jeleket e verdhe

yellowvest040519.jpg
ent ela12:45 | 05/05/2019

Jelekët e verdhë kanë shënuar një rekord negativ këtë të shtunë, për numrin e vogël të pjesëmarrësve. Sipas të dhënave zyrtare, konfirmohet se në të gjithë vendin kanë qenë 18.900 manifestues, ndërsa në kryeqytet vetëm 1.460.

Vetëm tri ditë pas mobilizimit të 1 majit, jelekët e verdhë u përpoqën të rikthehen në shesh, por kanë qenë të pakët në numër. Mediat konfirmojnë se në të gjithë vendin kanë qenë vetëm 18.900 ata qëdolën në rrigë. Sipas ministrisë së brendshme franceze, në Paris kanë qenë vetëm 1460.

Në të shtunën e 25 të protestave që organizohen çdo fundjavë që nga muaji nëntor i një viti më parë, ky është një rekord negative për numrin e pjesëmarrësve.

Ndërkohë në të përditshmen “Liberation” janë publikuar 1400 firmat e mbledhura për një apel të artistëve dhe krijuesve, të titulluar “Jelekë të Verdhë, ne nuk jemi budallenj!”. Në tekst i bëhet homazh një lëvizjeje të paprecdentë në republikën e pestë, një lëvizje që pushteti përpiqet ta përqeshë dhe ta shtypë me dhunë, në një kohë që dhuna më kërcënuese është ajo ekonomike dhe sociale.

Mes atyre që kanë firmosur të parët është aktorja Zhuliet Bimosh dhe Emanuel Bert. /ABC News Albania 24/7

emmanuel-macron.jpg
G. P.23:53 | 25/04/2019

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka dhënë të drejtë protestuesve të lëvizjes Jelekët e Verdhë, duke premtuar se do të kryejë reforma për lehtësimin e qytetarëve nga taksat.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dhënë përgjigjen e shumëpritur lëvizjes së Jelekëve të Verdhë. Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, ai premtoi masa të reja për të zgjidhur përplasjen, përfshirë këtu shkurtim taksash, një reformë në shërbimin civil dhe një përfaqësim më të drejtë të qytetarëve.

Gjithashtu, pavarësisht insistimit se në vend duhet të kthehet rendi, presidenti u shpreh i vetëdijshëm për një mungesë besimi tek sistemi shtetëror. Fjalimi i tij ishte planifikuar për më 15 Prill, por u shty për shkak të zjarrit që përfshiu katedralen Notre Dame të Parisit.

Macron pranoi se protestat e lëvizjes së Jelekëve të Verdhë kishin në thelb kërkesa të drejta. Edhe pse gjatë fjalimit pranoi se qeveria e tij mund të kishte marrë një kthesë të gabuar, ai insistoi se reformat e deritanishme të saj kishin qenë të drejta, por jo të shpejta sa duhet.

Presidenti tha se kishte mësuar shumë nga debatet kombëtare të mbajtura me qytetarët francezë në mbarë vendin, ndërsa shtoi se shkurtimi i taksave do të bëhet duke shkurtuar shpenzimet qeveritare.

Por edhe qytetarët duhet të punojnë shumë për ta arritur këtë”, tha Macron.

Shefi i pallatit Elize shtoi më tej se i kupton shqetësimet e shoqërisë edhe sa i takon ndryshimeve të klimës dhe emigracionit. Protestat e Jelekëve të Verdhë filluan në nëntor për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.

Ato u përshkallëzuan në muajt në vazhdim dhe vijuan edhe gjatë këtij viti. Javën e kaluar, në përpjekje për t’u çliruar nga reputacioni i “presidentit të elitës”, Macron tha se do ta mbyllë Shkollën Kombëtare të Administratës, një shkollë ku janë arsimuar shumë presidentë të Francës, përfshirë vetë Macron./abcnews.al

jeleket.jpg
nev ila14:53 | 20/04/2019

 

As festa e pashkëve nuk ka ndaluar jelekët e verdhë të protestojnë në të shtunën e 23 rradhazi. Por këtë herë policia franceze ka një urdhër të qartë, askush nuk do të lejohet t’I afrohet katedrales së Notrë Dame.

Një rrugëtim vërtet i veçantë ai i këtij viti për të premten e shenjtë në Paris.

Procesioni u organizua në “A l’île de la Cité” më saktë në zonën ku vendoset katedralja e Notrë Dam. Një tragjedi sipas fjalëve të Arqipeshkvit Mishel Apetit. Pas kryqit ecnin me qindra persona, besimtarë katolikë por dhe shumë kuriozë dhe turistë

Por në kryeqytetin francez pashkët nuk i ndalojnë protestat e jelekëve të verdhë, të cilët në të shtunën e 23 radhazi janë mbledhur sërish. Por këtë herë ka një urdhër ndalimi të qartë nga qeveria: që të mos afrohen në zonën e Notrë Dam. E gjithë zona qëndron e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka agjentë policie të njësisë speciale.

Sipas ministrit të brendshëm francez, janë marrë të gjitha masat e domosdoshme për të shmangur sjellje jo korrekte, dhunë apo trazira. Reagim i menjëhershëm, mobilizim, shpërndarje të vazhdueshme të turmës dhe arrestim të menjëhershëm të individëve të dhunshëm. Janë këto urdhrat e prerë që i janë dhënë forcave të policisë.

Objektivi është që të mos përsëriten skenat e shkatërrimit dhe grabitjes të dyqaneve si ndodhi në  “Shomps-Elize”. Ministri i brendshëm francez konfirmoi vendosjen në gatishmëri  të një numri të madh agjentësh policie, për  të garantuar ruajtjen e rendit publik, me 60 mijë të tillë në të gjithë vendin. Prej tyre vetëm pesë mijë janë vendosur në Paris./abcnews.al

jeleket-e-verdhe.jpg
G. P.21:19 | 29/03/2019

Kryebashkiaku i Bordeaux, në jug perëndim të Francës, Nikolas Florian, e deklaroi qytetin e tij “të vdekur” për ditën e shtunën. Kjo për shkak të protestës së paralajmëruar të Jelekëve të Verdhë në të shtunën e 20 të tyre.

Kryebashkiaku i ka bërë apel tregtarëve që të marrin masat, duke ulur qepenat e dyqaneve të tyre dhe banorëve u ka kërkuar të qëndrojnë në shtëpi./abcnews.al

jelekt-e-verdhe.jpg
G. P.21:59 | 23/03/2019

Dhjetëra të arrestuar dhe një grua e plagosur në Nice është bilanci i protestave të sotmes në Francë, kur në javën e 19, jelekët e verdhë manifestuan kundër qeverisë. Së bashku me agjentët e policisë në terren janë dhe ushtarët për të mbrojtur objektet e rëndësisë së veçantë.

Jelekët e Verdhë protestojnë sërish në Paris, ndërkohë që policia franceze ka arrestuar me dhjetëra persona. Vetëm në Champs Elize janë vendosur në gatishmëri 2 mijë agjentë policie për shkak të asaj që ndodhi të shtunën e fundit ku u shkatërruan dhe plaçkitën me dhjetëra dyqane dhe restorante në qendër të kryeqytetit francez situate ka qenë e qetë dhe sipas Le Parisien nuk ka pasur të njëjtën pjesëmarrje protestuesish si herën e fundit.

Në Nice janë regjistruar trazira ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është rrëzuar në tokë. E shtuna e 19 e protestave është dhe dita e parë e prefektit të ri të Parisit Didier Lalement, pas shkarkimit nga posti të paraardhësit të tij, i cili u akuzua se nuk kishte qenë në gjendje të menaxhonte situatën. Mediat franceze bëjnë të ditur se agjentët e policisë janë autorizuar që të përdorin plumbat e gomës nëse situate do të jetë kritike.

Ministria franceze reagoi për faktin se dhe një numër i caktuar ushtarësh janë gjithashtu në gatishmëri, duke saktësuar se ushtarët nuk do të përballen me manifestuesit por vetëm do të zëvendësojnë agjentët e policisë në terren në një moment që kjo do të jetë e domosdoshme. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se misioni I ushtarëve në terren është lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e objekteve të rëndësisë së veçantë.

Ndërsa guvernatori ushtarak i Parisit Bruno Lerai u shpreh një ditë më parë se ushtarët mund të hapnin dhe zjarr në momentin që jeta e tyre apo e personave që mbrojnë do të ishte në rrezik./abcnews.al

protesta-2.jpg
G. P.16:50 | 16/03/2019

Dyqane dhe restorante të shkatërruar. Janë këto pamjet që vijnë nga Parisi, ku Jelekët e Verdhë kanë protestuar në të shtunën e 18 që nga krijimi i lëvizjes. Disa prej tyre u përpoqën të shkonin në presidencë, por u zmbrapsën nga policia.

Jelekët e Verdhë, gjatë protestës në të shtunën e 18 që nga krijimi i lëvizjes, kundër presidentit francez Emmanuel Macron, janë përplasur me forcat e policisë pranë Harkut të Triumfit në Paris.

Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe gurë ndaj agjentëve të policisë, duke sulmuar më pas një automjet, të cilit iu vu zjarri. Policia fillimisht është tërhequr dhe më pas ka reaguar me ujë ndaj protestuesve.

Disa prej manifestuesve kanë grabitur disa dyqane në Champs-Elysees. Restoranti i famshëm luksoz Fukue u sulmua dhe u shkatërrua totalisht nga brenda vetëm për pak minuta. Dhe dyqane të tjera u sulmuan dhe vitrinat u boshatisën. Policia u përpoq të mbante larg grupe të rinjsh të veshur me  të zeza dhe me maska mbrojtëse që sulmuan nga anë të ndryshme.

Më pas një numër i konsiderueshëm i protestuesve u përpoq të thyente bllokadat e vendosura nga policia për të mbërritur në presidencë, por u zmbrapsën me gaz lotsjellës dhe pompa uji./abcnews.al

france.jpg
G. P.21:34 | 09/03/2019

Në Francë është shënuar java e 17 e protestave të Jelekëve të Verdhë edhe pse numri i manifestuesve është gjithnjë në rënie. Në 16 Mars përfundon dhe periudha e debatit të gjerë të iniciuar nga presidenti francez Macron.

Edhe këtë të shtunë, Jelekët e Verdhë kanë protestuar në rrugët franceze. Por pothuajse katër muaj pas fillimit të kësaj lëvizjeje, numri i pjesëmarrësve ka shënuar një rënie të konsiderueshme. Ministria e Brendshme franceze bëri të ditur se kanë marrë pjesë 39.300 manifestues, katër mijë vetëm në Paris.

Ndërkohë që javën e ardhshme do të shënohet dhe përfundimi i debatit të gjerë i kërkuar nga kreu i shtetit Macron, për të gjetur një zgjidhje të situatës në vend.

Një marshim masiv i parashikuar të zgjaste për të gjithë fundjavën në “Champs de Mars” përfundoi brenda pak minutash. Rreth 50 persona u mblodhën në këmbët e kullës “Eifel” me një parullë, ku shkruhej se klima dhe drejtësia sociale janë e njëjta betejë.

Numri më i madh i protestuesve u shënua në Champs Elysee ku Jelekëve të Verdhë iu bashkuan dhe infermieret dhe femrat me jelekë rozë që protestonin për të drejtat e tyre./abcnews.al

jeleket-e-verdhe-1280x846.jpg
G. P.22:36 | 02/03/2019

Nisi nën shoqërimin e policisë që nga Champs-Élysées protesta e jelekëve të verdhë në takimin e tyre te 16. “Pushteti popullit” dhe “Franca po grabitet nga oligarkët” janë dy ndër parullat e shumta të hedhura nga manifestuesit.

Korteu më i gjatë në kryeqytetin francez ishte ai prej 12 kilometrash, ndërsa nuk ka të dhëna për trazira. Forcat e rendit arritën të shpërndanin një turmë të vogël njerëzish që u përpoqën të bllokojnë qarkullimin tek Harku i Triumfit. Ndërkohë që manifestime të ngjashme janë regjistruar dhe në qytete të tjera franceze./abcnews.al

macron-deshtimi.jpg
G. P.16:05 | 17/02/2019

Presidenti francez Emmanuel Macron ka humbur durimin me protestuesit Jelekverdhë, pas agresionit verbal që i bënë një intelektuali hebre në Paris. Në reagimin e tij, Macron ka deklaruar se veprime të tilla bien ndesh me vlerat historike të Francës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar thirrjet anti-semitiste të një grupi protestuesish të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” ndaj një intelektuali të njohur. Ditën e shtunë, agjentë të policisë morën në mbrojtje filozofin Alan Finkel Kraut pasi u ndodh nën një rrebesh fyerjesh e ofendimesh për shkak të prejardhjes së tij.

Në reagimin e tij, presidenti Macron ka deklaruar se kjo sjellje përbën mohim absolut të vlerave që e bënë Francën të madhe dhe për rrjedhojë nuk mund të tolerohen. Disa dhjetëra mijëra persona morën pjesë në protestat anti-qeveritare të së shtunës. Policia përdori gaz lotësjellës për të vënë nën kontroll turmën dhe protestuesit e “Jelekëve të verdhë”, që mbushën rrugët për javën e 14-të rresht.

Në një moment, agjentë të policisë u shkëputën nga një barrierë dhe vajtën në mbrojtje të Finkel Kraut, i cili po fyhej ashpër nga të pranishmit. “Hebre i ndyrë” dhe “ik vrit veten” ishin disa nga ofendimet që u bënë në adresë të akademikut 69-vjeçar.

“U përballa me një urrejtje të egër dhe u tremba për sigurinë time. Për fat të mirë aty qëlloi policia”, ka treguar eksperiencën e përjetuar filozofi. Presidenti Makron e telefonoi menjëherë atë për t’i ofruar mbështetjen e tij. Ngjarja ndodhi pak ditë pasi ministri i Brendshëm francez kishte paralajmëruar se anti-semitizmi po përhapej si një helm në vend, pas një seri incidentesh të regjistruara kundër hebrenjve./abcnews.al

FRANCE-PROTESTA-1280x664.jpg
ent ela16:48 | 02/02/2019

Jelekët e verdhë protestuan në të shtunën e 12 në Francë, ndërkohë që e kanë emëruar manifestimin e rradhës si “marshimi i bardhë” në shenjë homazhi ndaj protestuesve të plagosur nga policia. Aktivistët denoncuan se agjentët e policisë kanë përdorur plumba gome kundër tyre. Sipas mediave franceze numri i të arrestuarve është 14.

Tension ka pasur dhe në Strasburg mes policisë dhe protestuesve, ku me qindra manifestues janë përballur me gazin lotsjellës të hedhur nga policia. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono