Joshua Kimmich

Kimmich.jpg
Igli Nikolli17:19 | 08/12/2019

Bayern Munchen u mund sërish në kampionat. Ekipi bavarez zhvilloi një lojë shumë të mirë, humbi shumë raste, por në fund doli pa pikë nga transferta kundër M’Gladbach, ekipit që kryeson Bundesligën.

Joshua Kimmich nuk e fsheh trishtimin e tij në një prononcim për mediat gjermane pas humbjes së dytë radhazi, teksa diferenca me kreun ka shkuar në 7 pikë. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe Bayern do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Jam shumë i mërzitur. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, kishim shumë mundësi për të shënuar, por nuk ia dolëm të gjenim golin. Komanduam ndeshjen edhe në pjesën e dytë. M’Gladbach u rifut në lojë, por nuk krijuan raste flagrante. Kemi zhvilluar dy ndeshje pozitive kundër Leverkusen dhe M’Gladbach, por i humbëm të dyja“, thekson Kimmich. /abcnews.al

Bayern-1.png
Vladimir Prenga19:34 | 22/11/2019

Barcelona kërkon një mbrojtës të djathtë dhe objektivi kryesor është lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich. “Xholi” i bavarezëve i ka bindur të gjithë me cilësitë e tij dhe Mundo Deportivo shkruan se katalanasit po mundohen ta transferojnë lojtarin në fjalë.

Nëse nuk arrijnë tek ai, atëherë kanë një plan B. Lukas Klostermann, lojtari i kombëtares gjermane dhe Leipzig, luan në qendër dhe në të djathtë të prapavijës dhe është një emër interesant për Barcelonën.

Në fakt në Spanjë duhet të mendojnë pikërisht për planin B, pasi gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan në llogarinë e tij se Barcelona ka zero shanse për ta transferuar Kimich. Bavarezët e konsiderojnë të pashitshëm futbollistin e tyre dhe Falk kur bëhet fjalë për lëvizjet te kampionët e Gjermanisë, nuk është nga ata që gabon. / abcnews.al

Neuer.jpg
Igli Nikolli17:00 | 23/09/2019

Në kombëtaren gjermane ka një çështje në lidhje me portën. Manuel Neuer është prej vitesh titullar, ndërsa Marc-Andre Ter Stegen nuk po arrin ta rrëzojë nga froni.

“Gardiani” i Bayernit ka hasur vështirësi këto vitet e fundit, por porta i është besuar gjithmonë atij. Rritja e homologut që mbron portën e Barcelonës është e jashtëzakonshme dhe Ter Stegen është sot një ndër më të mirët në rolin e tij.

27-vjeçari mendon se e meriton një shans për të qenë titullar, por diçka e tillë po vonon. Fjalët e tij nuk janë pëlqyer dhe palët janë ndarë në mendime të ndryshme.

I fundit që ka folur në lidhje me këtë temë është Joshua Kimmich. “Xholi” i ekipit bavarez tenton të ulë tensionin dhe e thjeshton situatën e krijuar në prononcimin e dhënë për “ZDF”.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për fjalët e Marc. Ai tha vetëm që kishte mbetur i zhgënjyer që nuk ka luajtur dhe unë e kuptoj shumë mirë. Në asnjë moment nuk e ka sulmuar kurrë Neuer. Nuk ka asnjë debat dhe problem midis të dyve. Mendimi im në lidhje me titullarin? Pritjet e Manuel tregojnë se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me këtë temë. Neuer e meriton rolin e titullarit”, komentoi Kimmich. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono