ISIS

isis.jpg
G. P.17:35 | 04/09/2018

Shtatë  persona që dyshohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak krahas kryengritësve islamikë janë arrestuar në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të personave të arrestuar.

Policia tha se të arrestuarit, të moshave nga 23 deri në 41 vjeç, ishin akuzuar lidhur me dy raste të veçanta në vitet 2015 dhe 2016 për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.

Nëse shpallen fajtorë ata mund te denohen deri në 10 vjet burg. Autoritetet maqedonase thonë se më shumë se 100 shtetas nga ku vend ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar, ndërsa 20 persona janë vrarë./abcnews.al

toron.jpg
G. P.14:29 | 25/07/2018

Organizata terroriste, ISIS, ka marrë përsipër sulmin e kryer të dielën në Toronto të Kanadasë. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e shpërndarë në internet nga organi i Shtetit Islamik të internet, Amak.

Të dielën në mbrëmje, një person hapi zjarr në një rrugë të Torontos, duke vrarë një adoleshente dhe një fëmijë 10 vjeç. Nga kjo ngjarja dhe disa persona të tjerë mbetën të plagosur. Gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri, autori i sulmi mbeti i vrarë.

Ai shfaqet në një video amatore teksa është i veshur me të zeza, ndalet para një restoranti dhe fillon të qëllojë ndaj qytetarëve. Agresori është identifikuar si Faisal Hussain, me prejardhje nga Lindja e Mesme.

Ndërkohë, hetuesit deri më tani ishte përqëndruar tek pista e ndonjë çrregullimi mendor të autorit. Megjithatë tani po hetohet për terrorizëm./abcnews.al

isis.jpg
G. P.10:13 | 24/07/2018

Britania e Madhe ka hequr dorë nga mbrojtja e dy shtetasve të saj që rrezikojnë të dënohen me vdekje në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për dy britanikë të natyralizuar, që dyshohen për pjesëmarrje në aktet terroriste të Shtetit Islamik.

Qeveria britanike ka deklaruar se nuk do t’u dalë në mbrojtje dy shtetasve të saj që rrezikojnë të dënohen me vdekje në Shtetet e Bashkuara, pasi akuzohen si pjesëtarë të Shtetit Islamik. Ka qenë ministri për Çështjet e Sigurisë, Ben Ëallace që ka bërë publik qëndrimin e Londrës, duke nënvizuar se ekzekutivi ishte përgatitur për të hequr dorë nga mbrojtja.

Britanikët e natyralizuar, Alexanda Kotey dhe El Shafe Elsheikh dyshohet se janë dy nga 4 militantët e njohur si grupi “The Beatles” për shkak të theksit të tyre anglez. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në pengmarrjen, torturimin dhe vrasjen e disa shtetasve perëndimore.

“Pasi shqyrtoi me kujdes rrethanat, qeveria mori vendimin e rrallë që për këtë rast të mos kërkojë garanci për jetën e të dyshuarve”, ka deklaruar Wallace.

Kotey dhe Elsheikh u kapën në janar në Siri, nga një grup luftarak sirian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Që prej atëherë, Uashingtoni dhe Londra kanë mbajtur një seri bisedimesh për mënyrën e gjykimit dhe dënimit të tyre. Deklarata e Ëallace vjen pas publikimit në media të një letre që ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid i kishte dërguar prokurorit të përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.

“Britania nuk ka ndërmend të kërkojë që të dyshuarit të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në Amerikë ka gjasa të mbahet një proces gjyqësor më i suksesshëm”, thuhej në letër./abcnews.al

shqiptariii.jpg
G. P.14:28 | 10/07/2018

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të Maqedonisë në Potenca. 29-vjeçari Agim Miftarov akuzohet se është stërvitur për aktivitete që kanë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, janë zbuluar disa dronë. Ndërsa në celular, ai mbante 900 video të propagandës xhihadiste. Gjithashtu është zbuluar se 29-vjeçari ka bërë kërkime lidhur me përdorimin e dronëve të armatosur dhe për ndërtimin e pistoletave.

Ndërkohë, hetimet e agjentëve italianë kundër tij kishin nisur që në vitin 2009. Hetuesit kanë zbuluar ndër të tjera se Agim Miftarov ka dashur të blejë armë në internet./abcnews.al

turqia1-1280x720.jpg
ent ela09:13 | 22/06/2018

Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar për arrestimin e 14 militantëve të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Ankara, pas dyshimeve se kanë qenë duke planifikuar sulm terrorist gjatë zgjedhjeve të 24 qershorit në këtë vend.

Të gjithë të dyshuarit është raportuar se janë qytetarë të huaj dhe se janë ndaluar në një bastitsje të koordinuar në mëngjesin e 22 qershorit, ka raportuar policia.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e sulmit të planifikuar, mirëpo policia ka thënë se ka konfiskuar “materiale” të paspecifikuara.

Turqia është përballur me sulme terroriste më 2015 dhe 2016, për të cilat zyrtarët kanë fajësuar Shtetin Islamik (IS) ose militantët kurdë.

Pak pas mesnatës së 1 janarit 2017, një burrë i armatosur uzbek, që besohet se ka vepruar në koordinim me IS-in, ka vrarë 39 persona në një klub nate në Stamboll. /REL

masaker.jpg
G. P.10:38 | 15/06/2018

ISIS ka kërcënuar përsëri me sulme në kampionatin botëror “Rusi 2018”. Organizata terroriste thotë se do të godasë si asnjëherë më parë.

E gjithë vëmendja është përqëndruar tek kampionati botëror i futbollit, Rusi 2018. Duke qenë kështu, rritet dhe përgjegjësia për autoritetet që të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve mes përfaqësuesve të ndryshme. Megjithatë, një rrezik tjetër që i shtohet agjentëve të angazhuar në kupën e botës është ai i ISIS.

Organizata terroriste ka kërcënuar me një video, në të cilën premton se do të kryejë “një masakër ashtu siç nuk është parë ndodnjëherë”. Në pamjet filmike të shpërndara nga tabloidi anglez Daily Star, ISIS tregon imazhe të ndryshme sulmesh, duke njoftuar se dëshjiron hakmarrje ndaj Vladimir Putin dhe Rusisë.

Videoja përmbyllet me një panoramë të stadiumit “Soçi” i mbikëqyrur nga një xhihadist i armatosur. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon me sulme terroriste Botërorin “Rusi 2018”. Edhe më herët, kërcënimet ishin më konkrete, pikërisht për dy lojtarët më të mirë të kësaj dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Megjithë kërcënimet e mundshme, Kremlini thotë se do të garantojë me çdo kusht siguri dhe mbarëvajtjen e kampionatit botëror./abcnews.al

alimov.jpg
G. P.21:20 | 07/06/2018

Një gjykatë në Suedi ka dënuar të enjten me burgim të përjetshëm një shtetas uzbek që vitin e kaluar vrau 5 persona në një sulm me kamion. Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpatinë e tij për Shtetin Islamik përpara se të kryente atentatin në zemër të Stokholmit, por ISIS nuk e mori kurrë përgjegjësinë.

Akilov, një azilkërkues i refuzuar, u largua nga vendngjarja por u arrestua pak minuta më vonë dhe rrëfeu prirjet e tij gjatë marrjes në pyetje nga policia. 40-vjeçari ishte larguar nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kishte kërkuar leje qëndrimi atje, por dy vjet më vonë atij iu dhanë 4 javë kohë për t’u larguar nga vendi.

Por më 7 Prill të 2017-s, Akilov mori me forcë një kamion dhe vërshoi me shpejtësi të lartë në një nga rrugët më popullore të Stokolmit, të mbushur me dyqane moderne. Në sulmin e kryer në Rrugën e Mbretëreshës, 5 persona mbetën të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur./abcnews.al

isis.jpg
ent ela23:33 | 30/05/2018

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e së martës, në Liezh të Belgjikës, ku mbetën të vrarë dy police dhe një civil. “Vrasësi ishte një ushtar i ISIS”, ka deklaruar grupi terrorist përmes agjencisë së lajmeve “AMAK”, por pa dhënë ndonjë provë për të mbështetur këtë hipotezë. Më herët, mediat belge raportuan se agresori, shtetasi belg Benxhamin Herman, kishte vrarë një tjetër person, një natë përpara sulmit. Burimet bënë me dije se viktima është identifikuar si 30-vjeçari Majkëll Vilmet, një ish-i dënuar për shpërndarje droge, i cili ishte goditur disa herë me çekiç. Prokurorët e çështjes kanë deklaruar ndërkohë se po e trajtojnë atë si “vrasje terroriste”. Nga hetimet është verifikuar se në momentin e sulmit Herman kishte klithur “Allahu akbar”. Ai ishte liruar nga burgu ditën e hënë, pasi kishte shlyer një dënim për vjedhje dhe drogë. Mediat lokale aludojnë se 31-vjeçari mund të jetë radikalizuar gjatë qëndrimit në burg. /abcnews.al

 

isisisi.jpg
G. P.19:29 | 23/05/2018

Gjykata irakiane në Baghdad ka dënuar me vdekje 40 bashkëshorte të luftëtarëve të ISIS, pjesa më e madhe e të cilave nga Europa. Ato kishin vetëm dhjetë minuta kohë për t’u mbrojtur, ndërsa s’dihet se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre.

Vetëm dhjetë minuta për t’u mbrojtur dhe më pas dënimi me vdekje. Një gjykatë në Baghdad ka dënuar me vdekje, me anë të një vendimi të cilësuar si shumë të nxituar nga mediat, për 40 bashkëshorte të luftëtarëve të ISIS. Shumë të tjera po vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm. Nëse nga njëra anë është i qartë synimi për të dënuar anëtarët e Kalifatit, nga ana tjetër pyetja është se me kë do të qëndrojnë fëmijët e tyre.

Një nga të dënuarat, sipas asaj që shkruan The Guardian, deklaroi para gjykatës se ishte dërguar në Siri pesë vjet më parë me prindërit e saj, dhe e kishin martuar me një shtetas turk. Pas lindjes së vajzës ata kishin shkuar të jetonin në Irak, ku ajo kishte mbetur e ve. Gruaja i premtoi gjykatës se nëse do e lejonin të kthehej në vendin e saj atëherë nuk do të mbante më shami dhe pse ISIS ishte treguar i mirë me të duke e mësuar se duhej të mbulohej. Pavarësisht dënimit asnjë nga gratë nuk ka pranuar të flasë keq për ISIS.

40 të dënuarat ishin pothuajse të gjitha nga Europa, Turqia apo Azia. Vende nga të cilat u arratisën për t’iu bashkuar ISIS, nga ambasadat përkatëse asnjeri nuk u shfaq për t’i përfaqësuar.

Një 29-vjeçare franceze, e cila ishte ndër të dënuarat me vdekje, i kërkoi gjykatës ta linte të lirë dhe të kthehej me vajzën e saj në Francë, dhe në këmbim të parave madje. Kur iu bashkua ISIS në Irak, bashkëshorti dhe djali i saj mbetën të vrarë.

Janë rreth 40 mijë luftëtarë të huaj që nga 110 vende të ndryshme të botës janë mbledhur në Irak. Ata që ishin të martuar i morën bashkëshortet me vete, ndërsa të tjerat erdhën më vonë. Ushtria irakiane ka arrestuar më shumë se një mijë prej këtyre grave, por ato nuk ishin vetëm. Nga këto martesa kanë lindur 820 fëmijë. Fëmijë të cilëve nuk u dihet fati pasi nënat e tyre kishin vetëm dhjetë minuta kohë për të folur dhe askush nuk u shpjegoi atyre se çfarë do të ndodhë.

tanke.jpg
G. P.22:40 | 21/05/2018

Regjimi sirian ka deklaruar se ka marrë nën kontroll të plotë territoriet përreth Damaskut, dikur bastione të Shtetit Islamik. Militantët ndërkohë kanë nisur arratinë drejt zonave lindore të Sirisë.

Ushtria siriane ka deklaruar të hënën se ka marrë nën kontroll të plotë të gjitha zonat përreth Damaskut, për herë të parë në 6 vjet luftë. Një gjeneral i forcave të armatosura ka thënë në një konferencë shtypi se zonat në fjalë tashmë janë tërësisht të sigurta.

Njoftimi vjen pas një seri operacionesh ushtarake për spastrimin e rajoneve pranë kryeqytetit nga prania e Shtetit Islamik. Kjo ka bërë që shumë prej militantëve të vriten, ndërsa të tjerë të largohen me autobusë drejt lindjes së Sirisë.

Ndërkohë, mbeten për t’u marrë territoret Jarmuk dhe Haxhar al Asauad. Konflikti në Siri nisi në vitin 2011, me qytetarët që u ngritën kundër Bashar al Assad dhe më pas me Perëndimin që u rreshtua përkrah tyre për rrëzimin e presidentit.

Një vit më vonë qeveria filloi të humbiste terren përballë terroristëve dhe milicive, por hyrja e Rusisë dhe Iranit në konflikt ndryshoi rrjedhën e luftës në favor të regjimit. Rrjedhimisht, në vitet e fundit presidenti Assad ka arritur të rivendosë pushtetin e tij në kryeqytet dhe në perëndim të Sirisë. Që prej vitit 2011, konflikti i armatosur u ka marrë jetën 350 mijë personave dhe ka zhvendosur 11 milionë të tjerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono