jugu
Festa e Martial pas golit të dytë (29')

plazhi-vlore-1-1280x710.jpg
nev ila13:54 | 20/10/2019

Bregdeti në Vlorë është populluar nga shumë plazhistë këtë fundjavë. Temperaturat e larta kanë bërë që të huaj dhe vendas të lahen në det.

Në kryeqytet temperaturat e larta janë shqetësuese, por jo në Vlorë. Aty njerëzit janë zhveshur dhe po shijojnë ujin e Jonit.

Të rinj dhe të rritur zgjodhën plazhin për të kaluar fundjavën. Bregdeti është mbipopulluar dhe vështirë të besosh që kjo po ndodh në fund tetori. Lokalet dhe baret janë hapur. Xhirot vazhdojnë si në kohë sezoni. Vlora vazhdon të afrojë kushte ideale për të shijuar një të dielë të bukur.

Plazhe të populluara pati këtë fundjavë edhe në Durrës, Sarandë e Shëngjin. Operatorët turistikë tregojnë se drejt bregut shqiptar jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Derisa temperaturat të qëndrojnë të tilla, këto pamje do afrohen nga çdo plazh i vendit tonë./abcnews.al

marijuana.jpg
nev ila19:42 | 05/08/2019

Operacionet e Policisë së Gjirokastrës po zbulojnë vatra të reja të mbjella me bimë narkotike në jug të Shqipërisë. Në harkun e një jave policia ka njoftuar për tre raste të reja narkotikësh ndërkohë që kultivimi ka prekur zonat nga brezi kufitar me Greqinë në zonat e thella të Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës dhe Memaliajt.

Për herë të parë pas pesë vitesh kultivimi i marijuanës është rikthyer kohët e fundit edhe në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku policia ka proceduar penalisht disa persona.

Ndryshe nga vitet e tjera policia nuk ka dhënë detaje për numrin e bimëve të shkatërruara në shumë zona, por në disa raste ka njoftuar se ka bërë ndalime personash që akuzohen për kultivim të marijuanës.

Takimet e njëpasnjëshme të policisë më njësitë vendore edhe këtë vit nuk kanë mundur të frenojnë kultivimin e marijuanës në këtë qark që njihet nga më problematikët në gjithë vendin, vitet e fundit.

Shumica e marijuanës që kultivohet trafikohet drejt Greqisë fqinje për shkak edhe të afërsisë së zonave kufitare.

Vetëm muajin korrik policia greke e Janinës ka bllokuar në zonat kufitare me Shqipërinë dhjetëra kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona.

Një rast trafiku u godit ditët e fundit edhe në Pikën Kufitare të Qafëbotës në Sarandë, në kufi me Greqinë, në anën shqiptare, ku policia zbuloi një sasi të madhe narkotikesh dhe arrestoi një person.

Trafiku i narkotikëve në rajon ka fuqizuar grupet kriminale të cilat merren me organizimin e kultivimit dhe trafikimin drejt vendeve fqinje. Sipas vlerësimeve të policisë shqiptare trafiku i narkotikëve mbetet edhe krimi ndërkufitar më i përhapur në zonën mes Shqipërisë dhe Greqisë fqinje.

Krahas forcave policore kufitare shqiptare në këtë zonë prej gati dy muajsh po vepron edhe misioni FRONTEX me synimin për të frenuar trafikun e drogës dhe refugjatëve dhe bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të goditur rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të trafiqeve./VOA

stuhi-reshje.jpg
ad min17:43 | 11/07/2019

Në plazhet e jugut, reshjet e orëve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në bizneset përgjatë bregdetit. Në disa zona mungoi edhe energjia elektrike. Ndërsa në Devoll, fermerëve u janë shkatërruar hektarë me kultura të ndryshme.

Orët që lamë pas ishin mjaft të vështira për jugun e vendit. Disa akse të qytetit të Vlorës u përmbyten nga reshjet. Banorët u izoluan në shtëpi nga stuhitë. Probleme u konstatuan në segmentin Orikum-Radhimë, në disa plazhe u dëmtuan çadrat e shezllonet ndërsa mungoi edhe energjia elektrike.

Një incident u shënua në Orikum, ku roja bregdetare, u dëmtua në kokë duke u ngritur gjithçka kishte lënë pas moti i keq. I riu u transportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Dhërmi e Himarë, furtuna shkaktoi dëmtime në plazhe, hapësira private e publike, kryesisht në njësi që shërbenin si “beach bar-e”. Në Sarandë pemë e tabela reklamuese u rrëzuan, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Edhe ditën e enjte nuk është lejuar lundrimi jashtë gjirit të Vlorës duke anuluar itinerarin drejt ishullit të Sazanit. Moti i keq la pa prodhim këtë verë edhe fermerët e Devollit.

Stuhia dhe breshëri solli dëme të konsiderueshme në të gjitha kulturat. Në fshatin Baban, era e fortë ka shkatërruar dhjetëra hektarë të mbjellë me grurë, perime,por edhe parcelat me pemë frutore.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë bën të ditur se koha e keqe ka sjelle dëme në kulturat  bujqësore në 12 fshatra të zonës së Devollit./ABC News Albania 24/7

reti-duka.jpg
ad min21:53 | 07/12/2018

Reti Duka prej 27 vitesh jeton në Austri, ku edhe punon. Si punonjëse sociale ajo tregoi, në Shqipëri është e nevojshme ngritja e strukturave që garanton integrimin e njerëzve në shoqëri. Ajo tregoi në “Provokacija” se këtu ka njerëz që kanë nevojë të integrohen.

Reti Duka: Kjo është e veçanata e sistemit integrues dhe integrativ në Austri. Është një program i veçantë dhe specifik që u përket të gjithë brezave nga çdo vend që vijnë. Është një proces që do kisha shumë dëshirë dhe është ëndrra ime sikur të implementohet brenda vendit. Konsiston në ngritjen e strukturave, konkretisht në profesionin tim, të varura nga Ministria e Edukimit e përfshirë në ministrinë e Arsimit dhe kalon si kompetencë e bashkive dhe e vendeve qytezave, qoftë fshatrave dhe komunave. Fillon si një hierarki.

Mustafa Nano: Ti the në Shqipëri. Në Shqipëri ne nuk kemi njerëz që kanë nevojë që të integrohen.

Reti Duka: Po. Kemi njerëz që kanë nevojë të integrohen. Po të shikojmë veriu në Tiranë, jugu në Tiranë. Këto mbartin probleme shumë të mëdha, vështirësi që shfaqen fillimisht tek fëmijët sapo hynë në kopësht të cilët kanë dhe prindërit nga mbrapa./abcnews.al

JUGU-FESTE-BEKTASHIJE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.38-1280x720.jpg
ad min14:10 | 24/09/2018

Një ndër vendet e shenjta në jug të vendit, Teqeja e Baba Aliut Alipostivanit ka pritur të gjithë besimtarët bektashinj që festojnë Ditën e Ashures. Ky është një ritual që kryhet në 31 vende të botës.

31 vende të botës festojnë Ashuren. Besimtarët bektashinj mblidhen sëbashku dhe urojnë paqe e humanizëm.

Besimtari 1: “Është hera e tretë që po vijmë nga qershori e deri tani. Kam qenë edhe në Baba Tomorr, por këtu qenka vertëtë për të ardhur çdo muaj.”
Besimtari 2: “Është mrekulli.”
Besimtari 3: “Kemi ardhur këtu për Ditën e Ashures sepse është një festë e mrekullueshme, e mbarë , e mirë. Mbarë na qoftë për të gjithë njerëzimin.”

Në Përmet është “Teqeja e Baba Aliut”. Një vend i shenjtë që daton në vitin 1857 u shndërrua në destinacionin kryesor të besimtarëve bektashinj të të gjithë Jugut.

Besimtari 4: “Mbarësi për të gjithë popullin, për të gjithë ata që besojnë tek një Zot, por sidomos unë jam e befasuar sot.”
Besimtari 5: “Lumturi, mirëqenie dhe jetë të gjatë. ”

Teqeja u rindërtua dhe pasurua me tyrbe dhe ambiente të tjera në funksion të tyre, të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën me rrugë e shkallë betoni.

“Këtë ditë ne të gjithë bektashinjtë e quajmë ditë të veçantë, të bekuar dhe të shënuar.”

Ceremonia e festës së organizuar në Teqenë e Ali Postivanit në Përmet, një ndër komplekset më të mëdhaja të këtij besimi u drejtua nga shenjtëria e tij Baba Hekurani./abcnews.al

TERMETET-NE-JUG-VIJOJNE-1280x720.jpg
ent ela15:41 | 22/05/2018

Në rreth një javë Jugu i vendit është goditur nga 26 tërmete. Kjo është një zonë aktive në aspektin tektonik shpjegojnë sizmologët, të cilët thonë se lëkundjet vijojnë. Specialistët nuk përjashtojnë edhe goditje me intensitetin e atyre të ditëve të shkuara.

Lëkundjet e tokës vijojnë në jug të vendit, ndërsa sizmologët tregojnë se ato do të zgjasin deri në relaksimin e plotë të zonës në aspektin tektonik.

Goditjet janë më të lehta se ato të regjistruara në datat 14 dhe 20 maj në zonën e Vermikut megjithëkëtë specialistët nuk përjashtojnë mundësinë e riaktivizimit të një tërmeti me intensitetin e ditëve të shkuara.

 “Gjykuar nga ecuria e pasgoditjve, mangnituda është në rënie, por nuk përjashtohet riaktivizimi, sërish në këtë zonë ose në një tjetër fqinj”.

Kjo zonë sipas sizmologëve ështëe aktive në aspektin tektonik.

“Efekti njihet në mbarë botën kryesisht në zona me ndërtim gjeologjik të tillë. Jemi pranë vatrës së tërmetit të Tepelenës rënë në vitin 1920 me magnitude 6.4 që shkaktoi dëme të konsiderueshme deri në kështjellën e Beratit dhe pranë atij të Qafës së Llogarasë në vitin 1930 edhe ky  tërmet me pasoja”.

Në një jave jugu i vendit është goditur nga 26 tërmete. Me intensitet më të lartë ka qenë ai me magnitudë 4.2 i shkallës rihter i regjistruar mesditen e 14 majit dhe tërmeti me magnitudë 4.5 gradë i shkallës rihter më 20 maj. Të shtunën shpjegojë sizmologët kemi pasur të bëjmë me një çift tërmetesh që kanë goditur zonën në të njëjtën kohë prandaj ndjeshmëria dhe dëmet e shkaktuara kanë qenë më të mëdha.

KOREA-VERI-JUG-1280x720.jpg
ent ela18:31 | 17/05/2018

Me një deklaratë zyrtare, qeveria e Koresë së Veriut i është rikthyer gjuhës së ashpër ndaj fqinjit jugor. Peniani ka akuzuar Seulin për sjellje të papërgjegjshme dhe ka kërcënuar se pa një zgjidhje dypalëshe të problemeve nuk kthehet në tryezën e bisedimeve.

Regjimi në Korenë e Veriut ka përsëritur se nuk do të rifillojë bisedimet me Jugun derisa çështjet mes dy vendeve të jenë zgjidhur. Kryenegociatori i Penianit i cilësoi autoritetet në Seul si të papërgjegjshme dhe ritheksoi indinjatën për stërvitjen e përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Reagimi i Veriut ka ngritur dyshime edhe mbi mbajtjen e takimit të paralajmëruar për në qershor mes liderit Kim Jong un dhe presidentit Donald Trump. Jugu ishte vetofruar të vepronte si një urë lidhëse mes palëve, por tani ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Kryenegociatori i regjimit, Ri Son Guon në reagimin e tij përdori tone të ashpra ndaj fqinjit. Ai i kritikoi autoritetet lokale edhe për lejimin e “ndyrësirave”, siç i etiketoi dezertorët, të flisnin në Asamblenë Kombëtare të Seulit. Të martën Korea e Veriut u tërhoq nga takimi i planifikuar me Jugun për shkak të stërvitjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Më vonë qeveria vendase shpërndau një deklaratë ku paralajmëronte se mund të tërhiqej edhe nga samiti me Amerikën, nëse administrata Trump insiston për një çarmatim bërthamor të njëanshëm. Takimi i shumëpritur mes presidentit Trump dhe Kim Jong un është planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor. /abcnews.al

 

california-fires-3-pol-jt-171210_4x3_992.jpg
ad min19:41 | 11/12/2017

Zona përreth Santa Barbarës në jug të Kalifornisë është shndërruar në ferr, nga zjarret që përhapen me ritme të shpejta prej 7 ditësh.

Autoritetet kanë evakuuar deri më tani një numër tepër të madh banorësh, rreth 200 mijë, pasi flakët kanë djegur mijëra shtëpi në disa zona të banuara.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe tepër të madhe prej 930 kilometrash katrorë, një hapësirë sa Nju Jorku. Vatrat e zjarrit janë me qindra. Pavarësisht angazhimit të mijëra zjarrfikësve, zjarret po favorizohen nga erërat e thata dhe të forta me shpejtësi maksimale 80km/orë. Sipas përllogaritjeve, çdo ditë zjarret zgjerojnë sipërfaqen me 202 kilometër katrorë.

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të premten gjendjen e emergjencës në Kaliforni, ç’ka i hap rrugë përfshirjes në operacionet e shuarjes së flakëve edhe të agjencive federale. Vatrat e zjarrit të pagëzuara me emrin “Tomas” janë rasti i 5-të në historinë e Kalifornisë, me përmasa të tilla. Pak javë më parë, zjarret e shpërthyera në veri të këtij shteti federal i morën jetën 44 personave dhe shkrumbuan 8 900 shtëpi./Tv Klan


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono