Jonila Godole

godole-1.jpg
in a22:57 | 08/11/2019

Jonila Godole e ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, është ndalur fillimisht tek fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke. E pyetur për një reagim të saj në rrjetin social “Facebook” , Godole shprehet se i qëndron atij mendimi dhe se Handke nuk e meritonte çmimin Nobel.

Debati më i fundit që ka përfshirë vendin, 75-vjetori i Luftës së Dytë Botërore është komentur në studio me Jonila Godolen.

“Kur flitet për historinë flitet në mënyrë të njëanshme, nuk kam dëgjuar asnjë historian të flasë bazuar tek faktet dhe dokumentat”, tha Godole. Si studiuese e shkencave të komunikimit më shqetëson njëashmëria se si ne vendosim se kush do të jetë hero.

“Luftën nuk e kanë bërë vetëm ata, por ku janë heronjtë e tjerë”, ngre pyetjen Godole.

E pyetur se përse antikomunistët e ngrenë më shumë zërin kur janë të majtët në pushtet, Godole thotë së shtresat e përndjekura nuk duhet të kishin bërë asnjë kompromis pa u vendosur drejtësia.

“Në një studim të bërë, është vënë re se në kohën që kemi pasur Partinë Socialiste deri në vitin 2013-të, dëmshpërblimet janë ndërprerë, ndërsa pas 2013-tës, kemi një tjetër qasje të qeverisë Rama. Ajo që nuk i fal të djathtës është ngritja e një memoriali për viktimat e komunizmit. Do të ishte më mirë që historia të shikohej në shumë plane, duhet të kishim pak moral si shoqëri, si politikë, që ta shikonim historinë në mënyrë më të hapur, sepse vetëm kështu mund të ketë paqe mes nesh”, thekson Godole.

“Qeveria duhet të mos kishte në fokusin e vet kaq shumë votat e elektoratit, kënaqjen e elektoratit të vet personal, por interesin e të gjithë shqiptarëve, kjo do të tregonte se me të vërtetë mund të kishte një reformim brenda PS-së”, u shpreh Godole./abcnews.al

godole.png
in a16:43 | 06/11/2019

Mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në ABC News me Mirela Milorin,  pedagogia Jonila Godole. E pyetur për debatin e shumë përfolur për nderimin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore, Godole u shpreh se, fotografitë ka ditë që janë vendosur, duke shkaktuar edhe debate të shumta. Vendosja e portreteve të atyre që nuk kanë marrë pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e justifikon termin heronj, tha Pedagogia.

“Nëse do të ishin me të vërtet përfaqësues, të ideve, lirisë, që kishin një synim të përbashkët që Shqipëria të çlirohej, nuk do të kishte shkaktuar shumë debat, por në fakt në ato mungojnë emra që vërtet kanë sakrifikuar”, u shpreh Godole.

“Do të ishtë mirë që të kishim paqe me njëri-tjetrin, pasi të kemi sqaruar se kush ështe historia që ne duam të kujtojmë atehërë mund të ulemi dhe ti përcjellim të rinjve atë që vërtet duhet të njohin. Ka një pasaktësi të organizatorëve. Nuk më duket me vend se si i kemi prezantuar martirët. Duhet të kishim gjetur një mënyrë më origjiniale”, tha Godole.

Sipas pedagoges historia duhet të shkruhet me qetësi në mënyrë që ne të shfletojmë saktë historinë e Shqipërisë dhe kjo mund të arrihet vetëm duke ruajtur dokumentat. “Ne nuk ja kemi dalë në tre dedaka të bënim një rishikim të historisë. E vërteta historike është utopike sepse historia nuk është statike, por një dit do të vijë brez i cili do ta zbardhë historinë por qe do të jetë shumë vonë”, tha ndër të tjera Godole./abcnews.al

jonila-godole.png
ad min21:41 | 09/11/2018

Pedagogia Jonila Godole ishte e ftuar në “Provokacija” këtë të premte në ABC News. Ajo foli rreth dekomunizimit që duhet të ndodhë në Shqipëri. Sipas saj duhet të ketë një ballafaqim me të shkuarën në mënyrë që ne si shqiptarë të respektojmë veten.

“Unë do thosha që jam pro ballafaqimit që ne kemi dhe duhet të kemi si shoqëri me të shkuarën. Për këtë jam shumë e prerë që ballafaqimi duhet të jetë i detyrueshëm nëse ne duam të vazhdojmë përpara dhe të jemi një shoqëri që të na respektojnë të tjerët, duhet të respektojmë veten dhe veten e respektojmë kur e shikojmë në sy veten tonë kush jemi, nga kemi ardhur, çfarë kemi bërë dhe të mbajmë përgjegjësi për ato që kemi bërë dhe që s’kanë qenë shumë të mira. Kjo është. Për të pasur një identitet, që e ka gjermani, francezi, italiani. Ne nuk kemi asnjë identitet. Pra jemi njerëz që i kalojmë ato etapat historike siç i kalojmë. S’mbajmë përgjegjësi se çfarë ndodh. Gjithmonë kërkojmë t’ia hedhim fajin të tjerëve. Kjo për mua është shumë e rëndësishme dhe jam shumë këmbëngulëse që ne duhet të flasim për të shkuarën më të largët, por edhe atë më të afërt, po themi komunizmin, por edhe deri në ’97-n, edhe fillimi i ’90-s ka qenë shumë problematik”, tha Godole.

Askush nuk do të futet në skuatat e errëta të historisë tha Godole, por përsa i përket disa kombeve të tjera, ato e kanë bërë ballafaqimin me të shkuarën sipas saj. Më pas ndryshimi ka ardhur duke ndryshuar kurrikula, ligje, apo duke vendosur dhe përmendore.

“Jemi të detyruar që ta bëjmë, sepse ka viktima. Pra çdo gjë që kemi bërë dhe që bëjmë ka pasoja. Dhe këto pasoja sjellin viktima. Dhe këta viktima janë aty dhe ne duhet të përballemi me ata”, u shpreh pedagogia.

“Ne pa bërë një proces të dekomunizimit, ku futet ndryshimi i simbolikave të caktuara, rrugëve, ndryshimi i emrave të shkollave. Ne çojmë fëmijët në shkolla, ku ata nuk e kanë idenë ku shkojnë, ku po të gërmosh gjen që ata kanë qenë kriminelë dhe ti po çon fëmijën të studiojë të ajo shkollë”, tha Godole.

E pyetur nga moderatori Mustafa Nana, Godole tha se në Shqipëri ka akoma enveristë.

Mustafa Nano: Ti mendon që sot ka enveristë? Ta heqim termin komunistë nga biseda. Ka enveristë sot në Shqipëri?

Jonila Godole: Po! Mendoj që ka enveristë sot në Shqipëri, siç mendoj që ka komunistë jo, por neokomunistët e rinj marksistët, të cilët do jenë gjithmonë aty. Ka enveristë që e kanë kuptuar fare mirë që ajo që u instaloi Enver Hoxha me shpurën e vet atëherë nuk ishte diçka që duhet lavdëruar, por ata kanë pasur shumë përfitime dhe çdo mohim i asaj epoke që ka qenë do të bënte që ata të humbisnin.

Ajo tregoi se për të është problematike fakti që Nexhmije Hoxha edhe pas rënies së diktaturës nuk ka reflektuar mbi gabimet e sistemit që drejtoi bashkëshorti i saj.

“Kam parë intervista që ka bërë në Shqipëri, të cilat për mua kanë qenë shumë problematike, por i kam parë dhe intervista që i ka dhënë jashtë. Janë bërë disa dokumentarë jashtë dhe vazhdojnë transmetohen, pa reflektuar njësoj si gratë e liderëve të tjerë të lindjes. Absolutisht të bindura që ato kanë punuar në një sistem të mirë dhe gjatë rrugës janë bërë gabime, por kauza ka qenë e drejtë”, u shpreh ajo.

Në fund, Godole tha se duhet të përfundojë procesi i njohjes me të shkuarën, sepse përndryshe nuk do të zbulohet kurrë e vërteta. Fakti që gjërat nuk janë sqaruar akoma në 2018-n mund të jetë bërë një përzierje e madhe ku edhe persona që kanë qenë në burg për arsye të ndryshme, kanë përfituar njësoj si të përndjekurit politikë.

“Sa më shumë të zgjatë procesi siç ne e kemi nga ’90-a e deri më sot, procesi që lihet në heshtje, në gri, në hije, gjithë ajo që ka ndodhur atëherë, aq më shumë do mbulohen fakte të ndryshme historike dhe dy do përzihen ata që ti i quan, të përndjekur që kanë qenë për bindje politike, të përzier me të tjerë që mund të kenë qenë të burgosur për arsye të tjera, por në ’90-ën kaluan te fronti i gjerë që u hap atëherë që të gjithë kanë qenë të përndjekur, pra kush ka qenë nëpër burgje. Dhe kjo është e sigurt, në vitin 2018 duke qenë se shumë gjëra nuk u sqaruan që në fillim të viteve ‘90, ti ke shumë të drejtë që tani mund të jetë bërë një miks i madh, një përzierje e madhe në të gjitha anët. Dhe kjo është diçka që nuk na ndihmon shumë që sigurimi në Shqipëri dhe të gjitha institucionet e tjera kishin si moto sesi të fusim dhe në rrethin e të internuarve  dhe të burgosurve sesi të infiltrojmë persona që të pranojnë si të bëhen bashkëpunëtorë. Hapja e dosjeve na tregon se sa e mpleksur është kjo histori dhe sa shumë duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për atë kohë”, tha Godole.

JONILA-GODOLE-TIRANA-LEXON.mpg_snapshot_01.52-1280x720.jpg
ent ela16:50 | 22/10/2018

“Tirana Lexon” këtë vit në qender të leximit dhe diskutimeve ka “Identiteti dhe kujtesa”. Jonila Godole thotë se autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj do të ndajnë me publikun qasjet e tyre autobiografike në vepra. Rënien e leximit tek brezi i ri, Godole e lidh edhe me përzgjedhje të veprave jo efikase në kurrikulat shkollore.

Kujtesa dhe identiteti është në fokus të “Tirana Lexon” këtë vit. Ditët e leximit nisën me shkrimtaren e Besa Myftiu me romanin , “Dashuria në kohën e komunizmit” Jonila Godole thotë se përballja e lexuesve me autorin është shumë e rëndësishme dhe kjo nxit në një formë leximin tek brezi i ri.

Jonila Godole, ideatore e “Tirana Lexon”: “Pjesë nga jeta e tyre personale, se i i kanë shkruar këto libra, cilin personazh kanë pasur në kokë, cilin komshi ose kush i ka frymëzuar për ta shkruar?!… Kjo është një gjë shumë e rrallë. Nëse lexuesi shkon tek panairi dhe blen librin, ose shkon në librari dhe blen librin, blen thjesht një libër, por nuk ia ka idenë se kush është autori që fshihet pas saj. Pra kontakti me lexuesin është ai që i bën të rinjtë shumë më të lidhur pas librit sidomos e të tjerët.”

Kësaj here do të ketë njën ndërthurje mes autorëve shqiptarë dhe të huaj për të folur mes ngjizjes së veprave të tyre që lidhen me identitetin dhe kujtesën.

“Në kuartetin kombëtar, ditën e mërkurë, në të cilin do të prezantohen veprat e katër autorëve: “Kohë e pamjaftueshmë” nag Elena Kadare, “A është vallë njeri” nga Primo Levi, “Valsi i lumturisë” nga Ylljet Aliçka dhe “Më kujtohet nga” Ylli Demneri, pra kemi autobiografi plus një biografi ë rrëfehet.”

Është fakt që leximi ka rënë ndjeshëm referuar edhe statistikave të INSTAT-it, por Godole thotë se kjo është një formë, ajo sheh si shqetësim përzgjedhjen e veprave në kurrikulat shkollore.

“Ne shpresojmë që me aktivitetet tona të sjellim bashkë shkrimtarët këtu të cilët lexojnë nga tekstet e tyre dhe prezantojnë veten e tyre para të rinjve dhe përpara publikut shqiptar. Shpresojmë që të zgjojmë interesin e tyre për librat që ne prezantojmë dhe për autorët që ne prezantojmë. Por patjetër kjo gjë nuk zgjidhet kaq kolla, kjo duhet që të zgjidhet në disa nivele mund të ketë politika të caktuara të leximit. Varet nga politikat që përzgjidhen nga ministria në kurrikulën shkollore. Të cilat janë libra që në thelb duhet të lexojnë shijen e lexuesit të ri me vlerat të larta estetike dhe kjo jo gjithmonë ka ndodhur. Ne e dijmë shumë mirë se jetojmë në këtë realitet. Në çastin që ti e dëmton shijen e dikujt për letërsi, atëhere është shumë e veshtirë për ta rikuperuar atë. Do të duhen breza që kjo të ndryshojë pas nga vitet ’90 e deri tani kurrikula është e mbushur me vepra të cilat në thelb nuk kanë ndonjë vlerë të lartë estetike dhe artistike, jo më pastaj për të folur për vlera ideore.”

Aktiviteti “Tirana Lexon”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në trend jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera./abcnews.al

PROVOKACIJA-1280x720.jpg
ent ela08:13 | 04/04/2018

Në episodin e tetë të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin të ftuar:

1.Mark Marku, i cili foli për protestën kundër tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit, të cilën e cilësoi shpresdhënëse, në një kohë që qeveria po ushtron kontroll dhe arrogancë kudo, kur ka shumë tension për shkak të gjendjes ekonomike e rritjes së taksave, ndërsa dhuna e ushtruar sipas tij është simbolike. Ai foli edhe për rolin e opozitës dhe qeverisjen e Ramës.

2.Teuta Toska, gjuhëtare. Ka folur për komunikimin publik, studimin e gjuhës shqipe, përdorimin e gjuhës, çështje që prekin më shumë sistemin gjuhësor, gegërishten dhe toskërishten. Sipas saj problemi më i rëndësishëm tani është që standardi i gjuhës shqipe duhet të mësohet. Për Toskën, hapja e nivelit leksikor është shumë e rëndësishme, ku pjesë e debatit është çështja e strukturave sintaksore.

3. Ardian Civici në “Provokacija” ka folur për librin “Mentaliteti antikapitalist” nga Ludwig von Mises dhe disa çështje të ekonomisë që përfshihen në këtë libër.

4.Jonila Godole, pedagogia ka folur për debatin e fundit për LGBT dhe pyetjet që ngre ndaj Ministrisë në lidhje me kurrikulën për këtë çështje. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono