Interpol

valdrin-pjetri.jpg
G. P.14:52 | 14/08/2019

Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur letër-porosi autoriteteve italiane ku ka kërkuar informacion për kryetarin e zgjedhur te Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri. Po ashtu, kërkesë për informacion u është dërguar edhe Ministrisë se Drejtësisë, prokurorive të Tiranës dhe asaj për Krime të Rënda, si dhe Apelit te po ketyre prokurorive në vendin tone.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se përgjigjet nga Interpol dhe Europol nuk kanë mbërritur ende. Por pavarësisht kësaj, shkresat e publikuara për Pjetrin në selinë blu, nga sekretari Gazment Bardhi i janë vënë në dispozicion organit të akuzës nga vetë demokratët.

Në letrën drejtuar sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Bardhi ka kërkuar shpjegime përse nuk ka pasur një reagim të shpejtë institucional për kandidatin socialist të Shkodrës. Numri dy i demokratëve i kërkoi organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit duke kujtuar se çdo vonese e rreshton këtë organ në anën e krimit. /ABC News Albania 24/7

636596589030662090-FBI-searches-Camden-methadone-clinic1-1280x672.jpg
nev ila19:48 | 22/04/2019

Sulmet terroriste që përgjakën Pashkët në Sri Lanka, ditën e dielë, kanë vënë në lëvizje byrone e hetimit dhe inteligjecën amerikane, Interpol dhe FBI. Sipas CNN Byroja Federale e Hetimeve po ndihmon autoritetet e Sri Lanka të hetojnë shpërthimet e së dielës.

Gjithashtu Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (e njohur si Interpol) po vendos ekipet më të specializuara të anti-terrorit, për të ndihmuar autoritetet e Sri Lanka, në identifikimin e disa prej viktimave. Ndërkohë njësitë e specializuara po hetojnë edhe shpërthimet e së dielës.

Vendosja e këtyre ekipeve në Sri Lanka është bërë me kërkesë të vetë autoriteteve vendase.

Sulmet e koordinuara lanë të paktën 290 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur. Një zyrtar amerikan bëri me dije se të paktën katër qytetarë amerikanë janë vrarë gjatë këtyre sulmeve, nuk dihet ende nëse numri i viktimave në këto sulme do të vazhdojë të rritet./abcnews.al

elbasani.jpg
G. P.19:25 | 14/02/2019

Për të dytën seancë radhazi, Gjykata për Krimet e Rënda dështoi të niste gjykimin ndaj Suel Çelës dhe dy të akuzuarve të tjerë për sulmin ndaj policisë në portën e tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Shkak u bë mosnjoftimi i Çelës, aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për gjyqin në ngarkim të tij.

Njoftimi për të ishte firmosur nga babai i tij, Petrit Çela, i cili deklaronte se i biri gjendej jashtë vendit. Gjykata urdhëroi prokurorinë të kërkojë edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, si edhe Interpolit për gjetjen dhe njoftimin e të pandehurit Suel Çela.

Sulmi ndaj policisë në Elbasan u regjistrua në Shtator 2017, ku një mjet “Audi” përplasi mjetin e zv/drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan, Gjergji Oshafi duke rrezikuar edhe jetën e 3 të tjerëve.

Prokuroria ia ka ngarkuar këtë ngjarje Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit, të cilët akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë”, “prodhim shitje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

Policia-e-Tiranes-1280x662.jpg
G. P.09:33 | 26/01/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas finlandez të shpallur në kërkim. Në një njoftim të uniformave blu thuhet se 34-vjeçari M.S. është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë finlandeze. Ai është dënuar në Prill të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit në Helsiniki me 3 vjet e 11 muaj burgim.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi”, njoftoi policia.

Pikërisht prej panikut dhe rrezikut që i ka shkaktuar qytetarëve finlandezë, 34-vjeçari kryesonte listën e personave më të kërkuar në Finlandë. Ai u kap falë shkëmbimit të informacioneve mes Zyrës së Interpol Tiranës dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpol dhe tani pritet të ekstradohet drejt shtetit skandinav./abcnews.al

SPECIALE-INTERPOL-2-1280x829.jpg
ent ela11:03 | 24/11/2018

Nga Dorina Kurtaj – Nuk mungojnë akuzat sipas të cilave Interpol në shumë raste përdoret nga regjimet autoritare për të përndjekur disidentë apo kundërshtarë politikë të regjimit. Edhe pse sekretari i përgjithshëm mohon të ketë ndërhyrje politike. Por si funksionon në të vërtetë kjo organizatë?

Para pak ditësh në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, u mbajt asambleja e 87 e përgjithshme e Interpol, organizata ndërkombëtare e policisë kriminale. Në takim morën pjesë më shumë se një mijë delegatë që vinin nga 195 vende të ndryshme, mes të cilëve 40 ministra e 85 krerë policie. Çështja më e rëndësishme që u diskutua ishte zgjedhja e presidentit të ri, ai që zëvendësoi kinezin Meng Honguei, i arrestuar në shtator të këtij viti nga autoritetet kineze gjatë një udhëtimi nga Lion në Kinë. Meng u zhduk për disa ditë, deri sa në 7 tetor, nga Kina erdhi lajmi se ai u arrestua për korrupsion. Në të njëjtën ditë Interpol deklaroi se kishte pranuar dorëheqjen e tij nga posti, në mënyrë të menjëhershme.

Rrethanat që sollën dhe arrestimin e Meng, u cilësuan si të dyshimta që në fillim dhe shkaktuan polemika për mungesën e transaprencës në Interpol por dhe për rolin që regjimet autoritare kanë brenda organizatës.

Interpol që selinë e ka në Lion të Francës, u krijua në vitin 1923 me objektivin për të lejuar bashkëpunimin e policisë së shteteve të ndryshme anëtare për lokalizimin dhe arrestimin e kriminelëve, ose të atyre që dyshohen si të tillë, që ndodhen në vende të ndryshme të botës. Këtu duhet specifikuar se nuk është Interpol që lëshon mandate arresti ndërkombëtare por policitë e shteteve anëtare, e në disa raste, OKB apo një gjykatë ndërkombëtare, që i sinjalizojnë Interpol-it një individ të dënuar apo të dyshuar se ka bërë një krim. Mjeti më i njohur që përdoret nga INTERPOL është “alarmi I kuq”; kërkesa për të lokalizuar, arrestuar dhe ekstraduar një kriminel apo të dyshuar si të tillë, të cilit I shtohen dhe shtatë të tjerë, secili i shoqëruar me një kërkesë të veçantë. Përveç kësaj është dhe “Shpërndarja” më pak formale se “alarmi” por që kërkon gjithësesi arrestimin apo lokalizimin e një personi që është object hetimi nga policia.

Pikërisht alarmi i kuq dhe shpërndarja janë kthyer vitet e fundit, në mjetet më të përdorura nga regjimet autoritare për të përndjekur individë me qëllime politike. Për të dhënë një ide të përhapjes së fenomenit, mjafton të thuhet ka një dyfishim të numrit të personave për të cilët janë përdorur këto mjete. Jago Rassell, kreu i “Feir Trajëls Internashionël”, një grup me seli në Londër që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shprehet se këto mjete kanë lejuar disa qeveri që të krijojnë një klimë frike, duke ia ndaluar disidentëve dhe aktivistëve politikë që të ndihen të sigurtë dhe jashtë vendeve të tyre.

Shqetësues sidomos është dhe sistemi i reklamimeve për të kundërshtuar alarmet. Me këtë merret komisioni për kontrollin e të dhënave. Një organ që duhet të jetë teorikisht i paanshëm, por, sipas Finansial Tajms, nuk është aspak i pavarur e aq më pak transparent. Në këtë komision bëjnë pjesë përfaqësuesit e vetëm pesë shteteve: Rusi, Angolë, Moldavi, Argjentinë dhe Finlandë. Këto reklamime mund të bëhen vetëm me anë të postës

Në muajin prill, asambleja parlamentare e këshillit të europës, organizatë e krijuar në viton 1949 e që nuk ka fare të bëjë me bashkimin europian, lavdëroi Interpol për disa nga reformat e bëra, por njëkohësisht dhe e akuzoi se përdoret nga disa shtete për të përndjekur objektiva politikë. Kritika të ngjashme janë bërë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, në mënyrë të vecantë drejtuar Rusisë, që ndër të tjera është dhe një nga vendet anëtare në komisionin për kontrollin e të dhënave. Luiz Shelli, pedagoge në Xhorxh Mezën Universiti, në Xhorxhia, dhe eksperte në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe krimit ndërkombëtar, u shpreh për Financial Tajms se personat që punojnë në Interpol e kuptojnë se ai po bëhet gjithnjë e më shumë një organizatë më e politizuar. Çdo gjë nisi me shtetet autoritare më të vogla, por tani janë përfshirë dhe disa nga shtetet më të fuqishme në botë që po abuzojnë gjithnjë e më shumë.

Një rast që tregon më së miri pushtetin e regjimeve autoritare, është ai i Bill Brouder, një financier i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtoi një fushatë shumë të ashpër kundër regjimti rus, puna e të cili bëri që në vitin 2012 kongresi amerikan të miratojë ligjin e quajjtur Magnitski Akt. Ky ligj i ndalon hyrjen në territorin amerikan shtetasve rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, dhe publikimin e emrave të tyre.

Në maj të 2018-ës, ndërsa ndodhej në Spanjë, Brouder u mor nga dhoma e hotelit nga dy agjentë policie që po zbatonin një mandat arresti ndërkombëtar ndaj tij të lëshuar nga Rusia. Brouder akuzohej se kishte financuar fushatën elektorale të Hilari Klinton në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2016-ën. Një financim që sipas Moskës ai e kishte bërë me para të fituara në Rusi pa paguar taksa. Brouder u la i lirë pak orë më vonë, por nuk ishte hera e parë që Rusia përpiqej ta arrestonte duke përdorur Interpolin. Brouder i cili mendon se historia mund të përsëritet u shpreh se nëse ka një rast që tregon qartë se Interpol nuk funksionon, atëherë ai është rasti i tij. Kjo sepse Interpol nuk është në juridiksionin e askujt, dhe ka imunitet absolute ndaj cdo kundërshtimi.

Por ai i Brouder është një nga shumë rastet që vitet e fundit kanë vënë në dyshim paanshmërinë e Interpol. Para tij ishte radha e Dogan Akhanli, shkrimtar gjerman i lindur në Turqi i cili kishte kritikuar presidentin turk Erdoğan: Akhanli u arrestua në Spanjë pas një kërkesë të qeverisë turke në Interpol. Edhe Nikita Kulacenkov, i konsideruar shumë pranë Aleksei Navalni, kundërshtari më i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua në Qipro në vitin 2016 pasi kishte vjedhur një objekt që kushtonte 1 euro e 40 cent.

Sipas Jürgen Stock, sekretar i përgjithshëm i Interpol që nga viti 2014, organizata nuk ka asnjë problem me ndërhyrje politike dhe ka vepruar gjithnjë në besim të plotë dhe me rregulla të qarta. Stock këmbënguli se organizata po punon për të përmirësuar shërbimin e saj, duke premtuar për shembull se do të intensifikohet puna e komisionit për kontrollin e të dhënave me krijimin e një “task force”, me qëllimin për të kontrolluar nëse një kërkesë për arrestim vjen nga arsye politike. Por pavarësisht këtyre premtimeve, shqetësimet janë ende në fuqi.

Dhe pse vëmendja e ditëve të fundit u përqendrua shumë në zgjedhjen e presidentit të ri, posti i Presidentit është më shumë për garanci dhe kontroll se sa operativ. Ai që kujdeset për menaxhimin e përggjithshëm është sekretari i përgjithshëm.

Sipas Nju Jork Tajms disa qeveri përfitojnë nga dobësitë e organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale.

Endrju Higins, gazetar i Nju jork Tajms, ekspert për Rusinë, tregon me anë të një reportazhi, gjëra jo shumë të njohur për funksionimin dhe shtrembërimin e INTERPOL. Higins tregon se si disa shtete, mes të cilave dhe Rusia, kanë filluar të përdorin Interpol-in për të përndjekur kundërshtarët politikë duke shfrytëzuar dobësitë strukturore të organizatës. Është një cështje që bëhet dhe më e dukshme vitet e fundit, sipas tij, duke shkaktuar pasoja që biennë kundërshtim me misonin e kësaj organizate. Për shembull Interpol ka lejuar disa qeveri që të arrestojnë persona që kishin përfituar azil politik në një vend tjetër nga ai i origjinës.

Në pjesën më të madhe të kohës Interpol funksionon ashtu si duhet dhe i lejon policive të shteteve të ndryshme që të shpërndajnë informacione për kriminelë të rrezikshëm si vrasës, narkotrafikantë dhe mafiozë.

Ndërkohë asambleja e përgjithshme e Interpol e mbledhur në Dubai, zgjodhi koreano jugorin Kim Jong Jang, si president të organizatës së policisë kriminale ndërkombëtare. Kim fitoi ndaj kandidatit rus Aleksandër Prokopcuk, i cili ditët e fundit shihej si favorit nga shumë vëzhgues. Dhe për këtë arsye kishte ngjallur dhe shumë shqetësime.

Në këtë process votimi morën pjesë me qindra delegatë nga 195 vende të ndryshme të botës përfshirë dhe 85 krerë të policisë dhe ministra. Presidenti i ri u zgjodh pak javë pas arrestimit në Kinë  të presidentit paraardhës të Interpol Meng Honguei, i zhdukur për disa ditë pasi u nis nga Franca për në Kinë. Ai u arrestua nga autoritetet kineze pasi akuzohet për korrupsion, dhe dorëheqja e tij u pranua menjëherë nga Interpol.

Çështja e Meng Honguei dhe mundësia se mund të zgjidhje një president rus, dhe shumë pranë presidentit Vladimir Putin, ngjallën kritika dhe shqetësime ndaj Interpol në përgjithësi sidomos për mungesën e transparencës në menaxhimin e organizatës. Vitet e fundit regjimet autoritare kanë marrë më shumë pushtet dhe kontroll brenda Interpol, duke komplikuar aktivitet e organizatë. Kim do të qëndrojë në këtë post për dy vjet, pra deri në fund  të mandatit që i takonte paraardhësit të tij

Rusia nga ana e saj denoncoi presione të paprecedenta në zgjedhjen e koreanojugorit Kim Jong Jang si president i Interpol. Zëdhënësi i Presidentit të Rusisë Putin, Dimitri Peskov, u shpreh se nëse rikujtohen dhe njëherë deklaratat e bëra së fundmi në kryeqytete të ndryshme, mund të thuhet se zgjedhjet u organizuan në një atmosferë presioni dhe ndërhyrjesh të paprecedenta. Kim fitoi ndaj kandidaturës së gjeneralit rus Prokopcuk, i cili konsiderohet shumë i afërt me Kremlinin. /abcnews.al

imn.jpg
G. P.08:41 | 22/11/2018

Interpoli është organizata më e madhe e policisë globale, e përbërë nga 194 vende anëtare.

Grupi u krijua zyrtarisht në vitin 1923 si Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale, por u bë i njohur me emrin Interpol në vitin 1956.

Ideja për një organizatë të tillë u ngrit në vitin 1914 në Kongresin e parë Ndërkombëtar të Policisë Kriminale në Monako. Zyrtarët e zbatimit të ligjit nga 24 vende u takuan atje për të diskutuar mbi procedurat dhe teknikat e policive dhe regjistrat e centralizuara ndërkombëtare kriminale.

Organizata thotë se ka tashmë infrastrukturë të teknologjisë së lartë për “përballimin e sfidave në rritje të luftës kundër krimit në shekullin e 21-të”.

Një mjet i tillë në dispozicion të Interpolit është i ashtuquajturi Red Notice (Njoftimi i Kuq), kërkesë për “gjetjen dhe arrestimin e përkohshëm të një individi në pritje të ekstradimit”.

Njoftimi i Kuq, që paralajmëron departamentet e policisë në mbarë botën, lëshohet nga Sekretariati i Përgjithshëm në emër të një vendi anëtar ose një gjykate ndërkombëtare.

Njoftime të tilla rrisin dukshmërinë e rasteve, duke lejuar autoritetet e zbatimit të ligjit të identifikojnë kriminelët dhe të dyshuarit dhe të ndajnë informacione.

Për shembull, një vend që kërkon një terrorist ose një kriminel tjetër jashtë kufijve të tij mund të lëshojë një njoftim të tillë për të vënë në dijeni policinë në vende të tjera dhe për të kërkuar arrestime.

Me operacionet e Interpolit merret Sekretari i përgjithshëm, aktualisht zyrtari i policisë gjermane, Juergen Stock.

Grupi gjithashtu ka një president që nuk është aq i përfshirë drejtpërdrejt në operacione, përkundrazi ia kushton pjesën më të madhe të kohës mbikëqyrjes së përgjithshme dhe kryesimit të kuvendit të përgjithshëm dhe të komitetit ekzekutiv të grupit.

Vendet anëtare zgjodhën të mërkurën zotin Kim Jong Yang të Koresë së Jugut si president të ri të Interpolit. Ai mundi me votim Alexander Prokopchukun e Rusisë mes paralajmërimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara se Kremlini do të përpiqej të shfrytëzonte këtë post për të arrestuar kundërshtarët politikë dhe disidentët e arratisur.

Karta e Interpolit thotë se organizata nuk mund të përdoret për arsye politike./VOA

interpol123.jpg
G. P.15:49 | 21/11/2018

Rusia denoncon presione të paprecedenta në zgjedhjen e koreanojugorit Kim Jong Jang si president i Interpol. Zëdhënësi i presidentit të Rusisë Putin, Dimitri Peskov, u shpreh se nëse rikujtohen dhe njëherë deklaratat e bëra së fundmi në kryeqytete të ndryshme, mund të thuhet se zgjedhjet u organizuan në një atmosferë presioni dhe ndërhyrjesh të paprecedenta. Kim fitoi ndaj kandidaturës së gjeneralit rus Prokopçuk, i cili konsiderohet shumë i afërt me Kremlinin./abcnews.al

koreani.jpg
G. P.11:35 | 21/11/2018

Është koreano jugori Kim Jong Jang presidenti i ri i Interpol. Ai ka mundur në mënyrë të befasishme kandidatin rus, i cili shihej si favorit për këtë post. Kim do të qëndrojë në këtë post për dy vjet deri në përfundim të mandatit të paraardhësit të tij, i cili u arrestua në Kinë.

Asambleja e përgjithshme e Interpolit e mbledhur në Dubai, zgjodhi koreanojugorin Kim Jong Jang, si president të organizatës së policisë kriminale ndërkombëtare. Kim fitoi ndaj kandidatit rus, Aleksandër Prokopçuk, i cili ditët e fundit shihej si favorit nga shumë vëzhgues. Dhe për këtë arsye kishte ngjallur dhe shumë shqetësime.

Në këtë proces votimi morën pjesë me qindra delegatë nga 195 vende të ndryshme të botës përfshirë dhe 85 krerë të policisë dhe ministra. Presidenti i ri u zgjodh pak javë pas arrestimit në Kinë  të presidentit paraardhës të Interpol Meng Honguei, i zhdukur për disa ditë pasi u nis nga Franca për në Kinë. Ai u arrestua nga autoritetet kineze pasi akuzohet për korrupsion dhe dorëheqja e tij u pranua menjëherë nga Interpol.

Çështja e Meng Honguei dhe mundësia se mund të zgjidhe jnjë president rus dhe shumë pranë presidentit Vladimir Putin, ngjallën kritika dhe shqetësime ndaj Interpol në përgjithësi sidomos për mungesën e transparencës në menaxhimin e organizatës. Vitet e fundit regjimet autoritare kanë marrë më shumë pushtet dhe kontroll brenda Interpol, duke komplikuar aktivitetin e organizatës. Kim do të qëndrojë në këtë post për dy vjet, pra deri në fund të mandatit që i takonte paraardhësit të tij./abcnews.al

VUCIC-DACIC-IDRO_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
G. P.17:13 | 20/11/2018

Serbët, përfshirë ata që jetojnë në veri të Kosovës, kanë festuar dështimin e Prishtinës për t’u anëtarësuar në Interpol. Beogradi zyrtar e konsideron si një fitore diplomatike, që dëshmon se Serbia nuk është një vend i vogël.

Serbia është në festë pasi Kosova nuk arriti të kalojë anëtarësimin në Interpol. Politika e cilësoi si fitore diplomatike. Të parët për të festuar kanë dalë serbët e Kosovës në veri. Pas tyre në konferencë për shtyp si rrallë herë bashkë kanë dalë presidenti, Alleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç. Presidenti serb tha se presioni ishte i madh, por ruajti fytyrën dhe bëri thirrje për kompromis.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Shpresoj që shqiptarët ta kuptojnë këtë si mundësi për tu kthjelluar. Shpresoj që ta kuptojnë se pa zgjidhje të kompromisit nuk ka asgjë dhe nuk duhet të urrejnë Serbinë. I lus që të mos vënë taksa pasi ne nuk kemi ndaluar kamionet e tyre, as ata 5 mijë që vijnë këtu e as ata 30 mijë që kalojnë nëpër Serbi”.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm, Serbi: “Është një fitore e madhe diplomatike. Nuk mund ta fsheh gëzimin dhe kam një listë të atyre që nuk na mbështetën. Kush tha se Serbia është e vogël, gënjen!”

Reagimet kanë ardhur nga shumica e politikanëve serb, të cilët thanë se një pjesë e madhe e serbëve rrezikonin të ishin të kërkuar nga Kosova në rast të anëtarësimit në këtë organizatë./abcnews.al

THACI-DHE-HARADINAJ-DIALOGU-1280x720.jpg
G. P.12:19 | 20/11/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi për mos anëtarësimin e vendit në Interpol, duke thënë se në këtë çështje nuk ka asnjë fitues. Ndërkohë analistë të ndryshëm në Kosovë kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Serbinë, si dhe një rritje të taksës ndaj mallrave serbe.

Në një deklaratë për shtyp nga Dubai, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se nuk ka asnjë fitues, duke pranuar dështimin e vendit për t’u anëtarësuar në Interpol. Ai shtoi se aktualisht vendi është në një situatë që kërkon reflektim, në një rrethanë të një presioni nga ana e Serbisë për shtetet anëtare të Interpolit.

Sipas tij dështimi i së hënës tregon se duhet një përkushtimi më të madh politik e institucional. Thaçi theksoi se i vetmi fitimtar është vetëm krimi i organizuar. Kosova mori vetëm 68 vota pro, 51 vota kundër dhe 16 abstenime. Ndërkohë që gazetarë dhe analistë në Kosovë kërkojnë që Republika e Kosovës të ndërpresë bisedimet me Serbinë, pasi vendi dështoi të bëhet anëtare në Interpol. Përveç kësaj kërkohet dhe një rritje e mëtejshme e taksës ndaj mallrave serbe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono