janë

BALLA-SINKRON.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
nev ila13:16 | 28/09/2019

Potencialet e mëdha turistike të Elbasanit nuk janë shfrytëzuar siç duhet, tha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, gjatë një takimi të organizuar për strategjinë e turizmit.

Ai kërkoi nga bashkitë e qarkut që të ketë një bashkëpunim mes tyre për të zgjeruar hartën turistike dhe për të vënë në funksion asetet .

Në një takim të organizuar për strategjinë e turizmit Taulant Balla deklaroi se Elbasani ka asete të mëdha turistike, por që nuk janë shfrytëzuar.

Ndaj sipas tij Bashkia duhet të drejtohet nga filozofia e zhvillimit të turizmit.

“Turizmi nuk është vetëm një vizitë në kala; turizmi në Elbasan nuk është as të mirat që burojnë nga ujërat termale; turizmi nuk është as të ngjitesh në Gjinar, apo në Zavalinë, apo në Funar, por turizmi duhet të jetë një politikë e cila duhet të drejtojë dhe të orientojë tërësisht të gjithë filozofinë e drejtimit të bashkisë nga ana e Gledit dhe e Këshillit Bashkiak, jo në 4 vitet e ardhshme, por në 10 vitet e ardhshme”, tha Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja vlerësoi si shumë të rendësishme bashkëpunimin me bashkitë e tjera të qarkut për të zgjeruar hartën turistike.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të operatorëve turistikë, të biznesit, studiues, arkeologë te cilen dhanë mendimet e gjykimet e tyre mbi rëndësinë e turizmit dhe pikat kyçe ku duhet të fokusohet./ABC News Albania 24/7

spaho-1280x719.jpg
ad min16:00 | 06/08/2019

Partia Demokratike nuk e konsideron tabu uljen në tryezë me Edi  Ramën për zgjidhjen e krizës politike. Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaron se kriza do të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe për këtë është i hapur për kontributin edhe të aktorëve politikë vendas por edhe të ndërkombëtarëve.

Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve vendore te 30 Qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, demokratët janë të hapur për zgjidhjen e krizës politike përmes një tryeze bisedimesh, ku mund të përfaqësohet edhe Edi Rama si kryetar i PS.

Numri  dy i selisë blu, Edmond Spaho, në  intervistë për ABC News pranon se këtë qëndrim PD e ka pasur ne vazhdimësi gjatë muajve të fundit të protestave.

Spaho:“Asnjëherë nuk kemi thënë që nuk zhvillojmë negociata me Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste. Gjithmonë e kemi theksuar se do të ulemi në një tryezë të spektrit politik ku sigurisht Edi Rama si kryetar i PS do të ketë vendin e tij dhe do të paraqesë opsionet e PS për zgjidhjen e krizës”.

Asnjëherë nuk e kemi mohuar që zgjidhja do të vijë nga dialogu. Problem është që Edi Rama nuk pranon që ka krizë dhe për rrjedhojë nuk pranon as dialogun”.

Për negociatorin demokratët nuk kanë pretendime.

Spaho:“Të gjithë të huajt që dëshirojnë të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës janë të mirëpritur. Të huaj, vendas, cilët do qofshin ata. Këtu nuk ka tabu dhe nuk ka përse të ketë”.

Spaho mohon që ndërkombëtarët t’i kenë kërkuar opozitës që ti drejtohet gjykatave për të kërkuar rrëzimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por është i bindur se raporti i ODIHR do të demaskojë edhe më shumë procesin ku PS mori të gjithë pushtetin vendor.

Refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit për demokratët ka të njëjtat arsye me ato të 30 qershorit. Numri dy i demokratëve vlerëson edhe përpjekjen e aleatëve në opozitë, të cilët me regjistrim në zgjedhje po demaskojnë anëtarët e maxhorancës në KQZ.

Qëndresa e ish kryebashkiakeve te djathte për të mos liruar zyrat sipas Spahos, ka qenë një vendimmarrje e tyre, për të cilën PD është treguar e gatshme të japë mbështetje. Spaho mohon kështu zërat për një tradhti ndaj vendorëve opozitarë.

Partia Demokratike ka nisur një organizim të brendshëm të strukturave të saj pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryedemokrati Basha në takime që po zhvillon në të gjithë vendin ka shprehur bindjen se në shtator vendi do të ketë zhvillime të rëndësishme dhe për këtë PD duhet të jetë e përgatitur./ABC News Albania 24/7

download-1.jpg
ad min20:00 | 01/08/2019

Dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia Shqiptare që në Qershor të vitit 2018, tashmë po kërkohen edhe nga autoritetet belge. Ata janë shpallur në kërkim për çështjen e “Toyota Yaris”, ku brenda një makine në portin e Durrësit u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.

Policia belge ka lëshuar një njoftim sot me kërkesë të një gjykatësi hetues, i cili kërkon hetime më të imtësishme për sasinë e parave të sekuestruara më 24 Qershor të viti 2018 në portin e Durrësit.

Policia belge bën apel për kapjen e Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

 “Kushdo që ka informacion për dy shqiptarët të kontaktojnë përmes numrit të telefonit falas 0800/30 300. Dëshmitë gjithashtu mund të komunikohen përmes adresës [email protected] Ky njoftim është në dispozicion në www.police.be”, thuhet në njoftim.

Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohet se janë personat që kishin organizuar trafikun e 3.4 milionë eurove nga Belgjika për në vendin tonë. Që nga viti 2018 është kërkuar bashkëpunim edhe me homologët belgë, gjermanë dhe atyre italian për të rënë në gjurmë të dy kushërinjve Vladi./abcnews.al

lemae-1280x730.jpg
ad min19:30 | 21/07/2019

Mungesa apo dëmtimi i hartave të pronave të gjirokastritëve është një ndër problemet me të cilat po ndeshet Kadastra Shqiptare. Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni Artan Lame është shprehur se ndonëse janë shpenzuar rreth 150 milionë euro në 30 vitet e fundit, 80 përqind e pasurive janë regjistruar me probleme.

Në këtë hartë janë pronat e gjirokastritëve. Nuk është e vjetër por e 30 viteve të fundit nënvizoi drejtori i përgjithshëm i Kadastrës.

Sfidë të radhës e konsideron Artan Lame kalimin nga një kopje e një harte të grisur në sistemin dixhital.

“Tre dekada po mundohemi të bëjmë letra dhe hiç. 80% e pasurive janë regjistruara me probleme, shumica e hartave janë në gjendje të tmerrshme. Janë investuar 150 milionë euro në këto 30 vjet dhe kjo është situata. Kemi keqmenaxhim. Është mungesë totale e dëshirës për ti dhënë zgjidhje themeleve të një vendi”.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Gjirokastër, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i regjistrimit të tokave bujqësore ka filluar që të marrin shtratin e duhur edhe pse ka 30 vjet që ka nisur si proces, por që tani po finalizohet.

 “Për dy vjet bëjmë 30 vjetorin e procesit për regjistrimin e tokave bujqësore. Procesi i regjistrimit të tokave në fshat është pothuajse në nivelin gjysmë për gjysmë, që do thotë gjysma e familjeve fshatare e kanë tokën të paregjistruar, që do të thotë e ka të mbyllur derën e shtetit për të marrë një subvencion, për të marrë një kredi apo edhe ta shesin”.

Drejtori Lame tha se janë 2500 pasuri të regjistruara në tre zona kadastrave siç janë Zhulati, Fushbardha dhe Taroninë. Të njëjtin fat nuk do ta kenë ata që presin të legalizojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura.

“Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen, aq më tepër kur shtesat apo ndërtimet nuk kanë lidhje me arkitekturën e vjetër”.

Gjirokastra ka avancuar në pjesën e regjistrimit të tokave, dhe aktualisht është  në fazën e mbylljes së këtij procesi./ABC News Albania 24/7

save-21.jpg
ad min20:00 | 15/07/2019

Autoritetet britanike kanë goditur një bandë që trafikonte dhe shiste drogë dhe kanë arrestuar 12 shqiptarë. Mediat raportojnë se shqiptarët trafikonin kokainë në Londër.

12 anëtarët e “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, sipas drejtësisë britanike janë përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë.
Policia e kryeqytetit britanik bën të ditur se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

Një hetim prej tetë muajsh arriti që të shkatërroj grupin dhe të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar.
Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.
Gjithashtu shtypi britanik raporton se anëtarët e bandës në total janë dënuar me 33 vjet burg./abcnews.al

Fabio Domi, 21 vjeç, u dënua me 34 muaj burg
Mario Prendi, 27 vjeç, dënohet me dy vjet
Dritan Jella, 33 vjeç, dënohet me katër muaj
Bledar Xhani, 23 vjeç, dënohet me tre vjet
Klevis Drazhi, 20 vjeç, dënohet me 11 muaj
Koka e grupit Fjoralb Fera, 21 vjeç, dënohet me pesë vjet
Albi Hoxha, 23 vjeç, dënohet me 34 muaj
Erdi Nezaj, 25 vjeç, do dëbohet për në Shqipëri
Halil Shehu, 22 vjeç, dënohet me 32 muaj
Emirjan Demiraj, 22 vjeç, dënohet me 34 muaj
Kladji Qyra, 22 vjeç, dënohet me 25 muaj
Bosi i bandes Bledar Ponari, 28 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj
alba-hoxha-933x445.jpg
ad min20:15 | 05/07/2019

Pasi deklaroi hapur divorcin me Klaudia Pepën në vitin 2017, koreografi Albi Nako u pa pranë balerinës Alba Hoxha. Një koment i Nakos te fotoja e Albës në Instagram, bëri që të shtoheshin zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ndërkohë, gjatë periudhës që shtypi e bëri fakt të kryer lidhjen e balerinëve, Alba u bë balerinë e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht krahu i djathtë i Nakos, por vetë ata nuk kanë pranuar asnjëherë të flasin për marrëdhënien mes tyre. Ndërkohë, pak ditë më parë, Albi ishte në Zyrih, në “Alba Fest”, ku u vu re mungesa Albës, e cila ka qenë shpesh pjesë e klipeve të këngëtares Elvana Gjata.

Kjo gjë shtoi dyshimet dhe në rrjetet sociale u bë viral lajmi se janë ndarë. Por sot, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, koreografi Albi Nako tha se mes tyre ka pasur gjithnjë një raport korrekt profesional dhe miqësor, ndërkohë që mohoi lajmin se prindërit e tij mund t’i kenë ndërhyrë në jetën private. Ai shtoi se kanë zgjedhur të dy bashkë të heqin njëri-tjetrin nga Instagrami për të mos i marrë fansat njëri-tjetrit.

“Mes nesh ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional, miqësor dhe ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në rrjetin social Instagram. Megjithatë ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit. Por më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njëlloj. Nuk dua që në këtë takim të sotëm për hir të Akademisë të marrë vëmendjen pjesa me Albën. Alba do të angazhohet edhe në Akademi”, tha Nako./tvklan.al 

vila4.jpg
ad min18:00 | 03/07/2019

Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia belge pasi akuzohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi në një vilë në qytetin Genval. Gentian L., i datëlindjes 1980, u dënua me 30 muaj burg dhe me një gjobë prej 8,000 euro si dhe iu konfiskua pasuria e tij prej afro 20,000 euro.

Ndërsa Kristjan D., u dënua me dy vite burg si dhe me 8000 euro gjobë. Të dy shqiptarët drejtonin një plantacion kanabisi në një vilë në Genval. Qiraja e vilës, e cila ishte 1,200 euro në muaj  shlyhej një herë një 6 muaj nga Gentian L, raporton dhnet.be. 

Pas bastisjes në banesë policia gjeti 845 bimë kanabis. E ndërsa identiteti i Gentian. L u dha për hetuesit nga pronari i vilës, bashkëpunëtori i tij është identifikuar përmes ADN-së pasi në pronë u gjetnë doreza që ai përdorte për tu kujdesur për bimët.  Kristjan D., rezultonte se ishte dënuar më parë me 3 vjet si dhe ndaj tij ishte dhënë një urdhër dëbimi. Ai ka pretenduar se nuk kishte fare lidhje me drogën e gjetur në banesë, por gjykatësit i kanë hedhur poshtë pretendimet e tij dhe e kanë dënuar./abcnews.al

kqz-3-1280x717.jpg
ad min19:15 | 29/06/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një komunikim për mediat ku njoftohet se sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po  shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë.

  KQZ në deklaratën e saj thekson se përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme.

Më tej KQZ sqaron se: Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së.

Deklarata e plotë

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.

Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar qëëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.

Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave tëvotimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit./abcnews.al

eurokomisioneri-Hahn-BE-933x445.jpg
ad min17:30 | 18/06/2019

Këshilli Evropian do të marrë në fund të Tetorit një vendim substancial për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë vendim morën Ministrat e Jashtëm në takimin e sotëm në Luksemburg, që thanë se për arsye kohe Bashkimi Evropian vijon shqyrtimin e rekomandimeve te Komisionit.

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn gjatë konferencës së shtypit ka deklaruar se disa vende si Holanda,  Franca, Danimarka dhe Gjermania kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar progres-raportin e Komisionit Evropian, i cili më 29 Maj rekomandoi  hapjen e negociatave të anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin zyrtar.

Në konferencën e mbajtur në Luksemburg, komisioneri Hahn dhe presidenca rumune bën të ditur se shtetet anëtare nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme të shytojnë progres-raportet, ndaj vendimi për zgjerimin e Unionit do të jepet në Tetor.

Komisioneri Hahn theksoi se vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet në bllok dhe te dy vendet, sipas tij, i kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Hahn tha se shpreson që në Tetor , Këshilli të japë një vendim pozitiv për të dy vendet.

“Franca, Gjermania , Danimarka dhe Holanda janë skeptike për çeljen e negociatave me BE-në. Gjermania kërkon më shumë kohë. Kërkohet më shumë kohë që vendet e Bashkimit Europian të bëjnë vlerësimin e tyre në lidhje me çeljen e negociatave, tha Hahn./ABC News Albania 24/7

 

kodheli-1-1280x716.jpg
ad min20:45 | 17/06/2019

Në kohën kur ka qenë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, deputetja e PS-së Mimi Kodheli  ka dërguar 36 dosje ndaj zyrtarëve të PD-së në Prokurori. Sipas saj ata akuzohen për një zërë veprash të rënda. Ajo është shprehur se dosjet në atë kohë janë mbyllur, por shpreson shumë që ata do të hapen një dita pasi beson shumë tek drejtësia e re.

Mimi Kodheli: Ju me prezantuat mua si ish-ministre të Mbrojtjes. Unë di t’iu them një gjë. Unë personalisht kam çuar në Prokurori 36 dosje kur isha në  Ministri, të cilat përmbajnë shkelje të rënda të Kushtetutës, shkelje të renda të shumë ligjeve. Dosjet janë mbyllu. Disa përgjigje janë për pamundësi dhe për paaftësi për t’i hulumtuar.

Mirela Milori: Dosjet janë atje?

Mimi Kodheli: Patjetër që janë. Çfarë të them unë tani? Të dal dhe të them që këto janë bërë enkas kështu sepse njerëzit që janë çuar aso kohë në Prokurori janë njerëz që kanë qenë më pushtet, janë njerëz që kanë qenë të PD-së. Nuk janë një e dy, por janë 36 dosje për vepra të rënda penale, për tradhti ndaj atdheut, shkelje të Kushtetutës sepse flisnin për Forcat e Armatosura dhe fjalët janë shumë të mëdha në këtë rast. Janë atje dhe janë të mbyllura. A duhen rihapur? Po patjetër. Do të vijë koha që do të rihapen dhe kjo është e sigurt sepse nëse nuk e kam këtë besim,  nuk bëj dot këtë punë që bëj.

Mirela Milori: Sa e qetë jeni ju që keni bindjen kur shiko njerëz që kanë bërë qoftë tradhti ndaj atdheut, apo abuzime të mëdha monetare, të cilët jo vetëm që shëtisin të lirë, por mund të jenë edhe njerëz përfaqësues në politikë dhe në vendimmarrjen e këtij vendi?

Mimi Kodheli: Po patjetër janë njerëz që i thirrini edhe nëpër tryeza ju dhe që shpalosin këtu gjithfarë opinionesh.

Mirela Milori: Sa e qetë jeni ju?

Mimi Kodheli: Unë nuk jam e qentë, por kjo më nxit që të punoj më fort dhe të luftoj më shumë për të drejtën.

Mirela Milori: Dhe ju besoni prek Prokuroria që iu ka mbyllur 36 dosje?

Mimi Kodheli: Unë besoj tek institucioni dhe nuk besoj tek ata njerëzit që kanë punuar deri dje, që kanë qenë të politizuar që nuk është dashur të rrinin atje sepse shumica e tyre kishin bërë vetëm 6 muaj shkollë, ndërsa ne të tjerëve na ka rënë kurrizi me vite për të marrë një diplomë. Besoj tek fryma dhe besoj rek besimi që duhet t’i japim. Besoj tek ky procesi i vettingut. Besoj tek drejtësia e re./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono