jo me kercenim

TRUMP-KTHIMI-1280x720.jpg
ent ela17:50 | 13/06/2018

I sapokthyer në Shtetet e Bashkuara pas samitit të Singaporit, presidenti amerikan Donald Trump ka nxituar të qetësojë qytetarët amerikanë, duke deklaruar se Korea e Veriut nuk është më një kërcënim bërthamor.

Korea e Veriut nuk përbën më një kërcënim bërthamor dhe nuk është më problemi më i madh e më i rrezikshëm për Shtetet e Bashkuara. Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump, i sapokthyer në Uashington nga Singapori, ku u takua me liderin koreano-verior Kim Jong Un. “Të gjithë tani mund të ndihen më të sigurtë se në ditën kur unë mora detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Korea e Veriut”, ka thënë Trump. Ai ka theksuar se, takimi me Kim ishte një eksperiencë pozitive dhe interesante dhe ka shtuar se Korea ka një potencial të madh përpara saj. Takimi i së martës ishte i pari mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri koreano-verior. Ai erdhi pas një seri testesh bërthamore të kryera nga regjimi i Penianit dhe një seri fyerjesh e ofendimesh mes Trump dhe Kim, që rritën frikën për luftë. Pas takimit, në një konferencë shtypi Trump tha se do të lehtësojë sanksionet ndaj Veriut, por kjo sipas tij nuk do të ndodhë menjëherë. Mediat koreane ndërkohë e promovuan samitin si një event të suksesshëm, duke nënvizuar se presidenti amerikan ka në plan të ndërpresë stërvitjet ushtarake me Jugun fqinj. Gjithashtu, Kim dhe Trump ftuan njëri-tjetrin për vizitë në vendet përkatëse, ftesa që u pranuan me kënaqësi, shkruan agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA. /abcnewsw.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono