isa sakja

kavaje-2.jpg
G. P.13:02 | 30/07/2019

Ashtu si në rastin e Devollit  pas mbylljes së orarit zyrtar të punës kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës ka hyrë forcërisht në godinë me ndihmën e policisë. Ndërsa ish-kryetari Isa Sakja është larguar se bashku me protestuesit në orën 16:00, pasi bllokuan bashkinë përgjatë 8 orëve.

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali  priti orën 16:00 që të largohej ish kryetari Isa Sakja dhe më pas i është drejtuar institucionit.

Bashkë me të ishin simpatizantët të cilët hodhën edhe fishekzjarre.

Godina ishte kyçur nga punonjësit e bashkisë, por me ndihmën e policisë është thyer brava e derës hyrëse të ndërtesës.

Kryebashkiaku arriti të hynte në zyrë. Ligji ka vepruar dhe bashkia u përket tani fituesve tha Krali.

Pas përfundimit të orarit zyrtar të punës ish-kryetari Sakja është larguar se bashku me protestuesit duke mbyllur dyert, të cilët nuk u lejuan të hapeshin përgjatë 8 orëve. Në këto kushte kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali bëri betimin e tij në ambjentet e Prefekturës i shoqëruar nga deputete të PS dhe Prefektja e Tiranës.

/ABC News Albania 24/7

sakja-dhe-basha-1280x853.jpg
G. P.11:40 | 16/04/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bsha, reagoi në lidhje me kallëzimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. Në një postim në rrjetet sociale, kryeopozitari shprehet se kallëzimi ndaj Sakjes është sulm politik i orkestruar nga kryeministri Rama.

Mirëpo sipas Bashës, kjo nuk e ndihmon Ramën sepse shumë shpejt ka për të jhumbr gjithë Shqipërinë.

 “Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kallëzoi penalisht kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja të martën. Kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit për 7 objekte. Kallëzim është çuar edhe për drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinpektorin e IMT së Bashkisë Kavajë, Dritan Kazazi.

Vetë Sakja, i cili është zgjedhur në drejtimin e Kavajës nga opozita e ka cilësuar kallëzimin si konkretizim të sulmit verbal të ndërmarrë ndaj tij pak javë më parë nga kryeministri Rama./abcnews.al

sakja.jpg
G. P.15:14 | 15/04/2019

Në një reagim, kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja e cilëson këtë kallëzim si konkretizim të sulmit verbal të ndërmarrë ndaj tij pak javë më parë nga kryeministri Rama.

“Në hall, pasi nga sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë meje, zgjodhi rrugën e përdhosjes së emrit tim dhe kërcënimin për burg”, shkruan Sakja në një mesazh në Facebook.

“Unë besoj se në këtë vend ka ende gra e burra që nuk janë vegla qorre të tij edhe pse që të gjithë jemi nën presion dhe kërcënim”, shprehet Sakja.

“Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani”, përfundon kryebashkiaku./abcnews.al

isaksakja-848x445.jpg
G. P.12:02 | 15/04/2019

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. Kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit për 7 objekte.

E paralajmëroi kryeministri Edi Rama rreth dy javë më parë se Prokuroria do t’i trokiste së shpejti në zyrë. E vetë kryebashkiaku i Kavajës vendosi t’ia hapë derën me një reagim të tij në rrjetet sociale.

“Sa për prokurorinë, ti dhe kushdo tjetër e ka derën e Bashkisë Kavajë të hapur”!

Koha për të trokitur erdhi. Është Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit që ka dorëzuar kallëzimin penal jo vetëm për kryebashkiakun Isa Sakja, por edhe për drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinpektorin e IMT së Bashkisë Kavajë, Dritan Kazazi.

Akuzohen për shpërdorim detyre.

“Këta zyrtarë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në ushtrimin e funksionit të kontrollit të ligjshmërisë në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe, kanë cënuar territorin dhe interesin publik”.

Isa Sakja është zgjedhur me votat e opozitës për të drejtuar Bashkinë e Kavajës./abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-15-QERSHOR-2018-1280x720.jpg
ent ela10:06 | 16/06/2018

Problematikat e sezonit turistik në Shqipëri, pritshmëritë e turistëve, synimet dhe objektivat janë diskutuar në studion e Byro Politike në ABC Neës. Të ftuar ishin kreu i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, kreu i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja dhe Mentor Kikia, drejtor i Klan Plus.

Sinaj foli pë rritjen e numrit të turistëve të huaj vitet e fundit në qytetin e Beratit dhe sfidat që e presin në të ardhmen. Sipas tij synimi për këtë vit është që numri i turistëve të kalojë mbi 150 mijë.

Kryebashkiaku i Kavajës bëri një pasqyrim të situatës së plazheve në këtë bashki. Sipas tij Kavaja është një sfidë më vete, pasi turizmi është masiv dhe numri i turistëve nga viti në vit shtohet, duke shtuar edhe përgjegjësitë e Bashkisë në menaxhimin e situatës. Sfidë për të mbetet mbajtja e turistëve të huaj elitarë.

Drejtori i Klan Plus Mentor Kikia tha se nga viti në vit ka një përmirësim të cilësisë së shërbimit. Sipas tij dekadën e fundit është përmbysur koncepti i turizmit, në rregulla e cilësi shërbimi. /abcnews.al

caca-kover.jpg
G. P.21:17 | 14/03/2018

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça, i cili krahas detyrës së lartë, ushtronte dhe profesionin e avokatit, në kundërshtim me ligjin.

Menjëherë pas transmetimit të emisionit mësohet se Çaça ka dhënë dorëheqjen, duke vijuar punën si avokat. Këtë e konfirmoi edhe kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja në një komunikim me gazetarin e emisionit “Stop”.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” që shfaqi një ditë më parë shkeljet e Përparim Çaçës:

Qytetari – Kemi hartën e vjetër të komunës dhe atë letrën që na ka dhënë komuna atëherë. Kaq metra me kaq, kjo është prona e gjyshit filan fistekut, tani këta dalin me një pretendim, me një hartë tjetër pak më të re.

Përparim ÇaçaKush janë të tjerët?

Qytetari – Janë të lagjes.

Përparim ÇaçaS’është puna e lagjes, sa janë 1, 2, 3? Sa janë? Sa veta janë?

Qytetari – 3… 3!

Përparim ÇaçaNuk e di! Ne jemi në ajër se unë nuk kam as letra, as shkresa, asgjë! Po nuk pashë letrat, po nuk pashë shkresat, kupton? M’i sill këtu dhe unë kam diçka që duhet ta vlerësoj edhe të them të takon, s’të takon sipas gjykimit tim, ë? Unë punoj: Më sill letrat, më sill shkresat t’i shikojmë edhe të them: Zotëri i nderuar, këtë e fitojmë, i hyjmë! Edhe kur i hyj, e di se i hyj se do fitoj, nuk kam kohë për të humbur.

Qytetari – Unë doja të dija a ma merr përsipër si çështje?

Përparim ÇaçaUnë do ta marr vetëm kur të shoh letrat! Edhe hartat… hartat nuk është problem se zgjidhen, shikohen.

Qytetari – Po pra, po!

Përparim Çaça Se unë jam edhe nënkryetar bashkie këtu edhe ato të Luzit atje i marr origjinale ça duhet dhe shohim realisht si janë gjërat.

Qytetari – Fiks pra!

Përparim ÇaçaNuk na ngordh këtu puna, problemi është që të shikojmë mirë gjërat. Në rregull?

Qytetari – Në rregull!

Përparim ÇaçaMirupafshim!

Pas kësaj kamere të fshehtë, ku shfaqej qartë me zë dhe figurë Përparim Çaça duke vijuar aktivitetin e avokatisë, nuk mbeti gjë tjetër veçse të përballej gazetari i emisionit “Stop” me të.

Gazetari – Nënkryetar bashkie me zyrë avokatie, ditë e martë, ora 02:00. Duhet të jesh në orarin zyrtar të punës.

Përparim Çaça Po, tani po iki atje se isha vetëm thjesht këtu. Këtu nuk jam unë se është një zyrë tjetër, ka ardhur një avokat tjetër.

Gazetari – Ju s’merreni fare me çështje?

Përparim Çaça Fare, fare! S’kam të drejtë! Absolutisht, është absolutisht është ligji. Absolutisht, nuk ka shanse, as në gjykatë, askund, nuk mundem dot, është me ligj. Absolutisht!

Unë që në momentin që kam qenë nënkryetar bashkie, licenca është e pa mundur! Thjesht kanë ngel ato… se do t’i heq. Absolutisht, mund të shkoni në gjykatë, të shikoni!

Gazetari i emisionit “Stop” u shpreh se sipas burimeve pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, nënkryetari i bashkisë ka kryer pagesën e taksave për vitin 2018, pavarësisht mohimit nga ana e tij për vijimin e aktivitetit si avokat pas marrjes së detyrës si nënkryetar i Bashkisë Kavajë.

Sot, nëpërmjet një telefonate, kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja tha se nënkryetari i këtij institucioni ka dhënë dorëheqjen nga posti publik, duke zgjedhur të vijojë aktivitetin e avokatisë.

“Absolutisht, rasti do shihet me detaje edhe në konform me ligjet, do të marr vendimet e mia. Megjithëse nga ana e zotit Çaça është një reagim që dje dhe ka kërkuar vetë që të largohet”. /tvklan.al

kavaje-1280x634.jpg
G. P.21:08 | 07/03/2018

Me rastin e 7 Marsit, Bashkia e Kavajës ka nderuar një prej figurave më të rëndësishme të botës akademike, atë që njihet si babai i abetares, Kolë Xhumarin.
Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë, Isa Sakja, tha se është detyrim që kjo ditë feste t’i kushtohet intelektualit kavajas, një vlerë e çmuar për këtë qytet. Me këtë rast, Bashkia bëri të ditur se do propozojë që Kolë Xhumarit t’i jepet titulli “Mësues i Popullit”, pas vdekjes.
Studiues e mësues sollën dimensionin e gjerë të figurës e kontributit të akademikut të njohur Xhumari, duke e veçuar gjuhën e tij të spikatur me figura të njohura patriotike si Naum Veqilharxhi apo Luigj Gurakuqi, si një nga figurat me ndikim në arsimimin e brezave në Shqipëri. Përveç abetares, Kolë Xhumari njihet edhe për një sërë veprash e botimesh me karakter metodologjik për arsimin fillor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono