intelektuale

lulzim-basha-intelektuale.jpg
G. P.15:35 | 14/03/2019

Në tryezën e thirrur rreth devizës “Arti në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik”  për mbi tre orë intelektualë dhe figura me ndikim publik morën fjalën për të dhënë opinionin e tyre mbi problemin dhe zgjidhjen që sipas tyre i vjen për shtat situatës ku vendi ndodhet.

“Kjo nuk është krize mes partive politike por me sistemit dhe qytetareve… qytetaret janë 0 në vendimmarrje, të gjitha i ka parlamenti dhe i ka te mbyllura… ne jemi ne mëshirën tuaj doni ju e bëni nuk doni nuk e bëni. Unë këtë refuzoj ta pranoj”. 

Kjo pasiguri e qytetarit ushqehet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal sipas tij.

 “Po ndodh një dramë e madhe në Shqipëri janë dhënë 600 leje ndërtimi në Tiranë, edhe ju keni tuajën dhe kam protestuar. Sot nuk dihet kush hapësirë është për çfarë, park lulishte kush mbrohet kush jo, dhe unë dua që kjo te jetë në Kushtetutë”.

Lufta mbi një vjeçare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër projektit të qeverisë Rama për shembjen e godinës së vjetër të teatrit me qëllim ndërtimin e një të riu, vjen si përsëritje e një kohe tjetër, kur Rama ishte ministër kulture e për këtë, rifreskimin e kujtesës e bëri kush ndante pushtetin me të.

“Vij nga e majta… kjo nuk është hakmarrje, por të themi të vërtetat në sy… jam i vetmi në 2000 që dola kundër prishjes së teatrit. Sistemi i ministrit të Kulturës Rama ishte që të prishte teatrin se do të ndërtonte një të ri…për 17 vjet ai teatër nuk u prish..fare ndodh sot. Teatri po prishet”.

Ky projekt shumë vjeçar i Edi Ramës, për Edmond Tupen ka një shpjegim.

“Qeveria aktuale ne personin e kryeministrit ka frike nga teatri. Gjithë diktatoret kane frike nga teatri sepse atje spektatori zhvishet dhe sheh veten lakuriq dhe të kuptosh sa vlen. Kur e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja”.

Kryedemokrati Basha një premtim e bëri në krijimin e hapësirës për shprehjen e qytetarëve përmes demokracisë së drejtpërdrejtë .

“Hapi i parë që duhet hedhur është mundësimi i referendumit, sot ligji ka një qëllim ta pamundësojë. Hap i rëndësishëm ndryshimi i Ligjit”.

Kreu i opozitës shprehu dëshirën për strukturimin e këtyre tryezave të bisedimeve dhe konsultimeve publike si rruga më e mirë drejt një projekti kombëtar për ndryshim të vërtetë./abcnews.al

mustafa-nano.jpg
G. P.20:16 | 29/01/2019

Para disa ditësh një grup intelektualësh europianë lëshuan një apel drejt mediave më të njohura ndërkombëtare për të shpëtuar Europën. Sipas tyre, kontinenti i vjetër është në rrezik nga populistët.

Moderatori i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, në monologun e kësaj puntate u ndal pikërisht tek ky apel i intelektualëve të Europës. Kjo thirrje është dëgjuar kudo, por më pak në Serbi, në një kohë kur vendi vizitohej nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

Mustafa Nano: “Këto ditë është folur shumë mbi një apel të një numri intelektualësh të njohur të Europës, të vetëquajtur europatriotë. E nuk kemi pse të mos e besojmë që janë të tillë. Një pjesë, sidozot David Grossman, Eugenio Scalfari, Adam Michnik, Herta Muller, Fernando Savater, Simon Schama, Bernard-Henri Levy, Kadareja ynë, etj, kanë dhënë prova në vijimësi se janë dashnorë të sinqertë të Europës së Bashkuar.

Apelin e kanë publikuar të gjitha gazetat e kontinentit të vjetër. Më pak vëmendje, kështu më kanë thënë, ka marrë në Beograd, dhe kjo jo sepse apelin e kanë quajtur të parëndësishëm, por sepse atje, me gjasë, Europën e quajnë të parëndësishme. Sidomos këto ditë, pasi vendin e tyre e vizitoi Putini, një armik par “excellence” i një Europe të fortë. Shtypi në vendet e tjera, deri edhe në Britani, mbi të gjitha në Britani, u fokusua fort tek ky apel, për të cilin në gazetën The Independent thuhej se ishte formuluar nga Bernard-Henri Levy. Të tjerët e kanë lexuar dhe e kanë nënshkruar. Kështu ndodh gjithnjë me apele të tilla.

Në këtë deklaratë, jepet alarmi se Europa është e rrezikuar. “Është e rrezikuar nga forcat populiste”, thuhet. Dhe me Europë kuptohet Bashkimi Europian, thënë ndryshe projekti i një Europe të bashkuar që kulturalisht fillon me – po i referohem apelit – Dante Alighierin, Erasmin e Rotterdamit, çekun Jan Komensky e gjermanin Goethe, e që politikisht ka qenë një ndërmarrje e jashtëzakonshme e pasluftës II Botërore, që solli begati e demokraci brenda vendeve të Europës dhe paqe mes këtyre të fundit. Këtij projekti i janë kundërvënë të shumtët e britanikëve, të cilët që në krye të herës e kanë parë me dyshim BE-në dhe kjo ca për shkak të vetëdijës së tyre se ata janë një gjë më vete në këtë botë, e ca për shkak të faktit se ata nuk janë mësuar të jenë pjesë e një perandorie pa qenë në krye të saj. Para dy vjetësh, ata mbajtën një referendum, dhe aty morën vendimin për të dalë nga klubi. Pas kësaj, euroskeptikët morën kurajo kudo nëpër kontinent. Italia, që ka qenë tradicionalisht shumë europeiste, është shndërruar në hallkën më të dobët të zinxhirit. Një numër i madh italianësh kanë votuar për Salvinin, i cili është sot njeriu më i rëndësishëm në politikën e atij vendi. Nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të majit për në Parlamentin Europian, partia e Matteo Salvinit të dalë parti e parë në Itali. Në Austri, Hungari, Poloni forcat populiste janë tanimë në pushtet. Në Francë e gjetkë, këto forca mund të rriten tej parashikimeve”.

Për Mustafa Nanon, shqetësimi i ngritur është i drejtë. Sipas tij BE-ja rrezikohet, por thekson të bëhet kujdes pasi edhe populistët kanë një logjikë të tyren.

Mustafa Nano: “Shkurt, shqetësimi është i drejtë. BE-ja rrezikohet. Por kujdes: ata të krahut tjetër nuk janë as djaj, as idiotë. Jo domosdoshmërisht. Nuk është e thënë, dua të them. Ata kanë një logjikë të tyren, e cila nuk është pa gjë. Ndërsa intelektualët e mësipërm janë të shqetësuar për fatin e BE-së, në krahun tjetër pretendojnë se janë të shqetësuar për Europën e vërtetë, reale, Europën e historisë, të rrënjëve, që në një masë të madhe janë kristiane, Europën e disa vlerave, të cilat po modifikohen apo po snobohen apo po zbythen prej të ardhurve. Vlera të tilla janë laicizmi, që do të thotë se ligjet e qeverisjes bëhen nga njerëzit, të drejtat e njeriut, që do të thotë se gratë janë të barabarta me burrat, liria e shprehjes, që do të thotë se autoriteti mund e duhet kritikuar, qoftë ky autoritet tokësor, qoftë hyjnor, si Jezu Krishti, Muhameti, Bibla e Kurani, e kështu me radhë. Këtij shqetësimi i bëhet bisht në apelin në fjalë. Mirëpo nuk është shqetësim i vogël. Dhe prandaj ka shumë njerëz që bëjnë fare pa të keq pyetjet: Duhet të mbrojmë BE-në apo Europën? Apo të dyja janë në thelb e njëjta gjë? Nuk është shumë e qartë kjo gjë”./abcnews.al

EKSPOZITA-ME-DOKUMENTA-NGA-KAMPI-I-TEPELENES.mpg_snapshot_00.41-1280x720.jpg
G. P.16:56 | 20/08/2018

Ekspozita “persekutimi komunist në zonën e Tepelenës” prezanton për herë të parë dhjetëra dokumente nga kryengritja e Zhapokikës si dhe lista të intelektualëve të persekutuar. Kryetarja e autoritetit të dosjeve, Gentjana Sula, thotë se ky prezantim i paraprin dites muze memorial që do të mbahet me 23 Gusht në Tepelenë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono