jordania

panuc.png
G. P.13:05 | 11/10/2018

Kristian Panuçi, nën presion të madh në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve. Trajneri flet për mungesat dhe nuk premton rezultat, ndërsa ka kritika nga presidenti Duka.

Mbetëm me një fitore në 6 ndeshje. Rezultatet nuk janë aspak të mira, edhe pas barazimit me Jordaninë, dhe trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, për një moment nuk e përballoi dot presionin. Kjo u duk kur refuzoi të fliste për “Supersportin”.

Një moment dobësie, padyshim, ndonëse jo i vetmi në futboll, pasi mjafton të kujtojmë se Sër Aleks Fergusoni nuk foli për të famshmen BBC për plot 7 vjet. Panuçi, gjithsesi, doli në konferencë për mediat, por nuk premtoi rezultat në Izrael, për Ligën e Kombeve.

“Unë nuk mund t’i blej lojtarët në kombëtare. Në këtë moment, jemi këta që jemi, në këtë ndeshje bëra 6 zëvendësime, ndërsa shumë titullarë nuk luajtën. Jam i detyruar qëë të bëj ndryshime. Nëse do t’i kishim të gjithë lojtarët, do ta kisha një ide më të qartë. Në ndeshjet e para, Lihtenshtajn, Maqedoni, Spanjë, Itali, luajtëm vazhdimit me skemën 4-3-3. me Turqinë po ashtu. Kur nuk i ke lojtarët, do të ndryshosh. Gjithsesi, unë jam i bindur se kjo skuadër mund të shkojë në Izrael dhe t’ia dalë, por kemi shumë mungesa”, tha ai.

Italiani kurseu disa nga lojtarët për Izraelin, duke bërë shumë ndryshime. Hysaj, Memushaj e Basha ishin disa nga ata që nuk luajtën, ndërsa trajneri u pyet për shqetësimet në mbrojtje.

“Të shohim sesi do të luajmë në Izrael. Tani duhet të rikuperojmë. Mavraj kishte 9 muaj që nuk luante, sapo ka nisur tek Arisi. Edhe Gjimshiti ka luajtur pak, ndaj doja që të lodheshin më pak. Për fat të keq, Gjimshiti luajti 90 minuta sepse Mihaj u dëmtua. Të shohim edhe sesi do të luajë Izraeli, por nuk është problemi nëse luajmë me tre apo me katër, por sesi të shënojmë gol, sepse luajmë mirë por nuk shënojmë”, u shpreh trajneri.

Një sinjal jo plotësisht pozitiv erdhi nga kreu i Federatës, Duka. Gjithsesi, pak besohet se trajneri rrezikon postin, edhe nëse nuk ia del në Izrael. Burime në Federatë bëjnë me dijë se Duka nuk do të nxitohet, pavarësisht nga ecuria negative. Problemet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk do të ishte e lehtë të nisej tani gjithçka nga e para./abcnews.al

KOMBETARJA-1280x720.jpg
ent ela22:06 | 10/10/2018

Kombëtarja nuk arriti dot më shumë se barazimin, në miqësoren ndaj Jordanisë në “Elbasan Arena”. Gjithsesi, loja e ekipit përfaqësues dha shpresë për rezultat pozitiv në Izrael.

Rezultati nuk kënaqi, veçse loja po.

Kjo ishte pikërisht gjëja më e rëndësishme e sfidës së kombëtares shqiptare ndaj Jordanisë në “Elbasan Arena”, miqësorja e zgjedhur para duelit në Izrael për Ligën e Kombeve.

Trajneri Panuçi habiti që në fillim duke hedhur në fushë një formacion me mjaft ndryshime nga ai që ishte dhënë në media.

Në portë ishte Berisha, ndërsa luajtën Mihaj dhe Manaj.

Po ashtu, kapiten ishte Mavraj, ndërsa u mendua për Lilën.

Edhe pse interesimi ishte tepër I ulët dhe në “Elbasan Arena” ishin vetëm rreth 1 000 tifozë, sërish kombëtarja bëri një ndeshje të mirë, duke marrë parasysh edhe ndryshimet dhe mungesat.

Pa lojtarë të tillë si Sadiku apo Roshi, dhe me Memushajn që nuk u preferua këtë herë, ekipi përfaqësues vështirë se mund të bënte më shumë.

Jordania pati vetëm një rast, që në minutat e para, ndërsa më pas, iniciativa ishte plotësisht e kuqezinjve që krijuan disa mundësi dhe mund të kishin shënuar të paktën dy gola.

Rastet ishin të njëpasnjëshën, me Grezdën, Lilën, dy herë me Manajn, Balajn, Veselin apo Uzunin

Po ashtu, Grezda pretendoi për penallti, por që nuk u akordua nga gjyqtari.

Prova e përgjithshme përpara Izraelit mund të quhet pozitive, dhe kombëtarja besohet se shkon për rezultat në ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Panuçi pati parasysh pikërisht sfidën e së dielës, duke kursyer Memushajn, e duke lënë në fushë nga 45 minuta shumicën e lojtarëve kryesorë. /abcnews.al

 

shqiperia-norvegjia-1280x661.jpg
G. P.13:18 | 16/04/2018

Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për t’u luajtur në datë 20 Nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 Tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.
Sipas një njoftimi të FSHF-s, përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë, e cila vjen në Shqipëri për t’u ndeshur me ekipin e drejtuar nga Kristian Panuçi. Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve.
Plotësohet kështu edhe kuadri i 6 ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA Nations League, si dhe dy ballafaqimet miqësore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono