IPKO Superliga e Kosovës

Feronikeli.jpg
Igli Nikolli14:45 | 14/01/2020

Merkato në Kosovë ka sjelle lëvizje të shumta të klubeve që po përforcohen. Feronikeli ka pretendime të mëdha dhe ka zyrtarizuar një afrim në repartin e sulmit. Klubi nga Drenasi ka prezantuar Basiru Mbye, 20-vjeçarin nga Gambia.

Sulmuesi është aktivizuar me ekipet e dyta të ekipeve belge të Lokeren dhe Oostende, teksa numëron 28 gola dhe 7 asiste me të parët dhe 16 gola e 2 asiste për Oostenden B.

Kampionët në fuqi i urojnë mirëseardhjen lojtarit afrikan dhe shpreson që Mbye të shënojë sa më shumë gola. Feronikeli renditet në vend të pestë me 27 pikë në IPKO Superliga dhe gjendet shtatë pikë larg Ballkanit kryesues. /abcnews.al

Premtim-Jakupi.jpg
Igli Nikolli22:14 | 13/01/2020

Llapi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Klubi dardan ka siguruar shërbimet e një qendërsulmuesi. Ai është Premtim Jakupi, i cili vjen nga Drita e Tetovës. 19-vjeçari është një investim i së ardhmes dhe ka firmosur për 3 vite me ekipin nga Podujeva.

Jakupi është një prodhim i Shkëndijës së Tetovës dhe është gati të lërë gjurmë në IPKO Superligën e Kosovës. Trajneri Batatina është i kënaqur me këtë afrim dhe pret shumë nga ai. /abcnews.al

Llapi.jpg
Igli Nikolli13:34 | 06/01/2020

Llapi nuk ka vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Sebino Plakut dhe e ka zyrtarizuar ditën e sotme. Klubi nga Podujeva ka arritur akordin dhe ka prezantuar Jasmin Rraboshtën. 29-vjeçari ishte pjesë e Vushtrrisë fazën e parë, aty ku shënoi 3 gola.

Shkodrani, i cili ka eksperiencë në futbollin shqiptar, ka firmosur deri në fund të sezonit me Llapin, teksa ekziston opsioni i rinovimit me një tjetër vit.

Klubi dardan nuk është ndalur me kaq dhe ka prezantuar edhe dy futbollistë tjerë. Nertil Hoxhaj dhe Franci Lena do të mbajnë veshur fanellën e Llapit. I pari është 22 vjeç, vjen nga Vushtrria, luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe është një produkt i Partizanit.

I dyti aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ka qenë kapiten i Shkëndijës së Tiranës dhe është pjesë e Shqipërisë U20. Faza e parë nuk ishte pozitive për ekipin e Batatinës, që e mbylli në vend të 7 me 24 pikë. Goditja e trefishtë ka rritur entuziazmin dhe Llapi pritet të jetë edhe më i fortë në vijim të sezonit. /abcnews.al

 

Llapi prezanton tre afrimet e ditës së sotme
Skifterat.png
Igli Nikolli14:18 | 25/11/2019

Ekipi i zemrës nuk arriti t’u dhurojë një rezultat pozitiv përballë Ballkanit, ndeshje të cilën Gjilani e humbi 2-1, por kjo nuk ndikoi aspak në festën e madhe të “Skifterave”. Tifogrupi i organizuar që mbështet Gjilanin festoi 20-vjetorin e krijimit me ditën e shtunë.

Ultrasit u mblodhën në stadiumin e qytetit, aty ku nuk mungoi atmosfera fantastike dhe piroteknika. “Skifterat” dhuruan një pyro-show shumë të bukur, ndërkohë që në mesin e fushës u krijua numri 20, që përkon me vitet e ekzistencës së tyre.

Pamje nga momenti i festës

Ekipi po garon fort për fitimin e titullit kampion dhe djemtë e Gentian Mezanit janë ndër kandidatët kryesorë për t’u shpallur kampionë të IPKO Superligës së Kosovës. /abcnews.al

Ferizaj.png
Igli Nikolli14:54 | 24/11/2019

Ferizaj reagoi pas humbjes me Vushtrrinë dhe u rikthye te fitorja. Ekipi i Isufit mposhti 2-0 në shtëpi Dukagjinin e vendit të fundit. Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. Miqtë humbën një top në mesfushë në minutën e 14-të dhe Fatih Karahoda konkretizoi me gol aksionin e ekipit vendas.

Renditja e kampionatit dardan pas javës së 16-të

Ferizaj nuk u ndal dhe shënoi një tjetër gol pas 20 minutash. Basriu shkaktoi një penallti dhe Taulant Dajaku u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ekipi nga Klina nuk gjeti forca për të reaguar dhe ndeshja u mbyll me triumfin e Ferizajt, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve, teksa Dukagjini mbetet i fundit me 8 pikë. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 16
E diel, me 24 nëntor, ora 13:00
Ferizaj – Dukagjini 2-0
(Karahoda 14′, Dajaku (pen) 34′)

E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00
Drenica-Vushtrria 3-0
(Osmani 73′, Balde 84′, Hyseni 84′ )

Drita-Llapi 2-0
(Haxhimusa 75′, Vucaj 90+2′)

Flamurtari-Feronikeli 2-2
(Kelmendi 50′, 64′ / Da Silva (pen) 5′, 90+8′)

Prishtina – Trepça ’89 1-0
(Januzi 55′)

Drita.png
Igli Nikolli15:06 | 23/11/2019

Drita ia doli të mposhtë Llapin në shtëpi dhe tani renditet në vend të dytë me 31 pikë, po aq sa ka edhe Gjilani dhe tre më pak se kryesuesit e Ballkanit. 2-0 fituan vendasit me dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit.

Betim Haxhimusa dhe Erjon Vucaj ishin autorët e golave, që i dhuruar një sukses shumë të rëndësishëm “Intelektualëve”. Fitore arriti edhe Drenica në shtëpi. Ekipi nga Skënderaj triumfoi 3-0 përballë Vushtrrisë. Edhe në këtë sfidë golat erdhën vonë dhe u shënuan në çerek orëshin e fundit të lojës.

Renditja e kampionatit dardan pas javës së 16-të

Emocione dhe barazim spektakolar në kryeqytet. Flamurtari përmbysi avantazhin e Feronikelit. Shend Kelmendi realizoi dy herë në pjesën e dytë, por kampionët barazuan në minutat shtesë dhe ndeshja u mbyll pa fitues. Ballkani vazhdon të kryesojë me 34 pikë pas javës së 16-të, teksa ndiqet nga dy klubet e Gjilanit me nga tre pikë më pak. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 16
E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00

Drenica-Vushtrria 3-0
(Osmani 73′, Balde 84′, Hyseni 84′ )

Drita-Llapi 2-0
(Haxhimusa 75′, Vucaj 90+2′)

Flamurtari-Feronikeli 2-2
(Kelmendi 50′, 64′ / Da Silva (pen) 5′, 90+8′)

munishi-lidh-kepucet.png
Vladimir Prenga17:06 | 22/11/2019

Ismet Munishi është një nga trajnerët më karizmatikë në Kosovë. Shpesh herë ka hapur edhe polemika, ndërkohë që në një rast në lidhje direkte u kap me një tifoz. Madje nuk e kurseu edhe fjalorin e pahijshëm. Ekspresiv, si shumica e ballkanasve, sot ai nuk ka duruar.

Trajneri i Ballkanit, gjatë ndeshjes me Gjilanin që e fituan 2-1, u ndëshkua me karton të kuq pesë minuta nga fundi i ndeshjes. Arbitri, i cili mban stemën e FIFA-s, e nxori jashtë loje Munishin për shkak të protestave të shumta.

Tekniku mori skenën më pas, teksa kur po dilte ndaloi në fushë dhe lidhi lidhëset e këpucëve. Tifozët e duartrokitën, ndërkohë që Munishi nuk e mbylli shfaqjen me kaq, pasi kishte ruajtur edhe një puthje për ata që ishin në fushë. /abcnews.al

ballkani-feste.jpg
Igli Nikolli15:15 | 22/11/2019

Dueli i dy ekipeve kryesuese të IPKO Superligës së Kosovës është mbyllur me fitoren e Ballkanit. Ekipi nga Suhareka ka mposhtur në shtëpi 2-1 Gjilanin e Mezanit dhe kryeson i vetëm me 34 pikë.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Blend Baftiu zhbllokoi ndeshjen pas çerek ore lojë. 21-vjeçari goditi saktë me kokë, shënoi golin e dhjetë në kampionat dhe kryeson renditjen e golashënuesve.

Renditja e IPKO Superligës

Vendasit nuk u ndalën dhe dyfishuan rezultatin në minutën e 23-të. Jetmir Topalli gjeti golin me anë të një goditje shumë të bukur. Miqtë reaguan dhe shkurtuan rezultatin me goleadorin e ekipit. Gerhard Progni riktheu “Skifterat” në lojë me golin e shënuar në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë nuk dhuroi më gola dhe Ballkani arriti të menaxhojë avantazhin. Pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit, u largua me karton të kuq. Ndeshja u mbyll 2-1 dhe Ballkani arriti të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për objektivin titull, ndërsa Gjilani mbetet i dyti me tre pikë më pak. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 16
E premte, më 22 nëntor 2019, ora 13:00
Ballkani-Gjilani 2-1
Shënues: Baftiu 14′, Topalli 23′ / Progni 37′

Vushtrria-Kosove.png
Igli Nikolli14:54 | 11/11/2019

Pavarësisht mungesës së tifozëve, Vushtrria mposhti Ferizajn 3-1 në shtëpi dhe rikthehet te fitorja pas dy humbjeve të fundit. Trepikësh i rëndësishëm për mbijetesën për vendasit, të cilët barazojnë me pikë ekipin e Isufit. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, teksa e dyta nisi me avantazhin e Vushtrrisë.

Bashkim Shala nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe zhbllokoi shifrat. Shkodrani Raboshta dyfishoi 15 minuta më vonë dhe De Souza vuloi fitoren me golin e tretë. Miqtë reaguan dhe gjetën golin e nderit me anë të Fatih Karahoda.

Dukagjini nuk arriti të ruante avantazhin e pjesës së parë dhe u befasua nga Flamurtari. Kuqezinjtë siguruan fitoren e parë jashtë fushë në këtë sezon dhe kthehen me tre pikë nga Klina. Mark Milicaj ktheu në gol një penallti në minutën e 32-të dhe kaloi vendasit në avantazh.

Renditja e kampionatit dardan pas javës së 15-të

Një tjetër penallti u akordua në pjesën e dytë, kësaj radhe për Flamurtarin. Ekipi kryeqytetas barazoi me anë të Shend Kelmendit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë. Minutat shtesë ishin fatale për Dukagjinin.

Gentrit Begolli shënoi gol në minutën e pestë shtesë dhe miqtë shpërthyen në festë. Ky sukses e ngjit Flamurtarin në vend të nëntë me 15 pikë, ndërsa ekipi nga Klina mbyll renditjen me vetëm 8 pikë të grumbulluara pas javës së 15-të. /abcnews.al

Dukagjini – Flamurtari 1-2
(Milicaj (pen) 32′ / Kelmendi (pen) 69′, Begolli 90+5′)

Vushtrria – Ferizaj 3-1
(Shala (pen) 49′,Raboshta 64′, De Souza 74′ / Karahoda 82′)

IPKO.png
Igli Nikolli14:56 | 10/11/2019

Frenohen kryesuesit e IPKO Superligës së Kosovës. Gjilani nuk ia doli të ruante avantazhin në shtëpi dhe mori vetëm një pikë ndaj Drenicës. Fiton Hajdari zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë. 28-vjeçari nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe kaloi “Skifterat” në avantazh.

Miqtë reaguan në të dytën dhe arritën të gjenin golin e barazimit. Van Dave Gbowea përfitoi nga dalja e pasigurt e portierit vendas dhe shënoi me kokë. Sulmuesi nga Liberia vendosi heshtjen në stadiumin e Gjilanit dhe i dhuroi një pikë të rëndësishme ekipit të tij.

Renditja e IPKO Superligës

Gjithsesi, ekiopi i Mezanit vazhdon të qëndrojë në krye bashkë me Ballkanin. Ekipi nga Suhareka nuk ia doli të fitonte në Mitrovicë përballë Trepçës vendase. Dueli u mbyll në barazim pa gola dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. Gjilani dhe Ballkani ndodhen në krye me nga 31 pikë, teksa ndiqen nga Drita dhe Prishtina me nga 3 dhe 4 pikë më pak. /abcnews.al

Gjilani – Drenica 1-1
(Hajdari (pen) 39′ / Van Dave Gbowea 71′)

Trepça ’89 – Ballkani 0-0


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono