Itali

droga.jpg
ent ela10:12 | 19/01/2018

217 kilogram marijuanë e sekuestruar dhe dy shqiptarë të vënë në pranga është bilanci i një operacioni të përbashkët të kryer orët e fundit nga policia shqiptare dhe ajo italiane. Sipas një njoftimi për shtyp të bërë publik paraditen e së premtes njoftohet se falë një operacioni të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe atyre italiane, u sekuestruan 217 kg lënde narkotike në zonën e Leçes. Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare shqiptare homologëve italianë, u bë i mundur arrestimi i dy shqiptareve, njëri 37 vjec dhe tjeri 26 , të dy banues në Itali. Të rinjtë nga Shqiperia u kapën ndërsa ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali./abcnews.al

vlcsnap-error418-1-1280x720.jpg
gra moz16:48 | 18/01/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim një përfaqësi të komunitetit arbëresh, që morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Tiranë me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryebashkiaku falenderoi shqiptarët e Italisë për gjithçka kanë bërë në shekuj, për të mbajtur gjallë gjuhën, zakonet dhe traditat shqiptare, dhe në shenjë mirënjohje, u dhuroi “Çelësin e Qytetit”.
Veliaj apeloi qe kjo simbolikë të shërbejë për të gjithë arbëreshët, sidomos për të rinjtë që të ecin në gjurmët e të parëve të tyre, të ruajnë lidhjet me vendin mëmë./abcnews.al

foto.jpg
gra moz22:19 | 17/01/2018

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të tij në një zonë në Chieti, që ata dyshonin se përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Më pas autoritetet e kanë ndjekur 29 vjeçarin deri në shtëpinë e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në zonë u zbuluan 30 kilogramë marijuanë.

Sipas mediave, 29 vjeçari është munduar të fshehë marijuanën, të cilën e kishte ndarë në 15 pako të vogla, në një fushë të hapur vetëm duke e mbuluar me disa gjethe.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu një peshore elektronike, materiale që shërbenin për ndarjen e marijuanës dhe një mijë euro./abcnews.al

vlcsnap-error413-1280x720.jpg
ent ela10:26 | 17/01/2018

Po në Bari është arrestuar një çift shqiptarësh të cilët kishin fshehur rreth 5 kilogramë heroinë në rrotat e automjetit të tyre. Agjentët e policisë kanë dyshuar menjëherë pasi rrotat e automjetit nuk ishin normale dhe ndaluan çiftin për një kontroll rutinë.

Policia italiane në Bari ka arrestuar një cift shqiptarësh pasi kishin fshehur në rrotat e automjetit me të cilin udhëtonin rreth 5 kilogramë heroinë. Dorga ishte fshehur brenda gomës në të katër rrotat e automjetit. Agjentët e policisë vendosën të ndalonin çiftin pasi rrotat dukeshin jo normale dhe pas një kontrolli të detajuar kanë zbuluar drogën e fshehur. Dy shtetasit shqiptarë janë shoqëruar në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës së Barit, ndërsa policia italiane bëri të ditur se droga e sekuestruar nuk ishte e paketuar por ishte vemdosur në xhepa të modifikuar të rrotave në formën e pluhurit.

Kohët e fundit policia në Bari ka ndërmarrë një sërë operacionesh të tilla pas raportimeve se përdorimi i heroinës në zonë ëshët rritur. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga shitja e kësaj droge, sipas hetuesve italianë, përdoret për të financuar organizata kriminale që merren me një sërë aktivitetesh të tjera të paligjshme përfshirë dhe shfrytëzimin e prostitucionit./abcnews.al

 

vlcsnap-error925-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 12/01/2018

Shtetasit  shqiptarë të cilët kane 5 vite punë e kontribute sigurimesh në Itali, përfitojnë një pension pleqërie nga ky shtet.

Të jesh pensionist dhe i kënaqur. Eshtë rasti i disa pensionistëve shqiptarë të cilët e konsiderojnë veten me fat sepse falë punës së tyre në dy shtete, përfitojnë dy pensione.

Kjo është zonja Zdife Pulaj, 70 vjeçe e cila përfiton pension nga Shqipëria dhe Italia. Historia e saj është e thjeshtë, por mbreslënëse.

Fatmir Çekiri është një 68 vjecar që njëlloj si zonja Pulaj, ka nisur procedurat për përfitimin e pensionit nga Italia, vend ku ka punuar për 6 vite.

Këto pensione që sigurohen nga Italia janë një realitet deri tani për rreth 25 pensionistë.

Beskida Aliaj, specialiste në fushën e pensioneve, drejtuese e patronatit INAS CSL në Shqipëri,  na shpjegon proccedurat që duhet të ndjekin emigrantët për përfitimin e pensioneve të tyre.

Pensionistët emigrant mund të përfitojnë edhe një lloj tjetër pensioni, ku nuk është e domosdoshme heqja e rezidencës nga Italia.

Ndërkohë po punohet për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale, e cila synon bashkimin e periudhave kontributive të fituara në shqipëri e itali.  Aktualisht vendi ynë ka një marrëveshje të tillë me Belgjikën, Luksemburgun, Turqin, Gjermanin, Ccekin, Rumaninë, Hungarinë Austrinë, Kanadanë dhe Maqedoninë./abcnews.al

 

vlcsnap-error464-1-1280x720.jpg
ent ela10:54 | 12/01/2018

Një i fortë nga Shijaku është vënë në pranga për hesap të drejtësise italiane. Ai është një person i rrezikshëm, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar është arrestuar  52-vjeçari Agim Kolgjini, banues në Shijak, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj personit të ndaluar është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Gjenovës në Itali, pasi mbi të rëndojnë akuza shumë të rënda. Kolgjini akuzohet për pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz, si dhe për ndihmë e shfrytëzim prostitucioni.

Pas arrestimit në vendin tonë, 52-vjeçari shqiptar do t’i dorëzohet drejtësisë italiane, ku pritet të përballet me akuzat./abcnews.al

vlcsnap-error868-1280x721.jpg
gra moz19:32 | 11/01/2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me presidentin e autoritetit kombëtar Kundër Korrupsionit në itali, Rafaele Cantone. Xhafaj njohu shefin e antikorrupsionit Italian me dokumentin politik të dikasterit që drejton, si dhe reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit, ku veçoi asistencën e misionit europian PAMECA.
Aksioni “Forca e Ligjit” zuri pjesë të diskutimeve gjatë të cilit ministri Xhafaj u ndal kryesisht tek nisma e Vettingut në polici.
Presidenti i autoritetit antikorrupsion, Cantone theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në drejtësi me atë të ndërmarrë në policinë e shtetit. Ai u shpreh i gatshëm për të rritur bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme shqiptare në sigurimin e mekanizmave parandalues dhe garantimit të integritetit në policinë e shtetit në të ardhmen./abcnews.al

vlcsnap-error928-1280x720.jpg
gra moz18:44 | 11/01/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone. Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme, reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të Vetingut në polici dhe policimit në komunitet, ku veçoi asistencën e misionit europian “PAMECA”.

Ai e njohu me ecurinë dhe rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit”. Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu tek prezantimi i nismës për Vetingun në polici, përmes së cilës synohet të shëndoshet organizata dhe promovohen punonjësit me integritet.

Kreu i Autoritetit Antikorrupsion në Itali theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në gjyqësor dhe reformimit të Policisë së Shtetit. Ai vlerësoi cilësinë e legjislacionit që po implementohet në Shqipëri dhe u shpreh i gatshëm për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme, sidomos për masat pas vënies në zbatim të procesit të Vetingut, për sigurimin e mekanizmave parandalues dhe garantimit të integritetit në të ardhmen të punonjësve të policisë./abcnews.al

vlcsnap-error651-1280x720.jpg
us er13:32 | 11/01/2018

Senatori amerikan demokrat Ben Kardin, njëkohësisht anëtar i komisionir të jashtëm në senat, deklaroi se Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e marsit në Itali. Një akuzë që nga Moska u cilësua qesharake

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2018-ës në Itali, Rusia mund të gjejë një objektiv për të ndërhyrë. Kjo në përpjekje për të mbështetur partitë që janë kundër rinovimit të sanksioneve europiane ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës. Deklarata është pjesë e përfundimeve të raportit për ndërhyrjet ruse të përgatitur nga stafi i senatorit demokrat Ben Cardin, njëkohësisht anëtar i rëndësishëm i komisionit të jashtëm të senatit. Partitë në objektivin e kremlinit sipas raportit janë ajo e Lega Nord dhe Lëvizja me pesë yje. Ndër të tjera thuhet se Rusia vijon të ndërhyjë në demokracinë e shumë vendeve dhe pas zgjedhjeve presidenciale amerikane mund të përqendrohen sërish në zgjedhjet e mesit të mandatit duke akuzuar Trump se po injoron rrezikun.

Por përvec fushës politke në raport theksohet se Rusia po ndërhyn dhe financiariosht nëpërmjet shoqërive enbergjitike shtetërore si për shembull në rastin e shoqërisë italiane ENI që ka lidhje me atë ruse Gazprom.

Dosja është një nga më voluminozet për sa i përket ndërhyrjeve të Mosskës duke rindërtuar një aktivetet 20 vjecar në dhjetra vende europiane si Britnai e madhe, Francë, Gjermani dhe Ulkrainë

Dokumenti i referohet pohimeve të ambasadorëve europianë në SHtetet e BAshkuara të Amerikës por dhe zyrtarë të qeverive europiane, organizata jo fitimprurëse dhe media.

Ministria e jashtme ruse reagoi menjëherë duke përgënjeshtruar kategorisht akuzat dhe duke e cilësuar senatorin amerikan si një gënjeshtar./abcnews.al

 

makinaaa.jpg
us er10:57 | 11/01/2018

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Pieve San Giacomo, në provincën e Cremona të Italisë. Nga përplasje e dy automjeteve ka gjetur vdekjen një shqiptare, ndërsa bashkëshorti i saj, komandant i njësisë investigative të karabinierëve të Cremona-s, Claudio de Leporini ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 10 e gjysmë të mëngjesit. Makina me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion Scania, e për pasojë automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencës së Brescia dhe ato zjarrfikëse. Fatkeqësisht për shqiptaren 35 – vjeçare, të identifikuar nga mediat fqinje si Amantia Sula, nuk mund të bëhej asgjë. Gruaja mësohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa bashkëshorti i saj, gjithashtu 35-vjeç u transportua me urgjencë në spital, ku po lufton për jetën.

De Leporini kishte mbajtur për 6 vjet pozicionin e kapitenit të karabinierëve në Sondrio dhe më pas ishte rritur në detyre me gradën major dhe ishte transferuar në Cremona, në Shtator të 2016-s. Çifti mësohet se ka edhe një vajzë 7 -vjeçe./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono