Johannes Hahn

hahn.jpg
ad min14:11 | 31/10/2019

Komisioneri evropian për zgjerimin Johanes Hahn, tha se është i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, do të ndryshojë së shpejti.

“Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Hahn në Tëitter.

Komisioneri Hahn takoi në Bruksel së bashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor./ABC News Albania

hahn.jpg
ad min13:07 | 18/10/2019

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, komisionari për zgjerimin Johannes Hahn ka thënë se liderët e Europës dështuan që të realizuar premtimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE.

“Liderët e Bashkimit Europian dështuan që të realizojnë premtimin e tyre për të çelur procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është shumë zhgënjyese. Shtetet anëtare të BE-së tashmë duhet të qartësojnë se sa seriozë janë me angazhimin e tyre për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Falenderoj të gjithë ata që u investuan plotësisht mbrëmjen e djeshme për të arritur një vendim të një rëndësie strategjike për Bashkimin e Europian. Ata luftuan për të dhënë një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn në Twitter.

Hahn thekson se vendimi negativ mund të sjellë pasoja negative në lidhje me destabilizmin e Ballkanit Perëndimor.

“Siç u shpreha edhe në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për Bashkimin Europian. Refuzimi për të pranuar progresin e vërtetuar do të ketë pasoja negative, përfshi këtu edhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor me ndikim të madh edhe në Bashkimin Europian. Është përgjegjësia jonë që të qëndrojmë pranë vendeve, qytetarët e të cilëve janë me të drejtë shumë të zhgënjyer. Do të vazhdoj të bëj gjithçka që t’i mbështes. Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE është dhe do të mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të përbashkët”, thotë Hahn.

Reagon ashpër ish-kryeministri suedez: Bllokimi i negociatave, nuk është gjë e vogël

/abcnews.al

edi-rama-dhe-hahn.jpg
ad min12:36 | 17/10/2019

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn pas takimit me kryeministrin Rama në Bruksel deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj për çeljen e negociatave. Hahn u shpreh i bindur se për vendin tonë duhen hapur negociatat ndërkohë që nëse kjo gjë nuk ndodh komisioneri siguroi se kjo nuk do të jetë për shkak të dështimit të qeverisë apo Shqipërisë por për shkak të axhendës së Këshillit Europian. Edhe kryeministri Rama konfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet duke kujtuar se qasja e Francës lidhet me kërkesën e saj për reformimin e Bashkimit Europian.

Vendimin që Këshilli Europian do të marrë në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë, Edi Rama do ta mësojë drejtpërdrejtë nga Brukseli. Komisioneri për Zgjerim Johahnes Hahn në takimin e zhvilluar 24 orë përpara vendimmarrjes finale të Këshillit e siguroi kreun e qeverisë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

Pavarësisht vendimmarrjes, komisioneri nxiti qeverinë të mos ndërpresë rrugën e reformave. Garancinë e marrë nga komisioneri Hahn, Edi Rama dëshiroi ta nënvizoi për t’i treguar edhe opozitës shqiptare se në rast dështimi përgjegjësia nuk është e qeverisë së drejtuar prej tij.

Kryeministri garantoi se reformat e qeverisë do të vazhdojnë për të pasur një Shqipëri europiane, pavarësisht qasjeve të Brukselit, Londrës, Parisit, apo Berlinit./ABC News Albania

finlanda.jpg
ad min23:05 | 15/10/2019

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së nuk arritën të gjejnë një qëndrim unanim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë shtypi në përfundim të takimit, ministrja finlandeze për Europën dhe komisioneri Johanes Hahn ia kaluan përgjegjësinë e vendimit Këshillit Europian.

Ndonëse nuk e konsiderojnë Ballkanin Perëndimor një “oborr” të kontinentit të vjetër, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së nuk kanë arritur të bien dakord mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në përfundim të takimit të shumëpritur të së martës, ku çështja e zgjerimit ishte pjesë e rëndësishme e agjendës së bisedimeve, ministrja e finlandeze për Europën, Titi Tupurainen dhe komisioneri në ikje për Zgjerimin Johanes Hahn munudën vetëm të konfirmonin përgjegjësinë që kanë kundrejt rajonit dhe kalimin e topit në fushën e Këshillit Europian.

Tytti Tuppurainen, ministre për Europën e Finlandës: Për fat të keq sot Këshilli nuk ishte në gjendje të merrte një vendim unanim. Më vjen keq për këtë. Sidoqoftë, bisedimet ishin të dobishme për të kuptuar qëndrimet e vendeve anëtare. Dhe mesa kuptova unë, presidenti i KE-së, zoti Tusk, synon ta fusë këtë çështje në debatin e samitit të ardhshëm të Këshillit.

Duke qëndruar në të njëjtat linja, komisioneri Hahn vuri megjithatë në dukje se shumica e vendeve anëtare janë pro hapjes së negociatave, me përjashtim të tre skeptikeve, të cilave nuk ua përmendi emrat.

Johannes Hahn, komisioner i BE për Zgjerimin: Shumica e vendeve kanë mbështetur rekomandimet e Komisionit, jo për herë të parë, por për herë të dytë brenda 16 muajsh. Kjo nuk është risi, por jemi këtu ku jemi dhe mua më vjen keq që ky nuk është momenti më i mirë për BE-në.

Hahn theksoi se drita jeshile tani nuk do të thotë hapje negociatash menjëherë, pasi hapja e dy kapitujve të parë, 23 e 24 do bëhet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, si Hahn edhe ministrja Tupurainen shprehën besimin se në samitin e krerëve të shteteve anëtare më vonë gjatë javës do të merret vendimi i duhur politik për të rivendosur besimin e Ballkanit tek BE-ja./abcnews.al

hahn.jpg
ad min12:42 | 30/07/2019

Në një intervistë për austriaken “Der Standard”, komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn është shprehur qartë se vendi ynë është ende prapa për sa i përket hapjes së negociatave. Kjo pasi sipas tij qeveria e kryeministrit Rama ka problem me dialogun.

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën austriake”Der Standard”, flet për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka lavdëruar qeverinë në Shkup, e për sa I përket hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Hahn shprehet qartë se Shqipëria është pas Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se dhe pse po punohet ende që të dyja vendet të nisin negociatat, nuk është sekret se vlerësimi për Maqedoninë e Veriut mes vendeve anëtare është më i mirë.

“Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht”, vijon ai. “Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Por Maqedonia e Veriut jo vetëm ka arritur reformat e kërkuara, por ka nënshkruar edhe marrëveshjen historike të Prespës dhe gjithashtu një traktat miqësie me Bullgarinë”.

Për sa i përket vendit tonë Hahn vë në dukje se në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka vështirësi për të udhëhequr dialogun dhe aktualisht ka një procedurë për shkarkimin e Presidentit. Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit të Shqipërisë.

Në intervistë, Hahn thotë se një ndër kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka nisur të ndryshojë retorikën e saj. Megjithatë ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë edhe qëndrimin, përveç retorikës./ABC News Albania 24/7

HAHN-NE-BEOGRAD-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 26/07/2019

Gjatë vizitës në Serbi, komisioneri i Bashkimit Europian Johanes Hahn u shpreh optimist për faktin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të hapin negociatat për anëtarësimin në BE në shtator.

Komisari i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, është në fund të mandatit. Por, ka arritur në Serbi për të diskutuar edhe një herë për politikën në Ballkan. Ai ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinën e bisedimeve për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ai ka theksuar se kjo pritet të ndodh pasi të jetë qartësuar situata politike në Kosovë me zgjedhje. Progresi do të vlerësohet ashtu siç shpreson çeljen e negociatave për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Johannes Hahn, Komisioner i BE: “Nuk ka arsye për të humbur kohë dhe shpresoj të ndodhë brenda shtatorit si është paralajmëruar. Pa progress dhe një zgjidhje të qëndrueshme nuk mund të bëjmë asgjë. Progresi duhet vlerësuar sic është rasti i Maqedonisë së veriut dhe shpresoj që jepet një dritë jeshile edhe për Shqipërinë, që të hapë negociatat ashtu si kemi bërë me Serbinë dhe Malin e Zi”.

Serbia, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, shpreson që Kosova do të rishqyrtoj disa vendime të sajat dhe se do të mund të kthehen sërish bisedimet. Sipas saj, pasojat e mungesës së tij vërehen dhe bashkëpunimi rajonal është e vetmja mënyrë për progres për qytetarët.

Ana Brnabic, Kryeministre e Serbisë: “Ne do t’i përgjigjemi cdo nisme në të cilën jemi të ftuar do të jemi aty dhe do të japim mesazhe pozitive për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ripajtimin e popullit shqiptar dhe serb”.

Hahn ka takuar edhe presidentin Vuçiç në një takim jashtë publikut, kurse pavarësisht pozitave të reja që mund të ketë, ai do të angazhohet për Ballkanin sikurse edhe strukturat e ardhshme të BE-së. /ABC News Albania 24/7

 

hahn.jpg
ad min15:09 | 02/04/2019

Komisioneri Europian për zgjerimin, Johanes Hahn, deklaroi se komisioni do të paraqesë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn komentoi dhe protestat në disa vende te rajonit, duke kundërshtuar shprehjen “Pranvera e Ballkanit”.

Komisioni Europian është i vendosur të paraqesë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në raportin që pritet të publikohet në 29 Maj. Kështu është shprehur komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn gjatë një shkëmbimi idesh me komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin: Ne në Komisionin Europian do të prezantojmë raportin tonë vjetor lidhur me vlerësimin e reformave të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në fund të Majit. Ne do të bëjmë një rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por dhe Shqipërinë. Kjo do bëhet zyrtarisht, veçanërisht në vijim të hapave që ka bërë Maqedonia e Veriut. Mendoj se është tashmë vërtetë koha për këtë. Një vit më parë patëm një qëndrim pozitiv të 25 deri në 26 shtete anëtare për këtë. Çështja e emrit u zgjidh dhe tani mendoj, se duhet të hedhim hapin e ardhshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve, Hahn ka bërë dallimin midisi protestave në Ballkanin Perëndimor, duke kundërshtuar termin “Pranvera e Ballkanit”. Ai ka siguruar skeptikët e zgjerimit, se procesi i paraanëtarësimit i nënshtrohet unanimitetit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin: Unë nuk do të përdorja termin “Pranvera e Ballkanit, pasi protestat në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri bëhen për arsye dhe motive të ndryshme. Ka shumë çështje të politikës së brendshme që lidhen me këto protesta dhe vijnë si rrjedhim i pakënaqësisë kundrejt qeverive aktuale. Unë dua të shoh shumë pozitivisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por rrjedhimisht edhe me Shqipërinë. Secili bëhet nervoz për këtë, por kjo nuk do të thotë gjë tjetër, përveçse që ne do të mund të fillojmë përgatitjet për hapjen e kapitujve të parë të negociatave. Dhe për këtë kërkohet vendim unanim i të gjitha shteteve anëtare. Pra, vlerësimi i përmbushjes së kritereve kërkon një vendim unanim. Por mesazhi ynë duhet tê jetë nga ana tjetër, se nëse partnerët tanë përmbushin kriteret për hapjen e negociatave, edhe ne duhet të reagojmë pozitivisht. 

Johannes Hahn ka qetësuar skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit, duke thënë se për Kroacinë janë dashur 8 vjet negociata. Sipas Hahn, negociatat me vendet kandidate aktuale do marrin më shumë kohë./abcnews.al

HAHN-SHKUP-MBULIM.mpg_snapshot_00.18-1280x700.jpg
ad min14:19 | 29/03/2019

Gjatë vizitës së tij në Serbi, komisioneri europian për Zgjerim, Johanes Hahn, u shpreh se bllokimi i dialogut me Kosovën nuk mund të pengojën integrimin europian të vendit.

Komisioneri europian për Zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi në Beograd se është i shqetësuar për bllokimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por gjithsesi sipas tij kjo nuk mund të jetë arsye për ndalimin e procesit të integrimit europian të Serbisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, në konferencën e tij të përbashkët për shtyp me kryeministren Ana Brnabiç, Hahn theksoi se do të ishte e papritur që të ndalonte çdo gjë vetëm për shkak të bllokimit të dialogut.

Ai u treguar optimist për rrugën europiane të Serbisë duke thënë se po vazhdojnë përgatitjet për hapjen edhe të një kapitulli në bisedat për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian.

Mbrëmjen e së enjtes Hahn është takuar dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç./abcnews.al

mogerini-han.jpg
ad min10:47 | 21/02/2019

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisioneri për zgjerim Johannes Hahn kanë reaguar nëpërmjet një deklarate të përbashkët për shtyp për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri e për protestën e organizuar nga opozita.

“Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.

Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.

Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, përfundon deklarata e përbashkët e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe komisionerit për zgjerim Johannes Hahn./abcnews.al

GettyImages-695142488-714x480.jpg
ad min13:30 | 06/02/2019

Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter, komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, uroi Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO. Ndër të tjera, ai shkruan se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Menjëherë pas nënshkrimit të protokollit për në NATO, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Ai në mënyrë ironike ka uruar nënshkrimin e protokollit duke theksuar se pas situatës së sapokrijuar është koha për një strategji të re nacionale.

Maqedonia gjatë bisedimeve për emrin hoqi dorë nga pothuajse gjithçka, ndërsa Greqia fitoi gjithçka. Pas kësaj situate të sapokrijuar, nevojitet një paradigmë e re për emrin dhe identitetin, shkruan ai ndër të tjera./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono