Ismail Kadare

helena-kadare.jpg
G. P.18:48 | 16/11/2018

Shkrimtarja dhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena në një interviste për ABC News, rrëfen detaje rreth veprës së Kadaresë “Kur sunduesit grinden”.

Pyetje: “Si e ke përjetuar këto momente të ngjizjes së kësaj vepre pasi ke qëndruar afër të madhit Kadare”.

Helena Kadare: “Kjo është vepra që i ka ngrenë më shumë kohë sepse shkruan në një mënyrë artistike, por është një vepër dokumentare. Flitet për 3 minuta që Stalini ka biseduar me poetin e madh Pastërnak. Gati po bëhet një shekull përpara dhe ai ishte arrestuar në atë kohë. Ai e mori papritur në telefon kur ishte në banesën e tij. Në Rusi siç dihej banesat ishin të ngushta dhe familjet banonin në të njëjtin vend. Domethënë e dëgjuan dhe të tjerët që Stalini po flet me Pastërnakun. Një gjë krejt e veçantë dhe e jahstëzakonshme. E pyeti: “Ç’mendon për mikun tënd që është i arrestuar dhe ai tha nuk di çtë them se ne shkruajmë në mënyra të ndryshme”. Dhe Stalini ia preu fjalën sipas dëshmitarëve që nuk dite ta mbrosh mikun tënd dhe ia mbylli telefonin. Ka shumë variante për këtë gjë. Variantet janë shumë. 13 ka shkruar vetëm Ismaili bazuar në dëshmitë”.

Pyetje: “Parimisht në këtë bisedë gjithmonë marrëdhënia e shkrimtarit me pushtetin është paksa edhe delikate. Në raste që i jep frymëmarrje ka raste që edhe e shtrëngon. Ka elementë që e cënon atë pushtetin e tij. Besoj se ka edhe nota autobiografike në këtë vepër të tij”.

Helena Kadare: “Nota autobiografike konkrete nuk ka, por ka frymën e kësaj gjëje që e ka njohur shumë mirë gjatë kohës që krijonte në vitet e komunizmit. Domethënë ajo frymë ndihet sepse ka shumë vite që mbledh material, për këtë variantin flas, bisedën Stalin-Pastërnak dhe vetvetiu detajet e jetës që ka pasur ai vetë ndërthuren në këtë histori që ka ngelur nga enigmat më të mëdha në fakt dhe Ismali mendon që ka dhënë variantin e saktë”.

Pyetje: “Ka shfrytëzuar dokumente arkivore”?

Helena Kadare: “Ka shfrytëzuar aq shumë sa për vite të tëra shtëpia jonë është mbushur me fletë që nuk donte t;i hiqte e thoshte lëri lëri kështu që edhe për mua është një gëzim që shyqyr ky libër mbaroi, doli. Gjithmonë hezitonte për fundin të cilin ai mendonte se nuk e ka bërë ashtu siç e donte. Janë vetëm disa faqe për të cilën unë e nxita dhe i thashë nxirre kështu me një fund të thjeshtë dhe ke kohë gjithmonë që ta ripunosh, siç ka bërë me “Mosmarrëveshjen” përshembull”./abcnews.al

ismail-kadare.jpg
G. P.18:20 | 16/11/2018

Shkrimtari Ismail Kadare prezantoi në Panairin e Librit veprën eseistike  “Kur sunduesit grinden”. Përmes misterit të një telefonate mes Stalinit dhe Pastërnak libri pasqyron marrëdhëniet e ndërlikuara mes pushtetit dhe shkrimtarit. Në stendën e tij kishte lexues të shumtë që blenë veprën dhe komunikuan me shkrimtarin.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe, ditën e tretë të Panairit të Librit ka prezantuar veprën e tij më të re, “Kur sunduesit grinden” rreth misterit të telefonimit Stalin Pastërnak. Megjithëse ngjarjet kanë ndodhur një shekull më parë, akoma mbetet mister grindja e madhe mes tyre thekson Kadare. Në këtë vepër ai përshkruan dy sundes, pushtetarët dhe sunduesit më të mëdhenj janë ata shpirtëror sipas shkrimtarit.

Marrëdhëniet e ndërlikuara mes sunduesve dhe shkrimtarëve janë reale dhe do jenë prezente gjithnjë thotë shkrimtari. Një ndër shqetësimet që ai shtron është moshapja e dosjeve. Në këtë prezantim ai u shoqërua nga bashkëshortja Helena kadare dhe botuesi Bujar Hudhri. Lexues të shumtë për rreth dy orë nga grupmosha të ndryshme kanë pritur në radhë për të marrë librin e firmosur nga shkrimtari.

Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë vazhdon të përkthehet dhe interpretohet edhe më sot në mënyrë më kundërthënëse. Në vështrim të parë sipas autorit krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit, Stalini dhe Pastërnaku. Nga një këndvështrim i thellë një personzh më pak i njohur se ata. Del poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim zë vendin kryesor në këtë vepër. Shkrimtari Kadare sjell fatin e tij të hidhur, por përmes tij rrëfen fatin e qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur që vuajtën nën komunizmin bolshevik.

PIRRO-MILKANI-PER-DOKUMENTARIN-KADARE-1280x720.jpg
G. P.18:48 | 08/11/2018

Dokumentari “Kadare” realizuar 7 vite më parë nga regjisori Pirro Milkani u shfaq në netët e kinemasë europiane. Milkani edhe pse ka relizuar dhjetëra filma artistikë e rendit në punët e veçanta. Në këtë realizim ai kujton momentin e pajtimit mes dy shkrimtarëve të mëdhenj Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli në vitin 2011. /abcnews.al

KADARE-PER-TEATRIN-DHE-DRAMATURGJINE.mpg_snapshot_02.15-1.jpg
G. P.18:10 | 24/10/2018

Prezantohet proza poetike e Mit’hat Frashërit’, parathënia e veprës është shkruar nga Ismail Kadare, i cili i dedikon një vëmendje të veçantë edhe Tetarit Kombëtar dhe dramaturgjisë shqiptare. Kadare nënvizon faktin se duhet ti gëzohemi zbulimit të dramës së Mit’hat frashërit “Foleja Kombëtare.”

Promovimi i prozës poetike të Mit’hat Frashërit ka mbledhur personalitete të shumta në vend. I ftuar nderi në këtë ngjarje kulturore është shkrimtari i madh i letrave shqipe Ismail Kadare, i cili ka shkruar edhe parathënien e veprës së tretë “Drama e një lidri”. Kadare nuk preferoi të flasë për kamerat, pasi ai e ka thënë më penë, arma më e fortë e tij. Kadare e lidh këtë parathënie me Teatrin Kombëtar, godina e cila ka zgjuar jo pak debate në këtë kohë, ja si e përshkruan ai:

Kadare përkufizon edhe tri rrethanat që mund ti jepnin shtysë teatrit.

Por pranon se edhe pushtimet kanë ndikuar për keq në dramaturgjinë e brishtë shqiptare, ku ai nënvizon faktin se duhet ti gëzohemi zbulimit të dramës së Mit’hat Frashërit.

 

 

Ndërkohë që studiuesi Uran Butka thotë se rizbulimi i 55 prozave është me rëndësi pasi e sheh Mithat Frashërin si një themelues të prozës së shkurtër poetike.

Uran Butka, drejtues i studimeve “Lumo Skendo”: “Janë krijime porze poetike që e vendosin Mit’hat Frashërin si një ndër krijuesit e prozës së shkurtër poetike, sidomos me prozat e reja që kemi zbuluar. Është një përmbledhje e krijimtarise së tij të mëparshme të shprehur dhe tek “Hi dhe Shpuzë”. Por natyrisht ka bërë që koha, natyrisht ai duke njohur dhe poezinë perëndimore dhe klasikët e shquar të letërsisë moderne ai e ka perfeksionuar.”

jo vepër vjen në kuadër të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku në nëntor priten të viojnë edhe eshtrat e Mi’that Frashërit në Shqipëri./abcnews.al

KADARE-PER-PRESHEVEN.mpg_snapshot_00.00.jpg
G. P.13:54 | 13/09/2018

Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur kategorikisht kundër ndarjes territoriale të Kosovës. Ai thekson se shqiptarët dhe serbët duhet të dialogojnë dhe të arrijnë marrëveshje, por këtë jo në dëm të sovranitetit të Kosovës.

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, në një intervistë për median “Presheva Jonë”, ka komentuar zërat që qarkullojnë për një ndarje të mundshme të Kosovës si pasojë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Edhe Kadare është rreshtuar kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

Ismail Kadare, shkrimtar: “Gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dëm të sovranitetit te Kosovës! Askush s’ka te drejte, Serbia hiç e me hiç, të cënojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për gjendjen e popullsisë që jeton në Luginën e Preshevës, ku thotë se “edhe pse shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare”. Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”./abcnews.al

kadare.jpg
G. P.15:44 | 05/07/2018

Një nga vendet më të preferuara për t’u vizituar nga turistët në Gjirokastër është shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare. Përgjegjësi i shtëpisë Bruno Pjetri thotë se ka një rritje të numrit të vizitorëve në krahasim me një vit më parë.

Mund të quhet shtëpia më e vizituar në qytetin e gurtë. Çdo turist që vjen në Gjirokaster nuk ikën pa vizituar shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë. Deri tani, shifrat flasin për rreth 5000 vizitorë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që banesa pasurohet me detaje.

“Kohët e fundit, pas  një investimi të bashkisë janë vendosur edhe këto foto nga jeta e Kadaresë në kohë të ndryshme. Shumë nga fotot janë marrë nga shkrimtari dhe nuk kanë qenë të publikuara më parë”.

Turistët e huaj kanë dëgjuar për Kadarenë megjithëse disa prej tyre nuk i kanë lexuar veprat e tij.

“Po është hera e parë që vij në Shqipëri. Për Kadarenë kam degjuar, por nuk di shumë për të. Shtëpia më pelqen shumë. Do të shkojmë edhe në shtepi të tjera, janë shumë origjinale. Kam dëgjuar për Kadarene nga miqtë e mi që udhëtojnë me ne. Pikturat dhe  fotot janë shumë impresionuese”.

Shtëpia e gurtë u inagurua në fund të muajit Janar 2016 me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit, i cili mungoi në ceremoninë përuruese./abcnews.al

vlcsnap-error750-2-1280x720.jpg
ent ela15:23 | 24/02/2018

Gazeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar një shkrim shkrimtarit Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven ngre pikëpyetje se pse shkrimtari i njohur shqiptar nuk shpallet fitues i çmimit Nobel për letërsinë.

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç.

Kështu e nis shkrimin e saj në gazetën amerikane Neë York Times kritikja e letërsisë Cynthia Haven. “Vajza në ekzil” dhe “E penguara” janë dy romanët që ajo I ka kushtuar një analizë të detajuar në prestigjozen amerikane. Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër-shkruan autorja.

“E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”. Sipas autores kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.

Kritikja Haven vlerëson se gjuha shqipe është bërë ndërkombëtare përmes librave të Kadaresë. /abcnews.al

vlcsnap-error906-1-1280x720.jpg
G. P.14:24 | 29/01/2018

50 vite krijmtari poetike e Ismail Kadaresë vjen e përmbledhur në një vepër poetike. Shkrimtari i shquar i letrave shqipe këtë botim e sjell për lexuesit në ditëlindjen e tij të 82-të edhe pse ai nuk e preferon ta festojë. Studiuesi i veprës së Kadaresë, Bashkim Kucuku, në një intervistë për ABC News thotë se kjo vepër është e rëndësishme, pasi kjo është fytyra e vërtetë e poezisë së Kadares./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono