isa mustafa

isa-mustafa.jpg
G. P.11:42 | 19/08/2019

Mediat kosovare raportojnë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti. Burime të Gazetës Express brenda PSD-së, e konfirmojnë se takimi mes dy krerëve të partive do të mbahet në orën 11:00.

Ndërsa mediat e tjera raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë pjesë e këtij takimi.

Të dielën mediat raportonin se gjatë ditës pritet të nënshkruhet një marrëveshje për koalicion parazgjedhor mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj. Ky koalicion pritet të formalizohet me datën 21 Gusht, një ditë para shpërbërjes së Kuvendit.

Më parë, Mustafa ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku shprehën nevojën për një qeverisje të re./ABC News Albania 24/7

isa-mustafa.jpg
Sej rie13:00 | 03/08/2019

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një garë pa rivalë. Procesi i votimit është kritikuar ashpër nga anëtarët e partisë, Fatmir Sejdiu dhe Melihate Tërmkolli, ndërkohë që vetë Mustafa ka deklaruar se prioriteti i tij janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku partitë duhet të garojnë të vetme.

Isa Mustafa është rizgjedhur në krye të LDK-së për herë të tretë radhazi në Kuvendin e nëntë zgjedhor të kësaj partie. Me të rimarrë pozitën, Mustafa tha se procesi zgjedhor ishte demokratik, edhe pse në të nuk kishte asnjë kandidat rival. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që në zgjedhjet e jashtëzakonshme të garojnë të vetme, ndërsa ftoi për unitet partinë që udhëheq.

Sinkron Isa Mustafa, kryetar i LDK-së: “Hyjmë në zgjedhje, të garojmë. U kam bërë ftesë partive politike që të hyjmë një nga një që të matemi përpara opinionit. Pastaj është faza e dytë që mund të na bashkojë përmes programit ekonomik, të shëndetësisë dhe ai i integrimit euro-atlantik”.

Më të pakënaqurit për rizgjedhjen e Mustafës ishin Fatmir Sejdiu e Melihate Tërmkolli.

FatmirSejdiu, LDK:  “Në një mënyrë kaq të egër, djallëzore dhe perfide organizohet një kuvend nga i cili pritej të reflektonte për kohën kur jemi përpara sfidave të mëdha, që cënojnë integritetin e vendit, është një luks i madh. Me këtë bëhet një sulm i madh në shpresën e një subjekti politik që synon të fitojë elektoratin”.

Ndërsa Melihate Tërmkolli e ka quajtur Mustafën njeri të Rrahman Morinës.

Melihate Tërmkolli, LDK: “As në komunizëm nuk ka ndodhur kështu. Por në krye të LDK-së kemi një njeri të Rrahman Morinës ndaj kjo nuk është shumë e çuditshme”.

Ndërkohë, pas rizgjedhjes së Mustafës ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha strukturat e LDK-së anëtari i saj Shpejtim Bulliqi. Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt me dyer të mbyllura./ABC News Albania 24/7

isa-mustafa.jpg
G. P.21:41 | 20/07/2019

Isa Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të themeluar nga Ibrahim Rugova. Burime të” Express” thonë se lideri në largim i LDK-së deklaroi në mbledhjen e kryesisë se s’do të jetë kandidat. Të njëjtën deklaratë ai ka bërë dhe para kryetarëve të degëve me të cilët është takuar të enjten.

Njëra prej arsyeve për largim nga kreu i LDK-së, sipas burimeve është edhe gjendja e tij shëndetësore, por edhe mungesa e përkrahjes e konfirmuar nëpër sondazhe të ndryshme.

Ndërkohë, në garë pritet të jenë Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, si dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Avdullah Hoti. Por një pjesë e anëtarësisë së LDK përkrah rikthimin e Fatmir Sejdiut.

Isa Mustafa, mori drejtimin e LDK në fund të vitit 2010, kur fitoi ndaj Fatmir Sejdiut. Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave./ABc News Albania 24/7

isa-mustafa.jpg
G. P.11:23 | 10/02/2019

Në “Balkan ABC” këtë javë do ndiqni një intervistë që drejtori i informacionit të Klan Maqedonisë, Seladin Xhezairi, ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, qëndrimi i opozitës kosovare, tarifa ndaj produkteve serbe, dhe shumë të tjera janë disa prej çështjeve të trajtuara në këtë intervistë./abcnews.al

isa-mustafa.jpg
G. P.22:43 | 23/12/2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar të paligjshëm ekipin negociator për dialogun me Serbinë, duke deklaruar se ngritja e tij dëshmon pafuqinë e qeverisë për t’u angazhuar në këtë proces.

Në një ceremoni të mbajtur me rastin e 29-vjetorit të themelimit të LDK-së, Mustafa se ekipi i krijuar nuk mund t’i shitet Brukselit si grup uniteti, as qytetarëve të Kosovës dhe as opozitës së vërtetë.

Sipas Mustafës, LDK vazhdon të jetë e para në skenën politike kosovare, pavarësisht viteve të kaluara në pushtet. Më tej, Mustafa ka fajësuar qeverinë për dështimin në liberalizimin e vizave dhe ka paralajmëruar se LDK nuk do të mbështesë kurrë opsionin e korrigjimit të kufijve.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet pa cënuar në asnjë formë sovranitetin e Kosovës. ajo duhet të bazohet në deklaratën e pavarësisë dhe të hapë rrugën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka shtuar Mustafa./abcnews.al

merkel.jpg
G. P.11:50 | 02/11/2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dërguar letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në të cilën ka shfaqur shqtësimin për debatin rreth ndryshimit të kufijve. Kështu bën të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës në një njoftim për media.

Sipas LDK-së, në letër Merkel  e falënderon kryetarin e LDK-së, për shkresën e 28 Shtatorit me të cilën e kishte njoftuar lidhur me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit Kancelarja Merkel, transmeton Klan Kosova.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e kreut të LDK-së ajo shkruan: “Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”.

Bëhet e ditur se Mustafa e kishte njoftuar kancelaren gjermane si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të të gjitha vendeve të BE-së lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një reflektim në këtë letër Kryetari Mustafa e pranoi para disa ditësh edhe nga Ministri për Punë të jashtme dhe tregti të Hungarisë, z. Peter Szijarto./klankosova.tv/.

KOSOVA-MBULIM.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.13:40 | 25/09/2018

Sipas raportimit të mediave kosovare Lidhja Demokratike e Kosovës po përpiqet të bindë Nismën e Fatmir Limaj që të bashkojnë votat për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Para më shumë se një viti falë iniciativës së deputetëve të Nismës, në Kosovë u bë i mundur rrëzimi i qeverisë së atëherëshme kryeministrit Isa Mustafa. E tashmë partia e këtij të fundit synon që me të njëjtin bashkëpunim të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Haradinaj. Kjo për arsye se votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme për të miratuar mocionin e mosbesimit.

Mediat kosovare raportojnë se deputetët e partisë Nisma së Fatmir Limajt mohojnë të kenë diskutuar për këtë çështje.

Partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa, LDK po koordinohet me partitë tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të mosbesimit pasi, siç thonë ata, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme të kalojë mocioni në Kuvend, prandaj partia më e madhe opozitare po synon që t’i bindë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, përkatësisht ata të Nismës që ta përkrahin iniciativën e tyre./abcnews.al

G. P.22:28 | 15/01/2018

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është dërguar në Gjermani për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ai qëndroi për më shumë se një javë në një spital privat në Prishtinë, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për shkak të një gripi sezonal. Mustafa në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Ekipi mjekësor bëri me dije se gjendja e tij është përmirësuar ditëve të fundit. Mjekët tregojnë se Mustafa është transferuar në Gjermani për shkak të nevojës për terapi dhe rehabilitim të vazhdueshëm./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono