investimi

erion-veliaj.jpg
ad min12:48 | 18/08/2019

Transformohet tërësisht hyrja nga Kombinati në Tiranë. Me përfundimin e rrugës kryesore kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se investimet do të vijojnë në të dy anët e rrugës.

Drejtuesit e automjeteve që hyjnë në Tiranë nga Kombinati do të udhëtojnë në rrugë me standarde. Bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat.

“Ky nuk është vetëm një investim për banorët e Kombinatit, pavarësisht se ata janë përfituesit kryesorë. Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, por edhe i rrugës nga Sharra në Vaqarr.”

Investimet nuk do të ndalen këtu.  Përmirësimi i infrastrukturës do të shtrihet në brendësi të lagjeve.

“Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është “Misto Mame”, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është “Musine Kokalari”, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë”, theksoi ai.

Shumë shpejt sipas kryebashkiakut Veliaj do të marrë zgjidhje edhe problemi i kanalizimeve./ABC News Albania 24/7

PROJEKTI-MADHESHTOR-I-PSG-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela22:15 | 17/07/2019

Skuadra e Paris Saint Germain do të ndërtojë një kompleks me 17 fusha sportive dhe ambiente të reja për zyrat e klubit. Projekti do të përfundojë në vitin 2022.

74 hektarë tokë për 17 fusha të reja stërvitore, është ky projekti ambicioz i një prej klubeve më të pasura në botë, PSG. Jemi mësuar të shohim shpenzime marramendëse nga sheikët e klubit francez në transferimet e lojtarëve, por jo në investime infrastrukturore të klubit. PSG lajmëron se projekti për ndërtimin e fushave stërvitore dhe një seri ndërtesash është miratuar nga autoritetet e mjedisit dhe është marrë edhe leja e ndërtimit.

Projekti është planikfikuar për t’u ndërtuar në qendrën e Parisit, ku përbëhet nga 17 fusha sportive që do të përdoren për stërvitjen e grupmoshave të klubit por edhe të skuadrës së parë. Gjithashtu parashikohet edhe një stadium me 3 mijë ulëse dhe një hapësirë gjigande për hendboll. Në këtë projekt është planifikuar ndërtimi i ambienteve të reja të klubit dhe akomodimin e futbollistëve të rinj. Skuadra kampione e Francës njofton se një pjesë e këtij projekti gjigand do të marrë jetë në fillim të shtatorit, ndërkohë që  pritet të përfundojë në vitin 2022 gjithmonë nëse nuk regjistrohen pengesa. /ABC News Albania 24/7

rama-1-1280x650.jpg
ent ela12:00 | 12/07/2019

Ka nisur sot në Fier ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane Yura Corporation, për pjesët teknologjike të autoveturave. Kjo kompani do të investojë 13 milionë Euro. në fazën e parë do të hapë 600 vende të reja pune, në të dytën 1100 dhe pritet që deri në fazën e tretë të hapen 4 mijë vende pune.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se sot kemi hyrë në një epokë të re, në tregun e automobilave pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi.

“Sot kemi hyrë në epokë të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do shfaqen duke plotësuar dhe zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan e Librazhd në disa filiale modeste, por premtuese dhe këtë gur të rëndësishëm siç ëhstë Yura, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”.

Kreu i qeverisë theksoi se mes shumë vendesh të Evropës kompania Yura Corporation zgjodhi Shqipërinë dhe Poloninë, falë transformimit të programit të Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh, në një program real investimi.

“Yura ka zgjedhur të çelë një filial në Poloni e Shqipëri mes shumë zgjedhjesh në Evropë. Kemi transformuar programin e Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh në një program real investimi që na sjell përmes Yurës 600 vende të reja pune dhe një fazë të dytë afro 1100, duke synuar që suksesi i këtyre dy fazave të para të na cçojë te një fazë të tretë siç e parasheh kompania për të arritur në 4 mijë punonjës në rang vendi në Shqipëri”. /abcnews.al

shutterstock_211486954-1280x720.jpg
nev ila23:15 | 10/07/2019

Modernizimi i stadiumeve mitik është kthyer në një trend kohët e fundit. Klube si Real Madrid, Barcelona, Milan, Inter kanë projektuar rindërtimin e impianteve aktual.

Real Madrid ka një projekt për rinovimin e stadiumit Santiago Bernabeu me vlerë 500 mln euro.

Në të njëjtën linjë shfaqet edhe skuadra rivale e Barcelonës.

Espai Barcca është projekti gjigand që arrin shifrën e 600 mln eurove ku përfshihet rindërtimi i stadiumit mitik Camp Nou.

Zgjerimi i impiantit më të madh në Evropë me një tjetër tribunë, mbulesën e cila do të shtrihet në të gjithë impiantit pasi aktualisht vetëm tribuna VIP është e mbuluar.

Në projektin e stadiumit të Barcelonës përfshihet instalimi i teknologjisë së fjalës së fundit sikurse zgjerimi me dyqane, restorante apo muze.

Por si do të sigurohen këto të ardhura. 200 mln euro Barcelona do ti sigurojë nga zona komerciale, 200 mln nga e drejta e emrit, dhe 200 mln do të merren kredi.

Nga projekti nuk do të përfshihet vetëm stadium Camp Nou por edhe rindërtimi i fushave stërvitore.

Konkurrenca mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk përfshin vetëm futbollin por të gjithë sektorët e mundshëm./ABC News Albania 24/7

BALLUKU-PER-ENERGJINE.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela11:32 | 07/05/2019

Një miliard lekë është investimi që ka nisur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë. Sipas ministres së infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, në kryeqytet jo vetëm do të rritet cilësia e furnizmit me energji elektrike por do të ulen edhe humbjet në rrjet.

Po ndërhyet në kabinat që janë ndërtuar kryesisht gjatë viteve ’90. Investimi 1 miliardë lekë parashikon të përmirësojë furnizmin me energji për banorët e Tiranës por edhe fshatrat përreth.

Drejtori i OSHEE-së Tiranë, Klevis Jahaj:  “Ky investim kap vlerën e 1.1 miliardë lekëve dhe përfshirën rreth 250 mijë abonentë të OSHEE-së të cilët do të përfitojnë nga ky investim dhe normalisht do të ndikojë qoftë në cilësinë e furnizimit me energji elektrike por gjithashtu dhe në tregues të tjerë, atyre të humbjeve. Gjithashtu 10 fiderët e rinj të cilët po shtohen nga nënstacioni i Selitës dhe ai i Traktorit do të bëjnë që të normalizojë mbingarkesën që kanë fidrat aktual në momentet e pikut”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: “Kërkesa për energji në Tiranë arrijnë në 37 përqind të kërkesës kombëtare. Sigurisht i gjithë investimi që OSHEE ka bërë deri më sot ndikon ndjeshëm jo vetëm në uljen e humbjeve në rrjet për Tiranën, nga 35% që ka qenë në vitin 2014, sot është 16.8%, pra katër-mujori i parë i 2019-ës është vërtetë diçka për t’u shënuar, por nga ana tjetër sigurisht duke qenë se është më shumë se 1/3 e tregut të kërkesës së energjisë elektrike, investimet që kryhen në rrjetin e Tiranës janë investime që ndikojnë direkt në performancën e OSHEE-së dhe të gjithë sektorit energjetik”.

Përmes rikonstruksionit të kabinave synohet vendosja e pajisjeve bashkëkohore, duke zëvendësuar teknologjinë e vjetër. ¼ e kabinave të reja do të përshtaten me teknologjinë (telekomandim në distancë, monitorim online dhe transmetim të dhënash). Këto kategori kabinash rrisin sigurinë dhe shpejtësinë e manovrimeve në rast defektesh ose mbingarkesë në rrjet. Brenda muajit qershor investimet do të nisin edhe në zonat rurale të Tiranës. / ABC News Albania 24/7

INSVESIMI-I-OSSHE-NE-ELBASAN.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:35 | 07/03/2019

Rreth 130 milionë po investon Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike për të rikonstruktuar rrjetin e tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan –Cërrik.

Ndërhyrja e parashikuar në 26 kabina pritet të reduktojë humbjet në rrjet dhe të sigurojë një furnizim më të mirë me energji elektrike afro 9 mijë banorëve të zonës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kërkon që punimet të përfundojnë në prill, tre muaj para afatit të parashikuar.

“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”.

Rreth 50% e investimit ka përfunduar ndërkohë që për ta mbyllur janë angazhuar 80 punonjës. /abcnews.al

 

andi-ballta.jpg
ad min14:07 | 04/02/2019

ABI Bank është përmendur në kontekste sulmesh politike shpesh gjatë dy viteve të fundit në disa media në Shqipëri. Pse mendoni se ka ndodhur kjo?

ABI Bank është investimi më i madh amerikan i të gjitha kohërave në Shqipëri dhe NCH Capital është një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë. Është për të ardhur keq që pasionet politike nuk kursejnë as sektorë sensitivë si ai bankar, apo investitorë të kalibrit ndërkombëtar si NCH Capital.

Për mëse dy vjet, ABI Bank është bërë objekt i lajmeve të rreme të motivuara nga qëllime politike, konkurrencës së pandershme apo gjobaxhinjve të rëndomte mediatikë. ABI Bank deri tani nuk u është përgjigjur lajmeve të tilla të rreme me trillime absurde, për të ruajtur dinjitetin e sistemit bankar, klientelës dhe punonjësve.

Ne vlerësojmë shumë pozicionin korrekt të mediave kryesore, të cilët gjithashtu kanë ruajtur dinjitetin e sistemit bankar. Mbi të gjitha, punën e mbi 500 punonjësve të familjes ABI, që kanë fituar besimin e klientëve të ABI Bank. Ne vazhdojmë të rritemi pavarësisht lajmeve të rreme. Është interesante se sa herë ka tensione politike apo lëvizje në tregun bankar, makineria e lajmeve të rreme riciklon akuza e trillime që janë sa të papërgjegjeshme aq edhe të dëmshme për sistemin bankar në Shqipëri.

Fatmirësisht, ABI Bank ka gjithë likuiditetin dhe kapitalin e nevojshëm, mbështetjen e aksionerëve dhe punonjësve, si dhe besimin e klientëve të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e sistemit bankar.

Ne kemi filluar të investojmë në Shqipëri prej 12 vjetësh dhe kemi treguar durim dhelargpamësinë strategjinë e investimit.

Kur thoni investim amerikani referoheni Fondit të investimeve NCH, apo nënkuptoni që ABI Bank është një bankë amerikane?

Banka Amerikane e Investimeve është 100% e zotëruar nga fonde apo individë amerikanë. Për të shmangur çdo keqinterpretim: Ne nuk jemi bankë në Amerikë por bankë e investitorëve të mirënjohur amerikanë në Shqipëri. NCH Capital është me qendër në Nju Jork dhe ka pothuaj 30 vjet eksperiencë investimi global.

NCH Capital nuk ka patur kurrë asnjë pjesëmarrje kapitali rus, apo të ndonjë kombësie tjetër në strukturën e aksionerëve të ABI Bank. NCH thjesht ka investuar kapital tërësisht Amerikan në Rusi dhe në Europën Lindore. Gjithashtu të gjithë aksionerët e ABI Bank janë të listuar publikisht dhe të aprovuar sipas të gjitha rregullave nga autoritetet rregullatore shqiptare që në vitin 2010.

Është shumë e thjeshtë të shihet informacioni rreth NCH apo ABI Bank në faqen e internetit të U.S.Securities and Exchange Commission (SEC)apo të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Mjafton të vizitohet dhe faqja e ABI Bank (abi.al) apo Facebook për të parë mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve Amerikane në Shqipëri apo Dhomës Tregtare Amerikane, të cilët i falënderojmë për këtë mbështetje.

Pse quhet bankë amerikane kur është e regjistruar offshore?

Regjistrimi offshore nuk ka të bëjë me vendodhjen e investitorëve. Një investitor amerikan mund të regjistrohet në një vend ku sistemi i taksave është më i favorshem. Kjo mund të jetë offshore (Cayman) apo në Holandë, Irlandë, ose në Nebraska.

Shumë nga kompanitë apo institucionet financiare më të njohura regjistrohen në vende ku taksat janë më të ulëta. Nuk ka asgjë ilegale apo të parregullt si në legjislacionin Shqiptar apo dhe atë ndërkombëtar me regjistrimin offshore të investitorëve në momentin kur investitorët janë të deklaruar.

E gjithë lista e investitorëve të ABI Bank është e deklaruar në rregullatorët shqiptarë sipas të gjitha rregullave, në kohë të ndryshme dhe sa herëështë kërkuar. Investitorët e fondeve të NCH Capital janë fonde pensionesh nga më të njohurat dhe të medhatë nëAmerikë, fonde tëuniversiteteve më të famshëm ne Amerikë dhe gjithashtu entitete financiare nga më prestigjozet.

E njëjta strukturë aksionere është përdorur nga NCH Capital, si aksioneri kryesor i ABI Bank, për të regjistruar bankat qe sot ka në pronësi ne Rumani (Libra Bank), Ukraine (Agroprosperis Bank) dhe Moldavi. Është hera e parë që ne përballemi me një situatë ku vihet në pyetje origjina e fondeve të NCH.Për shembull ne Banken e NCH Capital në Ukraine një nga investitorët e fondeve të investimit te NCHështë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH apo EBRD).EBRD ka dhënë dy kredi dhe kainvestuar si partner për 145 milionë euro në nje projekt ku NCH ka investuar 2 miliardë dollarë në fushën e agrobiznesit dhe financës në Ukrainë. Të gjitha këto të dhëna janë në dokumentë zyrtare dhe informacioni është publik dhe lehtësisht i verifikueshëm.Përmendja e regjistrimit offshore nga media të ndryshme është një keqpërdorim dhe keqinformim i një menaxhimi fiskal/taksash shumë standard me të gjitha rregullat lokale shqiptare apo ndërkombëtare, përfshi dhe rregullat shume strikte të SEC (Autoriteti Mbikqyrës në SHBA). Vetë qeveritë Shqiptare herë pas here kanë promovuar “zona të lira” apo “rregjime tax holidays” që mundësojne të njëjtat lehtesi fiskale si offshore.

Si e thashe më sipër, investitorët dhe fondet e NCH janë fonde pensioni nga më të njohurit në SHBA, dhe fondet private të universiteteve më të njohura në SHBA.

A ka patur ndonjëherë probleme ABI Bank me politikat e pastrimit të parave?

Absolutisht asnjëherë! ABI Bank ka patur disa auditime që nga blerja e bankës Credit Agricole dhe asnjëherë nuk ka patur asnjë problem me politikat e mbrojtjes ndaj pastrimit të parave.

Përkundrazi, ne jemi shumë krenarë për vlerësimin e lartë të të gjithë auditimeve. Vleresojmë dhe falënderojmë shpjegimet e plota dhe të qarta të Bankës së Shqipërisë ku informacioni rreth ABI Bank është i plotë dhe i përditësuar.

A ka zvogeluar ABI Bank kapitalin?

Kapitali i ABI Bank nuk është zvogëluar asnjëherë në asnjë moment. Perkundrazi veçse është rritur si pasojë e fitimeve (edhe ky informacion i rritjes është i plote dhe publik në Qendren Kombëtare të Regjistrimit). Informacioni i raportuar në menyrë dashakeqëse në disa media lidhet jo me zvogëlimin por vetem me netimin e kapitalit fillestar të paguar me humbjet e akumuluara përpara blerjes së bankës Credit Agricole Albania nga ABI Bank. Pra kapitali fillestar i bankës përpara blerjes nga ABI u netua me humbjet e periudhës po përpara blerjes nga ABI.

Ky netim tërësisht teknik i kapitalit fillestar të paguar nuk ka të bëjë fare me ABI Bank dhe u krye për të identifikuar rezultatet e shkëlqyera gjatë manaxhimit të ABI Bank pas një periudhe tre vjecare ku kapitali vetëm është rritur. Nga ana kontabël, ky veprim nuk ka asnjë efekt në totalin e kapitalit të bankës.Si u tha më sipër, totali i kapitalit të bankës që nga koha e blerjes në Tetor 2015 është rritur me milarda lekë si pasojë e fitimeve gjatë vitit 2016, 2017 dhe 2018. Theksojmë që ky veprim kontabël është standard, teknik, fare i zakonshëm dhe krejt i parëndësishëm dhe për më tepër me aprovimin paraprak të Bankës së Shqipërisë.

ABI Bank sot është një nga bankat më likuide dhe me kapital shumë të lartë, si rrjedhojë e rezultateve pozitive në tre vitet e fundit. Çdokush mund të pyesë dhe të marrë informacion tek Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave apo burime të tjera publike, të pavarura dhe transparente. Ne jemi shume të ndërgjegjshëm për korrektesën në dhënien e këtij informacioni nga kushdo qëështë interesuar të pyesë dhe vlerësojmë komentet e plota dhe korrekte publike apo dhe private të Bankës së Shqipërisë dhe enteve të sipërpërmendura që janë prononcuar në mënyre të plotë sa herë janë pyetur.

A është apo ka qenë ndonjëherë Linda Rama aksionere?

Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere apo zotëruese opsionesh të ABI Bank. Linda Rama ka qenë një anëtare e pavarur e Bordit ku ka dhënë kontributin profesional me kompetencë dhe aftësi shumë të admirueshme.

Pse u largua Linda Rama nga Bordi i ABI Bank?

Zonja Rama ka qenë për tre vjet në Bordin e ABI Bank. Arsyeja pse Linda u ftua në Bord është për aftësite e saj profesionale, njohjes time profesionale me të që në 1993, të qenurit një zonjë me reputacion të padiskutueshëm, dhe nivelit të lartë të sofistikimit që një investitor i sofistikuar si NCH kërkon të ketë nëBordin e tij. Largimi i saj nga Bordi është sipas standarteve dhe praktikave të institucioneve financiare të rikompozimit të Këshillit Drejtues. Zonja Rama është një nga dy anëtarët që do të zëvendësohen nga dy profesionistë të shkelqyer Amerikanë me eksperience të gjate në fushën e bankës dhe financës. Në kuadrin e një periudhe në Bord prej tre vjetësh dhe bashkimit të ABI me NBG është normale një rifreskim i Bordit. Ne jemi në proces të aprovimit të dy kandidatëve të rinj. Çështja e përbërjes sëBordit për ne ka qëne dhe është shumë e qartë, transparente dhe tashmëështë e mbikonsumuar për mëse dy vjet. Personalisht jam ndjerë thellësisht i trishtuar nga sulmi që i është bërë një femre dhe profesioniste karriere si zonja Rama.  Gjithsesi, zonja Rama nuk është më anëtare e Bordit të ABI Bank dhe mbase ka ardhur koha që kjo temë e mbikonsumuar të mbyllet.

Zoti Rama tha se ka patur shqetësim nga Autoritetet Amerikane?

Ajo që mund të themi ne, është që shqetësimi kryesor i përfaqësuesve të Shtetit Amerikan në Shqipëri është te detyra e të gjithe institucioneve dhe individëve për të mbrojtur dhe stimuluar të gjithë investitorët e huaj dhe sigurisht ata amerikanë. Amerika është miku më i mirë i Shqipërisë në 100 vjetet e fundit.

Nje invesititor amerikan është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë dhe sistemin bankar. Roli i ABI në sistemin bankar ka qenë vetëm pozitiv sidomos në përmirësimin e rezultateve të bankave me performance të dobët dhe uljen e kredive të këqija.Kur ne blemë Credit Agricole, niveli i kredivetë keqija të bankës ishte pothuaj 40%.Në dy vjet ne e ulëm këtë tregues në 4%. Këto rezultate janë edhe në sajë të punës, mbështetjes dhe kulturës amerikane të të bërit biznes.

Ka pasur sulme, të fundit kryesisht nga zonja Kryemadhi, lidhur me mënyrën se si është licensuar Banka. Ajo në fakt thotë se duhet ta sqarojë Banka e Shqipërisë…të njëjtin shqetësim si zonja Tabaku para disa kohësh.

Nuk dua të hyj në emra të përveçëm politikanësh. Gjithsesimënyra se si është licensuar banka është shpjeguar nga Guvernatori Sejko në Parlamentdhe Guvernatori në mënyrë të plotë dhe korrekte ka sqaruar se ABI Bank ka hyrë në treg duke blerë një bankë të vogël të nivelit të dytë dhe pastaj jemi rritur sipas gjithë procedurave dhe rregullave të transparencës që monitorohen nga Banka e Shqipërisë përfshi të gjitha detajet në strukturen aksionere dhe origjinën e fondeve apo investitorët.

Politika ka shpesh objektivat e veta dhe strategjitë e veta për t’u bërë popullore, por mendoj investitorë të huaj dhe ndërkombëtarë dhe sektorë sensitivë si ai bankar duhet të mbahen jashtë politikës.

E përsëris që ABI Bank nuk ka asnjë axhendë apo preferencë politike institucionale.Punonjësit dhe klientët e ABI Bank janë simpatizantë apo anëtarë të partive të ndryshme dhe është momenti qe sistemi bankar të lihet jashtë sulmeve politike.

A janë të informuar aksionerët kryesor në New York për këtë situatë?

Natyrisht që po. Ka një habi dhe bezdisje pasi është joserioze që në një vend mik të SHBA, i vetmi objektiv sulmi i disa poltikanëve mbetet banka amerikane që as nuk ka dhe as nuk ka patur ndonjë axhendë politike. Ne gjithmonëmbështesim bashki të ndryshme (Gjirokastër apo Shkodër) ku drejtuesit lokalë janë të partive të ndryshme.

Unë do të dëshiroja që politika të mbronte dhe një biznes të vogël, e jo më një bankë, dhe ne për shumë kohe kemi zgjedhurtë mos pergjigjemi për të ruajtur dinjitetin e bankës dhe sistemit bankar. Nuk është se sulmet kanë prekur Bankën apo veprimtarinë e saj, por kanë tërhequr vemendje negative teinvestitorët e huaj dhe kanëshqetësuar autoritet amerikane që ndjekin ecurinë e bizneseve amerikane në Shqipëri.

Si e shikoni të ardhmen e tregut bankar. A është transparent, dhe a shikoni kriza në horizont?

Mendoj se sistemi bankar është një nga tregjet më të stabilizuara në Shqipëri dhe më modernët. Është një treg i rregulluar mirë dhe mendoj se zoti Fullani, e më pas zoti Sejko kanë treguar seriozitet në ruajtjen e sistemit. Sistemi bankar eshtë më seriozi, me punonjësit më të kualifikuar dhe me strukturat më transparente. Kemi banka me plot likuiditet dhe operatorë vendas të suksesshëm.

ABI Bank sapo përfundoi një kontroll nga Banka Qendrore, ndërkohë që dhe banka të tjera janë futur në një program kontrolli nga Autoriteti i Konkurencës që nuk e shikoj si dukuri negative siç po e paraqesin. Kontrollet janë detyrim procedurial dhe besoj se tregu i bankave tona është më i miri në rajon. Të mos harrojmë se sistemi bankar në Shqipëri nuk mori asnjë ndihmesë gjatë dhe pas krizës financiare si shumë vende të tjera.Shqipëria mund të mburret lirshëm me këtë gjë. Bankat janë pasaporta më krenare e Shqipërisë për momentin.

Ku qëndron fuqia e tregut bankar në Shqipëri?

Bankat besojnë tek shqiptarët dhe shqiptarët besojnë tek bankat. Një faktor i fortë janë emigrantët tanë në Itali dhe Greqi. Tregu fqinj me Shqipërinë ka interesa të ndryshme nga tregu bankar në Shqipëri dhe ne në këtë pikë jemi të favorizuar pasi shumë emigrantë i depozitojnë paratë në Shqipëri si më të sigurta. Biznesi po ashtu është shumë familjar me bankat dhe të punuarit përmes bankës. Thjesht është një shoqëri që i do bankat, i pranon ato dhe beson tek ato. Dhe kjo e bën një treg të sigurt. Bankat e nivelit të dytë kanë sot një nivel të lartë depozitash dhe janë duke eksploruar ku të investojnë. Kjo është shenjë vitaliteti e tyre.

A do të tentoni të bleni banka të tjera të huaja nëse shiten?

Natyrisht që jemi të hapur për të rritur prezencën tonë në tregun bankar shqiptar. Ne jemi këtu për t’u rritur dhe për ta bërë sistemin të konkurrueshëm, të sigurt, dhe të dobishëm për shoqërinë.Dua të theksoj se ne e shikojmë si një fenomen pozitiv zgjerimin e bankave me kapital Shqiptar dhe në perputhje me trendet historike të vendeve me sisteme bankare më të zhvilluara.

Intervista e Drejtorit të “ABi Bank” dhënë për disa media online.

bovilla-1280x853.jpg
ad min15:54 | 16/01/2019

Në ujësjellësin e Tiranës sipas kryetarit të bashkisë, nis investimi më i madh i realizuar në 20 vitet e fundit. Kjo ndërhyrje sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, do t’i japë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë, në periferi të qytetit.

Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar një linjë të re transmetimi, e cila rrit ndjeshëm furnizimin me ujë për qytetarët, veçanërisht ata që jetojnë në periferi.

 “Jam jashtëzakonisht i impresionuar: Është një nga ditët më të ftohta të vitit, megjithatë vlon puna në impiantin e Bovillës. Para 20 vitesh, Tirana kishte gjysmën e popullsisë, me dyfishimin e popullsisë, janë dyfishuar nevojat për ujë. Ndaj, po fillojmë dyfishimin e impiantit të Bovillës. Është një ditë historike për ujësjellës-kanalizimet, jo vetëm të Tiranës, por të Shqipërisë, sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë. Ky është ndoshta investimi më i madh pas 20 vitesh për kryeqytetin shqiptar, kur vjen puna te furnizimi me ujë”, tha ai.

Nisja e këtij investimi, për kryebashkiakun e Tiranës shenjon nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë në 5 vjet.

“Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’. Ka qenë një betejë! Beteja në Këshillin Bashkiak, betejë politike. Faktet janë kokëforta, Tirana ka ende sot ujin më të lirë nga qytetet kryesore në Republikën e Shqipërisë, e megjithatë, ne prapë do të vazhdojmë për t’u siguruar që administrohet mirë çdo qindarkë, që me këto investime dhe ndihmën që na dha BERZH-i, të besojmë te reforma jonë e ujit, si një nga ujësjellësit që ka performuar më mirë vitin e kaluar”, tha Veliaj.

Investimi do të kryhet në dy faza, njëra prek rritjen e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë që sipas kryetarit të bashkise pritet të përfundojë brenda verës ndërsa tjetra ka të bëjë me shtrimin e një rrjeti të ri të transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet që do të jetë gati brenda vitit./abcnews.al

zedhenesi-i-natos.jpg
ent ela14:31 | 07/08/2018

E ka zyrtarizuar edhe NATO investimin që do të realizojë në vendin tonë për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë. Zëdhënësi Piers Cazalet ka deklaruar se Shqipëria është përzgjedhur, pasi është një avokat i fortë i politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

51 milionë euro është investimi që NATO do të realizojë për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë. Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se për projektin ka folur për herë të parë në emër të Aleancës se NATO-s zëdhënësi i saj Pier Cazalet.

 “NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshi depot e karburantit. Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”

Arsyeja pse kanë zgjdhur Shqipërinë për ndërtimin e një baze të tillë zëdhënësi i NATO-s e shpjegon me rolin dhe kontributin që ka dhënë vendi ynë brenda Aleancës.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshi misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshi kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake’.

Shqipëria luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakuni u shpreh zëdhënësi i NATO-s sipas të cilit është ndihmë e vlefshme për të rritur sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Vendi juaj është një avokat i fortë i politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”.

Lajmin për ndërtimn e bazës ajrore në Kuçovë e dha i pari kryeministri Edi Rama, i cili u përshëndet edhe nga Partia Demokratike. /abcnews.al

 

 

KUKES-UNAZA-1280x720.jpg
ent ela11:58 | 21/05/2018

Bashkia e Kukësit është drejt përfundimit të njërit prej projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, Unazën Veriore të qytetit. Investimi i Bashkisë prej 97 milionë lekësh të reja është siguruar përmes fondit të zhvillimit të rajoneve. Kryebashkiaku Bashkim Shehu,thotë se kjo rrugë do të zgjidhë shqetësimin më të madh për tregtarët dhe përdoruesit e rrugës,duke përmendur edhe një sërë projektesh që priten të nisin në Kukës.  Unaza veriore e qytetit ka një gjatësi 1.2 km, me të gjitha parametrat e nevojshëm të funksionimit të saj, përfshirë infrastrukturën nëntokësore, kanalizime, trotuare, ndriçim dhe drurë dekorativë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono