irlande

bushatiiii-1.jpg
gra moz16:05 | 16/05/2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë rikonfirmimin e Irlandës për mbështetjen në procesin e integrimit evropian. Gjatë vizitës që zhvilloi në Irlandë, Ministri Bushati u prit nga zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, Simon Coveney të cilit i bëri një prezantim të masave të marra nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut.

Gjatë qëndrimit në Irlandë, Ministri Bushati u takua edhe me zyrtarë të lartë parlamentit dhe Komisionit të Përbashkët për Çështje të Bashkimit Evropian. Gjatë takimeve u diskutua mbi mundësinë e liberalizimit të vizave dhe inkurajimin e lëvizjes së lirë dhe pa barriera mes dy vendeve./abcnews.al

missing-Olta-Dodaj-kildare-120418.png
gra moz09:08 | 16/04/2018

Autoritetet irlandeze janë duke kërkuar për një 17-vjeçare shqiptare, e cila është shpallur e humbur. Olta Dodaj ka humbur kontaktin me familjen që prej orës 14:45 të së mërkurës së 11 Prillit në Newbridge.

Ndërkohë, policia irlandeze i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Irlandë që të ndihmojnë në hetimet për 17-vjeçaren.

Autoritetet e përshkruajnë Olta Dodajn me një gjatësi prej rreth 160 centimetrash, të dobët, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin e fundit që është parë, ajo kishte veshur një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

Zhdukja e shqiptares në rrethana misterioze ka ngjallur reagime në komunitet, duke shtuar frikën mbi sigurinë e të rinjve në vend.

Kjo sepse më 6 Mars, një brazilian, që më parë ishte shpallur i humbur, u gjet i vdekur në një park të Dublinit. Gjithashtu, pak muaj më parë, një meksikan tjetër është gjetur i vdekur në kryeqytetit irlandez./abcnews.al

vlcsnap-error438-1280x720.jpg
gra moz21:36 | 21/02/2018

Një luftë e ashpër mes dy grupeve kriminale ka futur në kaos kryeqytetin e Irlandës, Dublin. E ndërsa ka shkaktuar dhjetëra viktima, autoritetet kanë dhënë alarmin për 29 persona të tjerë që ndodhen në listën e vdekjes.

Prej dy vjetësh, një luftë mes dy klaneve kriminale për kontrollin e drogës përgjak rrugët e kryeqytetit të Irlandës, Dublin. Bëhet fjalë për dy banda të drejtuara nga dy liderë të pamëshirshëm, përplasja mes të cilëve u ka marrë jetën të paktën 15 personave në një kohë të shkurtër. Por së fundmi policia irlandeze ka dhënë alarmin, pasi në listën e vdekjes ndodhen edhe 29 persona të tjerë, të cilët konsiderohen “kufoma që ecin”.

Gjithçka nisi Shtatorin e vitit 2015, kur banda e Kristi Kajnahen eleminoi nipin e bosit rival Xherri Haç në Spanjë. Ky i fundit reagoi duke dërguar njerëzit e tij, që sulmuan me breshëri kallashnikovi një hotel ku ishin mbledhur njerëzit e Kajnahen. Por lëvizja rezultoi një bumerang, pasi Kajnahen, i njohur me pseudonimin “Murgu”, nisi një fushatë shfarrosjeje që çoi në vrasjen e 13 njerëzve të Haç. Përplasja e ashpër ka bërë që në Dublin të shtohen patrullat policore, të cilat janë vendosur edhe para shtëpive të anëtarëve të klaneve, për të shmangur ndonjë përplasje.

Ndërkohë, për shkak të dhunës, familjarë të afërm e të largët të dy bosëve kanë braktisur shtëpitë nga frika e hakmarrjeve. Sipas hetuesve, lufta mund të marrë fund vetëm me vrasjen e njërit prej bosëve. Në lojë mes dy klaneve është kontrolli i rrugëve të drogës që mbërrin në portin e Dublinit. Grupi i Kajnahen synon prej kohësh të vërë duart mbi këtë fetë të trafikut të drogës dhe e di mirë që vetëm duke eliminuar rivalët do të mund të ketë rrugë të lirë./abcnews/a;

anija.jpg
gra moz22:42 | 19/02/2018

Një anije, e cila nuk mund të përmbyset, është ndërtuar nga marina irlandeze.

I pagëzuar me emrin “Fëmija Vetëtimë”, anija do të shërbejë për ekipet e kërkim shpëtim.

Video e publikuar në Daily Mail tregon që, pavarësisht mënyrës sesi lëshohet nga vinçi, anija arrin të kthehet normalisht në pozicion natyral.

Frank Kowalksi, i cili dejtoi punimet për projektin e “Fëmijës Vetëtimë” thotë se për ndërtimin e saj nevojiteshin disa ndryshime në dizajn.

“Është një kombinim mes tri faktorësh: një qendre të ulët graviteti, force lëvizëze të kabinës dhe në kabinë mos të futet ujë. Kabina duhet të ketë mjaftueshëm ajër, në mënyrë që të mos përmbyset anija”, tha ai./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono