Izraelit

thumane-hetimet.jpg
in a12:19 | 03/12/2019

Një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të ndodhin, do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit. Sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës, ka berë të ditur Mediafax.

Sistemi është ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”.

Sistemi  është ende në fazën fillestare, por pas testimeve të para të zhvilluara në Turqi dhe Greqi ka rezultuar i sukseshëm. Në fazën e ardhshme,sistemi do të testohet në rajonin rumun të Vrançës, një prej zonave  më aktive sizmike të Europës.

Sipas rektorit të Universitetit politeknik, sistemi do të vihet në punë në gjysmën e parë të vitit 2020, i cili pritet tu sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar në këtë mënyrë se si funksionon sistemi në praktikë.

Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni.

“Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione  të besueshme minimalisht 4 orë para së të ndodhë tërmeti. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, Rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.

Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë. Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Truqinë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%.

Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane me një magnitudë mesatare prej 2,58 i shkallës Rihter.

Duke marrë në konsideratë këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter./abcnews.al

7C9D9879-8DBC-41D5-AF0B-BDF87B943E6C_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-933x445.jpg
ent ela09:15 | 22/03/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se është koha që SHBA-ja të njohë sovranitetin e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit. Izraeli e mori nën kontroll këtë territor nga Siria pas luftës së vitit 1967. Siria vazhdimisht ka kërkuar të rikthejë sovranitetin mbi rajonin.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump deklaroi se Rrafshnalta e Golanit ka rëndësi strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe rajonin.

“Pas 52 vitesh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është e një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, menjëherë reagoi duke falenderuar presidentin Donald Trump.

“Në një kohë kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Presidenti Trump pranon me guxim sovranitetin izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit”, tha Netanyahu.

Izraeli ushtron administrimin në Rrafshnaltën e Golanit që nga viti 1981 por qeveritë tjera nuk e njohin këtë akt. /REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono