interceptuar

spajo-1280x743.jpg
G. P.19:15 | 18/02/2019

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmod Spaho është shprehur se djegia e mandateve është një vendim që nuk kthehet më pas. Ai tha se ky vendim erdhi pasi opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ka kohë që  diskutohen këto hapa dhe në fakt gjithçka është e lidhur me zgjedhjet rrjedhojë e të cilave janë të gjitha fenomenet negative të cilat renditi edhe zonja Kryemadhi. Në kemi ngritur shqetësimin se në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Faktet që publikoi Zëri i Amerikës ku drejtuesit më të rëndësishëm të mazhorancës janë të përfshirë në shitblerjen e votës i vuri kapakun të gjithë kësaj historie. Ne tashmë i kemi ezauruar të gjitha mjetet institucionale. Kjo qeveri është iligjitime ka ardhur me votë të vjedhur. Me fakte që ka dosja 339 ku janë përfshirë edhe ministra, ish-ministra madje edhe vetë Rama është interceptuar në komunikime me këtë kategori njerëzish. Kjo na detyron ne që të marrim përgjegjësitë dhe të kalojmë përtej reagimit institucional. Sot nuk mund ta zgjidhim këtë çështje në Parlamet pasi ne ligje kemi edhe për të dënuar të themi Vangjush Dakon, apo për të dënuar ata kriminelët të cilët janë interceptuar duke vjedhur vota. I kemi ligjet por nuk dënohen”.

Ju thanë që në dosjen 339 është inteceptuar Rama duke folur me lementë të krimit, i kemi këta informacione, i keni të zbardhur?

“Sigurisht të gjithë këtë… tani doni që unë t’iu sjell dosjen këtu?! Dosjen e keni në Prokurori dhe e kanë hetuar prokurorët shqiptarë dhe kanë thënë: “Në datat 8, 9 dhe 9 Shtator 2016 kemi vënë në përgjim 20 drejtues nga më të lartët të PS. Dhe na ka rezultuar se ata kanë biseduar me kontigjentë kriminalë për blerjen e zgjedhjeve në Dibër”. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për të nxjerrë konkluzionin se kjo mazhorancë është iligjitime dhe kjo histori ka vazhduar në 2017, në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Ju tani insistoni ta gjeni e zeza mbi të bardhë për Edi Ramën”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono