Inter

Ozil.png
Igli Nikolli12:14 | 17/10/2019

Mesut Ozil nuk bën më pjesë në planet e Unai Emery, por fantazisti nuk ka ndërmend të lëvizë nga Arsenali. Kontrata me “Topçinjtë” i përfundon në vitin 2021 dhe 31-vjeçari dëshiron ta respektojë deri në fund, edhe për faktin që ka një rrogë të majme.

Emri i tij është përfolur për një transferim në Serie A, aty ku e pëlqejnë dy klubet e Milanos. Në prononcimin e dhënë për The Athletic, Ozil flet për situatën që po kalon dhe të ardhmen e tij, duke i dhënë fund shpresave të tifozëve milanistë dhe interistë.

“Kam një kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk e kam ndërmend të lëviz. Po kaloj një moment të vështirë, por nuk ekziston asnjë motiv për t’u larguar. Nuk do të largohem nga këtu. Kam aftësinë për të bërë atë që më kërkon trajneri dhe dua të ndihmoj klubin në realizimin e objektivave”, përfundon Mesut Ozil. /abcnews.al

Inter.png
Igli Nikolli11:57 | 17/10/2019

Stefano Sensi ishte një nga përforcimet e Interit në merkaton e verës. Zikaltrit e morën mesfushorin në huazim nga Sassuolo me të drejtë blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

24-vjeçari po zhvillon lojëra shumë të mira dhe është kthyer në një lojtar kyç të ekipit të Antonio Contes. Zikaltrit renditën në vend të dytë në kampionat dhe ndeshja e radhës do të zhvillohet në transfertë kundër Sassuolos.

Rikthim në “shtëpi” për Sensin, i cili mund të ishte një lojtar i… Barcelonës! Diçka të tillë e rrëfen Giovanni Carnevali. Drejtori sportiv i Sassuolos zbulon prapaskenën e verës në prononcimin e dhënë për Corriere dello Sport.

Kur ndodhesha në Barcelonë për tratativën me Marlon, një prej drejtuesve spanjollë më pyeti për Sensin. E njihnin mirë dhe e ndiqnin prej kohësh, por Interi u tregua më i shkathët. Ishte ditë e premte kur mbyllëm akordin me zikaltrit. Aty mori pjesë edhe Conte, ndërkohë që të hënën pasardhëse kisha lënë një takim me Barcelonën. Bravo Interit që tregoi vendosmëri dhe besoi te Stefano“, përfundon Carnevali. /abcnews.al

Inter-Milan.jpg
Igli Nikolli11:27 | 17/10/2019

Alexis Sanchez u operua gjatë ditës së djeshme do të rikthehet në vitin 2020. Dëmtimi i kilianit detyron Interin të tentojë një tjetër sulmues në merkaton e janarit. Ideja e fundit quhet Mario Mandzukic. Sulmuesi ka rënë parimisht dakord për transferimin te Manchester United, por Juventusi nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë preferojnë që kroati të vazhdojë karrierën në Serie A. Edhe Milani e pëlqen dhe po përgatit një ofertë për shërbimet e tij.

Sipas Il Giornale, Juventusi e sheh Interin si rivalin kryesor për titull dhe nuk dëshiron t’i përforcojë zikaltrit. Ndryshon situata me Milanin. Raportet me kuqezinjtë janë shumë të mira dhe “Zonja e Vjetër” është pro kalimit të Mandzukic tek ekipi i Piolit në merkaton e janarit. /abcnews.al

Sanchez.png
Vladimir Prenga18:35 | 16/10/2019

Alexis Sanchez është i pafat, pasi do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën dy muaj. Sulmuesi anësor i është nënshtruar një operacioni një operacioni pasditen e ditës së sotme, sikurse raporton së fundmi klubi zikaltër.

Sanchez ka udhëtuar ditën e sotme drejt Barcelonës, teksa ka pasur një vizitë te profesor Ramon Cugat, paradite. Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, është konfirmuar dëmtimi në kaviljen e këmbës së majtë. Operimi është kryer me sukses dhe tanimë tek Interi do të presin rikuperimin e tij.

Sulmuesi u dëmtua në një ndeshje me kombëtaren e tij dhe tanimë do të jetë gati të luajë sërish në pjesën e dytë të sezonit. Sanchez tek Interi ka kaluar në huazim nga anglezët e Manchester United> me Interin ka luajtur tre ndeshje, një si titullar dhe ka shënuar në fitoren 1-3 në transfertë me Sampdorian. /abcnews.al

Icardi-1.jpg
Veronik Istrefaj13:36 | 16/10/2019

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Mauro Icardi ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka prekur prapaskenat e merkatos së verës, transferimin te PSG dhe të ardhmen e tij. Mes të tjerash, sulmuesi argjentinas tha:

“Nuk e prisja këtë përkrahje të madhe nga tifozët e PSG-së. Ata më kanë mirëpritur që kur zbrita në aeroport. Më pas, kisha fatin të luaja menjëherë kundër Real Madrid. Pësova një dëmtim të vogël, por tani jam në formë ideale.

Një përballje e mundshme me Interin në Champions? Do e mirëprisja, jam futbollist profesionist. Do e respektoj në maksimum fanellën e PSG-së. E ardhmja? Këtë sezon jam futbollist i PSG-së, është ende herët për të folur për merkaton e verës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri atëherë.

Lukaku? Uroj vetëm më të mirën për Interin dhe të gjithë lojtarët aty. Lukaku është një lojtar shumë i mirë, e ka treguar që kur zbarkoi në San Siro. Conte është një trajner i madh, uroj që Interi të fitojë sa më shumë këtë sezon”, përfundoi Icardi./abcnews.al

Godin-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj09:03 | 16/10/2019

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, i ka thurur elozhe trajnerit të tij, Antonio Conte, për mënyrën sesi ky i fundit drejton skuadrën dhe marrëdhënien që ka me lojtarët. Në fjalën e tij për “SkySport Italia”, Godin u shpreh:

“Me Conten, mëson çdo ditë. Ai është si një trajner i ri për të gjithë ne. Këtu jemi disa lojtarë me shumë eksperiencë, por po mësojmë dita-ditës gjëra të reja, vetëm nga idetë dhe fjalët që Conte thotë. Për mua, është një trajner fenomenal dhe ka një pikëpamje për futbollin si askush tjetër.

Heroi im i parë është Enzo Francescoli, por Puyol te Barcelona ishte i pabesueshëm. Ai na tregoi se futbolli luhet thjeshtë dhe për një kohë të gjatë, mjafton të kesh dëshirën dhe vullnetin për të arritur gjëra të mëdha. Është padiskutim një nga mbrojtësit më të mirë të gjitha kohërave”, tha mes të tjerash Godin./abcnews.al

Sanchez.png
Igli Nikolli15:27 | 15/10/2019

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar frikën e madhe të Interit. Dëmtimi i Alexis Sanchez në miqësoren Kili-Kolumbi është serioz dhe sulmuesi rrezikon operacionin. Kavilja e majtë ka pësuar një ndrydhje, sipas komunikatës së klubit zikaltër.

Kiliani do të udhëtojë nesër drejt Barcelonës për të kryer një konsultë më të specializuar me profesor Ramon Cugat. Aty do të vendoset nëse Sanchez do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale apo jo.

Antonio Conte dhe tifozët e Interit shpresojnë që 30-vjeçari të shmangë thikën, përndryshe ai do të mungonte rreth 3 muaj. abcnews.al

Sanchez-Inter.jpg
Igli Nikolli13:18 | 15/10/2019

Antonio Conte e do edhe një sulmues tjetër. Në verë nuk u arrit tek Edin Dzeko, ndërsa në janar mund të sigurohen shërbimet e Oliver Giroud. Francezi po qëndron në stol te Chelsea dhe ka kërcënuar me largim nga ekipi.

Kontrata e tij përfundon në verë, por nuk përjashtohet mundësia e transferimit në Itali në mes të sezonit. Conte ka punuar 6 muaj me të te “Blutë e Londrës” dhe e vlerëson francezin.

Conte dhe Giroud

Ndeshjet e ardhshme do të jenë deçizive për të ardhmen e 33-vjeçarit. Nëse Frank Lampard vazhdon të mos i besojë, atëherë Giroud do kërkonte largimin dhe mund të pranonte ofertën e zikaltërve të Interit. /abcnews.al

SAnchez.png
Veronik Istrefaj17:35 | 14/10/2019

Interi nuk do të ketë të gatshëm Alexis Sanchez për plot tre muaj. Sulmuesi mbeti i  dëmtuar në sfidën mes Kilit dhe Kolumbisë. Shtatshkurtri dëmtoi kaviljen e tij të majtë dhe pas analizave të para, mendohej se Sanchez e ka mbyllur vitin 2019.

Analiza të tjera janë kryer sot dhe Sanchez do të mungojë edhe për muajin janar. Plot tre muaj do të mungojë sulmuesi i Interit, si dhe disa javë të tjera rikuperim. Tashmë, Conte duhet të shikojë për alternativa tjera si partner i Lukakut.

Skema e tij 3-5-2 kërkon një sulmues kryesor dhe një të shpejtë pas tij. Me Sanchez jashtë, me shumë gjasa do t’i besohet Lautaro Martinezit, i cili ka kluar një formë të mirë në këtë fillim sezoni./abcnews.al

Conte-Marotta.png
Igli Nikolli15:29 | 14/10/2019

Interi ka dy dëshira të mëdha për sezonin e ardhshëm. Një italian dhe holandez janë preferencat e Antonio Contes sipas raportimeve të Corriere dello Sport. Trajneri zikaltër dëshiron në ekipin e tij Gaetano Castrovillin dhe Donny Van De Beek.

Drejtuesit e Interit nuk do e kenë aspak të thjeshtë dhe operacionet pritet të jenë të komplikuara. Fiorentina “blindoi” para disa ditësh 22-vjeçarin e talentuar, i cili rinovoi deri në vitin 2024.

Donny Van De Beek

Ndryshe qëndron situata e mesfushorit ofensiv të Ajaksit. Konkurrenca për shërbimet e tij pritet të jetë e madhe, por Interi do të luajë shanset e veta. Conte e cilëson Van De Beek lojtar perfekt për skemat e tij dhe Marotta do të bëjë maksimumin për të transferuar lojtarin e kombëtares holandeze në San Siro. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono