jug

destinacione.jpg
G. P.20:08 | 28/07/2019

Kësaj here ekipi i Edicionit Veror përshkroi me një anije të gjithë destinacionet më të bukura të Jugut. Sëbashku me ta ishin edhe shumë turistë të cilët u shprehën të mahnitur nga bukuritë e vendit, por edhe delfinët, të cilët dhuruan një pamje të rrallë gjatë udhëtimit.

Në ndalesën e parë në plazhin e Akuariumit mësuam se ky vend është një ndër më të kërkuarit nga turistët dhe është akoma publik. Plazhi i Akuariumit është i aksesueshëm nga toka, përveçse nga deti.

Destinacioni i dytë ishte Jala, ndërsa ndalesa e radhës ishte Shpella e Pëllumbave. Ky vend është i aksesueshëm vetëm me anë të detit. Për të gjithë ata që duan aventurën mund të bëhet edhe duke zbritur majën e Malit të Thepisur. Pika e fundit që u vizitua ishte Shpella e Piratëve.

Turistët u shprehën të gëzuar për të gjitha vendet që vizituan. Ndër ta kishte edhe të huaj të cilët thanë se Shqipëria është si një surprizë për ta pasi është një vend i bukur me një det të bukur./abcnews.al

TAKSE-FORCE-NE-VLORE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:08 | 25/07/2019

 

Pas ultimatumit nga ministrat Lleshaj dhe Klosi, Task Force ka nisur kontrollet e plazheve në jug të vendit. Nga monitorimi i 66 stacioneve plazhi në Vlorë, shumë prej tyre nuk kanë lidhur kontratë me pushtetin vendor. Megjithatë kanë kulla vrojtimi dhe sinjalistikë ujore.

Në Himarë, inspektimi ka prekur deri më tani 80 stacione plazhi, nga të cilat është konstatuar se në  disa stacione nuk ka ende vrojtues për shkak se janë në proces ende të trajtimit dhe marrjes së certifikates, kurse rreth 90% e tyre nuk kanë një kontratë të lidhur me  bashkinë Himarë. Në bashkinë Sarandë, janë evidentuar gjithsej 104 stacione plazhi, ku disa prej tyre nuk kanë kontratë me bashkinë. Aksioni i Task Forcës vazhdon në të gjithë bregdetin. /ABC news Albania 24/7

ndotja-ne-jug.mp4_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela11:50 | 01/07/2019

Këtë fundjavë një pjesë e ujërave në jug të vendit janë ndotur nga mbetjet që duket se kanë ardhur nga fqinjët grekë. Sipas informacioneve që ABC News ka siguruar përmes autoriteteve kufitare në Vlorë, dyshohet se mbetjet kanë ardhur nga anijet greke, të cilat shkarkojnë në det të hapur dhe tri orë më vonë ato shfaqen në brigjet e Shqipërisë, kryesisht në Jale. Pushuesit në këtë zonë janë befasuar kur kanë parë një ndotje të tillë masive në detin Jon. Për të marrë masa lidhur me këtë ngjarje pala shqiptare fillimisht po kërkon informacion dhe po bën verifikimet se nga zbarkojnë mbeturina të tilla.   /ABC News Albania 24/7

15-pril-1280x771.jpg
Sej rie22:03 | 15/04/2019

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. NDERSA vranësira të dendura, rrebeshe shiu si edhe herë pas-here stuhi ere PARAQITEN Brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.

Sipas MeteoAlb: MOTI i paqëndrueshëm do të VIJOJE të mbetet prezent duke kushtëzuar alternime kthjellimesh të pakta POR vranësira të shpeshta, KU më të dukshme PARAQITEN në Qëndër dhe Juglindje të vendit duke gjeneruar shira. POR mesdita dhe kryesisht pasditja SJELL shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, KU reshjet e shiut më të dendura PARAQITEN në rajonin Jugor.

Temperaturat e ajrit kanë mbtur kostante në mëngjes POR rritje të lehtë sjellin orët e mesditës  ku vlerat minimale dhe maksimale priten  nga 5°C deri në 22 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al

stuhi-vdekjeprurese-shba.jpg
nev ila16:36 | 15/04/2019

Stuhi të forta kane goditur jugun e Shteteve të Bashkuara, të shoqëruara me tornado që kanë lënë pas viktima e dëme materiale.

Autoritetet në qytetin Franklin, në pjesën qendrore të Teksasit, njoftojnë për dëme materiale në komunitetet e zonës. Ato janë goditur nga tre tornado me shpejtësi ere prej 225 km/orë.

Ekipet e ndihmave kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët dhe për të analizuar dëmet. Dy banorë janë lënduar në këtë qytet dhe po marrin mjekim në spital.

Ndërkaq, në pjesën lindore të Teksasit, autoritetet njoftojnë se dy fëmijë me moshë 3 dhe 8 vjeç gjetën vdekjen kur era e fortë rrëzoi një pemë mbi familjen e makinës gjatë udhëtimit./abcnews.al

MITROVICE-REPORTAZH-IDRO-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela15:45 | 04/03/2019

Mbetet ende i ndarë qyteti i Mitrovicës, ku jugu dhe veriu funksionojnë si dy pjesë të ndryshme të së njëjtës pjesë. Por tashmë të gjitha betejat mbeten politike.

Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën e Mitrovicës së jugut, një shesh, në qytetin e tij, Isa Boletini, heroi i shqiptarëve. Sheshi tjetër kryesor i Mitrovicës së veriut, Car Llazari, knezi hero i serbëve.

Ashtu si simbolika e këtyre dy shesheve të një qyteti dikur simbol i Kosovës, tani i ndarë në gjithçka gati paralele.

Ura mbi lumë ka qenë arenë e përleshjeve dhe simbol i ndarjes. Tani aty gjithçka është më qetë dhe si për ironi kjo zonë quhet parku i paqes. Tani duket se betejat megjithatë janë më shumë politike dhe me flamuj.

Organizata Aktiv. Në këto hapësira bëhet debat dhe shkruhen platforma e ide për Kosovën. Serbët e veriut janë mjaft aktiv në pro dhe kundër.

Miodrag Millicevic, është prishtinas. Si ekspert i organizatës, thotë se në jug kanë frikë në veri kanë shpresë.

Miograd milicevic. Organizata “Aktiv”, Mitrovicë:  “Në gjithë këtë paqartësi është vështirë të thuhet se për cfarë po flitet. Nëse shikoni disa sondazhe në opinion për ndarjen do të shihni se shumica janë pro ndarjes në veri, por jo edhe në jug pasi ndarja etnike nuk është zgjidhje e mirë. Të gjithë kanë harruar se Kosova është ndërtuar në baza të bashkëjetesës, por edhe në Mitrovicën e veriut ky është shembull dhe mund të jetojnë bashkë.

Kjo pjesë ka qenë për kohë të gjatë territor i pashkelur për shqiptarët. Në veri pak kanë ngelur për të jetuar. Për serbët kjo ka qenë një fortesë”.

Politika e Serbisë është se Kosova nuk mund të fitoj gjithçka, por duhet edhe Serbia. Serbët e Kosovës janë mbledhur tek lista serbe që ka shumicën. Ata mbajnë linjën e Beogradit.

Igor Simic, është deputet në kuvendin e Kosovës. Idetë për përkufizim ngjallen përplasje mes serbësh.  Kritikave u përgjigjet duke thënë se zgjidhja sjell paqe.

Igor Simic, Lista Serbe:  “Nëse duam paqe në këto hapësira dhe  të ndalojmë elementet ekstreme tek serbët dhe shqiptarët duhet të arrijmë një marrëveshje të kompromisit. Si deputet kurrë nuk do ta mbështes një zgjidhje të keqe për serbët, qofshin në jug apo veri. Por, njësoj askush nga lista serbe nuk dëshiron një marrëveshje që përkeqëson jetën e fqinjëve tanë shqiptarë”.

Një gjendje pasigurie u pat krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç. Serbët protestuan pas taksës së Kosovës, por gjithçka ngeli qetë.

Mahalla e Boshnjakeve, lagjia ku jetojnë të përzier. Këtu fillojnë flamujt shqiptarë dhe një realitet tjetër. Thellë në këtë lagje jeton familja Rugova. Kur janë kthyer pas luftës në pjesën veriore, nuk kanë gjëtur shumë paqe. Tani jetojnë qetë dhe janë kundër ndarjes pasi nuk duan shpërngulje.

Simbolika e ndarjes në këtë qytet megjithatë ka ngelë. Shumë përpjekje për integrimin e veriut kanë dështuar, por disi natyrshëm banorët lëvizin. Përkufizimi, shkëmbimi, ndarja, bashkimi, demarkacioni apo statusi i veçantë janë idetë pasi këtu thuhet se “çdo gjë mund të jetë rock n’ roll” dhe në tavolinen e bisedimeve. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono