jordan daci

BYRO-POLITIKE-15-TETOR-2018-1280x720.jpg
ent ela21:50 | 15/10/2018

Paketa antishpifje e propozuar nga kryeministrit Rama është diskutuar në studion e “Byro Politike” nga juristi Jordan Daci, kryeredaktori i Klan Plus Mentor Kikia, gazetari, Mark Marku dhe deputeti Klevi Balliu.

Deputeti demokrat Balliu, nga ana ligjore është e pamundur pasi duhet të ndryshohet kodi penal. Sipas tij kryeministri Rama do të krijojë këtë ligj për t’u mbrojtur nga denoncimet.

“Rama krijon ligj për t’u mbrojtur nga denoncimet, nga ana ligjore është e pamundur se që të bëhet duhet të ndryshohet kodi penal. Rama ka hall politik që sot është në ditët e fundit, se këta njerëz të cilët kanë bërë krime e kanë grabitur qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ky është halli i tij”.

Nga ana e tij juristi Daci, duke fajësuar politikën ëpr këtë situatë që jemi sot, tha se shpifja dhe fyerja janë dy fenomene negative që cënojnë integritein e një personi dhe duhet ndëshkuar.

“Shpifja dhe fyerja janë dy fenomene negative që cënojnë integritein e një personi, që duhet ndëshkuar është pa asnjë lloj dileme. Është problematike, nëse politika jonë do ishte largpamëse dhe e zgjuar të gjithë janë fajtorë për këtë situatë që jemi sot”.

Në këndvështrimine tij Kikia e sheh si një nevojë urgjente rregullimin e sistemit të informimit, pasi shkatërron të drejtën e njeriut dhe gazetarinë.

“Sistemi ynë i informimit ka nevojë urgjente për t’u rregulluar dhe shqetësimi i Kryeminsitrit lidhet me shpifjet që adresohen ndaj qeverisë, por unë interesohem për shpifjet ndaj qyteraëve. Ky mekanizëm dueht rregulluar urgjent. Se[pse ka shkatërruar të drejtën e njeriut dhe gazetarinë”.

Ndërkaq sipas Markut një ligj i tillë që do të ishte vetëvrasje nga pikëmpja e Ramës , që tregon se rama ose është në pikë të hallit, ose do të heqë vëmendjen nga ndonjë skandal i radhës.

“Edhe mund të tentojë. Një ligj i tillë për mendimin tim do të ishte vetëvrasje nga pikëpamja e Ramës, ose do të terheqë vemendjen, ose është në pikë të hallit nga ndonjë skandal i ardhshëm. Është gjobë shumë e ashpër, nuk ka nevojë të ashpërsohet se 30 mln është 10 vjet punë me rrogën mesatare”. /abcnews.al

 

BYRO-DT-10-1280x720.jpg
ent ela21:17 | 10/10/2018

Video-përgjimi i Alizotit i publikuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji një ditë më parë në studion e Opinion, është diskutuar në studion e Byro Politike në një panel juristësh dhe gazetarësh. I pyetur nga gazetari Spartak Koka  se sa i besueshëm është ky përgjim, juristi Jordan Daci u shpreh se juridikisht nuk është provë.

“Juridikisht video përgjimi që nuk është i autorizuar nga gjykata nuk ka vlerë, por edhe nëse është i autorizuar, është indicie, por nuk është provë”.

Sipas juristit Daci përveç përgjimit parandalues nga gjykata dhe prokuroria, të gjitha përgjimet e tjera janë të dënueshme.

“Kemi dy lloj përgjime që është parandalues dhe nuk përbën prove dhe përgjime nga gjykata e Prokuroria. Të gjitha përgjimet e tjera janë të dënueshme, por nuk mund të merret provë”.

Ndërkaq juristi Shefqet Muçi theksoi se tani që çështja u lëkund, masa e sigurisë ndaj Alizotit mund të ndryshojë.

“Tani që çështja u lëkund masa e sigurisë së tij mund të ndryshojë. Video-përgjimi i djeshëm ka të njëjtën vlerë, sikurse audio përgjimi parë, por rëndësi ka ajo se çfarë përmban”.

Ndërsa gazetari Armand Bajrami shpjegoi se  video-regjistrimi i mbrëmshëm as nuk e pohon dhe as nuk e rrëzon akuzën, por angazhon prokurorinë, që pas sekuestrimit do jetë marrja në pyetje e Alizotit për sqarimin e situatës.

“Pas sekuestrimit do jetë marrja në pyetje e Alizotit për sqarimin e situatës.  Kemi një video të titruar më dëgjim jo të saktë dhe  me zë të fshirë, që më krijon bindjen se ndërsa video e mëparshme është e dyshimtë s’mund ta zhvlerësojmë më një tjetër të dyshimtë.  Është një bisedë e nxjerrë nga konteksti. Nuk e dimë kush është personi tjetër që flet. Nuk e dimë në ç’ kushte është bërë”./abcnews.al

BYRO-DT-10.mpg_snapshot_16.08-1280x720.jpg
G. P.20:56 | 10/10/2018

Në puntatën e radhës të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi u diskutua për ngjarjet më të rëndësishme politike në vend. Përpjekje për të hedhur dritë për ato personazhe që me dashje apo pa dashje janë bërë pjesë e realitetit politik në vend. Të ftuarit e sotëm ishin: Shefqet Muçi jurist, Jordan Daci jurist, Spartak Koka gazetar, Armand Bajrami gazetar.

Diskutim mbi dosjen “Babale” dhe audiopërgjimin e famshëm të kësaj çështjeje të lançuar që në maj të këtij viti. Fillimisht u bë një përmendje kronologjike e situatës. Ku u tregua se Alfred Alizoti ka pranuar se ishte ai që fliste ne audiopërgjim, kjo gjë e pasqyruar dhe në tabulatet telefonike. Alizoti në deklarimet para prokurorëve tha se i kishte premtuar një shumë prej 200.000 mijë eurosh dhe fakti që nuk kishte marrë këto para kishte bërë që të vetëdeklarohej.

Sipas Kokës, nga publikimi i videos mbrëmjen e kaluar situata ka marrë nje tjetër rrjedhë, prokuroria sqaroi se Alizoti është shoqëruar nga punonjës të policisë Fier më 1 qershor pas kërkesës së porkurorisë. Sipas të ftuarve, gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si person që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar duke bërë biseda për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audiopërgjimit.

Muçi shprehet se ajo që e ngatërron problemin është vetë politika. Kemi të bëjmë më ndërhyrjen në pushtetin gjyqësor. Duke u marrë me provat organet e shtetit deformojnë provat dhe disinformojnë publikut dhe çorjentojnë organet e drejtësisë. Sipas Dacit duhet të rezervohemi me daljen e konkluzioneve të prerave pasi mund të dalin surpriza nga ekspertiza. Përderisa nuk ka një provë të qartë nuk mund të shërbejnë.

Muçi: Me sistemin e drejtësisë në përballje të çështjeve Xhisiela-Babale çorientojne prokurorinë, nuk u interesojnë popullit por vetëm atyre që kërkojnë të shmangin vëmendjen e popullit nga hallet e përditshme.

Daci: “Gjykata e Krimeve të Rënda Gestapo moderne me zero pafajësi, njerëzit po masakrohen nga ky sistem dhe kjo lloj qasje, jo vetëm dëmton drejtësinë por edhe interesat e qytetarëve.”/abcnews.al

jordan-daci.jpg
ent ela21:44 | 15/08/2018

Përfaqësuesi i Qendrës Shqiptare për Shtetin e së Drejtës profesor doktor Jordan Daci thotë se është e nevojshme që politika në Shqipëri të arrijnë një konsensus edhe më të gjerë për të tejkaluar ngërçin e krijuar me zbatimin e reformës në drejtësi, sesa ai që u desh për miratimin e saj. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” eksperti i çështjeve ligjore bën një analizë të ecurisë së procesit deri më tani. Ai thotë se do të ishte iluzion po të mendohej se gjithçka do të shkonte në mënyrë perfekte. Vonesat sipas tij lidhen me mungesën e vullnetit të një pjesë të politikës për ta zbatuar reformën, nga frika e ndëshkimit:

“Përtej deklaratave që bën, në thelb politika nuk është e gjitha pro reformës. Arsyeja numër një është vetë risku që ata shohin, tashmë ata kanë një shembull që janë gjyqtarët dhe prokurorët dhe e shohin me rrezik qënien e tyre, me ngritjen sidomos të strukturave si SPAKU (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar) dhe Prokuroria e Posaçme, të cilat do hetojnë dhe që besoj se do të çojnë në gjykimin edhe politikanë aktualë”, thotë ai.

2 vite më parë parlamenti shqiptar miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Dy vjet më vonë procesi ka rritur shqetësimet e ekspertëve të fushës lidhur me afatet e përfundimit të saj, që nënkupton jo vetëm përfundimin e procesit të rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve por dhe ngritjen e funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Si pasojë e procesit të rivlerësimit Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë kanë dalë jashtë funksionit. Kjo për shkak të numrit të reduktuar të anëtarëve, por dhe mosmarrëveshjeve politike që e kanë bërë të pamundur deri më tani, plotësimin me anëtarë të rinj. Reforma parashikon dhe ngritjen e disa struktura të reja të rëndësishme, siç janë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK-un) pjesë e së cilës do të jetë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që në fokus do të ketë rastet e korrupsionit tek zyrtarët.

Lidhur me afatet e përfundimit të reformës zoti Daci thotë se “një përkrahje më e madhe financiare për strukturat e vetigut mund ta nxiste procesin. Nëse punohet me një ritëm 50 për qind më shumë sesa sot, reforma mund të mbyllej në 3 apo 4 vite”.

Por eksperti ligjor thotë se afatet nuk duhet të shqetësojnë askënd, pasi kjo është dëshmi e seriozitetit të insitucioneve të vetingut dhe nevojës për vazhdimin e frymës së reformës edhe pas përfundimit të tij.

Një nga çështjet e rëndësishme që sipas ekspertit duhet të marrë përgjigje është ajo se çfarë duhet të ndodhë me gjyqtarët dhe prokurorët të larguar nga sistemit për shkak të vetingut. Sipas ekspertit ndaj tyre “duhet të vijohet më tej me hetime pasi kalimi në veting” siç thotë ai “nuk i shmang ata nga veprat penale që mund të kenë kryer nëse gjithnjë janë autorë dhe do provohet bazuar në ligj”. /VOA

enkelejdi-hajro-1280x659.jpg
G. P.17:20 | 12/03/2018

Problemet që janë hasur gjatë vënies në zbatim të ndryshimeve që ka pësuar Kodi i Procedurës mblodhën në një tryezë diskutimi gjyqtarë, prokurorë e avokatë.

Sipas kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro, ndryshimet nuk janë paraprirë nga një studim i detajuar që do të ndihmonte mirëimplementimin e tyre.

Kryegjyqtarja përmendi probleme të infrastrukturës në dhomën penale, si edhe fluksin e madh të çështjeve, me të cilën përballen gjyqtarët e Tiranës. Ndërsa avokati Jordan Daci, evidentoi probleme ligjore, sipas tij, në ndryshimet që ka pësuar Kodi i Procedurës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono