Johanes Hahn

Johanes-Han-Reuters-Francois-Lenoir.jpg
nev ila13:18 | 15/04/2019

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA.

Në këtë kontekst, siç shkruan “The Washington Post”, ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, SHBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.

Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, në “vendin e shoferit” në rajon, ishte Washingtoni dhe jo Brukseli.

“Ndersa sote kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian dhe në rajon“, tha Hahn.

Shpresa  e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës për zgjidhjen e konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy vendeve do të mbulonte fushat përtej kufijve. Sipas komisionerit evropian:

Një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave, tani për tani askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final. Një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë pjesë e saj, nëse palët dëshirojnë”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe:

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”, shprehet Johanes Hahn për Washington Post./abcnews.al

SHQIPERIA-BE-HAHN.mpg_snapshot_00.00.jpg
G. P.23:01 | 30/11/2018

Komisioneri europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn do të vizitojë të hënën e ardhshme Kosovën për të biseduar me autoritetet vendase mbi marrëdhëniet me Serbinë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare dhe ato serbe, sipas të cilave në fokus të vizitës së Hahn do të jetë taksa e vendosur nga Prishtina për produktet serbe.

Burimet nënvizojnë se pritet që komisioneri të përsërisë qëndrimin e Bashkimit Europian që taksa të hiqet dhe për këtë qëllim ai do të takohet edhe me zyrtarët e doganave. Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj deklaroi se Kosova nuk do të përkulet përpara presioneve ndërkombëtare dhe se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë./abcnews.al

federica_mogherini_credit_eu_commission-1280x853.jpeg
G. P.14:08 | 01/10/2018

Me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp Federika Mogerini dhe Johanes Hahn kanë përshëndetur rezultatin e referendumit të së dielës në Maqedoni për çështje e emrit. Ata thanë se tashmë është rradha e parlamentit të vendit për të vazhduar me zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Shkupit dhe Athinës.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp u shprehën se e mbështesin marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ndërsa për referendumin e të dielës ata u shprehën se në mënyrë të qetë dhe demokratike pjesa më e madhe e atyre që shfrytëzuan të drejtën e votës, i thanë “po” Marrëveshjes së Prespës për emrin dhe për rrugën evropiane. Më tej ata theksojnë se tashëm është rradha e parlamentit të maqedonisë për të vazhduar me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese”.

Ata theksuan se ky është një rast historik për vendin. Jo vetëm për stabilitetin në rajon, por edhe për progresin e vendosur në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më pas Mogerini dhe Hahn bënë që të gjithë aktorët politik dhe institucional të veprojnë në kuadër të përgjegjësisë së tyre kushtetuese jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë ta mbështesë vendin dhe qytetarët e saj, përfundon deklarata e përbashkët e tyre./abcnews.al

MBULIM-HAHN-VIZAT.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.10:00 | 26/09/2018

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm të Kosovës Begjet Pacolli, është angazhuar për përparimin në dialogun me Serbinë. Ai nënvizon se një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme do të ishte në të mirë të rajonit. Hahn ka shtuar se Kosova është afër liberalizimit të vizave me vendet e Shengenit pasi Komisioni Evropian miratoi propozimin e raportueses Tanja Fajon. Takimi midis eurokomisionerit Hahn dhe ministrit Pacolli është zhvilluar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./abcnews.al

HAHN-SHKUP-MBULIM.mpg_snapshot_00.18-1280x700.jpg
G. P.14:30 | 17/09/2018

Po sot në Shkup ndodhet edhe një tjeter zyrtar i rëndësishëm i Brukselit, Johanes Hahn. Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka folur në hapje të konferencës. “Ditët e medias Bashkim Europian – Ballkan Perëdimor”. Ai deklaroi se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian për sa kohë nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

“Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, ekziston mundësia që të stopohet procesi i anëtarësimit në BE”, deklaroi komisioneri evropian. Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.

Më tej, gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.
“Liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur”, ka theksuar Hahn, duke bërë apel për reformim të sistemit të drejtësisë./abcnews.al

vlcsnap-error997-1280x720.jpg
ent ela14:34 | 23/02/2018

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker dhe Eurokomisioneri për Fqinjësinë e Mirë Johanes Hahn do të mbërrijnë në Tiranë më datë 25 shkurt.

Në kuadër të vizitës së tyre në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si deklaroi edhe zëdhënësi i KE-së, qëllimi është diskutimi i strategjisë së zgjerimit të këtij komisioni. Në Tiranë presidenti Juncker dhe komisioneri Hahn do të zhvillojne takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Turi i takimeve, përpara atij në Sofje në 17 Maj do të përmbyllet në këtë qytet, i cili mban edhe Presidencën e Bashkimit Europian në këtë mandat./abcnews.al

vlcsnap-error425.jpg
us er21:27 | 09/11/2017

Kryeministri Edi Rama shoqëroi në qytetin bregdetar të Vlorës komisionerin Hahn, në një ceremoni për përfundimin e projektit të Lungomares, të bashkëfinancuar nga BE. Rama tha se investimet europiane do të vazhdojnë.

2 vite dhe 15 milionë euro më vonë…

“Unë jam shumë krenar, edhe në emër të ekipit tim, që jam këtu me ju sot, që të ndaj me ju pikërisht këtë arritje, që të kuptojmë se cili është ndikimi që u japim në qytetarëve për të përdorur këtë pjesë të bregdetit dita-ditës. Punimet janë mbaruar tashmë, të paktën për fazën e parë”.

Komisioneri për fqinjësinë e mirë Johannes Hahn dhe shefja e delegacionit europian në shqipëri Romana Vlahutin ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për atë që do të jetë edhe vepra e artit që do të zbukurojë projektin e financuar nga BE, Lungomare.

Kryeministri Edi Rama foli për investimet europiane dhe Rilindjen urbane.

“Një vepër që do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e Komisionit Europian dhe që është vetëm pjesa e parë e një zhvillimi të mëtejshëm. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e transfromimeve që ka sjellë Rilindja Urbane në të gjitha qytetet e Shqiperisë, me afro 500 projekte që do të vazhdojnë edhe gjatë këtij 4-vjeçari, duke u shtrirë më thellë në zonat periferike dhe në zonat rurale. Nuk vjen për të zbukuruar, në kuptimin sipërfaqësor të fjalës, po vjen për të nxitur ekonominë, për të nxitur turizmin, për të nxitur punësimin”.

Më pas ishte vetë komisioneri Johannes Hahn i cili i dorëzoi fituesit çmimin e Komisionit për konkursin e artit për Lungomare.

Më duket vetja sikur jam në ceremoninë e çmimeve Oscar, atehëre, fituesi është Gentjan Tabaku, urime”./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono