Itali

itali-1280x744.jpg
Sej rie12:00 | 09/08/2019

Partia Liga e Veriut në Itali ka përgatitur një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, pas mosmarrëveshjeve me partnerin e koalicionit Lëvizja 5 Yjet. Teksa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, partia e udhëhequr nga Mateo Salvini kryeson ndjeshëm në sondazhe.

Partia Liga e Veriut në Itali, që luan dhe rolin kyç në koalicionin qeveritar ka deklaruar se do të paraqesë një mocion mosbesimi në Senat, në mënyrë që qeveria të rrëzohet dhe që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme. “Ata që e çojnë kohën kot vetëm sa dëmtojnë vendin”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Ligës. Vetëm një ditë më parë, kryetari i saj, Mateo Salvini deklaroi se bashkëqeverisja me partinë anti-sistem, Lëvizja 5 Yjet ishte krisur.

Refuzimi i 5 Yjeve për të dhënë konsensusin për ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lidhë Italinë me Francën ishte e fundit e përplasjeve me Ligën e Veriut. Kryetari Luixhi Di Maio, i njohur për qëndrimin e tij kundër linjës Torino-Lion, ka deklaruar se partia e tij nuk i trembet një procesi të ri zgjedhor. Në zgjedhjet e fundit, 5 Yjet fituan më shumë vota se Liga, por tani anketat sugjerojnë se shifrat kanë ndryshuar.

Partia e Salvinit është shumë më përpara në sondazhe, e favorizuar edhe nga qëndrimi i saj kundër emigracionit ilegal. Ndërsa në zgjedhjet europiane të mbajtura në maj, Liga kryesoi me 34 për qind të votave në Itali, ndërsa 5 Yjet siguruan vetëm 17 për qind. Aktualisht, Parlamenti italian ka mbyllur dyert për stinën verore dhe i takon presidentit të Senatit të vendosë se kur ta thërrasë atë. Ndërsa presidenti i Republikës, Serxho Matarela është ai që do të thotë fjalën e fundit dhe i vetmi autoritet që mund të shkrijë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet./ABC News Albania 24/7

salvini-1-1280x820.jpg
Sej rie18:45 | 08/08/2019

Italia duket se është përfshirë nga një krizë politike, pasi marrëdhëniet mes Ligës së Veriut dhe Lëvizjes 5 Yjet tashmë janë krisur. Në reagimin e tij, zëvendës kryeministri Mateo Salvini është shprehur kundër opsionit të riformatimit të qeverisë dhe pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

E ardhmja e qeverisë italiane është vënë në dyshim në ditët e fundit dhe ekzistojnë shanse serioze që mazhoranca qeverisëse të shpërbëhet. Vetë zëvendës kryeministri i Italisë, Mateo Salvini ka hedhur poshtë spekulimet për një riformatim të qeverisë, duke u shprehur në favor të zgjedhjeve të parakohshme. Sipas mediave italiane, i lodhur nga refuzimet e vazhdueshme të Lëvizjes 5 Yjet, Salvini mendon se fjala duhet t’u kalojë italianëve.

“Çdo ditë që kalon është një ditë e humbur. E vetmja alternativë ndaj kësaj qeverie është t’i japim fjalën italianëve për zgjedhje të reja”, ka deklaruar Salvini në një komunikatë që mban firmën e partisë së tij Liga e Veriut. Megjithatë, siç shkruan “Corriere della Sera” në edicionin e saj online, Salvini nuk ka kërkuar ende zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Xhuzepe Konte dhe shpreson ende se mund ta shpëtojë ekzekutivin. Replika e Lëvizjes 5 Yjet ndërkohë ka ardhur gjithashtu përmes një komunikate.

“Deklarata e Ligës së Veriut është e pakuptueshme. Ata duhet ta thonë hapur se çfarë duan të bëjnë, duhet të jenë më të qartë”, thuhet në komunikatë. Sipas “Corriere”, këtë herë Salvini e ka seriozisht lidhur me zgjedhjet e parakohshme pasi ai kërkon një zhvillim të ri, ose një trofe për t’ua treguar zgjedhësve dhe vartësve të tij pranë Ligës së Veriut, ku prej kohësh vihen re oshilacione.

Një ditë më parë, në një takim me Konten, Salvini kërkoi kokën e ministrave të Infrastrukturës, Mbrojtjes dhe Ekonomisë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këta të tre, por sikurse thonë nga Liga e Veriut, këtë herë Salvini nuk do të kënaqet me një riformatim të qeverisë. Gjithashtu, e thënë nga vetë ai, marrëdhënia me Lëvizjen 5 Yjet tashmë është krisur./ABC News Albania 24/7

arrestohet-klajdi-kaca-1280x719.jpg
nev ila22:19 | 05/08/2019

Antimafia italiane ka arrestuar  një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim pas ekzekutimit të operacionit të koduar “Tuneli”, më 19 korrik të këtij viti, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që transportonin kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Siçili.

30-vjecari Klaidi Kaca u arrestua në Portin e Brindizit, ndërsa po nisej me një traget drejt Shqipërisë. Sipas Prokurorisë së Mesinës, mbi Klaidi Kacën, rëndon akuza e trafikut të drogës, pjesëmarrje në aktivitet kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni “Tuneli” nisi hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet zbardhën skemën e si transportoheshin sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuana nga Shqipëria në Messina të Italisë, ku tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane. Antimafia italiane është në kërkim edhe të dy shqiptarëve të tjerë, anëtarë të grupit që trafikonte drogë.

Në operacionin e antidrogës në Mesina më 19 korrik, u arrestuan 13 persona, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë, Ajet Cepaj, Rito Mecaj dhe Ernard Hoxha./ABC News Albania 24/7

cati.jpg
G. P.10:47 | 02/08/2019

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali pas një aksidenti në punë. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik po punonte në çatinë e një ndërtese në Castelfiorentino.

Sipas asaj që shkruan ANSA, i riu sëbashku me një të afërm po shtronin me katran çatinë në mënyrë që ta izolonin. Për shkaqe të pacaktuara ende diçka ka marrë flakë.

Për të shmangur zjarrin, 27-vjeçari u zhvendos, por ra nga ndërtesa, duke humbur jetën në vend. Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja e cila bëri të mundur fikjen e flakëve.

Ndërkohë media të tjera lokale japin dëshmitë e para të personave të pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas tyre shpërthyen mjetet e tyre të punës, të cilat shërbejnë për hidroizolimin e ndërtesës. Ndërkohë, pas hetimeve paraprake është zbuluar se ka pasur një shembje të çatisë ku po punonte i riu shqiptar.

Kjo është hera e dytë që në të njëjtën ndërtesë humb jetën një punëtor. Edhe në vitin 2011 një shqiptar ndërroi jetë, teksa edhe ai po punonte për hidroizolimin e çatisë. Për këtë ngjarje u arrestua një bashkatdhetar i tij, pasi e kishte punësuar viktimën pa dokumente./abcnews.al

anije.jpg
G. P.10:35 | 01/08/2019

“Misioni u realizua” u shpreh në mënyrë pllakative ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Italia megjithatë do të ndihmojë.

Një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha, se pesë vende anëtare: Gjermania, Franca, Portugalia, Luksemburgu dhe Irlanda janë shprehur të gatshëm të pranojnë refugjatë të shpëtuar nga anija e rojes bregdetare italiane “Bruno Gregoretti”. Sipas të dhënave të ministrit të Brednshëm Matteo Salvini disa nga të shpëtuarit do të qendrojnë në Itali. Kisha Katolike do të kujdeset për ta.

Pas deklaratës nga Brukseli, Salvini prremtoi, që 116 refgujatët të bllokuar në bordin e anijes “Gregoretti” do të lejohen të zbarkojnë në vend.

Anija e rojes bregdetare italiane të enjten para një jave shpëtoi në Mesdhe mbi 130 migrantë, që ishin nisur me gomone nga Libia dhe rrezikonin të mbyteshin. Salvini nga partia e dajthtë Lega, fillimisht e refuzoi ankorimin e anijes “Gregoretti ” në portet italiane. Autoritete italiane megjithatë morën nga anija disa refugjatë për arsye shëndetësore.

Të shtunën ((28.07) anija u lejua të ankorojë në portin Augustas në Sicili. Por Salvini theksoi, se refugjatët e tjerë do të lejohen të dalin në tokë, vetëm pasi BE-ja të bjerë dakord për shpërndarjen e tyre në vendet anëtare.

Sipas të dhënave të presidentit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Lëvizjes së Gjysmë Hënës së Kuqe, Francesco Rocca, organiazat e tij e pati furnizuar anijen me artikuj higjenikë dhe veshmbathje.

Por një rast tjetër i ngjashëm mund të përsëritet. Salvini ia ka ndaluar ankorimin në ujërat italiane anijes gjermane të shpëtimit “Alan Kurdi”, e cila mban 40 persona të shpëtuar në bord. Këtë e njoftojnë mediet italiane duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Brendshme në Romë. Salvini ka deklaruar, se do ta nënshkruajë udhëzimin për ndalimin e saj. “ju jeni një organizatë jo qeveritare gjermane dhe e dini, se ku mund të udhëtni, por jo në Itali. Pikë”, shkruan Salvini.

aksidentim.jpg
G. P.10:15 | 01/08/2019

Një shqiptar u dërgua në spital javën e kaluar dhe që prej atëhere është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat italiane shkruajnë se 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në ambientet e urgjencës nga një burrë, i cili më pas u largua. Policia mësoi se ky i fundit kishte shkuar në familjen e tij, por nuk sqarohet nëse ka lidhje me dëmtimin e shqiptarit.

Autoritetet nisën menjëherë hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi me 50-vjeçarin. Paraprakisht, policia ka përjashtuar pistën e tentativës për vrasje dhe thotë se bëhet fjalë për një aksident në punë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi në Boffalora, pranë Ticino-s, zonë ku jeton shqiptari. Mediat shkruajnë se akoma nuk është kuptuar pse nuk u lajmërua salla operative, e cila do të kishte dërguar ambulancë në vendin e ngjarjes, ku do t’i jepte edhe ndihmën e parë të aksidentuarit.

Pas ekzaminimit të mjekëve, shqiptari u transferua në repartin e Neurokirurgjisë në Legnano, por prognoza e tij mbahet akoma e fshehtë. Ndërkohë karabinierët po vazhdojnë punën për të zbuluar rrethanat e plota që mund të kenë çuar shqiptarin të aksidentohet në ambientet e punës./abcnews.al

serie-a.jpg
G. P.14:10 | 30/07/2019

Duele të fortë në Serinë A, që në javët e para. Kalendari i përcaktuar në Milano ka derbin e Milanos që në javën e katërt, dhe ndeshje të tjera emocionuese.

Sezoni i fundit tashmë quhet legjenda e asaj që shkoi. Juventusi kampion për herë të tetë radhazi i përket historisë, dhe pas arkivimit, vjen menjëherë edicioni i ri, 2019-2020.

Seria A ka tashmë kalendarin e kampionatit të ri, përcaktuar me short në Milano, dhe emocionet janë të garantuara që në fillim, me ndeshje derbi dhe me duele të fortë.

Një “nxemje” në javën e parë, në program në 25 Gusht, me Fiorentina-Napoli, që është konkurrimi më i fortë. Në javën e dytë vjen një duel i nivelit “bombë”, Juventus-Napoli, në stadiumin “Allianz” të Torinos.

Vërtet pa fat skuadra e Carlo Ançelotit, që do të luajë dy herë radhazi jashtë fushe, ndaj rivalëve tepër të fortë. Po në javën e dytë, në 1 Shtator, do të jetë edhe derbi i kryeqytetit, Lacio-Roma, një nga ndeshjet më të ndjera në Itali, padyshim derbi më i ashpër.

Vjet, Roma fitoi 3-1 në fazën e parë, dhe Lacio iu përgjigj me 3-0 në të dytën. Në javën e tretë Juventusi shkon në fushën e Fiorentinës, diçka jo e garantuar si sukses.

Java e 4-ët, në 22 shtator, sjell derbin e madh të “Madoninës”, Milan-Inter në “San Siro”. Edicioni i kaluar ishte për zikaltërit që drejtoheshin nga Luçiano Spaleti, me dy fitore, dhe këtë vit do të duan të vazhdojnë sukseset me trajnerin e ri, Antonio Konte.

Në javën e pestë do të kemi Inter-Lacio dhe Torino-Milan, pra, tifozët do të kenë ç’të shohin në televizor dhe në stadium. Seria A nis në 25 gusht dhe përfundon në 24 maj, gjithashtu me një duel të madh si ai Roma-Juventus.

Juventusi është favorit për titullin, ndjekur nga Interi dhe Napoli./ABC News Albania 24/7

karabiniere.jpg
G. P.09:05 | 30/07/2019

Një oficer italian i policisë paraushtarake, që dyshohet të jetë vrarë nga dy adoleshentë amerikanë në Romë, u përshëndet si hero gjatë ceremonisë së varrimit në vendlindjen e tij pranë Napolit.

Mario Cerciello Rega u godit me thikë 11 herë pranë hotelit ku po qëndronin të rinjtë, ndërsa po hetonte një incident që kishte lidhje me shitblerje droge. Funerali u mbajt në të njëjtën kishë në Somma Vesuviana, ku oficeri ishte i martuar gjashtë javë më parë.

Një turmë e madhe jashtë kishës shpërtheu në duartrokitje kur arkivoli i oficerit Cerciello Rega, i mbuluar me flamurin italian, u soll brenda. Kapelani i ushtrisë italiane, kryepeshkopi Santo Marciano, në fjalën e rastit tha se 35 vjeçari Cerciello Rega jetoi dhe vdiq për të mbrojtur jetën e të tjerëve.

Adoleshentët nga Kalifornia, Gabriel Christian Natale-Hjorth, 18 vjeç, dhe Finnegan Lee Elder, 19 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje./VOA

1-2-1250x596-24.jpg
G. P.22:04 | 28/07/2019

30-vjeçarja Ida Nastasi në Itali nuk arrinte të gjente një punë që nuk ishte e përkohshme, ndaj vendosi që të shkojë tek i fejuari i saj në Tiranë. Tani punon si edituese për një agjenci web marketing. “Jugu në vendin tim është dëshpërues”, thotë ajo. Ndjej nostalgji për shtëpinë, më pas mendoj se ajo që gjeta këtu, atje nuk do të kishte qenë e mundur”.

“Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.”

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.

“I pari që u përball me situatën depresive të punës në Jug të Italisë ishte pikërisht ai. Në Tiranë, sot jetohet mirë“, thotë ajo duke buzëqeshur.

Herën e parë që u nis drejt Shqipërisë, Ida ishte e emocionuar. “Po shkoja për të parë të fejuarin tim pas disa muajsh”, kujton ajo. Duhet të ishin pushime verore, përpara se të rikthehej në shtëpi në Shtator “më e ingranuar se kurrë”. Por në fakt, Ida u rikthye vetëm për të marrë bagazhet dhe për t’u transferuar.

E thotë me bindje: u detyrua të linte vendin e saj. “Pasi u diplomova kisha nisur të kërkoja punë, por u përballa vetëm me kontrata me kohë të caktuar, stazh apo punë që nuk paguhen”.

Atëherë tentoi rrugën e shkollës: kandidohet për mësuese zëvendësuese të përkohshme në Veri të Italisë. Por asgjë. “Puna e mësueses është vërtetë e pasigurt dhe nëse nuk ke mbështetje ekonomike, është e vështirë. Isha shumë e demotivuar”.

Më pas i erdhi mundësia në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci web marketing, si editore dhe copywriter. “Në Tiranë jetohet mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e njeh italishten, e kanë mësuar në shkollë, ose janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, tregon ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike të dukshme për një italian.

Duke nisur që nga çmimi i biletës së autobusit, apo taksisë e cigaret. Fakti që krahu i punës kushton shumë më pak, ndihmuar nga një çmim inferior i punës, përkthehet në çmime të përmbajtura kudo: që nga restorantet tek dentistët, e deri tek estetistja apo shitësit e frutave”. Edhe qiraja e banesave nuk është shqetësim ekonomik. “Gjenden shtëpi të pranueshme, të mobiluara dhe me çmime shumë të mira”.

Dita e Idës nis me një kafe. “Fatmirësisht në shumë lokale kafeja është shumë e mirë, mjafton ta specifikosh që e do të shkurtër”. Dhe pas 10 minutash në autobus është në zyrë. “Në kompjuter nis të shoh testet që më kanë nisur grupet e ndryshme të punës, konsulentët apo kolegët e mi. Korrigjoj përmbajtjen për krijimin e postimeve për mediat sociale dhe fushatat publicitare dhe më pas i dedikohem blogut të agjencisë për të cilin shkruaj çdo javë. Në të shkuarën kam bërë edhe kurse italishteje dhe komunikimi për konsulentët, duke dhënë vlerësimin për nivelin e gjuhës”, shpjegon ajo. Megjithatë, në disa raste, ndryshimet me Italinë janë të dukshme. “Shoh që ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”, tregon Ida. “Jam përshtatur me zakonet lokale me shumë durim, duke hequr dorë nga mendimi sesi jam në Itali, pyetje apo gjëra që këtu e kam të pamundur t’i bëj apo t’i gjej”.

Rikthimi në Itali? “Në vendin tim në këtë moment janë vetëm gjërat e dashura. E shoh me nostalgji dhe më mungon gjithçka që kam jetuar dhe kam dashur deri pak vite më parë. Kur mbushem me nostalgji, mendoj sesi jetoj tani, për pavarësinë time, pazaret që mund të bëj e vetme dhe e di shumë mirë që nuk do të kisha pasur mundësinë të kisha të njëjtat gjëra nëse do të rrija në qytetin tim. Gjithsesi do të isha detyruar që të transferohesha në Veri të Italisë”.

Ida shpjegon pozicionin e saj dhe atë të gjeneratës së saj, me plot qartësi. “Të futesh në botën e punës për të rinj si ne, 28, 29, 30 vjeç është gjithnjë e më e vështirë. Pastaj vijnë 20-vjeçarët që të lenë pas sepse presupozohet se në moshën 30-vjeçare i ke aftësitë dhe kompetencat. Në Itali ka shumë, ndoshta tepër gjëra që duhet të ndryshojnë”.

Si e imagjinon të ardhmen e saj? Shpreson të shkojë pranë familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, me një rrogë dinjitoze që mund t’i lejojë të paguajë qiranë, faturat, e të bëjë pazar. “Ajo që konsiderohet rrogë e denjë, në Itali sot duket utopi”, e mbyll ajo.//tvklan.al

salvini-1-1280x820.jpg
ent ela16:30 | 25/07/2019

Ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini ka refuzuar të përgjigjet në parlament për akuzat se partia e tij ka marrë fonde nga Rusia. Në vend  të tij ka folur kryeministri Xhuzepe Konte. Një veprim që ka detyruar partinë demokratike në opozitë, që të kërkojë mocion votëbesimi kundër liderit të Legës.

Partia demokratike në Itali po përgatit një mocion votëbesimi kundër ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Partia në opozitë mori këtë vendim pasi Salvini, lider i Ligës, refuzoi të paraqitej në parlament për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth dyshimit se partia e tij ka marrë fonde nga Rusia.

Të mërkurën Salvini vendosi që të ishte kryeministri Xhuzepe Konte ai që iu drejtua senatit në vend të tij

Konte u tha deputetëve se kishte besim të plotë tek ministri i tij i brendshëm dhe se nuk kishte asnjë provë se Salvini kishte kryer ndonjë shkelje.

Kryeministri tha gjithashtu se Salvini nuk iu përgjigj pyetjeve për udhëtimin e këshilltarit të tij Xhanluka Savoini në Rusi në muajin tetor të një viti më parë, kur mendohet se ai është takuar me zyrtarë rusë për të diskutuar rreth financimit të Legës me miliona euro nëpërmjet një marrëveshje të fshehtë për naftën.

Partia demokratike e cilësoi shpjegimin e Kontes si të pamjaftueshme duke shtuar se ishte e papranueshme që ministri refuzoi të përgjigjer personalisht. Senatori Andrea Markuci tha se Salvini I ka ikur përgjegjësive të tij dhe për këtë arsye duhet të përballet me një mocion votë besimi.

Ndërkohë populistët e lëvizjes me pesë, partnerë të koalicionit qeverisës – dolën nga salla në momentin që Konte mori fjalën. Zëvendës kryeministri Luixhi Di Maio tha se senatorët morën këtë vendim në shenjë proteste për mungesën e Salvinit në sallë, por deputetët e lëvizjes me pesë yje u shprehën për gazetarët se ata u larguan për shkak të vendimit të Kontes për të shmangur debatet për një tjetër çështje të rëndësishme.

Sipas mediave italiane nuk ka shumë mundësi që mocioni i votëbesimit për Salvinin të miratohet, pasi lëvizja me pesë yje – mazhorancë në parlament – nuk do të pranojë të votojë kundër partnerit në koalicionin qeverisës. Pasi një veprim i tillë do të rrëzonte qeverinë – një mundësi që asnjë nga partitë në pushtet nuk e merr parasysh për momentin. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono