institucionet

flamujt-1280x717.jpg
Sej rie15:40 | 16/05/2019

Flamujt në institucionet kryesore në Tiranë janë ulur në gjysmë shtizë.

Kjo për të nderuar kujtimin e Major Klodian Tanushit i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Bashkia e Tiranës kishte zgjedhur një tjetër mënyrë respekti.

Flamujt nuk ishin ulur në gjysmë shtizë, por ishin lidhur me një shirit të zi. Kjo sipas bashkisë është një nder format për të respektuar ditën e zisë.

Këshilli i Ministrave shpalli të enjten e 16 Majit dite zie kombëtare në nderim të Major Tanushit i cili tashme është “Dëshmor i Atdheut”./ABC News Albania 24/7

MAQEDONI-REFORMIMI_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela21:53 | 15/05/2019

Ndryshimet institucionale që kanë si qëllim pastrimin e administratës në Maqedoninë e Veriut do të nisin në qershor. Duke njoftuar planin, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ai do të zbatohet në nivel qendror dhe lokal, në konsultim me partnerin shqiptar të koalicionit qeverisës, BDI.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: “Konceptin unë e kam”.

Bujar Osmani, zv/kryeministër: “Edhe kryetari Ahmeti e ka konceptin gati”.

Konceptet e dy partnereve kryesor të koalicionit janë gati, por ndryshimet assesi të ndodhin. Kryeministri Zoran Zaev, e paralajmëroi “fshesën” para tre javëve, e sot tha se me plan konkret për ndryshimet do të dal kah mesi i muajit të ardhshëm.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: “Këtë periudhë do ta shfrytëzoj për konsultimet finale, besoj që në fillim të qershorit do të dal me të gjitha ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucionet shtetërore dhe besoj që deri në fund të qershorit do të ketë ndryshime edhe në vijë vertikale, në nivele komunale ku qeveria ka disa institucione. Paralelisht, unë si kryetar i LSDM-së do të duhet të bëj disa ndryshime edhe në partinë time”.

Bujar Osmani, zv/kryeministër:  “Pritet takimi ndërmjet liderëve që të shkëmbejnë ide rreth dy koncepteve dhe të riformatojnë qeverinë në fokus të prioriteteve të reja, që janë zhvillimi ekonomik”.

Pritet takimi mes liderëve që të bisedojnë për shkëmbimin e ideve rreth këtyre dy koncepteve dhe që të riformatojnë qeverinë në vijë të rifokusimit të prioriteteve të reja pas mbylljeve të temave politike, ku fokus do të jetë ekonomia dhe zhvillimi ekonomik. E sipas Kryeministrit, takimi pritet të ndodhë në ditët në vazhdim. Kryeministri nuk foli me emra konkret, se kënd po mendon ta shkarkoj, por tha që funksionarët që nuk i kanë përmbushur premtimet, ata që kanë përdorur pozitën për të punësuar familjarë të tyre do të largohen. Kryeministri edhe një herë potencoi se bëhet fjalë për rekonstukcion të kabinetit qeverisës, por shumica parlamentare do të mbetet ajo që është. /ABC news Albania 24/7

KRITIKA-INSTITUCIONET-E-PAVARURA.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela15:18 | 12/04/2019

16 nga 21 institucione të pavarura nuk kanë zbatuar detyrat që i ka caktuar Kuvendi. Vërejtjen ia ka adrsuar kryeparlamentari Gramoz Ruci në një takim që zhvilloi me drejtuesit e tyre. Ndërsa ambasadori i delegacionit evropian në Tiranë Luixhi Soreka kërkoi rezultate më të prekshme.

Janë mbledhur për t’i kritikuar më shumë instutucionet e pavarura në vend se sa për t’i vlerësuar për kontributin e tyre.

Rezultate më të prekshme kërkon nga 21 institucionet e pavarura Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca

Ndërsa Kryetari i Kuvendit u tërheq vëmendjen më shumë se gjysmës prej tyre që të tregohen korrekt me raportimin e kërkuar.

Ndërsa nga kryetari i komisionit të ligjeve u kërkua që në raportet e tyre institucionet të reflektojnë dhe ato që nuk kanë realizuar.

Në takimin e parë vjetor të kryetarit të kuvendit me institucionet e pavarura nuk munguan ankesat nga këto të fundit. /abcnews.al

maqedoni1-1280x725.jpg
ent ela16:57 | 20/01/2019

Në Maqedoni kanë nisur përgatitjet për zbatimin e ligjit të dygjuhësisë. Gjithçka parashikohet të përfundojë në afatin ligjor prej 6 muajsh, ndaj dhe plani i implementimit do të diskutohet në mbledhjen e parë qeveritare që do të mbahet pas votimit të Marrëveshjes së Prespës.

Një trup koordinativ i përbërë nga Ministra, deputetë e funksionarë tjerë të BDI-së do t`i propozojnë Qeverisë së Maqedonisë një plan i cili detajisht do të parashikojë se cilët institucione dhe në çfarë mënyre do ta zbatojnë Ligjin e Gjuhëve. Ky obligim i shtetit imponon harxhime plotësuese dhe punësime të reja.

Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështjet Europiane:

“Është vendosur që ky trup kordinativ i cili është mbledhur sot të përgatisë këtë plan veprimi i cili do të jetë plan zyrta i qeverisë. Ky plan do zbatohet në bazë javore në çdo seancë të qeverisë që t’u japim obligime institucioneve në kuadër të afateve të caktuara”.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës thotë se universitetet e shohin veten si pjesë në zbatimin e ligjit. Kjo sipas tij do të ketë ndikim edhe në punësime të reja.

 Fatmir Sulejmani: “Pas miratimit të ligjit për gjuhët në Maqedoni do të ketë nevojë çdo institucion që të këtë lektorë dhe përkthyes si dhe profesionistë të tjerë që e njohin standardin e shqipes. Ata do të japin kontributin e tyre në të gjitha sferat ku hyn gjuha shqipet dhe përdorimi i saj”.

Siç njoftohet muajin e ardhshëm do të organizohet një Konferencë Donatorësh ku pritet ndihma në mjete financiare, në teknikën e përkthimeve dhe trajnimeve nga vende që kanë përvoja me dygjuhësinë dhe shumëgjuhësinë. Rrjedhimisht, gjuha shqipe si zyrtare shfrytëzohet në Parlament, kurse me Ligjin e ri do të përdoret edhe në Qeveri, Ministritë, organizatat shtetërore, ndërmarrjet, drejtoritë e agjencitë. Që do të thotë se edhe në qytete ku shqiptarët janë më pak se 20%, institucionet që janë shtetërore do të duhet të aplikojnë dygjuhësinë./abcnews.al

ZAEV-OHRI-1280x720.jpg
G. P.20:49 | 13/08/2018

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit nuk është përmbushur ende sa i takon përfaqësimit të shqiptarëve në institucione.

Ditën e 17-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore nuk është përmbushur. Megjithatë, në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Zaev ka nënvizuar se qeveria e tij do të punojë për përmirësimin e situatës. “Deri më tani dimë se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike është 19 për qind, që do të thotë se është shumë i ulët. Por ne do të punojmë më tej me shqiptarët dhe etnitë e tjera për ta ndryshuar këtë nivel”, ka thënë Zaev. Ai ka shtuar se në mbledhjet e tjera të qeverisë do të diskutohet krijimi i një institucioni që do të kujdeset për përfaqësimin e barabartë të të gjitha etnive dhe që qytetarët e tyre të jenë pjesëmarrës në vendimmarrjet politike. “E gjitha kjo, në mënyrë që qytetarët e këtij vendi ta ndjejnë veten në vendin e tyre, si në aspektin e të drejtave ashtu edhe në atë të përgjegjësive”, ka shtuar Zaev. Ndërsa lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se, 17 vite më parë pakkush mendonte se Maqedonia do të kthehej në shembull për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut. Ai ka theksuar se, zgjidhja e kontestit me Greqinë dhe referendumi i ardhshëm janë pika të cilat duhet të bashkojnë maqedonasit në përpjekjet për t’u bërë anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski e ka shfrytëzuar eventin për të deklaruar se, qeveria duhet të ndërmarrë reforma në ekonomi, arsim dhe shëndetësi. Marrëveshja e Ohrit në vitin 2001 i dha fund konfliktit mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedonase të sigurisë. /abcnews.al

GREQI-PADIA-1280x720.jpg
ent ela19:15 | 01/08/2018

Familjarët e viktimave të zjarreve në Greqi kanë paditur institucionet me akuzën se kanë dështuar në mbrojtjen e qytetarëve. Organet përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave rrezikojnë të përballen me akuza të rënda, përfshirë atë të vrasjes.

Familjarët e dy personave që humbën jetën në zjarret që ranë në lindje të Athinës kanë paditur institucionet shtetërore greke. Këto të fundit, konkretisht reparti i zjarrfikësve dhe policia, mund të akuzohen për një sërë veprash penale si “vrasje pa paramendim”, “lëndime trupore” dhe “ekspozim të qytetarëve ndaj rrethanave vdekjeprurëse”. “Mendoj se ata që janë përgjegjës për mbrojtjen e qytetarëve, për të shuar zjarret dhe për të marrë masa për t’i parandaluar ato, duhet të dënohen”, ka deklaruar Antonis Fusas, avokat i familjarëve të viktimave. Ndërkohë, prokurorët vazhdojnë hetimet mbi shkaqet e rënies së zjarrit dhe reagimin e autoriteteve ndaj tragjedisë që mori mbi 90 jetë njerëzish në qytetin bregdetar të Matit dhe zonave përreth. Dy viktimat humbën jetën teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve dhe trupat e tyre u gjetën rreth 400 metra nga shtëpitë e tyre. “Ndodhemi në një situatë të dëshpëruar dhe tragjike, pasi duhet të mbajmë zi për humbjen e pamerituar të të dashurve tanë”, thuhet në padinë e familjarëve. Mësuesi Vasilis Katsagiris, 70 vjeç, mbeti i bllokuar në një garazh, ndërsa bashkëshortja dhe miqtë e tij të ardhur nga Amerika përpiqeshin të arrinin plazhin më të afërt. E shoqja u kthye për të shpëtuar atë dhe një fqinjën e tyre Maria Pagomenou, por nuk ia arriti. Dy ditë përpara tragjedisë, ata kishin festuar martesën e vajzës së tyre. Në padi nënvizohet se, as përpara rënies dhe as gjatë përhapjes së zjarreve autoritetet nuk dhanë udhëzime se si të vepronin, apo se si të strehoheshin në një vend të sigurtë. /abcnews.al

vlcsnap-error903-1280x720.jpg
us er16:05 | 28/11/2017

Institucionet në Tiranë, duke filluar nga bashkia, “Shtëpia me Gjethe”, “BunkArt”, Tetatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të jenë të hapura për të mirëpritur qytetarët për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Ndërkohë, spektakël të vërtetë rezervojnë mbrëmjet e 28 dhe 29 nëntorit në kryeqytet. Sonte në orën 20:00 në sheshin “Skënderbej”, do të shfaqet Opera “Skënderbeu” nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ndërsa nesër në sheshin “Skënderbej” do të jetë koncerti i këngëtares Emeli Sande, një nga zërat më të njohur në të gjithë botën. Hyrja sipas bashkisë do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe qetësinë dhe për të orientuar qytetarët në sheshin “Skënderbej”.Vetëm Policia Bashkiake këto dy ditë ka angazhuar rreth 100 efektivë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono