italia

foto_782058_908x560.jpg
ent ela14:43 | 10/02/2019

Edicioni i 69-të i festivalit italian të Sanremos u fitua këtë herë nga një 29-vjeçar italo-egjiptian. Prejardhja e tij gjysmë myslimane ka shkaktuar jo pak polemika, por ka patur edhe nga ata që kanë përshëndetur ndërthurjen e kulturave. Vetë fituesi u shpreh se ndihej 100 % italian.

Është Mahmud, djaloshi italo-egjiptian, fitues i edicionit të 69-të të festivalit italian të këngës Sanremo. Ka qenë një fitore suprizë, edhe pse 27-vjeçari me këngën e tij “Para’” ndodhej në treshen e finalistëve bashkë me këngëtarin Ultimo dhe grupin Il Volo, që konsideroheshin favoritë. Kënga e Alessandro Mahmud, me nënë italiane dhe baba egjiptian, flet nën tingujt e muzikës rep për fëmijët e rritur në periferi, për varfërinë dhe rolin e prindërve. Në prononcimin e tij për mediat, djaloshi tha se ndihej 100 për qind italian. “Nëna ime është nga Sardenja, ndërsa babai egjiptian. Por unë kam lindur dhe jam rritur në Itali”, iu përgjigj ai kujt kishte ngritur polemika. Dhe në fakt, kontestimet nuk munguan. Ato filluan menjëherë në plate dhe në sallën e shtypit menjëherë pasi u njoftua klasifikimi final. Nuk mungoi edhe reagimi skeptik i zëvendës kryeministrit Mateo Salvini. “Kjo ishte kënga më e bukur??? Unë do kisha zgjedhur dikë tjetër”, tha ai në Tëitter. Por këtë herë numri dy i qeverisë italiane hasi në kundërshtimin e ish-partneres së tij, prezantueses televizive Eliza Izoardi. “Mahmud sapo fitoi festivalin e Sanremos. Tregues se bashkimi i kulturave të ndryshme gjeneron bukuri”, u shpreh ajo në profilin e saj. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe analisti i njohur i shtypit italian, Aldo Kaculo. “Duhen më shumë si Mahmud, që është shembulli i integrimit që pasuron vendin”, shkroi ai në një artikull të “Corriere della Sera”. /abcnews.al

pranga.jpg
ent ela10:36 | 02/02/2019

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar, të dënuar nga drejtësia italiane me 11 vite burg për trafik droge. I arrestuari është Jorgo (Gazment) Selmani nga Cërriku.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Barit e kishte dënuar në mungesë, ndërsa pas prangosjes do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./abcnews.al

Policia-Gjirokaster-933x445.jpg
ent ela12:55 | 30/01/2019

Një prej 5 personave të arrestuar për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine në Livorno të Italisë, u kap në Shqipëri. Rreth këtij operacioni ka reaguar dhe Policia e Shtetit. Sipas një njoftimi të bërë publik paraditen e së martës mësohet se operacioni ndërkombëtar i koduar “Brasile Loë Cost”, është kryer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane dhe gjatë tij është ndaluar një i kërkuar i drejtësisë italiane. Sipas policisë, 31 vjeçari shqiptar i përfshirë në trafikimin e 650 kilogrameve kokaine nëpërmjet portit te Livornos, u lokalizua dhe arrestua në Tiranë. Dorian Petoku u vu në pranga per llogari të drejtesise italiane, pasi Gjykata e Romës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”./abcnews.al

macronnnnn.jpg
ent ela11:47 | 28/01/2019

Italisë i duhen liderë të lartësisë së duhur dhe jo Di Maio e Salvini. Ka qenë kjo deklarata më e fundit e presidentit francez Emanuel Makron që ka shkaktuar reagime të ashpra nga të dy zëvendës kryeministrat

Nuk ka asnjë shenjë për zbutje të toneve mes Francës dhe Italisë. Presidenti francez Makron i është përgjigjur sulmeve të ditëve të fundit nga ana e zv/kryeministrit Italian Di Maio duke thënë se Italia meriton liderë të tjerë. I pyetur për cështjen e emigrantëve gjatë vizitës së tij në Egjipt, kreu i Elizesë u shpreh se populi Italian është mik i atij francez dhe meriton liderë në lartësinë e historisë që ka

Kryeministri Italian XHuzepe Konte nuk ka komentuar por zv/kryeministri Di Maio reagoi menjëherë duke thënë se është populli Italian ai që vendos për liderët e tij. Duke shkuar dhe më larg. Lideri i lëvizjes me pesë yje, tha se nëse tema e mbledhjes së ardhshme të këshillit europian do të jetë emigrimi, italia ka gati një dosje ku pyetja kryesore është se pse Franca vazhdon të varfërojë shtete afrikane. Duke bërë që peronat më pas të vendosin të emigrojnë në Itali

Dhe zëvendës kryeministri Salvini, nuk ka qëndruar i heshtur duke thënë se Makron duhet ti dorëzojë italisë terroristët dhe vrasësit që Franca prej shumë kohësh mban atje, dhe më pas mund të flitet për tema të tjera./abcnews.la

Schermata-2019-01-16-alle-12.48.46-653x367.png
ent ela20:07 | 24/01/2019

Autoritetet italiane kanë nisur sot drejt vendit tonë shqiptarin Sokol Copa 45 vjeç. Policia Italiane e Zyrës së Emigracionit së Foxhias ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare 45 vjeçarin Sokol Copa.

Ai rezultonte të ishte arrestuar më 4 Janar të 2002 në Milano për një sërë akuzash si: rrëmbim personi, zhvatje, grabitje me dhunë ndaj disa shtetasve shqiptare. Gjykata e Milanos e dënoi në atë kohë me 14 vite e 8 muaj burg dhe pasi kreu 11 vite burg ai fitoi lirinë.

Por në tetor të  vitit 2018, Sokol Copa u arrestua përsëri nga policia kufitare e Barit. Kur kishte fituar lirinë ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi, por ai e kishte shkelur dhe kishte hyrë sërish në Itali.

Nga Tetori i vitit 2018 e deri më tani, ai ishte burgosur sërish në Itali. Por tashmë është lënë i lirë dhe është përcjelë deri në kufirin shqiptar. Ai është riatdhetësuar menjëherë pasi u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Durrës./abcnews.al

shaban-caca.jpg
G. P.09:55 | 29/12/2018

Një 33-vjeçar shqiptar në Itali është dëbuar nga autoritetet italiane për shkak se dyshohej si person me prirje radiale. Shaban Caca, i cili prej 14 vitesh jetonte në Padova, kishte bërë në Facebook postime kundër Krishtlindjes, komente mbi sulmet në Francë dhe mbështeste radikalët.

Më 20 Dhjetor, autoritetet italiane kishin bastisur shtëpinë e tij dhe më pas 33-vjeçarin e kishin nisur me një fluturim direkt për në Tiranë. Lajmi është bëri i ditur sot nga mediat italiane. Autoritetet e shtetit fqinj i kanë ndaluar Shaban Cacës hyrjen me 10 vite në Itali.

Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili ka përgëzuar autoritetet e Padovas. “Falenderoj forcat e policisë. Nuk ka vend për ata që duan të sjellin luftën në shtëpinë tonë”.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe vet Shaban Caca. “Unë jam mysliman, shkoj në xhami. Kurrë nuk kam patur probleme me drejtësinë. Asnjëherë nuk kam promovuar asgjë anti-Perëndimore. Më keqtrajtuan dhe më shkatërruan jetën. Dua të kthehem në Padova”, ka thënë 33-vjeçari i cili është kthyer në Kavajë, vendlindjen e tij.

Autoritetet italiane e kanë konsideruar Shaban Cacën si person radikal dhe morën masa duke e dëbuar nga vendi. /tvklan.al

DROGE-ITALI-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.06-1280x686.jpg
G. P.12:49 | 01/12/2018

Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge të llojit marijuanë, me një vlerë prej 14 milionë eurosh. Policia italiane arrestoi dy shtetas italianë ndërsa dyshojnë se droga është nisur nga Shqipëria.

Gjatë një aksioni të policisë italiane është sekuestruar një sasie e madhe droge që dyshohet se është nisur me skaf në Itali nga brigjet shqiptare. Policia italiane sekuestroi 1 500 kg hashash me një vlerë prej 14 milionë euro. Në pranga përfunduan dy trafikantë, të dy të shtetësisë italiane. Mediat lokale italiane informojnë se dyshohet që gomonia ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa autoritete italiane ende nuk kanë dalë me një deklarate zyrtare.

Gomonia me drogë zbarkoi në plazhin e Torre Canne ku dy skafistët nisën të shkarkonin në tokë thasët me drogë. Agjentët e policisë ndërhynë duke arrestuar në flagrancë dy skafistët, të cilët u përpoqën të largohen përmes detit. Të arrestuarit janë dy të rinj 20 vjeçarë nga Brindizi të papunë, me inicialet Z.A e Z.C. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar grupin kriminal për llogari të të cilit punonin dy skafistët./abcnews.al

italiane.jpg
G. P.22:46 | 29/11/2018

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të bërë gati masat ndëshkuese ndaj Italisë, në rast se qeveria e këtij vendi nuk do të pranojë kushtet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Masat mund të përkthehen në sanksione dhe mbikqyrje financiare për vendin që dikur ishte ekonomia e tretë e BE-së.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbështetën të enjten një lëvizje kundër Italisë në lidhje me çështjen e borxhit të saj, edhe pse më herët nga Roma kishin ardhur sinjale kompromisi. Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi një opinion që thotë se ndërmarrja e një mase disiplinore ndaj Italisë është më se e justifikuar.

Lëvizja i lejon krahut ekzekutiv të BE-së të rekomandojë nisjen e zbatimit të masës ndëshkuese ndaj Italisë për shkak të buxhetit të saj ekspansionist për vitin 2019, që nuk redukton borxhin e lartë të vendit, siç kërkohet nga Brukseli. Vendimi vjen një ditë pasi ministri italian i Ekonomisë, Xhovani Tria deklaroi se qeveria po kërkon mënyra të reja për të mbajtur nën kontroll shpenzimet publike, ndërsa mbështet rritjen ekonomike.

Pavarësisht rekomandimit, qeverive të vendeve anëtare u duhet ende një tjetër vendim për të nisur zbatimin e procedurës, që mund të çojë në sanksione financiare dhe në mbajtjen e Italisë nën mbikëqyrje për një periudhë të gjatë. Ndërkohë, lidhur me situatën në Itali reagoi të enjten edhe shefi i Bankës Qendrore Franceze, Fransua Vilero de Galo, i cili tha se rritja e shpenzimeve publike që kërkon Roma zyrtare nuk do të përkthehet automatikisht në një rritje të ekonomisë, pa harruar faktin se borxhi nuk mund të rritet në pafundësi.

“Nëse deficiti dhe borxhi publik do të ishin çelësi i rritjes ekonomike, atëherë Franca dhe Italia do të ishin të parat në Europë. Fatkeqësisht, nuk është kështu”, deklaroi Galo, njëkohësisht zyrtar i Bankës Qendrore Europiane./abcnews.al

70853Bashkimi.jpg
G. P.13:25 | 21/11/2018

Komisioni Europian ka rrëzuar projektin e ri të buxhetit të Italisë sipas të cilit deficiti në vend duhet të mbetet në pragun e 2.4 për qind. Sipas Brukselit, Italia nuk po respekton kriteret e borxhit duke u bërë një rrezik për Europën.

Komisioni Europian ka rrëzuar manovrën e prezantuar nga qeveria italiane. Tashmë ka nisur procedura e shkeljes së rregullave për shkak të defiçitit të tepruar. Sipas Brukselit, vendi nuk ka respektuar kriterin e borxhit. Por pavarësisht kësaj, mediat italiane shjkruajnë se kryeministri Xhuzepe Konte nuk ka ndërmend të modifikojë ligjin për buxhetin, por është i gatshëm t’i japë një shpjegim të detajuar për objektivat dhe parametrat, Zhan Klod Junker.

Sipas Brukselit, shkelja e rregullave të buxhetit nga ana e Italisë është shumë e rëndë sidomos përsa i përket rekomandimit të Ekofin në 13 korrik. Qeveria italiane në 13 Nëntor paralajmëroi miratimin e një plani të ri për buxhetin, duke konfirmuar se do të mbante defiçitin në kuotën 2.4%. Sipas burimeve në kryeministrinë italiane, ekonomistët janë të bindur se ky projekt është i përshtatshëm. Por një qëndrim i ashpër është dhe ai i OSBE-së, sipas së cilës në Europë ka shumë rreziqe dhe një prej tyre është pikërisht Italia./abcnews.al

nato.jpg
G. P.09:07 | 21/11/2018

Ministrat e Mbrojtjes së BE nuk arritën në takimin e tyre në Bruksel asnjë kompromis për zgjatjen e misionit të BE “Sophia” në Detin Mesdhe. Ndërkohë NATO paralajmëron BE për planet e saj për ushtrinë.

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u shpreh pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të martën (20.11), se “ne nuk do të ngremë një ushtri europiane”. BE nuk do të zëvendësojë NATO-n, megjithë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, theksoi Mogherini. “Ne e bëjmë këtë dorë për dorë me NATO-n”, tha ajo, dhe planet e BE kontribuojnë madje në shpërndarjen e drejtë të barrës brenda NATO-s, e kërkuar kjo edhe nga SHBA.

Më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ishte shprehur në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE në Bruksel duke paralajmëruar të martën (20.11) BE për krijimin e një konkurrence brenda NATO-s. Në planet e tyre për krijimin e një unioni të mbrojtjes, vendet e BE nuk duhet të shkojnë larg, tha Stoltenberg. “Unë i përshëndes përpjekjet” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, të martën në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes, por ata nuk duhet të kenë si qëllim të konkurrojnë me NATO-n. Aleanca Transatlantike është baza themelore e sigurisë europiane, ka thënë Stoltenberg.

BE – 17 projekte në fushën e mbrojtjes

Në takimin e Brukselit, ministrat e Mbrojtjes së BE, vendosën edhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak (Pesco), duke miratuar 17 projekte të reja në fushën e mbrojtjes. Mes tyre edhe zhvillimi i sistemeve të reja të mbrojtjes, ngritja e një qendre të përbashkët trajnimi e përgatitjeje për agjentët e shërbimeve sekrete të BE. Ministrat e Mbrojtjes kanë rënë dakord edhe për zgjerimin e qendrës komanduese për misionet ushtarake të BE. Pesco u krijua vitin e kaluar për të punuar në drejtim të krijimit të unionit të mbrojtjes.

Nuk ka kompromis për “Sophia-n”

Ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Europian nuk arritën që bashkë me Italinë të gjenin një kompromis për zgjatjen e misionit të marinës “Sophia” në Detin Mesdhe. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u shpreh pas takimit, se nuk është arritur zgjidhje, por parimisht ka një ujdi që ky operacion duhet të vazhdojë. Dy të mundshmet janë: Ose shtetet e BE-së bien dakord për një zgjatje të përkohshme të misionit, ose ky mision merr fund me fundin e vitit 2018. Italia do e japë miratimin vetëm nëse në të ardhmen refugjatët shpërndahen në mënyrë të drejtë.

Italia: Jo automatikisht refugjatë në Itali

E ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini kishte propozuar zgjatjen e përkohshme të misionit deri në fund të vitit 2019. Mandati për misionin “Sophia” para brigjeve të Libisë merr fund më 31 dhjetor. Qeveria e re në Romë kërkon që refugjatët e shpëtuar në det të hapur nga misioni “Sophia” të mos sillen automatikisht në Itali. Por për këtë duhen ndryshuar rregullat e misionit. Propozimi aktual parasheh që deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për shpërndarjen e refugjatëve, do t’u kërkohet edhe vendeve të tjera të pranojnë refugjatë.

Misioni i marinës “Sophia” ka filluar nga viti 2015 me anije, avionë të qarkullojë para brigjeve libiane dhe ka shpëtuar 45.000 refugjatë nga kjo kohë. Sophia duhet të ndalojë edhe kontrabandën dhe kontrabandimin e naftës, por trajnon edhe rojen bregdetare libiane./DW


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono