integrimi

6D4992B1-31F5-4944-98DE-D67DA1F67D61_w1023_r1_s.png
Sej rie21:00 | 07/08/2019

Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se kriza e shumëfishtë në Shqipëri ndodh në një moment kritik për vendin, ndërsa Bashkimi Evropian pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit. Sipas Hand, në këtë moment vendi ka nevojë për një udhëheqje të përgjegjshme politike.

Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme politike për zgjidhjen e krizës që po kalon vendi. Kështu shprehet në një intervistë për zërin e Amerikës, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand. Ai apelon që politika shqiptare të dialogojë vetë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve  pa kërkuar më ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Uroj që mes elitave politike shqiptare do të ketë vullnet për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet. Nuk mendoj se duhet të luajnë rol ndërmjetësues. Shqiptarët duhet të largohen nga praktika e të kërkuarit ndihmë nga të huajt për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet e brendshme. Po, mendoj se Shtetet e Bashkuara, duke këmbëngulur për reformën dhe vetingun e gjyqtarëve, që çoi në mosfunksionimin e gjykatave, kanë luajtur një rol në këtë drejtim. Por mendoj se reforma dhe vetingu ishin të nevojshëm. Ndërkohë vendi ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme politike për të ecur përpara, deri në krijimin e një sistemi të besueshëm drejtësie, që do të zgjidhte mosmarëveshje të kësaj natyre. U takon politikanëve të jenë të hapur për dialog dhe të arrijnë një zgjidhje, që vendi të ecë përpara në këtë kohë kritike”.

Zyrtari amerikan thekson se kriza politike po ndodh në një moment kritik për vendin, ndërsa Shqipëria prêt vendimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe kryesimin e OSBE.

“Lufta politike mes partive, ose mes udhëheqësve të partive, zhvillohet pa marrë parasysh nevojën për përparimin e vendit. Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment tepër kritik, kur Bashkimi Evropian pritet të marrë në tetor vendimin për të hapur ose jo negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap i rëndësishëm dhe ne e dimë se brenda BE-së ka vende që nuk janë pro zgjerimit dhe situata e sotme në Shqipëri ua bën më të lehtë këtyre vendeve të thonë le të mos i hapim dyert. Mendimi im është se Këshilli i Evropës duhet të rekomandojë hapjen e negociatave. Ka ardhur koha dhe Shqipëria e meriton këtë. Një moment tjetër po aq kritik është fakti se Shqipëria po bëhet gati të kryesojë OSBE-në vitin e ardhshëm. Ky është një post i rëndësishëm, nuk është diçka simbolike, ku thjesht vë emrin në krye të listës së 57 vendeve anëtare”.

Për zgjedhjet e 30 qershorit, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand, thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër veç zhvillimit të tyre, pasi debati për datat nuk mund të zgjidhej në kushtet e mungesës së gjykatës kushtetuese./ABC News Albania 24/7

reforma-drejtesia-1280x714.jpg
nev ila22:49 | 22/07/2019

Drejtësia shqiptare do të ketë një shtëpi të re. Në 3-vjetorin e miratimit unanimisht të reformës në drejtësi, pasditen e së hënës u inaugurua godina ku do të vendosen të gjitha institucionet e drejtësisë. Pallati i ri i drejtësisë do të jetë një simbol i çlirimit të Shqipërisë nga Korrupsionit. Të paktën kështu beson e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë Lejla Mozes Ones, e cila garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë krah Shqipërisë në këtë rrugë të vështirë, por të duhur.

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Xhenoveva Ruiz Kalavera siguroi se implementimi i duhur i reformës në Drejtësi i hap Shqipërisë rrugën e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se qeveria e bëri punën e saj, ndaj fjalën e ka drejtësia e re.

Kreu i Këshillit të lartë të prokurorëve Gent Ibrahimi tha se rezultatet e para të reformës do të shihen në vjeshtë. Ndërsa kreu i magjistraturës Sokol Sadushi, tha se numri studentwve do të trefishohet.

Gjatë inaugurimit të godinës së drejtësisë, u zhvilluan ceremonia e betimit të magjistratëve të rinj./ABC News Albania 24/7

gramoz-ruci.jpg
G. P.13:13 | 06/06/2019

Shqipëria merr mbështetje nga Polonia për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE. Qëndrimi i është përcjellë në Tiranë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga zëvëndëskryetari i parlamentit polak Ryszard Terlecki.

Numri dy i parlamentit të Polonisë nënvizoi se delegacioni parlamentar polak ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje të hapur procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë, duke bërë të ditur se parlamenti dhe qeveria e Polonisë kanë mbështetjen e të gjitha grupimeve politike për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i Europës duhet të zhvillohet paralel, madje edhe si prioritet para forcimit të BE-së. 27 eurodeputetët polakë do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian.

Kryetari i kuvendit Ruci dhe zëvëndëskryetari Terlecki folën edhe mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis Parlamentit të Polonisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, intensifikimin e shkëmbimeve të përvojave midis komisioneve parlamentare, sidomos atyre të ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, politikës së jashtme si edhe mbi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.  /ABC News Albania 24/7

hajdari-1280x691.jpg
Sej rie11:15 | 30/05/2019

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit është shprehur se në fokus të Këshillit Kombëtar të integrimit evropian do të jetë bashkëpunimi politik ndërpartiak dhe forcimi i grupeve të interesit. Ndër të tjera Hajdari ka hedhur akuza në drejtim të Kryeministrit Rama, duke u shprehur se integrimi i Shqipëri nuk mund të bëhet nga të paintegruarit. Më tej deputetja ka theksuar se Rama në Evropë po bën tangon e Serbisë.

“Sot kemi vetëm një njeri që u tregon të gjithë atyre që kanë veshë të dëgjojnë se është i vetmi më i miri i të mirë dhe se si ai nuk ka. Ka 6 vite që me fjalë shumë dhe me vepra pak, po mundohet të bindë, ata që kanë veshë të dëgjojnë se vetëm ky po ndërton një vend ku liria dhe shteti mbizotëron. Ndërkohë ai është i vetmi që dikton çdo ligj dhe merr çdo veprim brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit. Ky njeri që bën ligje në kurrizin tonë, një njeri që bën ligje në mirë të së mirës së askujt, një njeri që varfëron të varfrit dhe pasuron të pasurit, një njeri që sillet nëpër Evropë me ca reforma të paimplementuara dhe nga ana tjetër bën tangon e Serbisë, sot ndihet më i dembelosur se kurrë dhe më i frikësuar se kurrë nga partia e tij.

Por, ky njeri mendoj se duhet t’i dijë dy gjëra: E para se qeveria e tij është në një proces regresi dhe jo progresi. E dyta: Integrimi nuk mund të vijë kurrë dot nga të paintegruarit. Asnjë nga liderët tanë të vendit nuk e bind dot BE  që janë ata që do të bëjnë ndryshime të prekshme me vullnetin e tyre”, tha Hajdari./abcnews.al

parlamenti-holandez.jpg
nev ila23:21 | 28/05/2019

Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë po pengon rrugëtimin evropian të vendit. Kështu thuhet në raportin e misionit fakt mbledhës të Parlamentit holandez, i cili mes të tjerash nënvizon se Shqipëria është një vend ku institucionet e drejtësisë nuk janë funksionale.

Marrëdhëniet politike në Shqipëri po pengojnë avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian. Është ky vlerësimi që ka bërë delegacioni i komisionit për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, në raportin e publikuar pas misionit fakt-mbledhës të kryer në datat 6 deri më 8 maj në Shqipëri.

Ndonëse vlerësohet se Shqipëria është një vend me një demokraci deri diku funksionale, raporti i sheh me shqetësim marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës, deputetët e të cilës kanë braktisur parlamentin dhe djegur mandatet.

Situata është shenjë e marrëdhënieve të vështira politike në Shqipëri, të cilat po pengojnë avancimin e demokracisë”, thotë raporti.

Ndër të tjera, dokumenti i ligjvënësve holandezë vlerëson procesin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, që siç thotë, është kryer nga një komision profesional dhe i pavarur. Por nga ana tjetër, raporti thekson se institucionet kryesore të drejtësisë, si Gjykata Kushtetuese, nuk janë funksionale.

Po ashtu raporti vlerëson me nota pozitive ngritjen e institucioneve të reja, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, si dhe Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, por sërish vë në dukje se ato nuk janë funksionale. Sa i takon korrupsionit, në raport vlerësohet se rezultatet në luftimin e fenomenit në nivele të larta kanë qenë zhgënjyese.

Në përfundim, delegacioni fakt-mbledhës vlerëson se procesi i anëtarësimit, që vijon me hapjen e negociatave, mund të shënojë një progres në aspektin e zhvillimit institucional, por nënvizon se nuk ka përse të jetë domosdoshmërisht kështu./ABC News Albania 24/7

 

Cakaj-ne-Bratislave.jpeg
G. P.18:51 | 09/05/2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bratislavë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák. Kjo ishte vizita e parë zyrtare në nivel Ministri e realizuar në Sllovaki prej mëse dy dekadash. Mësohet se takimi i zhvilluar pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe bashkëpunimin rajonal.

Zyra e shtypit të ministrit ka njoftuar se gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, sikurse u konstatua se ka ende mundësi të pa eksploruara për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik përmes miratimit të kuadrit ligjor dhe organizimit të takimit të parë të komisionit të përbashkët ekonomik me qëllim evidentimin e fushave me interes të përbashkët, si infrastruktura, energjia, hekurudhat, bujqësia dhe menaxhimi i ujërave.

Ndërkohë, të dy ministrat ranë dakord gjithashtu se nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë edhe në nivel rajonal duke u përqendruar veçanërisht tek shfrytëzimi i kapaciteteve të bashkëpunimit në kuadër të grupit të Vishegradit, të cilin Sllovakia e drejton, përmes mekanizmave të fondit ndërkombëtar të Vishegradit dhe fondit të Ballkanit Perëndimor.

Ne kuadër te OSBE-së, të dy ministrat, si pjesë e trojkës së kryesisë së OSBE-së, shkëmbyen mendime mbi organizatën, ku Ministri në Detyrë Cakaj, e njohu kryetarin aktual të OSBE-së, me përgatitjet nga ana e Shqipërisë për kryesimin e organizatës në 2020 dhe drejtimin e Grupit të Kontaktit të Mesdheut.

Ministri në Detyrë Cakaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të kontribuar në vijimësinë e realizimit të objektivave kryesore të organizatës në vitin 2020, për të cilën mori edhe gatishmërinë e Ministrit Lajčák në ofrimin eksperiencës dhe ekspertizës sllovake si kryesuese aktuale e OSBE-së.

Për sa i përket procesit të integrimit evropian, Ministri Lajčák ushpreh se Sllovakia mbetet avokate e fortë e procesit të zgjerimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor të rëndësishëm për sa i përket adresimit të disa prej sfidave me të cilat përballet sot BE-ja.

Ministri në Detyrë Cakaj, e njohu homologun me progresin e Shqipërisë në procesin e reformave dhe 5 prioriteteve kyçe, dhe pritshmërinë për një vendim pozitiv në muajin Qershor. Ministrat ndanë mendimin për impaktin që ka vijueshmëria e procesit të zgjerimit në procesin e reformave dhe forcimin e kredibilitetit të vetë procesit të zgjerimit tek vendet aspirante.

Gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë, Ministri në Detyrë Cakaj u prit gjithashtu edhe nga Nënkryetari i Parlamentit sllovak Bela Bugar, si dhe zhvilloi një takim pune me anëtarët e dy komiteteve parlamentare për politikën e jashtme dhe çështjeve evropiane të drejtuar nga Katarina Cefalyova. Në takime u nënvizua vullneti i parlamentarëve sllovakë që Komisioni të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë./abcnews.al

58647183_2314550495481245_7278528321724350464_o-1280x853.jpg
ent ela18:15 | 29/04/2019

Edhe ministri në detyrë Gent Cakaj ka folur për takimin e delegacionit shqiptar me kancelarin gjermane Angela Merkel. Në një postim në Facebook shoqëruar me foto, ministri Cakaj shkruan se “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luajë rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimor! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë!” është ky komenti i përcjellë nga ministri Cakaj për takimin me Kancelaren Merkel.

ABC News

alizoti-1280x786.jpg
Sej rie20:19 | 22/04/2019

Gjermania mund të propozojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, në procesin e integrimit në BE. Kështu është shprehur në studion e emisionit “Mbrëmje Ide”, Tomorr Alizoti.

“Unë kam bërë disa takime kur kam qenë në Berlin kohët e fundit dhe kam pasur takime me dy deputetë. Njëri nga CDU dhe tjetri nga FDP të cilët ishin përgjegjës në Parlamentin Evropian në Komisionet e Jashtëm për Ballkanin Perëndimor. Një nga tezat që dëgjova që ka një mundësi, falë krimit dhe situatës jo stabël që do të ishte fatkeqësi për Shqipërinë që do të ndahej nga Maqedonia. E kam dëgjuar nga njerëzit që mbulojnë Ballkanin Perëndimor për Parlamentin gjerman dhe bëjnë teza dhe dosjet gati që përcillen në Buntestag. Ka qenë e parashikuar që Maqedonia e Veriut të jetë paketë bashkë me Shqipërinë. Ndarja nga Maqedonia e Veriut do të ishte një gjë shumë e keqe për ne. Situata po rrethohet shumë keq për ne. Dhe rastri i Holandës që e kërkon vetëm për ne heqjen e vizave mund të fryjë Evropën e cila është bërë goxha poluliste dhe partitë që mund të vijnë nuk e duan zgjerimin e BE. Ata mendojnë se zgjerimi i BE është përgjegjës për krimin edhe rënien e ekonomisë. Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë gjë dhe deri tani nuk e ka marrë seriozisht”, u shpreh Alizoti.

Më tej ai ka folur për vendimin e Parlamentit holandez që ka vendos për rikthimin të vizave për shqiptarët.

“Një vendin i BE-së si Holanda ka dalë dhe ka thanë, ku dëgjova dhe një gjë të turpshme që janë partitë populliste. Nuk janë partitë populliste. Janë edhe partitë e majta të cilat janë për hapjen dhe zgjerimin e BE-së të cilat kanë për heqjen e vizave të shqiptarëve. Ajo nuk ndodh sot, por ajo është një sinjal shumë i keq për Shqipërinë. Duhet marrë shumë seriozit. Dhe në momentin që bën qesharakun dhe bën banalitetin duke thënë që janë ata të këqijtë, pra si në kohën e dikurshme që janë armiqtë e jashtëm duhet marrë seriozisht. Opozitës i vërtetohet kauza. Nuk mund të shkohet më me këtë botë të kriminalizuar. Shqipëria është shumë e kriminalizuar. Një vend kaq i vogël dhe eksporton kaq shumë krim, i cili kadhe suport politik sepse pa supot politik nuk do të jetonte kaq gjatë.  Alarmin e ngre një vend si Holanda është një vend Mbretëri e hershme e zhvilluar me një ekonomi të madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk shqetësohen për këtë”, tha Alizoti./abcnews.al

IDRO-HAHN-NE-SERBI-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela17:32 | 29/03/2019

Gjatë vizitës së tij në Serbi, komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Johanes Hahn deklaroi se bllokimi i dialogut me Kosovën nuk duhet të pengojë procesin e integrimit të vendit në BE.

Komisari i BE-së, Johanes Hahn, ka arritur në Serbi një një vizitë për të inkurajuar Serbinë në rrugën e saj Drejt Bashkimit Evropian. Ka ftuar në dialog me opozitën, por edhe me Kosovën duke sugjeruar që kjo nuk është gjëja e vetme që duhet bërë. Komisari ka takuar fillimisht presidentin Vuçiç të cilit i ka sugjeruar të vazhdojë punë nme reforma.

Ai është shpallur ambasador i lojërave rinore sportive, një nismë rajonale.

“Shumë punë ka përë të bërë. Nuk ka arsye dhe do të ishte gabim që të ndalohet me gjithçka vetëm për shkak se ka një ngecje në dialog. Unë jam falëndërues që Serbia e kupton këtë”.

Hahn pas takimit me kryeministre, Ana Brnabic, Hahn tha se bashkëpunimi rajonal është gjëja më e rëndësishme për integrim në Bashkimin Evropian. Kiritikoi taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe.

“Serbia deri më tani është vendi më i lidhur në rajon dhe bizneset e saj përfitojnë nga ky bashkëpunim. E kuptoj irritimin tuaj me imponimin e tarifave nga Prishtina dhe ne mundohemi që të hiqet pasi qartë pengon idenë e një tregu të përbashkët dhe pengon zhvillimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ndërkufitarë. Por, ka edhe fusha të tjera që janë duke konbtribuar në bashkëpunimin rajonal”.

Hahn ka arritur në Serbi pas Bosnjës ku ka patur kërkesa të ngjashme. Në fund të vizitës dy ditore bashkë me presidentin serb hapën një kala antike të renovuar me ndihmën e BE-së. /abcnews.al

luigi-soreca.jpg
ent ela18:51 | 22/02/2019

Nëse mazhoranca dhe opozita nuk dialogojnë nuk ka progres në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Kështu deklaroi nga Korça ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca. Ai tha se vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se pa dialog nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Sipas tij vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.

“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ky vendim e minon këtë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka bërë progres të mirë që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdojë Shqipëria këtë rrugë në këtë situatë politike.

Soreca tha se është momenti për të reflektuar në mënyrë që të kalohet kjo fazë pasigurie politike.

Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Kemi hyrë në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë në dialog.

Deklaratat ambasadori Luigi Soreca i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Korçë. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono