jete

inc_4.jpg
ad min12:17 | 05/08/2019

Një aksident i rëndë rrugor u ka morë jetën dy shqiptarëve në Itali. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, ku makina tip Golf me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Viktimat janë Dorian Myftaraj 24 vjeç dhe Rruzhdi Karreci 37-vjeç. Ky i fundit, një figurë e njohur nga autoritetet italiane, pasi ishte arrestuar në 2018 për shpërndarje të lëndëve narkotike. Nuk ka një dinamikë të ngjarjes, por policia dyshon se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e lartë. Të dy shqiptarët mësohet se udhëtonin pa rrip sigurimi./abcnews.al

vlore-1280x718.jpg
ad min08:30 | 05/08/2019

Ka ndërruar jetë në spital, Arben Beqiraj, i cili u sulmua me armë pasditen e se dielës nga një sulm me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër. Sipas burimeve spitalore Beqiraj i cili mori gjashtë plumba, vdiq rreth orës 1 pas mesnatës. Bashkë me të u plagosen edhe djali i tij Egert Beqiraj, nipi  Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes u larguan në drejtim të Pyllit të Sodës. Në ndihmë të policisë së Vlorës për kapjen e tyre janë edhe Forcat Speciale të Fierit. Gjatë gjithë natës janë shoqëruar më shumë se 20 persona, të cilët ndodheshin në lokal dhe në zonë kohën kur familja Beqiraj u qëllua me breshëri kallashnikovi.  Dy autorët e identifikuar, me iniciale SH.L dhe E.XH fillimisht patën një konflikt verbal me viktimën, pronar i lokalit.

Palët janë rrahur dhe fizikisht por pas kësaj autorët shkuan tek makina e tyre dhe morën një kallashnikov dhe një pistoletë. Ata kanë hapur zjarr që nga jashtë lokalit dhe qëlluan drejt tek Arben Beqiraj dhe dy të tjerëve. Kohën kur ndodhi sulmi nuk kishte shumë plazhistë të zonës, por ata që ndodheshin aty kanë vrapuar drejt detit për t’u shpëtuar plumbave./ABC News Albania 24/7

Ambulanca-..png
ad min18:30 | 04/08/2019

Rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane të Mirditës, 58-vjeçari Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1_FILES-FRANCE-TRIAL-EUTHANASIA-RIGHTS.jpg
ad min12:50 | 11/07/2019

Prej 10 vitesh në gjendje kome, është ndarë nga jeta Vinsent Lambert, i cili me historinë e tij u bë simbol i debateve në Francë për eutanazinë. Mjekët e shkëputën nga aparaturat që e mbanin në jetë një javë më parë.

Ka ndërruar jetë Vinsent Lambert, tetraplegjiku 42 vjecar në gjendje kome prej më shumë se 10 vjetësh, I kthyer në një simbol të debateve për eutanazinë në Francë. Lajmi u konfirmua nga familja e tij. Pas vendimit të fundit të gjykatës, mjekët kishin ndërprerë prej një jave mjekimet dhe ushqimin. Lambert ishte shtruar në një spital në Reims.

Zhan dhe Vivien, prindërit e tij, kishin ndërmarrë një betejë të ashpër ligjore për të ndaluar që djalit të tyre, viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 2008, t;I ndërpriteshin mjekimet dhe ushqimi që e mbanin në jetë. Të hënën ata ishin dorëzuar duke thënë se vdekja e djalit të tyre tashmë ishte e pashmangshme. Pjesa më e madhe e familjarëve të tjerë duke filluar që nga bashkëshortja e tij Rakel, kërkonin ndërprerjen e terapive, ashtu si dhe mjekët që e ndiqnin.

Ndërkohë që me një deklaratë për media Vatikani e cilëson vdekjen e Lambert si një humbje për njerëzimin./ABC News Albania 24/7

votim-1280x549.jpg
ad min15:44 | 30/06/2019

Në Bashkinë e Vorës janë konstatuar parregullsi në fletët e votimit. Gazetarja e ABC News raporton se në listën e emrave të votueseve janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë. Nga ana tjetër ajo konfirmon se në qendrën e votimi ka gjithsej 479 votues ku 185 prej tyre jetojnë jashtë vendit.

“Deri në këto momente në KZAZ-në numër 6 në bashkinë e Vorës situata paraqitet e qete dhe nuk ka pasur incidenti. Në këtë KZAZ në qendrën e votimit 15/56/ 1 ekzistojnë emrat e dy personave të cilët kanë ndërruar jetë dhe nuk duhet të ishin në lista e votimit. Po në këtë qendër votimi nga 479 votues 185 prej tyre rezultojnë se janë emigrantë dhe janë jashtë vendit. Ndërkohë që në qendrën e votimit komisionerët jashtë kamerave shprehen se procesi ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente. Ndërsa pjesëmarrja e votueseve ka qenë më e ulët rreth orëve të mesditës edhe për shkak të temperaturave të larta”./abcnews.al

15147286-0-image-a-25_1561297123548.jpg
ad min21:15 | 23/06/2019

Një djalë 5-vjeçar autik vdiq pasi mjekët i  injektuan dhjetë herë doza insuline, pasi e keq-diagnostikuan. Sipas prindërve mjekët i bënë insulina djalit pasi dyshonin se vuante nga diabeti për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Shay Turner u shtrua në spitalin e përgjithshëm të Rotherham vitin e kaluar, por vdiq pak ditë më vonë, pasi  pësoi një dëmtim katastrofik në tru.

Prindërit e tij, Laura, 28-vjeç dhe Martyn, 29-vjeç, pohojnë se mjekët e diagnostikuan gabim dhe i kishin injektuar 10 doza insuline gjatë qëndrimit në spital.

Çifti tani po bën apel për ndihmë pasi do të mbledhë një shumë prej  12.000 £ për të paguar avokatët për t’i përfaqësuar ato në seancën që do të mbahet në muajin Tetor për djalin e tyre.

“Deri më tani askush nuk na ka thënë të vërtetën dhe ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tonë”, është apeli i prindërve./abcnews.al

PPP-1280x563.jpg
ad min23:00 | 17/06/2019

Ka ndërruar jetë papritur në sallën e gjyqit, ish-presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi. Morsi, i cili po gjykohej për spiunazh, ishte presidenti i parë në vend, i zgjedhur në rrugë demokratike por u rrëzua nga pushteti një vit pasi mori detyrën.

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, që u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka ndërruar jetë të hënën pasi ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit. Dikur një figurë e rëndësishme në lëvizjen islamike Vëllazëria Myslimane, Morsi ndodhej në gjykatë në kuadër të një procesi ku akuzohej për spiunazh. 67-vjeçari ishte rrëzuar nga pushteti pas protestave masive që shpërthyen një vit pasi mori detyrën, si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që prej atëherë, ai ishte mbajtur në gjendje burgimi. Pas rrëzimit të tij, autoritetet egjiptiane nisën një ofensivë ndaj mbështetësve të tij në Vëllazërinë Myslimane dhe në pushtet erdhi gjenerali Al Sisi. Akuzat për spiunazh në dëm të ish-presidentit kanë të bëjnë me kontakte të ish-presidentit me grupin islamik palestinez të Hamasit. Djali i vogël i Morsit, Abdullah, ishte ankuar vazhdimisht për keqtrajtimin që sipas tij i bëhej të atit.

Ai tha për agjencinë e lajmeve “AFP” në tetor se babai i tij mbahej në regjim izolimi gjatë gjithë kohës dhe i mohoj trajtimi mjekësor për një seri problemesh shëndetësore, si tensioni i lartë dhe diabeti. Pesë muaj më parë, Abdullah Morsi paralajmëroi se autoritetet egjiptiane po e bënin këtë me qëllim, pasi dëshironin vdekjen e të atit nga shkaqe natyrale sa më shpejt të ishte e mundur./ABC News Albania 24/7

 

lerda-primo-piano-3.jpg
ad min13:30 | 13/06/2019

Partizani e ka zgjedhur trajnerin e tij të ri. Drejtori sportiv, Olsi Rama, përfundoi bisedimet në Itali dhe njeriu i stolit do të jetë Franko Lerda.

Konkurrim pati, por duket se gara mori fund.

Partizani tashmë e ka zgjedhur trajnerin e tij të ri dhe ky do të jetë nga Italia, me emrin Franko Lerda.

Tekniku 51-vjeçar pritet të nënshkruajë së shpejti kontratën dhe të drejtojë skuadrën në Champions në muajin korrik.

Burime pranë klubit pohojnë për Abc Neës se gjithçka ka përfunduar, pas takimeve që drejtori sportiv, Olsi Rama, ka pasur në Itali.

Një gjë e tillë jepet si zyrtare edhe në faqen Ëikipedia.

Vetë drejtori Rama u shpreh kështu për Abc Neës-in në përfundim të ndeshjes Shqipëri-Moldavi.

Sinkron Rama

Nuk jepen hollësi financiare, por besohet se Lerda nuk vjen pa një rrogë të krahasueshme me Sormanin, pra rreth 6 000 deri në 7 000 euro.

Trajneri piemontez ka drejtuar në Serinë B apo C, duke përfshirë edhe skuadrën e njohur të Torinos, 9 vjet më parë.

Vitet e fundit, Lerda ka qenë në stolin e Leçes dhe Viçencës.

Si futbollist ka luajtur skuadra të ndryshme si Torinon, Napolin apo Breshën.

Pesëdhjetenjëvjeçari u përzgjodh përpara Sormanit, ish-trajnerit të Partizanit të vitit 2016, për të cilin thuhet se presidenti Demi sot është penduar që e shkarkoi.

Gjithashtu, mësohet se Partizanit iu propozuan edhe trajnerë të tjerë nga Italia, siç ishte Xhovani Kolela, gjithashtu disa herë trajner i Viçencës.

Kampionët e Shqipërisë presin shortin e Championsit në 19 Qershor, për të mësuar emrin e kundërshtarit, por Lerda pritet të nisë punë edhe më parë./ABC News Albania 24/7

rudina-hajdari-1280x721.jpg
ad min12:11 | 08/05/2019

Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për efektiven e Forcave të Armatosura shqiptare të gjendura në Letoni për një mision të Aleancës së Atlantikut të Veriut, gjatë të cilit humbi jetën efektivja Zarife Hasanaj. Por moment nuk ka kaluar pa konfuzion në Parlament, kur deputetja Hajdari kërkoi nderimin.

Hajdari: “Zoti kryetar ditën e hënë më 6 Maj humbën jetë tre ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s”.

Zëra nga salla: “Dy të plagosur jo të vrarë…”

Hajdari: ‘Tre, mund t’ua them emrat. Dy të tjerë janë plagosur. Dakord!”

Ruçi: “Vazhdoni zonja Hajdari…”

Rudina: “Dakord! Do i kërkoja Kuvendit të Shqipërisë një minutë heshtja për zonjën Zarife Hasanaj, 32-vjeç e lindur në “Bajram Curr” Tropojë. Zonja Hasanaj ishte një vajzë e cila pavarësisht mentalitetit të vjetër ajo kishte ëndrrën e saj të vishte uniformën ushtarake dhe të shërbente për kombin e saj. Përulem para veprës së saj dhe kërkoj që ta nderojmë dëshmoren tonë”.

Ruçi: “Zoti Balla të lutem…”

Balla: “Plotësisht dakord por mirë do të ishte që minuti i heshtjes të mbahet në fillim të votimit kur të gjithë deputetët të jenë njoftuar sepse askush nuk mund të mungojë në sallë në një moment të rëndësishme të respektit që ky parlament ka ndaj një dëshmoreje në emër të luftës për paqe që Shqipëria përçon kudo në botë”.

Ruçi: “Edhe unë e përgëzoj zonjën Hajdari që bëri këtë propozim në fillim të kësaj seance. këtë e kisha edhe unë para sysh dhe padyshim që nuk mun të ishte jashtë vëmendjes  së Kuvendi kjo ngjarje, ndaj po prisja momentin që të ishin edhe të tjerët, megjithatë nuk është nevoja të përcaktojmë një orë dhe na ta kryejmë ritualin në përmbushje të propozimit. Është e vërtetë ajo që thotë zoti Balla që po prismin një moment që të ishte një korum më i madh për të pasi ishte një rast i jashtëzakonshëm dhe ka konsensusin e të gjithë Parlamentit. Ftoj deputetë për të nderuar veprën e zonjës Hasanaj me një minutë heshtje”./abcnews.al

QEHAJ.jpg
ad min17:15 | 05/05/2019

Një 28 vjeçar shqiptar, babai i dy fëmijëve të vegjël, ka ndërruar jetë dje në mëngjes, në spitalin e Cisanello, Itali. Shqiptari Manuel Qehaj 28 vjeç,  prej disa muajsh kishte marrë restorant-piceri “La Greppia”, tek kryqëzim midis rrugës Pratale dhe Calcesana.

Por një aksident automobilistik i kushtoi jetën të riut. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa Manueli po ecte me motor në kryqëzimin Calcesana, ku ndodhej pak metra nga biznesi i tij, raporton “Il Tirreno”. Një makinë, e drejtuar nga një grua, duke u kthyer në drejtim nga Condotti, u përplas me motorin e Qehajt, i cili po shkonte tek biznesi i tij.

“Ku është Manuel? Ai nuk po u përgjigjet telefonatave të mia. Zakonisht ai duhet të ishte këtu tani. A ka ndodhur diçka me të?” Këto ishin fjalët e gruas së tij e cila ishte e mbytur nga dëshpërimi dhe ende nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me burrin e saj.

Gruaja e tij 25-vjeçarja, Mikela Lala bashkë me të dhe dy fëmijët kishin dëshirë për të patur sukses duke ngritur edhe një biznes të vogël. Për rreth 12 vjet ai kishte punuar në piceri ku vetëm disa muaj më parë ishte bërë pronar i një picerie. Ai kishte ngritur biznesin e tij, i shoqëruar nga gruaja e tij me entuziazmin për të ndërtuar një jetë të mirë.

Qehaj, la gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Një familje e shkatërruar, të afërmit dhe miqtë e të cilëve janë mbledhur për ngushëllime, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit rrugor.

Gjyqtari në detyrë Fabio Pelosi urdhëroi konfiskimin e automjeteve dhe bërjen e ekspertizës së trupit të viktimës, i cili është në morgun e Santa Chiara. Nesër familja do të tërheqë trupin e të ndjerit për t’i dhënë lamtumirën e fundit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono