Irak

tra-1280x785.jpg
in a13:50 | 07/01/2020

Kreu i Pentagonit Mark Esper deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë plan për tërheqjen nga Iraku. Ai theksoi se nuk ka absolutisht asnjë vendim për tërheqjen nga vendi. Esper foli për gazetarët pas publikimit të letrës së ushtarëve amerikanë ku flitej për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Letra në fakt nuk është firmosur asnjëherë, ishte e formuluar keq dhe synonte të theksonte shtimin e lëvizjeve të ushtarëve, por nuk duhej të ishte dërguar.

Sipas kreut të komandos së interforcës Mark Millli ishte një gabim i Mekenzi, pra komandantit të komandos qendrore amerikane, gjeneralit Frenk Mekenzi.

Në letrën në fjalë lexohej ndër të tjera se forcat e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ripozicionohen në ditët dhe në javët në vijim që të jenë gati për një zhvendosje të rradhës. Për të kryer këtë operacion, forcat e koalicionit duhet të marrin disa masa në mënyrë që transferimi jashtë Irakut të ndodhë në mënyrë të sigurtë dhe efikase.

Parlamenti irakian si reagim ndaj vrasjes së gjeneralit Iranian Sulejmani, miratoi rezolutën për largimin nga vendi të trupave ushtarake të huaja. Aktualisht janë rreth 5200 ushtarë amerikanë në Irak.

Presidenti amerikan Donald Trump mbrojti sërish sulmin ajror që vrau Sulejmanin, gjatë një interviste me një gazetar konservator. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se sulmi ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë më të sigurta, dhe se duhej të ishte kryer 20 vitet e fundit. Trump akuzoi sërish paraardhësin e tij Obama që e dhe pse e kishte konsideruar Sulejmanin si terrorist nuk kishte bërë asgjë më pas. Ndërsa për sa i përket kërcënimeve të Teheranit ai tha se po priste reagimin nëse do të kishte një të tillë.

Iraku i ka kërkuar me anë të një letre Kombeve të Bashkuara, që Këshilli i Sigurisë të dënojë sulmin ajror amerikan të së premtes në Bagdad. Në letrën e dërguar nga ambasadori irakien thuhet se sulmi ishte një agression i qartë.

Ndërkohë Pentagoni po planifikon të vendosë gjashtë avionë bombardues në territorin britanik të Diego Garsia në Oqeantin Indian, në gjendje gadishmërie për sulme të mundshme kundër Iranit. Lajmi është publikuar nga “CNN” duke zituar zyrtarë amerikanë.

Për shkak të përshkallëzimit të tensioneve si pasojë e vrasjes së gjeneral Sulejmanit, Gjermania vendosi të tërheqë disa nga ushtarët e saj të vendosur në Irak si pjesë e koalicionit anti Isis. Lajmi u konfirmua nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes duke shpjeguar se 30 ushtarët gjermanë në Irak do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt./abcnews.al

gjermani.jpg
So Nila09:38 | 07/01/2020

Për shkak të rritjes së tensionit pas vrasjes së gjeneralit Soleiman, Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosur në Irak si pjesë e koalicionit anti-ISIS.

Ministria e Mbrojtjes dha këtë lajmërim, duke sqaruar se 30 ushtarë të vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordan dhe Kuvajt. Ndërkohë, deputeti irakian Ahmad al Assadi, afër Teheranit, po kërkon që ushtarët italianë të qëndrojnë në vend./abcnews.al

merlin_155184318_57f64b68-2472-4452-bc4e-fc0745fa7e3a-jumbo.jpg
Autor E15:04 | 06/01/2020

Thomas L.Friedman

Një ditë ata mund të emërojnë një rrugë në nder të Presidentit Trump në Teheran.

Pse? Sepse Trump thjesht porositi vrasjen e ndoshta njeriut më budalla në Iran dhe strategut më të vlerësuar në Lindjen e Mesme: Gjeneralit Qassim Suleimani.

Shikoni pak për llogaritjet e gabuara që bëri ky njeri:

Në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha evropiane ranë dakord të heqin praktikisht të gjitha sanksionet e tyre ndaj Iranit, shumë prej tyre datojnë që nga viti 1979, në këmbim që Irani të ndalonte programin e tij të armëve bërthamore për 15 vite, por ende duke ruajtur të drejtën për të pasur një program paqësor bërthamor.

Kjo ishte shumë për Iranin. Ekonomia e tij u rrit me mbi 12 përqind vitin e ardhshëm.

Por çfarë bëri Suleimani me këtë fat të prapritur?

Ai dhe udhëheqësi suprem i Iranit nisën një projekt agresiv rajonal që i dha Iranit fuqinë de fakto kontrolluese në Beirut, Damask, Bagdat dhe Sana.

Kjo frikësoi aleatët amerikanë në botën arabe dhe Izraelin – dhe ata i bënë presion administratës Trump që të përgjigjej.

Vetë Trump ishte i etur për të hequr dorë nga çdo traktat të vendosur nga Presidenti Obama, kështu që ai doli nga marrëveshja bërthamore dhe vendosi sanksione të naftës ndaj Iranit që tani kanë tkurrur ekonominë iraniane me gati 10 përqind dhe papunësia u rrit me mbi 16 për qind.

E gjithë kjo që Teherani mund të vazhdojë të ndikojë në Beirut, Damask, Bagdad dhe Sana.

Por çfarë vjen pas kësaj?

Me regjimin e Teheranit të privuar ashpër nga fondet, ajatollahëve u desh të rrisnin çmimin e benzinës duke shkaktuar protesta masive të brendshme.

Kjo kërkonte një goditje të ashpër nga klerikët e Iranit kundër popullit të tyre që la mijëra të burgosur dhe të vrarë, duke dobësuar më tej regjimin.

Atëherë Z. “Gjeniu Ushtarak” Soleimani vendosi që, pasi të mbështeste regjimin e Presidentit Bashar al-Asad në Siri, dhe të ndihmonte për të vrarë 500 000 sirianë në këtë proces, ai përsëri do të përpiqej të bënte presion të drejtpërdrejtë mbi Izraelin.

Ai do ta bënte këtë duke u përpjekur të godasë me raketa të drejtuara nga Irani tek forcat Proxy (grupe shiite pro Iranit sh.r) të Iranit në Liban dhe Siri.

Soleimani zbuloi se luftimi i Izraelit – posaçërisht, nëpërmjet forcës së tij ajrore të kombinuar, forcave speciale dhe inteligjencës – nuk është si të luftosh frontin Nusra apo Shtetin Islamik.

Izraelitët reaguan shumë ashpër duke dërguar një grup të tërë iranianësh me arkivole në shtëpi nga Siria.

Penetrimi i shërbimit sekret izraelit tek forcat e Suleimanit bëri që forcat ajrore të Izraelit të godisnin një avioon me raketa të zbritur nga Iranit në Irak vetëm gjysmë ore pasi mbërriti.

Nëse Irani do të kishte një shtyp të lirë dhe një parlament të vërtetë, ai do të pushohej nga puna për keqmenaxhim kolosal të shtetit.

Por kjo mund të ishte më mirë, ose në të vërtetë më keq, për Soleimanin. Shumë prej njerëzve të tij thonë se ai drejtoi luftën kundër Shtetit Islamik në Irak, në një aleancë të heshtur me Amerikën.

Epo, kjo është e vërtetë. Por ajo që ata lanë pas dore është se veprimi i tepërt i Soleimanit dhe Iranit në Irak ndihmoi në zhvillimin e Shtetit Islamik .

Ishte Suleimani dhe forcat e tij kuds që e shtynë kryeministrin shiit të Irakut, Nuri Kamal al-Maliki, të shtyjë Sunnitët të bllokonin pagat për ushtarët suni, tëpaqësorëtë paqes suni dhe të shndërronte Irakun në një shtet të mbizotëruar nga shiitët.

Shteti Islamik ishte kundërveprimi i kësaj.

Dhe në fund, ishte projekti i Soleimanit për ta bërë Iranin fuqi perandorake në Lindjen e Mesme që e ktheu Iranin në fuqinë më të urryer në Lindjen e Mesme për shumë nga forcat e reja,- si Sunnitë dhe Shiitët – në Liban, Siri.

Siç theksoi studiuesi iraniano-amerikan Ray Takeyh në një artikull për Politico , vitet e fundit “Soleimani filloi të zgjerojë kufijtë perandorakë të Iranit. Për herë të parë në historinë e saj, Irani u bë një fuqi e vërtetë rajonale, duke shtrirë ndikimin e tij nga brigjet e Mesdheut deri në Gjirin Persik.

Soleimani e kuptoi që Persianët nuk do të ishin të gatshëm të vdisnin në fushat e largëta të betejës për hir të arabëve, kështu që ai u përqëndrua në rekrutimin e arabëve dhe afganëve si një forcë ndihmëse. Ai shpesh mburrej se mund të krijonte një militant në shumë pak kohë dhe kishte fuqinë ta vendoste atë kundër armiqve të ndryshëm të Iranit. ”

Ishin pikërisht – Hezbollah në Liban dhe Siri, Forcat e Mobilizimit Popullor në Irak dhe Houthis në Jemen – ato që krijuan shtete shiite pro-iraniane-brenda-shteteve në të gjitha këto vende. Dhe ishin pikërisht këto shtete brenda-shteteve që ndihmuan në parandalimin bashkimit të ketyre vendeve, nxitën korrupsionin masiv dhe nuk i lejoi këto vende të zhvillojnë infrastrukturën – shkolla, rrugë dhe energji elektrike.

Dhe ishte Soleimani dhe forcat e tij – “mbretërit” e tij në Liban, Siri dhe Irak – ata që gjithnjë e më shumë e panë, dhe e urryen, si fuqi perandorake në rajon, e urryen madje edhe më shumë sesa Amerika e Trumpit.

Kjo shkaktoi lëvizje të demokracisë popullore në Liban dhe Irak që përfshinë sunitë dhe shiitët për të kërkuar një qeverisje demokratike dhe jo të korruptuar.

Më 27 nëntor, Shiitët e Irakut dogjën konsullatën iraniane në Najaf, Irak, duke hequr flamurin iranian nga ndërtesa dhe duke vendosur një flamur Irakian në vendin e tij.

Kjo pasi Shiitët e Irakut, në shtator 2018, dogjën konsullatën iraniane në Basra duke protestuar për ndërhyrjen e Iranit në politikën Irakiene.

E gjithë “protesta” kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdat javën e kaluar ishte me siguri një operacion i organizuar nga Soleimani për ta bërë atë të duket sikur irakianët e donin Amerikën jashtë kur në të vërtetë ishte e kundërta.

Protestuesit u paguan nga militantët pro-iraniane.

Askush në Bagdat nuk e besoi këtë.

Në një farë mënyre, është pikërisht kjo çfarë shkaktoi vdekjen e Soleimanit.

Ai në këtë mënyrë dëshironte të mbulonte dështimet e tij në Irak, ai filloi të provokonte amerikanët duke bombarduar ushtrinë e tyre, me shpresën se ata do të reagojnë më shumë, do të vrisnin irakianët duke i kthyer kundër Shteteve të Bashkuara.

Trump, në vend që të bënte ketë, vrau Soleimanin.

Nuk e di nëse kjo ishte një taktikë e zgjuar apo se cilat do të jenë taktikat e tjera tani.Por këtu janë dy gjëra që dihen për Lindjen e Mesme.

Së pari, shpesh në Lindjen e Mesme e kundërta e “së keqes” nuk është “e mirë”. E kundërta e së keqes shpesh rezulton të jetë “kaosi.

Vetëm se dikush del me të vërtetë i keq si Soleimani nuk do të thotë se një ndryshim i mirë në politikë, do të vijë pas kësaj.

Soleimani ishte pjesë e një sistemi të quajtur Revolucioni Islamik në Iran.

Ai revolucion ka arritur të përdorë paratë e naftës dhe dhunën për të qëndruar në pushtet që nga viti 1979 – dhe kjo është tragjedia e Iranit, një tragjedi që vdekja e një gjenerali iranian nuk do t’a ndryshojë.

Irani i sotëm është trashëgimtari i një civilizimi të madh dhe shtëpia e një populli jashtëzakonisht të talentuar dhe një kulture domethënëse.

Kudo ku iranianët shkojnë në botë sot, ata lulëzojnë si shkencëtarë, mjekë, artistë, shkrimtarë – përveçse në Republikën Islamike të Iranit, në të cilën mbizotërojnë bombat vetëvrasëse dhe udhëheqës të milicisë.

Vetë fakti që Soleimani ishte ndoshta iraniani më i famshëm në rajon flet për zbrazëtinë e plotë të këtij regjimi, dhe si ka harxhuar jetën e dy brezave të iranianëve duke kërkuar dinjitet në të gjitha vendet e gabuara dhe në të gjitha mënyrat e gabuara.

Gjëja tjetër që dihet është se në Lindjen e Mesme e gjithë politika e rëndësishme ndodh mëngjesin e ditës së nesërme.

Po, në ditët në vijim do të ketë protesta të zhurmshme në Iran, djegia e flamujve amerikanë dhe shumë thirrje për “dëshmorin e rënë”.

Do të ketë mijëra biseda brenda Iranit që nuk do të raportohen.

Ata do të jenë në kontakt me çdo lloj tradhëtie që qeveria e tyre ka kontribuar dhe se si kjo qeveri ka shkatërruar aq shumë pasurinë dhe talentin e Iranit për një projekt perandorak që si përfundim e ka bërë Iranin më të urryerin në Lindjen e Mesme.

Dhe po, mëngjesin më pas, aleatët arabë sunitë të Amerikës do të festojnë me qetësi vdekjen e Soleimanit, por kurrë nuk duhet të harrojmë se është mosfunksionimi i shumë prej regjimeve arabe suni – mungesa e tyre e lirisë, mungesa e arsimit modern dhe fuqizimi i grave –kjo i bëri ata të dobët që Irani ishte në gjendje t’i merrte kalanë nga brenda.

Nëna Natyrë nuk e di emrin e Soleimanit, por gjithë bota arabe do ta njohë emrin e tij.

Për shkak se Lindja e Mesme, veçanërisht Irani, është duke u shndërruar në një zonë katastrofike mjedisore – pa ujë, me shkretëtirë në rritje dhe mbipopullim.

Nëse qeveritë atje nuk ndalojnë së luftuari dhe nuk do të bashkohen për të ndihmuar ndaj ndryshimit të klimës – në vend se të festojnë për mashtrime ushtarake vetë-promovuese– çdo gjë do të përfundojë keq. /New York Times, përgatiti në shqip: Sonila Backa-abcnews.al/

sbc-1280x817.jpg
Autor E11:39 | 06/01/2020

Sulmi amerikan ndaj një gjenerali iranian afër Bagdadit ka pasoja të mëtejshme politike në Irak. Parlamenti i Irakut i bëri thirrje qeverisë që t’i japë fund pranisë së trupave të huaja.

Parlamenti irakian në Bagdad miratoi një rezolutë që kërkon tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Iraku. Vendimi ka si objektiv kryesisht 5000 ushtarët amerikanë të vendosur në Irak. Angazhimi i koalicionit kundër IS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të marrë fund, u tha. Qeveria në Bagdad duhet të tërheqë kërkesën e saj katër vjeçare për mbështetje, thuhet në rezolutë. Rezoluta u mbështet nga shumica e deputetëve shiitë, të cilët mbajnë shumicën e mandateve. Shumë parlamentarë sunitë dhe kurdë nuk morën pjesë në seancë, me sa duket sepse janë kundër shfuqizimit të marrëveshjes.

Mazhoranca parlamentare plotëson me këtë hap kërkesën e kryeministrit Adel Abdel Mahdi. Ai e kërkoi këtë hap në seancën e parë të Parlamentit që nga sulmi i SHBA-së kundër gjeneralit iranian Ghassem Soleimani dhe një udhëheqësi shiit irakian. “Ne kemi dy mundësi: të përfundojmë menjëherë praninë e huaj ose të caktojmë një plan kohor për t’i dhënë asaj fund,” tha Abdel Mahdi.

Koalicioni pezullon luftën kundër IS

Koalicioni ushtarak ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA ka pezulluar mbështetjen për luftën kundër IS përballë tensioneve të fundit. Si arsye u paraqitën sulmet e përsëritura me raketa kundër bazave të forcave të koalicionit në Irak. Aleanca ushtarake bëri të ditur se irakianët do të vazhdojnë të marrin mbështetje dhe se ajo është e gatshme të rikthehet në luftën kundër IS në një kohë të mëvonshme.

“Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë personelin e Aleancës, i cili i është kushtuar fitores kundër Shtetit Islamik”, u bë e ditur. Misioni tani është përqendruar në mbrojtjen e bazave, në të cilat janë vendosur forcat e koalicionit. Pezullimi i stërvitjes për forcat irakiane të sigurisë u njoftua të shtunën. Që nga fundi i vitit, sipas SHBA, ka pasur kundër bazave rreth një dyzinë sulmesh me raketa nga një milici shiite e mbështetur nga Irani

Konflikt Iran-USA | Parlamentssitzung in Teheran (picture-alliance/dpa/Tasnim News Agency/M. Hassanzadeh)

Gjermania në pozitë pritjeje

Qeveria Federale e bën të varur vazhdimin e angazhimit të Bundeswehr-it në Irak nga dakordimi i qeverisë së Irakut. “Ne po e vëzhgojmë me vëmendje të madhe situatën në Irak. Dimë ende shumë pak. Një gjë është e sigurt, megjithatë: ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë në Irak vetëm kur qeveria iraniane e dëshiron këtë edhe më tej”, i tha Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) Rrjetit redaksional Gjermania.

Irani: Uashingtonit i mungon “guximi” për konflikt

Irani e ka hedhur poshtë kërcënimin e presidentit Donald Trump për sulme të SHBA ndaj 52 objektivave iraniane. Shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Abdolrahim Mousavi, dyshon që SHBA “ka guximin” t’i kthejë në realitet kërcënimet e saj, u bë e ditur në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.

Me deklarata të tilla, Shtetet e Bashkuara vetëm dëshirojnë të largojnë vëmendjen e publikut botëror nga “veprimet e tyre të neveritshme dhe të pafalshme”.

Trumpi pati paralajmëruar se disa nga objektivat e mundshme janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Jadar Sarif shkroi në twitter se çdo vendim për të goditur qendrat kulturore të vendit do të ishte një “krim lufte”. Para kërcënimit të Trump-it për 52 objektivat iraniane, Garda Revolucionare Iraniane pati shpallur se 35 objektiva të SHBA ndodhen në rajon dhe qyteti izraelit i Tel Aviv ishte brenda rrezes së goditjes. /DW

trump-1.jpg
in a07:49 | 06/01/2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me sanksione të ashpra kundër Irakut pas thirrjes së parlamentit për largimin  e trupave amerikane nga vendi.

“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë atje. Kushton miliarda dollarë”, tha Trump për gazetarët.

Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Bagdad, ka rritur tensionet mes vendeve.  Ndërkohë Irani është zotuar për “hakmarrje”, ndërsa kreu i ri i forcës së Iranit “Quds” që drejtoi Soleimani, Esmail Qaani është zotuar të dëbojë SHBA nga Lindja e Mesme.

“Ne premtojmë të vazhdojmë rrugën e dëshmorit Soleimani me të njëjtën forcë dhe kompensimi i vetëm për ne do të ishte largimi i Amerikës nga rajoni,” është shprehur ai./abcnews.al

thumbs_b_c_110fe306c76491eb967f4cac5fa9e369-770x433.jpg
in a07:07 | 06/01/2020

Pas bisedës telefonike që ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, zhvilloi me homologun e tij rus Sergey Lavrov, ku u diskutua për tensionet në Lindjen e Mesme, ka shprehur kundërshtimin e tij për shpërdorimin e fuqisë ushtarake nga SHBA në Irak.

Wang nxiti SHBA-të kundër aventurizmit ushtarak dhe shpërdorimit të fuqisë, për të cilën ai paralajmëroi se rrezikon përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Gjithashtu ai u shpreh se aventurizmi ushtarak ishte i papranueshëm duke i bërë thirrje Washingtonit që të respektojë sovranitetin e Irakut.

Ndërkohë sipas agjencisë Xinhua, Wang bisedoi edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif, ku u diskutua rreth situatës aktuale në rajon.

Wang tha se veprimet e rrezikshme ushtarake të SHBA-ve shkelin normat bazike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përkeqësojnë tensionet rajonale.

Nga ana tjetër, nga agjencia njoftojnë se Zarif ka informuar homologun kinez se Teherani i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke shpresuar se Pekini do të luajë rol të rëndësishëm në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

222.jpg
So Nila09:08 | 04/01/2020

Donald Trump si Bill Klinton: një sulm në Irak disa ditë pas procesit të fajësimit para senatit amerikan.

Ishte 16 dhjetor 1998, tre ditë para se të fillonte puna në Kongres, dhe presidenti demokrat urdhëroi bombardimin e ushtarëve të Saddam Houssein që nuk kishin pranuar të bashkëpunonin me inspektorët e Kombeve të Bashkuara, të cilët do të monitoronin armatimet e regjimit.

Ishte Operacioni Desert Fox, i kryer nga forcat amerikane dhe britanike, i cili shënjestroi forcat ushtarake për katër ditë. Administrata e Klinton shpjegoi se qëllimi i misionit ishte “të dobësonte aftësinë e Irakut për të prodhuar dhe përdorur armë të shkatërrimit në masë dhe të eliminonte kështu kërcënimet për të ardhmen”, siç tha Sekretari i atëhershëm i shtetit Madeleine Albright.

Shumë republikanë në Kongres akuzuan Klintonin që përdorte sulme ajrore për të larguar vëmendjen nga procesi i fajësimit ndaj tij, të njëjtën akuzë që shumë demokratë bëjnë kundër Donald Trump sot./abcnews.al

 

isis.jpg
So Nila09:17 | 23/12/2019

Ka indikacione  që grupi i Shtetit Islamik (IS) po riorganizohet në Irak, dy vjet  pasi humbi territorin e tij të fundit në Irak .

Zyrtarët e inteligjencës kurde dhe perëndimorë i kanë thënë BBC-së se prania e ISIS në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe sulmet  janë në rritje.

Militantët tani janë më të aftë dhe më të rrezikshëm se al-Kaeda, sipas Lahur Talabany, një zyrtar i lartë kundër-terrorizmit kurd.

“Ata kanë teknika më të mira, taktika më të mira dhe shumë më shumë para në dispozicion të tyre,” tha ai. “Ata janë në gjendje të blejnë automjete, armë, pajisje ushqimore.

Teknologjikisht ata janë më të kursyer. Nuk është më e vështirë t’i largosh ato. Kështu që, ata janë si al-Kaeda në steroidë.”

Në bazën e tij në Sulaimaniya, i vendosur në kodrat e rajonit të Kurdistanit në Irakun e Veriut, ai pikturoi një fotografi të një organizate që ka kaluar 12 muajt e fundit duke u rindërtuar nga rrënojat e kalifatit.

“Ne shohim që aktivitetet po rriten tani, dhe ne mendojmë se faza e rindërtimit ka mbaruar”, tha z. Talabany, i cili kryeson Agjencinë Zanyari, një nga dy agjencitë e inteligjencës në Kurdistanin Irak.

Ai thotë se një lloj tjetër i ISIS është shfaqur, i cili nuk dëshiron më të kontrollojë asnjë territor për të mos qenë një objektiv. Përkundrazi – si paraardhësit e al-Kaeda – ekstremistët kanë shkuar nën tokë, në Malet Hamrin të Irakut.

“Kjo është qendër për ISIS [grupin e Shtetit Islamik] tani,” tha Z. Talabany. “Është një varg i gjatë malesh dhe është shumë e vështirë për ushtrinë e Irakut për t’i kontrolluar. Ka shumë strehë dhe shpella.”

Ai paralajmëroi se ISIS do të ushqehej nga trazirat e tanishme në kryeqytetin irakian, Bagdad, dhe do të shfrytëzonte ndjenjën e tjetërsimit midis muslimanëve të tyre sunitë – një komunitet pakicë. Në Irak, ky është një model i njohur dhe i përgjakshëm.

“Nëse kemi trazira politike,” tha ai, “kjo është Parajsa ose Krishtlindjet vijnë herët për ISIS”.

Grupet ekstremistë në rritje

Militantët po përfitojnë gjithashtu nga marrëdhëniet e tensionuara midis Bagdadit dhe qeverisë rajonale të Kurdistanit, pas një referendumi të pavarësisë kurde në 2017.

Tani ekziston një zonë në Irakun verior midis forcave kurde të sigurimit të Pêşmergeve dhe homologëve të tyre irakianë. Sipas Z. Talabany, të vetmit që patrullojnë në këtë fushë janë ISIS.

Sipas raporteve të inteligjencës së Pêşmergeve, radhët e ISIS  në  këtë zonë kohët e fundit janë përforcuar në rreth 100 luftëtarë që kaluan kufirin nga Siria, përfshirë disa të huaj me rripa vetëvrasës.

Zyrtarët e inteligjencës kurde vlerësojnë se ISIS është 10,000 i fortë në Irak me 4,000 dhe 5,000 luftëtarë, dhe një numër pothuajse të njejtë me simpatizantë.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të shqetësohet, sipas Lahur Talabany. “Sa më të rehat të ndihen ata këtu,” thotë ai, ” më shumë ata do të mendojnë për operacione jashtë Irakut dhe Sirisë”.

Presioni që vjen nga ISIS

Komandanti i lartë ushtarak amerikan në terren në Irak thotë se ISIS po përpiqet të rikrijojë veten por po përballet me një reagim të ndryshëm nga forcat e sigurisë Irakiane dhe Kurde kësaj here.

Sipas gjeneralit William Seely, Komandant i Forcave-Irak, tha se këto forca janë të përgatitura më mirë sesa në vitin 2014 kur ISIS fitoi kontrollin e një të tretës të Irakut dhe mori Moisiun, qytetin e tij të dytë më të madh, praktikisht të paprekur.

“ISF [forcat e sigurisë irakiane] nuk është e njejta forcë si kur ra Mosul,” tha Brig Gen Seely. “Ne kemi qenë këtu duke shtuar stërvitjen e tyre. ISF po e mban këmbën e tyre në pedale për të siguruar që vrulli kundër Daesh [ISIS] të mbetet i qëndrueshëm.

Nga mesi i tetorit deri në mes të nëntorit, ISF kreu 170 “operacione pastrimi” dhe shkatërroi pothuajse 1.700 pajisje shpërthyese .

Ai thotë se luftëtarët e ISIS tani fshihen në shpella dhe në shkretëtirë “në kushte që askush nuk mund t’i përballojë  për një kohë të gjatë”, dhe ata nuk mund të lëvizin në formacione të mëdha. “Më i madhi që kam parë në gjashtë muajt e mi këtu është 15, thotë ai, duke shtuar se edhe një luftëtar i ISIS është shumë.

Tani për tani ekstremistët janë të kufizuar  – duke dalë natën për të kryer sulme të goditura dhe të drejtuara. Por Iraku ka parë që terrori rritet nga këto fillime dhe shumë frikësohen se nga këtu po vjen një kërcënim i ri, për rajonin dhe perëndimin./abcnews.al

irak.jpg
ger ta08:19 | 04/12/2019

Policia irakiene kanë arrestuar Abu Khaldoun të martën në provincën Kerkukk.

Abu Khaldoun, i njohur si zëvendësi i ish kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagadi, ishte komandanti ushtarak i grupit terrorist për provincën Salah al-Din, sipas organit të komunikimit të Irakut Security Media Cell.

Ai u arrestua në qytetin Haëija dhe mbante një dokument identifikimi të rremë.

Sipas medive lokale, “policia, pasi mori informacione të sakta, arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Hawija të provincës së Kirkakut”, në veri të vendit

Në fund të muajit tetor, Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra./abcnews.al

3D4D32CA-5A4B-4D36-A5DD-D35A686DF489_w1597_n_r1_st-1280x719.jpg
ent ela20:56 | 23/11/2019

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence bëri një vizitë të panjoftuar për t’u takuar me trupat amerikane në Irak.

Pasi zbriti në bazën ajrore Al-Asad në Irakun perëndimor, Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen, u takua me anëtarët e shërbimit amerikan të cilët janë të stacionuar atje, vetëm disa ditë para festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara.

Pence u takua gjithashtu, presidentin e rajonit të Kurdistanit në Irak, Nechirvan Barzanî.

Takimi ishte një përpjekje e dukshme për të siguruar kurdët irakianë për mbështetjen e amerikane pasi vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria veriore solli kritika se Uashingtoni kishte tradhtuar aleatët e tij kurdë atje.

Pence dhe bashkëshortja e tij darkuan me trupat amerikane, duke shijuar një vakt tradicional të ditës së Falënderimeve.

Zv/presidenti gjithashtu mori informacione të klasifikuar nga ushtria amerikane dhe foli përmes telefonit me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi.

Vizita e zotit Pence vjen mes protestave të dhunshme antiqeveritare që shpërthyen në tetor. Të premten, tre njerëz u vranë dhe më shumë se 24 u plagosën ndërsa forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit në Bagdadin qendror.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono