Irak

kurdet-1280x720.jpg
Autor E12:07 | 17/01/2020

Ishin nisur për në Serbi, por 38 kurdë të Irakut dhe Iranit u lanë në Novoselë të Vlorës duke u thënë se kishin mbërritur në destinacion.

Duket se emigrantët janë gënjyer nga kontrabandistët, të cilët i morën paratë, por nuk i çuan në destinacion.

Gjithçka zbulohet nga intervista që dy prej tyre i dhanë gazetarit të “Abc News” Elton Nika duke thënë se kishin hyrë nga Greqia për të kaluar tranzit në Shqipëri dhe më pas në Serbi.

“Jemi kurdë të Irakut dhe Iranit. Kemi ardhur në këmbë nga Greqia dhe na thanë që kemi mbërritur në Serbi, por këtu shoh që nuk është Serbi”, u shpreh njëri prej tyre.

Policia i shoqëroi ata në komisariat për t’i dërguar tek qendra e azilkërkuesve, ndërsa nuk ka detaje mbi personat që i shoqëronin. /abcnews.al

amerikanet-forcat.jpg
nev ila08:57 | 17/01/2020

Forcat e kolaicionit anti ISIS kanë deklaruar se, “Prej sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazën Al-Asad në Irak ka patur 11 amerikanë të plagosur“, në kētë mënyrë Pentagonin se sulmi i 8 janarit nuk kishte shkaktuar viktima apo të plagosur.

“Disa prej të plagosurve u transportuan në Gjermani dhe Kuvajt ku janë duke u trajtuar”,  thuhet në deklaratë.

Presidenti Trump menjëherë pas sulmit të kryer nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneral Souleimanit, kishte siguruar se nga goditja me raketa nuk kishte të vrarë apo të plagosur nga ushtarët amerikanët.

Një dyzinë me raketa goditën bazat ajrore “al-Asad” dhe “Irbil” në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane, gjermane, franceze dhe italiane.

Mediat ndërkombëtare raportuan se, sulmi u krye rreth orës 01:30 me orën lokale.

Presidenti amerikan Trump iu drejtua popullit amerikan me fjalët:

“Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim”./abcnews.al

irak-sulmet-1280x720.jpg
nev ila21:20 | 12/01/2020

Katër persona u plagosën të dielën gjatë një sulmi ndaj një baze ajrore në Balad në veri të Irakun, e cila strehon gjithashtu edhe personel amerikan. Ushtria irakiane tha në një deklaratë se në bazë ishin hedhur tetë raketa Katyusha.

Baza ndodhet rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit Bagdad. Burimet ushtarake i identifikuan të plagosurit si ushtarë irakianë dhe nuk pati asnjë raportim për viktima në radhët e trupave amerikane.

Në deklaratën e ushtrisë nuk thuhej se kush mund të ishte përgjegjës për sulmin dhe nuk përmendeshin tensionet e rritura mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili të mërkurën e kaluar qëlloi me 16 raketa balistike dy baza ushtarake në Irak ku janë të vendosura forca amerikane.

trupat-shba-irak-1280x598.jpg
nev ila22:01 | 10/01/2020

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të sulmit ndaj trupave amerikane në Irak këtë javë, tha Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë së bashku me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Sanksionet e reja përfshijnë tetë zyrtarë të lartë iranianë, industrinë e çelikut dhe metaleve të tjera të vendit.

“Me vendimin e sotëm, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënjestron burime të të ardhurave, të cilat regjimi iranian i përdorë për të financuar programin bërthamor, zhvillimin e raketave, terrorizmit dhe ndikimin malinj në rajon”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.

Ndërkohë, kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, tha zyra e kryeministrit Mahdi, raporton Uashington Post. Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo.

Kjo kërkesë, pason një vendim të parlamentit irakian, i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga Iraku. Parlamenti e ndërmori këtë veprim, pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak të cilat strehonin trupat e SHBA-së.

Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane. Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikanë për të përgatitur planet, për një tërheqje të sigurtë të trupave amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan tërheqjen e forcave nga Iraku.

“Delegacioni të cilin Shtetet e Bashkuara do të dërgonin në Irak, nuk do të diskutonte tërheqjen e trupave amerikane nga vendi”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

“Sidoqoftë, duhet të ketë një bisedë midis SHBA-së dhe Irakut jo vetëm në lidhje me sigurinë, por për partneritetin tonë financiar, ekonomik dhe diplomatik“, tha zëdhënësja Morgan Ortagus, përmes një deklarate./abcnews.al

isis-1.jpg
So Nila16:40 | 10/01/2020

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë gjeneralin Qasem Soleiman, kreun e forcave të Iranit Quds, ka sjellë një zinxhir pasojash.

Një nga të parët ishte lufta e papërfunduar kundër xhihadistëve.

Pothuajse menjëherë koalicioni i udhëhequr nga SH.B.A. që luftonte grupin e Shtetit Islamik pezulloi operacionet në Irak. SHBA dhe aleatët e tyre njoftuan se puna e tyre kryesore tani ishte mbrojtja e tyre.

Nga pikëpamja ushtarake, ndoshta ata nuk kishin zgjidhje.

Irani dhe milicitë këtu në Irak janë betuar për hakmarrje për vrasjet e shkaktuara nga raketa e shkrepur nga një mjet i paautorizuar amerikan në automjetin e Soleimanit ndërsa po largohej nga aeroporti i Bagdadit të premten.

Kjo i vë forcat amerikane në Irak dhe aleatët perëndimorë të punojnë së bashku me ta. Kjo gjithashtu është gjë shumë e mirë për ISIS, dhe do të shpejtojë shërimin e tyre nga goditjet që mori kur u shkatërrua “kalifati” i tyre.

 

ISIS ka qenë shumë elastik gjatë shumë viteve. Ai u rigjenerua nga rrënojat e një grupi të mëparshëm, al-Kaeda në Irak.

Një operacion i madh ushtarak në 2016 dhe 2017 ishte i nevojshëm për t’i dhënë fund kontrollit të ISIS që tronditi Irakun dhe Sirinë.

Shumë luftëtarë xhihadistë përfunduan të vdekur ose në burg. Por kjo nuk e shkatërroi organizatën.

Ajo është akoma aktive në tokat e saj të vjetra në Irak dhe Siri , duke ngritur prita, duke zhvatur fonde dhe duke i dhënë fund jetës së shumë njërëzve.

Shteti irakian ka njësi efektive të ushtrisë dhe policisë elitare, të trajnuar kryesisht nga amerikanët dhe aleatët evropianë që iu bashkuan luftës kundër ISIS.

Që nga vrasja e Soleimanit, SH.B.A. ka ndërprerë trajnimet, si dhe operacionet po ashtu Danimarka dhe Gjermania.

Gjermanët po tërheqin trajnerët ushtarakë për në Jordan dhe Kuvajt.

Forcat irakene kanë marrë pjesën më të madhe të rreziqeve në terren në operacionet kundër ISIS. Por, ashtu si në trajnime, ata janë mbështetur në ndihmën e rëndësishme logjistike nga forcat amerikane, të cilët tani po gjuajnë në bazat e tyre.

Militantët e ISIS kanë diçka tjetër për të festuar. Kur Trump vendosi të vriste Soleimanin ata i dhuruan spektakël, presidentit amerikan, duke vrarë një tjetër.

 

Tani, grupet e mbështetur nga Irani janë zhytur në ushtrinë e Irakut nën një organizatë të quajtur Mobilizimi Popullor. Drejtuesit më të spikatur të milicisë janë bërë liderë të fuqishëm politikë.

Në vitet pas vitit 2014, SHBA dhe milicitë u përballën me të njëjtin armik. Por militantët shiitë tani duken të sigurtë se do të kthehen në rrënjët e tyre. Ata vranë shumë ushtarë amerikanë – të ndihmuar nga stërvitja dhe armët më të mira të furnizuara nga Soleimani – kjo ishte një nga arsyet që presidenti Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit.

Meqenëse Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2018, amerikanët dhe iranianët kanë qenë një hap larg luftës.

Para se të vritej Soleimani, militantët shiitë tashmë po synonin amerikanët.

 

Një sulm në fund të dhjetorit në një bazë në Irakun verior që vrau një amerikan u kundërpërgjigj nga sulmet ajrore që vranë të paktën 25 luftëtarë nga një grup i quajtur Kataib Hezbollah.

Udhëheqësi i tyre, Abu Mahdi al-Muhandis, u takua me Soleimanin në aeroportin e Bagdadit dhe u hodh në erë së bashku me të në të njëjtën makinë.

Historia ka treguar se ekstremistët xhihadistë lulëzojnë më së shumti kur ata mund të përfitojnë nga paqëndrueshmëria, kaosi dhe armiqtë e dobësuar, të ndarë.

Kjo ka ndodhur më parë dhe ka një shans të fortë që mund të ndodhë përsëri./abcnews.al

kosove-1280x761.jpg
in a13:55 | 09/01/2020

Shqiptarët nga Kosova që punojnë në bazën ushtarake amerikane Al Asad në Irak, një nga dy bazat që u godit nga raketat iraniane, konfirmuan se janë shëndoshë e mirë. F.G 41- vjeç, nga Ferizaj, punëtor i kompanisë amerikane – KBR inc tha për mediat në Kosovë se rreth 200 punëtorë nga Kosova, Maqedonia Veriore, Bosnja e Hercegovina punojnë në këtë bazë dhe që nga ora 21:30 e mbrëmjes së të martës kanë qenë të strehuar në bunkere. Ai ka thënë se janë në gjendje gadishmërie, të veshur me jelekë anti-plumb.

Baza ku punojnë ata është disa kilometra larg Bagdatit. Irani sulmoi dy baza amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit të forcave Al Qus, gjeneralit, Qasem Soleimani. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se institucionet e Kosovës po i përcjellin më me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve të Kosovës të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria qëndron përkrah SHBA-së, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë, tha Haradinaj duke e konsideruar sulmin akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dënoi sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të vendosura në Irak që janë të fokusuara në mposhtjen e ISIS. Ai nënvizoi se Kosova është anëtar zyrtar i Koalicionit dhe i bëri thirrje Iranit që të dekurajojë dhunën. Presidenti i Kosovës theksoi se Kosova mbetet në mbështetje të SHBA-së dhe familjes atlantike në këtë kohë trazirash.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka thënë se për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për praninë e organizatave joqeveritare në vendet që lidhen me Iranin, pasi Maqedonia Veriore nuk është në interes të tyre. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Iranin janë shumë modeste dhe se vendi nuk ka çështje të hapur me Iranin. Ministrja maqedonase e Mbrojtjes theksoi gjithashtu se nuk duhet të përjashtohet rreziku i radikalizimit nga strukturat islamike që kthehen nga frontet e ndryshme./abcnews.al

shba-1.jpg
Autor E15:45 | 08/01/2020

SHBA-të ishin informuar paraprakisht për sulmin iranian mbi bazat e tyre në Irak. Lajmin e ka bërë të ditur CNN duke cituar një burim diplomatik arab.

Bagdadi sipas burimit ka lajmëruar Washington se do të ketë sulme në bazat e tyre në Irak menjëherë pasi morën njoftimin nga Irani.

Bazat amerikane ku u be sulmi me raketa

Mbrëmjen e kaluar Irani goditi dy baza amerikane në Irak me 35 raketa balistike nga ku mbetën të vdekur mbi 80 persona.

Pentagoni bëri më dijë se pas sulmin nuk pati të lënduar nga forcat amerikane. /abcnews.al

nato-1.jpg
So Nila14:46 | 08/01/2020

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sulmet iraniane në bazat irakiane që strehojnë trupat amerikane, të kryera në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një prej komandantëve kryesorë të Teheranit.

Teherani gjuajti me raketa balistike në dy baza amerikane në Irak brenda natës në aktin e parë të hakmarrjes premtuar ndaj republikës islamike për vrasjen e Qasem Soleimani në Bagdad të premten.

“Unë i dënoj sulmet iraniane ndaj SH.B.A. dhe forcave të koalicionit në Irak. NATO i bën thirrje Iranit që të përmbahet nga dhuna e mëtejshme,” deklaroi Stoltenberg .

Një zyrtar i NATO-s tha se nuk kishte viktima në misionin e saj të trajnimit në Irak, megjithëse të martën aleanca tha se po zhvendoste disa personelë për shkak të rrezikut të shtuar pas vrasjes së Soleimanit.

NATO-s ka pezulluar aktivitetet e trajnimit për shkak të rritjes së rreziqeve të sigurisë, por Stoltenberg ka thënë se do të rifillojë kur situata të përmirësohet.

Trupat amerikanë dhe aleatë të saj në Irak janë të shqetësuar se ata mund të jenë në shënjestër të Iranit ose militantëve aleatë të Irakut pas vrasjes së gjeneralit Soleiman, dhe disa vende të përfshira në misionin e NATO-s kanë larguar trupat e tyre jashtë Iranit./abcnews.al

Capture-35.jpg
So Nila14:08 | 08/01/2020

500 trupa ushtarakë të Kanadasë me qendër në Irak do të transferohen përkohësisht në Kuvajt për arsye sigurie, deklaroi zyrtari i lartë ushtarak i vendit.

Gjenerali Jonathan Vance, shefi i shtabit të mbrojtjes, tha në një letër drejtuar familjeve ushtarake se “lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme janë alarmante për shumë prej jush”.

“Disa nga njerëzit tanë do të transferohen përkohësisht nga Iraku në Kuvajt,” shtoi ai. Ne po e bëjmë këtë për sigurinë e tyre. ”

Disa nga trupat kanadeze po marrin pjesë në një mision të NATO-s ndërsa të tjerët po kryejnë “Operation Impact’, një iniciativë kanadeze për të trajnuar ushtarë në Irak, Jordan, Liban dhe Kuvajt. Gjithsej 800 trupa kanadeze janë në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau foli me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe të dy “theksuan rëndësinë e përshkallëzimit të tensioneve dhe nevojën për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Irak,” tha zyra e Trudeau në një deklaratë./abcnews.al

nato.jpg
ger ta18:01 | 07/01/2020

NATO  tha të martën se do të tërheqë personelin nga Iraku për shkak të rrezikut të shtuar për sigurinë e tyre pas vrasjes së gjeneralit Soleimani nga SHBA.

Tërheqja është e përkohshme, por ‘siguria e personelit tonë është thelbësore’, tha një zyrtar i NATO-s.

Aleanca ushtarake njoftoi të Shtunën se kishte pezulluar misionin e saj të trajnimit në Irak.

Aleanca e Atlantikut Verior ka qenë në vend për të këshilluar forcat e Irakut të mbrojtjes se si të parandalojnë rimëkëmbjen e ISIS pasi u mposhtën në muajt e parë të vitit 2019.

Zëdhënësi i NATO-s Dylan White tha në një deklaratë të shtunën: ‘Siguria e personelit tonë në Irak është parësore. Ne vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme. ‘

Deklarata nuk thoshte në mënyrë të qartë pse trajnimi kishte ndaluar.

Më herët sot, Ministri Francez i Mbrojtjes Florence Parly tha se Franca nuk ka “qëllim” të tërheqjes së trupave nga Iraku.

Franca ka kontribuar rreth 200 ushtarë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA që luftojnë ISIS-in, prej të cilëve 160 kanë për detyrë të trajnojnë personelin ushtarak në Irak.

“Që nga e Premtja ne kemi forcuar sigurinë për ushtarët tanë francezë të vendosur në Irak,” tha ministria e Mbrojtjes franceze.

Revuzimi i Francës për tu shpërngulir nga Iraku vjen në një kohë kur Gjermania ka deklaruar se  30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono