Japoni

japoniaaaa.jpg
ger ta16:59 | 27/02/2020

Kryeministri japonez Shinzo Abe u kërkoi sot të gjitha shkollave në mbarë vendin që të mbyllen nga e hëna deri në pushimet e pranverës të nxënësve, i cili zakonisht përfundon në fillim të prillit.

Një masë e tillë është marrë për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

“Janë bërë përpjekje për të parandaluar përhapjen e infeksionit midis fëmijëve në secilin rajon dhe këto një ose dy javë do të jetë një periudhë jashtëzakonisht kritike,” tha Abe.

“Qeveria i jep përparësi kryesore shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve,” tha ai gjatë takimit të mbajtur me ministrat. /abcnews.al

 

 

j-league.jpg
Vladimir Prenga10:52 | 25/02/2020

Japonia vendos t’i thotë stop futbollit për momentin. J-League ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se do të shtyhen të gjitha ndeshjet e programuara deri më 15 mars. E gjitha kjo për shkak të Coronavirus, që vijon të përhapet edhe më shumë në Azi.

Ndalimi i ndeshjeve të futbollit është një masë që shikohet si e domosdoshme në Japoni, ndërkohë që në njoftimin e bërë thuhet se do bëhet gjithçka që të riluhet sërish duke nisur nga mesi i muajit mars.

Coronavirus ka shkaktuar viktima të shumta, kryesisht në Kinë. Në disa vende është ndalur futbolli. Edhe në Itali u pezulluan më shumë se 40 ndeshje në fundjavë, madje katër prej tyre ishin përballje të Serie A. Jo vetëm kaq, por po planifikohet që në vazhdim të luhet pa tifozë, nga frika e përhapjes së mëtejshme të Coronavirus. /abcnews.al

Iniesta.jpg
Klejdi Kaimi13:01 | 23/02/2020

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, vazhdon të dhurojë show në fushën e lojës. Spanjolli që tashmë aktivizohet në kampionatin japonez në radhët e Vissel Kobe, ka dhënë një tjetër shfaqje ditën e sotme.

Në ndeshjen e luajtur pak orë më parë mes Kobe dhe Yokohamës, Iniesta bëri një veprim alla Messi duke dribluar 4 lojtarë në një zonë shumë të ngushtë. Ai dhuroi një super assist për shokun e tij të ekipit, por që nuk u shndërrua në gol.

Gjithsesi ekipi i tij e shmangi humbjen duke barazuar në minutën e 74 të takimit. Sfida u mbyll në shifrat 1-1 dhe Vissel Kobe siguroi një pikë. Kjo ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe Iniesta vazhdon të jetë protagonist. /abcnews.al

collage-25.jpg
So Nila15:55 | 20/02/2020

Në kuzhinën e Fukudokoro Sakai, një restorant në Japoni ,shefi përgatit peshkun vdekjeprurës. Ai e pastron duke i hequr halat dhe të brendëshmet.

Peshku ‘pufferfish’  pritet në copa të holla dhe u serviret klientëve për drake sipas ArchyW.

Por ajo që e ka bërë të famshëm peshkun është aftësia e tij për të të vrarë vetëm pak orë pas ngrënies së tij. Ajo çfarë e bën  atë vdekjeprurës janë sytë dhe mëlçia, të cilat përmbajnë tetrodotoksinë. Për të cilën nuk ka një kundërhelm.

Pavarësisht këtij fakti, peshku është tepër  i famshëm dhe shitet për një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Një pjatë  kushton afro 300 dollarë .

Pronari i restorantit tregon se janë turistët e pasur ata që e preferojnë më shumë, për shkak dhe se  ky peshk nuk mund të eksportohet, si pasojë e toksitetit të tij.

Këtë vit  synimi janë Lojërat Olimpike  Tokio 2020.

Megjithëse koronavirusi, SARS-CoV-2, mund të frenojë fluksin e turistëve në Lojërat Olimpike, “përfundimisht ne do të përpiqemi ta luftojmë këtë betejë në tregjet e huaja në një të ardhme të afërt”, tha shefi i kuzhinës.

I gjithë sekreti i këtij peshku është tek mënyra e gatimit të tij./abcnews.al

200220-GadgetMatch-Tone-Smartphone-1.png
So Nila11:05 | 20/02/2020

Në kohën kur secili zotëron një celular me kamera, nuk është edhe aq befasi kur dikush shfrytëzon mundësinë të shkrepë ndonjë foto intime.

Mirëpo në Japoni, një kompani teknologjike ka nxjerrë në treg celularin e ri që ua ndalon përdoruesve realizimin e fotografive intime,sipas Mashable Se Asia. Celulari Tone e20, ka një softuer të programuar të kuptojë se çfarë është një fotografi intime.

 

Nëse dallon pamje të tilla, pajisja do ta bëjë të pamundur ruajtjen e këtyre fotografive, edhe nëse ato shkrepen nga përdoruesit. Edhe pse duket e çuditshme se si një kompani ka ndaluar një veçori të tillë, softueri është i dizajnuar si veçori sigurie. Kompania “Tone”, është për personat që dëshirojnë telefona të thjeshtë e të lirë.

Përveç këtyre arsyeve, celulari ofrohet për përdoruesit që janë të rinj në moshë dhe që janë ende në shkollë. Vjedhja e fotografive intime dhe publikimi i tyre në internet, ka qenë njëra prej arsyeve të kompanisë për nxjerrjen në treg të këtij celulari.

Në vitin 2016, ka pasur mbi 3,000 raste shantazhesh, dhe këto janë vetëm rastet që janë raportuar.

Kompania e sigurisë së postës elektronike Symantec ka raportuar se nga janari 2019 deri në mars 2019, ata kanë arritur të zbulojnë 300 milion shantazhe .

Shumë prej të rinjve bien pre e mashtruesve të internetit që shfrytëzojnë fotografitë e tyre intime për shantazh dhe kërcënime të ndryshme. Ndalimi i shkrepjes së fotove intime në celularin “Tone e20” është automatik, por përdoruesit e rritur mund ta zhbllokojnë./abcnews.al

maska-e.jpg
eri Ida21:54 | 18/02/2020

Maskat në Japoni duket se kanë një rol të rëndësishëm kohët e fundit pas përhapjes së koronavirusit duke u bërë dhe objektet më të kërkuara dhe më të përdorura. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në qytetin e Kobe, në perëndim të arkipelagut, policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për zhdukjen e katër mijë maskave të cilat mbaheshin të mbyllura në një magazinë.

Sasia e maskave të vjedhura ishte e futur në 120 kuti, me vlerë rreth 40,000 jen, ekuivalent me 335 euro.Ndërkohë në Hong Kong, në situatën e krijuar prej infeksionit të koronavirusit, letra higjienike vlen sa ari.

Paniku i koronavirusit në fakt ka krijuar një garë luftarake për të grumbulluar sa më shumë mallra thelbësore, përfshirë letrën higjienike. Policia më pas arrestoi dy prej burrave, duke rikuperuar një pjesë të ‘pasurisë’ së vjedhur, kurse i treti është ende në arrati.

Ata akuzohen për grabitje të armatosur, një krim që në ish-koloninë Britanike mund të kushtojë disa vite burg. Që prej rastit të parë të konstatuar me koronavirus, niveli i histerisë dhe psikozës në Hong Kong është rritur tej mase kurse mungesa e besimit te autoritetet ka bërë që në vend të ketë edhe protesta./abcnews.al

goli-ne-japoni1.jpg
Vladimir Prenga08:32 | 18/02/2020

URAWA REDS ka mposhtur VEGALTA SENDAI me rezultatin 5-2, ndërkohë që protagonist ka qenë sulmuesin brazilian Leonardo, autor i dy golave. 22-vjeçari po spikat në Japoni, teksa një sezon më parë ka realizuar 28 gola.

Në takimin kundër Vegalta Sendai ai shënoi një gol “no look” me thembër, por në lëvizje e sipër shkaktoi faull te mbrojtësi kundërshtar dhe arbitri e pa diçka të tillë. Goli ishte i pavlefshëm, por në internet u shpërnda shpejt dhe bëri xhiron e botës. /abcnews.al

vikrima-koronavirus.jpg
ger ta17:41 | 13/02/2020

Në Japoni është shënuar viktima e parë nga Koronavitusi me origjinë nga Kina. Viktima e konfirmuar është një e moshuar, rreth 80 vjeç, e cila jetonte në prefekturën Kanagawa afër Tokios.

Japonia është kështu vendi i tretë jashtë Kinës që regjistrohen viktima nga virusi vdekjeprurës, pasi më herët janë shënuar dy vdekje në Hong Kong dhe Filipine.

Sakaq, vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar në Hubei 242 viktima të tjera, duke e çuar në mbi 1355 numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Epidemia shënoi në Kinë një nga sfidat më të mëdha, pasi kufizoi ekonominë e dytë më të madhe në botë./abcnews.al

24648450-7995555-image-a-18_1581511869957.jpg
So Nila09:35 | 13/02/2020

Grinning Chitetsu Watanabe nga Japonia është njeriu më i vjetër në botë. Ai është plot 112 vjeç. Me profesion ish-fermer, Grinning ka treguar sekretin e tij të jetëgjatësisë.

“Mos u zemëroni dhe buzëqeshni gjithmonë”, është formula e tij e jetëgjatësisë. 112-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe dje i’u dha certifikata nga kjo agjenci.

 

Grinning Chitetsu Watanabe është babai i 5 fëmijëve. Bashkëshortja e djalit të tij të madh ka thënë se “nuk e ka parrë kurrë vjehrrin e saj që të bërtasë”.

112-vjeçari ka punuar në një plantacion për 18 vite rresht. Më herët, ai kishte shërbyer edhe në ushtri gjatë Luftës së II Botërore.

Në vitin 1974, ai dhe djali i tij ndërtuan një shtëpi në një tokë bujqësore, ku kultivuan fruta dhe perime të ndryshme. Deri në moshën 104-vjeçare, Grinning kujdesej personalisht për të mbjellat.

Para tij, njeriu më i vjetër në botë ka qenë Masazo Nonaka, gjithashtu japonez, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 113-vjeçare. Rekordin e njeriut më jetëgjatë në botë e ka mbajtur Jiroemon Kimura, edhe ky nga Japonia, i cili lindi në Prill 1897 dhe vdiq kur ishte 116 vjeç, në vitin 2013. /abcnews.al

unnamed-1-1.jpg
So Nila14:31 | 31/01/2020

Për herë të parë marka franceze e luksit, Louis Vuitton, do të jetë pjesë e botës kulinare me hapjen e një bar-restoranti, të parin e këtij lloji në historinë e tij, në Osaka të Japonisë. Restoranti do të inaugurohet më 1 shkurt 2020, ndërkohë bari dhe restoranti do të jenë gati në datën 15 shkurt, me menunë e shefit të famshëm japonez, Yosuke Suga.

Në Osaka mezi presin hapjen e restorantit të Louis Vuitton, i cili do të hapë dyert për kureshtarët në datën 1 shkurt të këtij viti.

Shefi japonez Yosuke Suga vjen pas suksesit të restorantit të tij Suga në Tokio, i renditur në vendin e 47-të në listën e restoranteve më të mira në botë.

Do të jetë në katin e fundit dhe është projektuar nga arkitekti Jun Aoki dhe Peter Marino. Ndërtesa është e ndarë  në katër kate me një tarracë të bollshme në katin e fundit. Kafeneja dhe restoranti, të quajtura Le Café V dhe Sugalabo V, është në bashkëpunim me shefin japonez, Yosuke Suga.

Sipas imazheve të shpërndara nga firma luksoze franceze në Instagram, dyqani karakterizohet me pamjen e velave lundruese ndërsa pjesa brenda butikut është frymëzuar nga tema detare, e cila rrjedh prej historisë së Osaka-s ./abcnews.al

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono