interi

igli-tare-1-1280x853.jpg
Vladimir Prenga14:34 | 07/02/2020

Shumë klube pas Marash Kumbullës. Në takimin e fundit kundër Lazio kishte edhe skaut të Chelsea që e panë nga afër qendërmbrojtësin e Hellas Verona, i cili para pak kohësh ka refuzuar një ofertë të Napolit që kapte shifrën e 20 milion eurove. Të paktën sipas asaj që raportojnë mediat në Itali.

Interi gjithashtu është në garë për shërbimet e Kumbullës, madje thuhet se janë më favoritët. Gjithsesi gjithçka mund të marrë rrjedhë tjetër, pas lëvizjes së fundit të bërë nga Igli Tare, drejtori sportiv i klubit të Lazios.

Për cilësitë e Kumbullës askush nuk ka më dyshime, edhe pse ndoshta duhet pritur që të konfirmohet si lojtar. Ky është sezoni i parë në Serie A dhe pritshmëritë rreth do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen, sidomos nëse do të kalojë në një klub të madh.

Kumbulla në një dyluftim me Milinkovic Savic

Tare, sikurse raporton Telesport, ka zhvilluar një takim me familjarët e Marashit. Arsyeja është i thjeshtë: t’u propozojë atyre projektin e tij për mbrojtësin te Lazio. Mes të tjerash thuhet se ky takim ka shkuar më së miri dhe vlonjati ka premtuar se për Kumbullën në Romë do të jetë ambienti i duhur për t’u rritur.

Familjarët e tij kanë marrë garancinë se nuk do të ketë presion, ndërkohë që u është kujtuar si rast ai i Thomas Strakoshës, i cili te Lazio është kthyer në një nga portierët më të mirë në Itali. Familja e Kumbullës normalisht nuk mund të japë një përgjigje direkt.

Ata kanë kërkuar kohë dhe tashmë do të duhet të ketë një bisedë mes tyre dhe menaxherit Gianni Vittali, i cili përfaqëson Marashin dhe më parë ka biseduar edhe me klube të tjera. Ndoshta Lazio do të ishte klubi perfekt për mbrojtësin, ndërkohë që edhe presidenti Claudio Lotito është pro këtij operacioni merkatoje. /abcnews.al

kumbulla1111.png
Vladimir Prenga15:41 | 28/12/2019

Marash Kumbulla është objektiv i Interit. Mediat pranë klubit zikaltër zbulojnë se në muajin janar do të ketë një takim mess drejtuesve të klubeve për të arritur një marrëveshjes. Hellas Verona, veç një shumë të konsiderueshme ta ardhurash, kërkon edhe dy lojtarë në huazim.

“FCInternews.it” shkruan se Sebastian Espositi është një prej dëshirave, por Interi nuk e lëshon në huazim sulmuesin e ri. Conte po e angazhon atë në ekipin e parë dhe dëshiron ta ketë aty si alternativë, pasi sezoni është i gjatë dhe nuk i dihet çfarë mund të ndodhë rrugës.

Lojtari tjetër që kërkohet nga Verona në huazim është mbrojtësi i majtë, Federico Dimarco. Synimi është që ta marrin lojtarin në fjalë jo vetëm deri në fund të këtij kampionati. Dëshira është  që të jetë pjesë e Hellas Verona edhe sezonin e ardhshëm.

Interi duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, pasi për Kumbullën ka edhe skuadra të tjera të interesuara, si Juventusi, Napoli dhe Atalanta. Minimalisht për kartonin e tij kërkohen 15 milionë euro, por kjo shifër mund të vijë në rritje nëse pritet deri në verë. /abcnews.al

Godin-1280x853.jpg
Vladimir Prenga23:16 | 06/12/2019

Interi barazoi me Romën, në një ndeshje që ishte deri diku e barabartë. Në kampin zikaltër janë pajtuar me rezultatin, të paktën mbrojtësi Diego Gogin. Uruguaiani, pas ndeshjes ka folur për Sky Sport.

“Jam i kënaqur nga ky barazim, kemi bërë një ndeshje të mirë. Përballë kishim një kundërshtar të fortë dhe ne u përballëm me ta, madje ishim mirë dhe tentuam të fitojmë. Ka edhe barazime në një ndeshje futbolli”, tha fillimisht Godin.

“Dy pikë të humbura? Jo, është një pikë e mirë. Jemi kokë në kokë me Juventusin dhe kur ndeshesh me një ekip të fortë edhe mund të barazosh”, shtoi mbrojtësi qendror, i cili është optimist për atë që po kalon Interi.

“Atmosfera në ekip është e duhura, ashtu sikurse edhe mentaliteti. Kemi parë një stadium të mbushur dhe që ishte pranë nesh. Njerëzit na mbështetën. E përsëris, është një pikë e mirë”, ka përfunduar ish-kapiteni i Atletico Madrid, i cili në verë kaloi tek Interi. /abcnews.al

Godin, pas ndeshjes me Romën

Milan Skriniar mendon ndryshe nga Godin: “Kemi krijuar shumë raste sonte dhe lamë dy pikë. Roma është një skuadër që prodhon shumë, por për atë që kemi dhënë në fushën e lojës, e kemi merituar të fitojmë. Ishim të pafat për të gjetur golin. Kemi gjithashtu shumë lojtarë të dëmtuar, por ata që i zëvendësuan janë paraqitur mirë”.

champions-1280x854.jpg
Vladimir Prenga08:30 | 02/10/2019

Magjia e Champions League vijon. Pas spektaklit të ditës së djeshme, mbrëmja e sotme sjell disa ndeshje mjaft interesante. Padyshim kryesfida është Barcelona-Inter, që luhet prej orës 21:00. Dy prej ndeshjeve luhen më herët: Genk-Napoli dhe Slavia Pragua-Borusia Dortmund.

Liverpool-Salzburg është një takim interesant. Haaland do provojë veten ndaj një ekipi “big”, Sigurisht skuadra e Klopp është favorite dhe pas humbjes në takimin e parë me Napolin, uria është e madhe për të triumfuar. Në fakt është detyrim.

Chelsea luan në transfertë kundër Lillë, ndërkohë që ndeshje të hapura janë Valencia-Ajax, RB Leipzig-Lyon dhe Zenit-Benfica. Takime të paparashikueshme, mes skuadrave që nuk kanë diferenca të mëdha.

CHAMPIONS LEAGUE –FAZA E GRUPEVE

E mërkurë, më 2 tetor, ora 18:55
Genk-Napoli
Slavia Prague-Dortmund

E mërkurë, më 2 tetor, ora 21:00
Barcelona-Inter
Lille-Chelsea
Liverpool-Salzburg
RB Leipzig-Lyon
Valencia-Ajax
Zenit-Benfica

/abcnews.al

Sarri-Conte-1280x720.jpg
ent ela17:30 | 15/09/2019

Polemika të forta në Serinë A pas ndeshjeve të javës së tretë. Trajneri i Interit, Antonio Konte, i është përgjigjur deklaratave të teknikut të Juventusit, Mauricio Sarri.

Mund ta quash hipokrizi, ulje kurrizi për shkak të presionit të ambientit.

Mund t’i vësh çfarëdo lloj emri, por edhe në futboll je i detyruar të pajtohesh me “politikën korrekte”, me atë që duan tifozët dhe kërkojnë punëdhënësit prej teje.

Mjafton të dëgjosh dy “kokëfortë” si trajnerët Mauricio Sarri dhe Antonio Konte, njerëz me karakter të fortë, por që detyrohen të përkulen përpara shumicës.

Sarri, njeriu që u bë i famshëm duke akuzuar e shigjetuar Juventusin, sot është në stolin bardhezi, dhe flet ndryshe, sidomos pas barazimit pa gola në fushën e Fiorentinës.

“Sulmet e mia ndaj Juves ishin shfrime nga zemërimi”, – tha ai para ndeshjes në Firence, ndërsa pas saj, u justifikua për barazimin

“Do të kishte qenë e padrejtë ta kishim fituar këtë ndeshje, – u shpreh napolitani, – nuk luajtëm siç duhet dhe duhet të rritemi, por në momentet vendimtare unë nuk kisha mundësi për zëvendësime, për shkak të lojtarëve të dëmtuar. Nuk është e lehtë të luash në Firence në orën 15:00, kur temperatura në fushë shkon mbi 35 gradë”.

Nëse do të kishte qenë trajner i Fiorentinës, do të shprehej me shpoti se “të plotfuqishmit nuk mund të ankohen”.

Këto ishin pak a shumë fjalët e Kontes, si përgjigje ndaj Sarrit.

“Nxehtë? – tha trajneri i Interi në formë pyetjeje, – Sarri le të jetë i qetë pasi tani është në anën e të fortëve”.

Pra, në anën e Juves, ku dikur Konte ishte lojtar e trajner, dhe kurrë nuk pranonte se ekipi i tij ndihmohej.

Duket qartë se duhet karakter i fortë që të sfidosh të fortët deri në fund, ka edhe pasoja, siç ndodhi me Françesko Totin apo Zdenek Zemanin, dy njerëz që fituan shumë pak në karrierë sepse nuk deshën të shkonin tek Juventusi, Milani apo tek të mëdhenjtë e Europës.

Pas javës së 3-të në Serinë A, Interi kryeson me 9 pikë, ndaj 7 të Juves e 6 të Napolit.

Pretendentët për titull duket se do të jenë tre, pasi edhe napolitanët e Karlo Ançelotit duken të fortë. /ABC News Albania 24/7

INTERI-MERR-KREUN-E-SERIA-A_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela11:30 | 02/09/2019

Interi ia doli të fitojë edhe në transfertën e Kaljarit me rezultatin 2-1. Martinez dhe Lukaku ishin autorët e golave për zikaltërit, të cilët kryesojnë kampionatin Italian me pikë të plota në dy ndeshjet e para.

Inter rikonfirmohet në krye të Serisë A. zikalterit kaluan me vështirësi pengesën e Kaljarit me golat e dyshes sulmuese Martinez-Lukaku. Një transfertë delikate për Interin që vinte në këtë përballje pas fitores katër me zero në takimin e parë. Trajneri Konte ka instaluar në skuadër grintën dhe dëshirën që mungonte prej disa sezonesh me radhë. Mesfushori Sensi asiston për Martinez, i cili realizon në limitet e pozicionit jashtë loje duke detyruar arbitrin Mauricio Mariani të konsutlohej me asistentët në dhomën e VAR. Zikaltërit u drejtohen dhomave të zhveshjeve në avantazh të një goli, ndërkohë që fraksioni i dytë nis me një tjetër marsh për vendasit. Kaljari vendos baraspeshën me Zhoa Pedro në minutën e ‘50 duke lënë të palëvizur gardianin Handanoviç, i cili person golin e parë sezonal. Gjithsesi Interi nuk e ka thënë fjalën e fundit, pasi në minutën e 72 blerja më e bujshme në merkaton verore për Interin, Romelu Lukaku shndërron në gol një penallti të fituar nga mesfushori Sensi dhe i jep tre pikët e radhës zikaltërve. Pak minuta më pas belgu për pak sa nuk shënoi golin e dytë personal, por topi shkon jashtë kuadradit.

Pas ndeshjes trajneri Konte u shpreh se ishte i lumtur me paraqitjen e futbollistëve në një transfertë të vështirë si ajo e Kaljarit.

“Hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm përpara. I paralajmërova futbollistët se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ashtu rezultoi. Kjo fitore do të na shërbejë për ndeshjet e radhës, pasi të jep shumë moral.

Duhet përmirësuar mentaliteti. Kemi futbollistë me ekperiencë dhe kjo është pozitive”.

Ndeshjen e radhës skuadra e Interit do ta luajë ndaj Udinezes në “San Siro”. /ABC News Albania 24/7

 

talenti-i-fiorentines.png
nev ila18:15 | 13/08/2019

Skuadra e Interit dhe Juventus janë në një garë të ashpër në merkaton e transferimeve. Pas Lukakut dy skuadrat italiane po garojnë për nënshkrimin me talentin Italian Federiko Kieza.

Dueli i parë në merkato mes skuadrës së Interit dhe Juventusi ishte transferimi i Romelu Lukakut ku fitues rezultuan zikaltrit.

Futbollisti belg kaloi tek Inter ndërkohë që bardh e zinjtë ende nuk kanë firmosur me një sulmues te kalibrit të lartë pasi nuk po zgjidh të ardhmen e Mandzukiç dhe Higuain.

Dy klubet rivale në Serinë A kanë një tjetër duel në merkato. Behet fjalë për sulmuesin e talentuar Italian, Federiko Kieza.

21 vjeçari aktivizohet tek skuadra e Fiorentinës duke mahnitur me paraqitjet e tij.

Juventus dhe Inter janë dy klubet favorite për te nënshkruar me futbollistin anësore. Futbollisti do të synohet në merkaton e vitit të ardhshëm pasi presidenca e re nuk e lejon largimin e Kiezës në këtë afat kalimtar.

Mediat italiane raportojnë se administrator i Interit, Beppe Marota ka një akord me drejtuesit e klubit te Fiorentinës për transferimin e futbollistit në “San Siro”. Nga ana tjetër Juventus ka arritur marrëveshjen me vete futbollistin për një kontrate pesë vjeçare me një page 5 mln euro në sezon plus bonuset.

Rivalitet mes Juventusit dhe Interit ka kaluar edhe në merkato dhe deri më tani zi kaltrit janë në avantazh./ABC News Albania 24/7

conte.jpg
nev ila22:07 | 23/07/2019

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Inter-Juve doli edhe trajneri i zi-kalterve Antonio Konte. Tekniku  Italian theksoi se duhet kohë për ta parë Interin në nivele të larta dhe zbuloi se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e klubit të Juventusit dhe interesim kishte shfaqur vetëm Interi.

Duhet një kohë e gjatë për të parë skuadrën e Interit të jetë dominues. Ndryshimet që po bën bordi drejtues jep shpresë për të ardhmen. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje miqësore tepër e rëndësishme. Është një moment ku të dyja skuadrat janë në fazë përgatitjesh. Duam të luajmë sa më mirë dhe të përmirësohemi nga ndeshja e fundit. Është një ndeshje e veçantë për mua pasi do të jetë hera e parë që do të përballem me bardhe-zinjtë kur u largova. Fillimisht do të jem i emocionuar por më pas do të fokusohem tek ndeshja. Nuk kam marr asnjë telefonatë nga Juventus dhe vetëm Interi shprehu interesimin për mua. Në merkato mendoj se do të merren vendime të rëndësishme në favor të skuadrës. Duhet të krijojmë një bazë të fortë”, u shpreh Konte./ABC News Albania 24/7

 

INTER-MANCESTER-JUNAJTID.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela14:20 | 21/07/2019

Mançester Junajtidi mundi 1-0 Interin në ndeshjen e luajtur në Singapor, ndërsa të dy klubet janë aktivë në tregun e futbollit. Italianët duan sulmuesin Lukaku, por anglezët i kanë refuzuar ofertat.

Dueli ishte thuajse tërësisht i njëanshëm. Mançester Junajtidi nuk e pati shumë të vështirë fitoren ndaj Interit në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve, duke përfituar edhe nga fakti se Premier Liga nis plot 2 javë më shpejt se Seria A.

Diferenca në rezultat ishte vetëm një gol shënuar nga i riu Mejzën Grinud, ndërsa në fushë dizniveli ishte shumë më i lartë.

“Djajtë e kuq” patën epërsi dërrmuese në gjuajtjet drejt portës e në kuadrat, në zotërimin e topit, në pasime dhe në dyluftime, ndërsa të dyja skuadrat kërkojnë të ndryshojnë në krahasim me sezonin e kaluar”.

Interi dëshiron të jetë pretendent për titull në Itali, ndonëse nuk dihet sesa mund të sfidohet Juventusi.

“Jam i lumtur me përpjekjet e lojtarëve, – tha trajneri Konte pas ndeshjes – kjo është shumë e rëndësishme, ndërsa nuk ishte e lehtë të luaje përballë Junajtidit. Ne jemi pak më prapa me përgatitjen, me vetëm 9 ditë stërvitje, dhe jemi më të lodhur. Gjithsesi, duhet të bëjmë më shumë, pasi gabojmë në qarkullimin e topit, dhe në presionin ndaj kundërshtarit. Për Lukakun kam shpresë, ndonëse nuk dua të flas shumë”.

Interi do të ndeshet me Juventusin në 24 korrik, ndërsa Konte shpreson të marrë sa më shpejt sulmuesin Romelu Lukaku, pikërisht nga Mançester Junajtid.

Nuk është e lehtë gjithsesi, pasi klubi anglez refuzoi 65 milionë euro, duke kërkuar plot 85 milionë.

Junajtid ka planet e tij, dhe trajneri Ole Gunar Solskjer kërkon në të ndërtojë një skuadër të madhe.

Anglezët dëshirojnë të marrin sa më shumë të ardhura nga kartoni i Lukakut, për të marrë yje të tjerë, si mbrojtësin Megajer apo sulmuesin e Lilës, Pepe.

Solskjer thotë se Junajtidi duhet të mbështetet tek të rinjtë, por edhe të ketë lojtarë të mëdhenj, ashtu si në kohën e Sër Aleks Fergusonit, ndërsa konkurrenca është shtuar.

Ai po bën të pamundurën që të mbajë në skuadër Pol Pogbanë, duke qenë i gatshëm për t’i dhënë kampionit të botës edhe shiritin e kapitenit.

Lajm i mirë për tifozët e Junajtidit është rinovimi i kontratës nga portieri David De Gea.

Ylli 28-vjeçar i Spanjës pranoi të vazhdonte karrierën në “Old Traford”, veçse u bind edhe nga një ofertë e jashtëzakoshme, që do t’i japë 110 milionë paundë stërlina, apo mbi 120 milionë euro në 6 vjet, duke u bërë portieri më i paguar në botë, dhe një nga lojtarët me rrogën më të madhe në rruzull. /ABC News Albania 24/7

KAVANI-OPSION-PER-INTERIN_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela20:50 | 18/07/2019

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Edinson Kavani është një opsion për skuadren e Interit, nëse zikaltërit nuk arrijnë marrëveshjen me Lukakun.

Inter kërkon të jetë i përgatitur në rast se dështon transferimi i sulmuesit të Manchester United, Lukaku. Sipas asaj që raporton Corriera Dello Sport, drejtuesit e klubit zikaltër kanë vendosur në shënjestër sulmuesin e Paris Saint Germain, Edinson Kavanin. Bomber uruguajan është 32 vjeç dhe nuk premton për të ardhmen, por mund të luajë pa problem për dy sezone nën urdhrat e trajnerit Antonio Konte. El Matador është golashënuesi më i mirë i PSG me 193 realizime në pesë sezone të luajtura në Francë.

Aktualisht Kavani përfiton plot 12 mln euro në sezon, ndërkohë që mësohet se ka pranuar një ulje page për të kaluar tek Interi. Zikaltërit janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën e Kavanit për një pagë prej 9 mln euro në sezon. Transferimi i Kavanit përkthehet në një kosto më të vogël për arkat e klubit të Interit, pasi për Lukakun operacioni i kalon 100 mln euro përfshi transferimin dhe pagën e lojtarit.

Inter është kompletuar në fazën defensive dhe repartin e Mesit të fushës, ndërkohë që faza ofensive është ende e pa kompletuar. Në kampin zikaltër po punojnë për të kompletuar skuadrën dhe për të qenë gati para nisjes së sezonit të ri. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono