italian

poliii.jpg
G. P.14:06 | 16/07/2018

Antikrimi i policisë së Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë sekuestruar 293.000 euro, të dyshuara si fitime nga veprimtaria kriminale. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se për këtë vlerë është bërë e mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L. Ky person dyshohet për kryerjen e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme./abcnews.al

tregeti.jpg
G. P.11:12 | 12/07/2018

Një 12-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte nga Saranda drejt Korfuzit me një  traget linje.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, ndërsa policia njofton se 12-vjeçari L. K ndërroi jetë pasi kaloi gjendje të fikti.

Ai ishte duke udhëtuar sëbashku me familjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së të miturit./abcnews.al

gomonia.jpg
G. P.15:16 | 21/05/2018

Një gomone e dyshimtë është bllokuar nga Policia Kufitare, në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles”, në Sarandë. Policia e ka pikasur gomonen, kur po i afrohej bregut dhe e ka ndaluar atë.

Brenda në mjet është gjetur vetëm drejtuesi, italiani Antonio Summa, 26-vjeç, banues në Brindisi.

Sipas burimeve konfidenciale mësohet se 26-vjeçari italian, ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare. Policia e shoqëroi atë në Komisariatin e Sarandës, ku po merret në pyetje, me dyshimin se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge, në brigjet shqiptare.

Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor./abcnews.al

policia12345.jpg
G. P.08:51 | 14/05/2018

Dy aksidente automobilistike janë regjistruar pasditen e të dielës. I pari ndodhi në orën 18 e 45 në dalje të qytetit të Vlorës. Një automjet tip “Chevrolet” i policisë është përplasur nga një mjet tip “Hondai”, që drejtohej nga një shtetas italian, i shoqëruar nga familja e tij.

Nga përplasja u plagos një efektiv policie, që ka marrë dëmtime në krah e brinjë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin është bërë mosnjohja e rrugës nga shtetasi italian e dalja e tij në rrugë kryesore, pa kontrolluar trafikun.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh në Vlorë ku përfshihen mjete të policisë. Tre javë më parë, një furgon i policisë u përplas me një automjet tip “BMW”, e dy policë pësuan dëmtime të lehta.

Ndërsa nga një përplasje mes dy makinave në fshatin Petrushë të Pogradecit, kanë mbetur të plagosura tre vajza 26, 27 e 28 vjeç. Ato janë transportuar për mjekim dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Pogradecit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e njërit mjet, shtetasin XH.M. 24 vjeç./abcnews.al

vlcsnap-error814-1280x720.jpg
us er12:39 | 15/11/2017

Sipas mediave italiane, një 32 vjeçar italian ishte pjesë e komandos së xhihadistëve që kryen masakrën në Bataklan 2 vjet me pare. Ai kishte lidhje të ngushtë me ideatorin e sulmit dhe e ka ndihmuar të arratisej

Ishte dhe një shtetas italian pjesë e komandos së sulmeve terroriste të Parisit në 13 nëntor të 2015-ës. Hetuesit francezë konfirmuan lajmin dy vjet pas sulmeve që shkaktuan 130 viktima në kryeqytetin francez.  Domenico G., italo-francez, 32 vjec ishte konvertuar në Islam duke u bërë pjesë e Isis në vitin 2012

Sipas mediave italiane hetuesit francezë zbuluan se ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Abdelhamid Abaaoud, strategut të masakrave të asaj dite. Por ai ishte pak i interesuar për aspektin fetar pais frymëzohej nga mafia napoletane duke kryer kërkime të ndryshme në internet për të studiuar përdorimin e armëve.

Po sipas hetuesve francezë ai ishte radikalizuar nëpërmjet internetit në faqet ueb të xhihadit. Nuk kishte lexuar asnjëherë pjesë të Kuranit dhe ishte i fiksuar me armët dhe militantët duke mbështetur faktin se mafia italiane ishte një organizatë për tu kopjuar për sa i përket teknikave të luftës urbane.

Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe pse ai nuk është pjesë e listës me më shumë se 100 luftëtarë të huaj që kërkohen në Itali

Xhihadisti italian ka ndihmuar koordinatorin e sulmeve terroriste që të arratisej nga vendngjarja duke përfshirë dhe motën e tij të madhe Mari e cila pa e kuptuar ishte bërë pjesë e planit.

Ajo u arrestua në fund të muajit nëntor të atij viti dhe u mor në pyetje nga policia franceze ku dhe deklaroi se nuk ishte në dijeni të asaj që bënte vëllai i saj dhe prej atëherë nuk ka më asnjë kontakt me të./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono