjësi morale. Dorëheqja e këtij zyrtari për shkak se iu arrestua vëllai e nxjerr zbuluar ministrin.”

Çfarë informacionesh ka deri më tani për lokalizimin e Klemend Balilit?

Bajramit: “Rasti i Balilit nuk ka qenë synim i këtij operacioni por ka qenë një informacion që ai ka qenë në një zonë të Sarandës por nuk e kanë gjetur. Bëhet fjalë për një kontroll rutinë sipas informacionit po nuk ka finalizuar këtë arrestim.”

Kikia: “Njerëz si Balili që kanë suport politik dhe popullor dijnë të fshihen. Shpresoj që të mos ketë dekonspirim.”

Rama u shpreh se nesër priten rezultate të tjera. Do të ketë emra të rinj apo finalizim të këtij operacioni në fjalë?

Lela: “Këto paralajmërime më duken pa sens. Ç’kuptim ka, njerëz të pushtetshëm ta bëjnë propagandën pas.”

Bajramaj: “Në këto moment në Shijak po bëhen akoma kontrolle banesah në kuadër të këtij operacioni. Nuk mund të flas me siguri, por jo zyrtarisht më është thënë që edhe në ditët në vijim do të ketë të tjera arrestime të forta.”/abcnews.al

sali-berisha-ne-abc-news-1.jpg
G. P.20:45 | 23/05/2018

Sali Berisha është shprehur në ABC News këtë të mërkurë rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend.

Ish-lideri historik i PD-së theksoi në studion e “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi se sipas tij, me deklaratat nga Gjirokastra, Rama e shkarkoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Rama me deklaratat nga Gjirokastra e shkarkoi Xhafën. Në qoftë se tha se do provohet unë do ndryshoj mendimin tha. Ai e dinte që është e vërtetë. Me këtë i tha Xhafajt përgatitu me ik”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri i vendit tha se Rama nuk ka bërë asnjë ekspertizë të audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt.

Sipas Berishës, qëllimi Ramës ishte t’i mbyllte gojën prokurorisë.

“Për të bërë një ekspertizë është kusht të marrësh zërin e dy palëve. Është kusht! Ku e mori zërin e Agronit dhe Veliut Edi Rama? Ku e çoi? Qëllimi i tij ishte t’i thoshte prokurorisë që mbylle gojën, qepe! Është një njeri i papërgjegjshëm që flet në këtë mënyrë. Nuk ka bërë asnjë ekspertizë. Ekspertiza ka rregullat e veta për t’u bërë”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit pranoi se opozita ka regjistrime të tjera, por që ai nuk është interesuar t’u njohë përmbajtjen.

“E vërteta është se regjistrime të tjera ka, por për përmbajtjen e tyre unë nuk jam interesuar. Pse nuk jam unë i interesuar? Sepse kur del mali ose kur del trungu, degët kanë pak rëndësi. Ajo që doli për Fatmir Xhafën është trungu. Ajo vërtetoi katërcipërisht se këtu është instaluar një narkoshtet. Fatmir Xhafaj do ikë. Taulant Balla do jetë ministri i ri i Brendshëm”, u shpreh ish-kryetari i PD-së.

/abcnews.al

ekstradimii.jpg
G. P.10:33 | 10/05/2018

Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte tema që u diskutua në Byro Politike.

Të ftuar: Mentor Kikia, drejtor i Klan Plus; Ferdinand Dervishi, gazetar; Aranita Brahaj dhe Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH.

Të ftuarit diskutuan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri si dhe çfarë sjell ky rast në lidhje me hapjen e dosjes “Hajdari”.

Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në lidhje me çështjen “Hajdari”, por vendimi për dënimin e tij është dhënë në mungesë, gjë që mund të risjellë sërish hapjen e dosjes, pasi ai ka të drejtën për t’u rigjykuar./abcnews.al

Juli-xhakoxhi.jpg
G. P.11:00 | 26/04/2018

Debati pas rekomandimit për çeljen e negociatave dhe Vettingu në drejtësi dhe polici ishin dy temat që u diskutuan në “Byro Politike”.

Të ftuar: Spartak Ngjela, kreu i “Ligj dhe Drejtësi”; Alfred Peza, gazetar dhe Enton Abilekaj, drejtor i Fax News.

Mes të ftuarve u diskutua rreth debatit që pasoi rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim nga Komisioni Europian.

Ndër të tjera u diskutua edhe rreth Vettingut në sistemin e drejtësisë./abcnews.al

byroja-13-pill.jpg
G. P.09:18 | 14/04/2018

Në “Byro Politike” u diskutua rreth incidenteve që ndodhen të enjten në seancën parlamentare, ku deputetë të opozitës bllokuan foltore dhe hodhën miell, ujë dhe letra drejt qeverisë.
Të ftuar: Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste; Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike; Alfred Peza, gazetar dhe Alfred Lela, gazetar.
Mes të ftuarve u diskutua rreth aksionit e opozitës të enjten në parlament, kur përdori miell, ujë dhe sende të tjera për të ndaluar së foluri, sipas tyre, qeverinë.
Në studio u fol se kjo lëvizje vjen pas protestës për Rrugën e Kombit dhe biznesit të vogël.
/abcnews.al

byroja-11-prill.jpg
G. P.11:30 | 12/04/2018

Në “Byro Politike” u diskutua për protestën e biznesit të vogël.

Të ftuar: Dashamir Shehi, kryetar i LZHK; Ilir Beqja, deputet i PS, Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë në PD dhe Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.

Mes të ftuarve u diskutua rreth protestës që biznesi i vogël mbajti për një orë të martën. Dashamir Shehi u shpreh në emision se do ishte më mirë që të përfshiheshin në protestë të gjitha bizneset pa përjashtim. Më tej, ai shtoi se shqiptarët dalëngadalë po hyjnë në rrugën europiane sepse po reagojnë, kur mbi ta vihen taksa të reja.

Ndërkohë, sipas deputetit të PS, Ilir Beqja, nuk është shtuar asnjë taksë pasi ato biznese që dolën në protestë janë pjesë e tregjeve, që nuk përfshihen në TVSH. Sipas tij, opozita ka manipuluar lidhur me këtë çështje./abcnews.al

BYRO-POLITIKE-04-PRILL-2018-1280x720.jpg
ent ela08:51 | 05/04/2018

Vendimi i marrë nga trupa gjyqësore e Kukësit në Gjykatën e Tiranës për 23 të ndaluarit e protestës kundër tarifës së rrugës së Kombit, është diskutuar në Byro Politike nga Milva Ikonomi, Enkelejd Alibeaj, Eduart Shalsi dhe gazetari Alfred Lela.

Sipas Alibeajt, ajo që ka ndodhur në këto 5 ditë tregon që sistemi politik ka rënë dhe populli ka vrarë frikën.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se shqiptarët sot duhet të zgjedhin t’i mirëmbajnë rrugët ose jo. Sipas tij, Rruga e Kombit ka filluar pa projekt dhe që nga viti 2012 është iniciuar një projekt për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ndërsa Milva Ekonomi tha se ka një mungesë komunikimi, sepse tarifa e rrugës është tarifë shërbimi. Sipas saj për banorët e Kukësit do të vihej një tarifë abonimi në 6 muajt e parë

Gazetari Alfred Lela ngriti një sërë pyetjesh në lidhje me abonimin, pasi sipas tij banorët e Kukësit nuk kërkojnë akses të shpejtë, por të lirë ose pa para./abcnews.al

byroja-teatri-1280x654.jpg
G. P.12:46 | 17/03/2018

Në “Byro Politike” u diskutua rreth Teatrit të ri Kombëtar.
Të ftuar: Bujar Kapexhiu, regjisor, aktor dhe karikaturist; Alfred Trebicka, regjisor dhe aktor, pedagog në Universitetin e Artit; Kastriot Çipi, regjisor; Armando Bora, regjisor.

Mes të ftuarve u fol rreth prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një të ri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono