inspektim

RAMA-NE-VORE-FUSH-KRUJE.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.17:47 | 29/10/2018

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën Vorë – Fushë-Krujë. Investimi prej 4.9 milionë eurosh do të përfundojë pas tre muajsh.

Ka shkuar ta shohë vetë ecurinë e punimeve në segmentin Vorë – Fushë-Krujë. Nëse deri dje ka qenë një aks i shpartalluar në këndvështrimin e kryeministrit Edi Rama, sot duhet të jetë një rrugë sic socialistët dinë ti ndërtojnë, tha ai.

Edi Rama, kryeministër: “Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar-Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne,” u shpreh Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi sot ecurinë e punimeve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Segmenti Vorë-Fushë Krujë, një segment i gjatë 11.2 kilometra, është relativisht i plotë, i thellë, me paketë asfaltike, me shtresat me të gjithë elementët e sigurisë rrugore, sinjalistikë vertikale e horizontale,” u shpreh Afrim Qendro, Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar sipas të cilit do të përshpëjetohet afati i mbarimit të kësaj rruge.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH: “Afati është 6 muaj e gjysmë, por besoj për 3 muaj është e përfunduar. Kemi bërë më shumë se gjysmën deri tani, me ritme të jashtëzakonshme, me dy turne. Kemi aktivizuar rreth 210 punonjës dhe 160 makineri,” u shpreh drejtuesi i kompanisë ndërtuese.

Paralelisht po punohet në të gjitha arteriet e hapura rrugore, si dhe në zonat që paraqisnin rrezikshmëri për rrëshqitje me afrimin e stinës së dimrit, apo për katastrofa natyrore.

“Të gjitha pjesët e tjera të rehabilitimit i kemi hapur e jemi në përfundim. Shkodër-Muriqan është drejt fundit edhe Fushë Mjeda edhe Tamara. Gjithashtu Gjirokastër-Lazarat është drejt përfundimit. E gjithë paketa rehabilituese është drejt përfundimit”.

Dy akse të tjera shumë të rëndësishme, Rruga e Arbrit dhe Burrel-Klos, do t’i shtohen hartës së infrastrukturës rrugore .

“Klosi, – u shpreh Kryeministri, – që në kohën kur kishte shkel shoku Enver atje, s’kishte vënë dorë më as njeri, vetëm për të shkuar për të ngritur gishtat e demokracisë. Edhe rruga e Arbrit po ecën shumë mirë.”

“Rruga e Arbrit deri tani është me ritme shumë të kënaqshme. Jemi diku mbi 20 e ca % punime të kryera. Shumë afër fillojmë dhe Milot-Balldren dhe Thumanë-Kashari dhe me këto, i gjithë aksi merr formë përfundimisht, bashkë me të gjithë elementët, deri në Balldren ku shmanget ajo rrëmuja dhe gjithë ajo situata e pakëndshme që është krijuar në hyrje të Lezhës. I gjithë aksi, me doganën e Muriqanin dhe me Hanin e Hotit, kalon në kushte normale dhe bëhet një aks i mbyllur”.

Duke filur për standartet, Kryeministri Rama kërkoi që autosdrata Tiranë Durrës të mo pësojë më përmbytjet e një viti më parë.

“Kemi gjetur hapësirat në kontratë dhe do bëhet një ndërhyrje emergjence, të shpejtë, për të bërë të mundur mospërsëritjen e asaj situate që kishim. Ndërkohë që kemi një bashkëpunim të mirë me disa biznese, të cilët në pjesën mbrapa bizneseve të tyre kanë filluar pastrimin e kanaleve,” deklaroi Qendro, duke shtuar se është vendosur edhe bashkëpunimi me KESH-in dhe institucione të tjera për të realizuar një zgjidhje përfundimtare, për shkak se në atë zonë ka rrjete të sistemit të ujit të pijshëm dhe të tensionit të lartë.

Pas autostradës Tiranë Durrës segmenti Vorë – Fushë-Krujë, renditet i dyti në vend për nga numri i mjeteve që qarkullojnë në një ditë.4. 9 milionë euro është investimi që parashikon ta shndrrojë në një rrugë me parametrat e duhura të lëvizshmërisë, elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës./abcnews.al

RAMA-ME-SPITALIN-E-FIERIT-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_01.17-1280x720.jpg
G. P.14:40 | 20/10/2018

Kryeministri Edi Rama ishte në Fier ku inspektoi punimet e kryera në spitalin e këtij qarku. Për herë të parë në këtë spital janë hapur kabinetet e kimioterapisë dhe hemodinamikës, ndërkohë që është modernizuar shërbimi i urgjencës mjeksore.

Rreth 1 milionë euro janë investuar këtë vit për të pajisur spitalin e Fierit me aparatura. Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e shndërrura të këtij spitali ku konstatoi se një porosi nuk ja kishin çuar në vend.

Edi Rama, kryeministër:“Më ra goja, kur bëni këto tenderat mos i bëni dyert për Erjon Braçen ore…”

Lista e barnave në dispozicion është afishuar në një tabelë në hyrje të spitalit, ndërsa për ankesat e qytetarëve është vënë në dispozicion një numër telefoni. Për herë të parë në këtë spital janë hapur kabinetet e kimioterapisë dhe hemodinamikës, ndërkohë që është modernizuar shërbimi i urgjencës.

“Urgjenca, – nënvizoi Kryeministri, – lehtëson jashtëzakonisht shumë dhe Urgjencën e QSUT dhe ka filluar dhe hap pas hapi po bëhet shpërndarja e shërbimeve, sepse deri dje kishte vetëm një QSUT që dhe ajo ishte copë-copë dhe tani ka filluar të krijohet një sistem, të ketë shërbime të shtrira. Do vazhdojmë sepse ka nevojë shumë akoma, por e rëndësishme është të garantojmë ecurinë pozitive të gjithë trupës së mjekëve dhe të infermiereve. Patjetër që ka midis tyre njerëz që e njollosin, si të thuash, përparësen e bardhë, por shumica nuk janë absolutisht ashtu. Edhe me projektbuxhetin do të bëjmë një shtesë tjetër të pagës, të konsiderueshme, për infermierët dhe për mjekët.”

Në spitalin rajonal të Fierit marrin shërbim rreth 300 mijë banorë të këtij qarku ndërkohë që me hapjen e kabineteve të reja pritet që mjekët këtu të ofrojnë shërbim të specializuar për të gjithë jugun./abcnews.al

RAMA-RRUGA-HYRSE-POGRADEC-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.46-1280x720.jpg
G. P.14:36 | 29/09/2018

Rruga hyrëse e Pogradecit i ka marrë qeverisë pesë vite kohë për tu riprojektuar. Këtë tregoi kryeministri Edi Rama, ndërsa përshkonte rrugën bashkë me ministrin e Infrastrukturës Gjiknuri dhe atë të Bujqësisë Peleshi.

Ndërsa udhëton drejt Pogradecit tashmë mund të kundrosh edhe vijën liqenore të Ohrit. Ndërtimet në bregun e liqenit nuk janë më. Projekti i rrugës se re hyrëse u rikonceptuar nga e para. U përfshi ndërtimi i tuneleve panoramike që rrisin sigurinë në rrugë, muret mbajtëse dhe elemente të tjera shtesë që e bëjnë këtë një segment me standarde europiane. Kryeministri Edi Rama e përshkoi bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe atë të Bujqësisë ku përfitoi për të shigjetuar edhe paraardhesin e tij në qeveri.

“Kjo ishte një nga ato rrugë që i quante të përfunduara Saliu, që na mori 5 vjet për të ribërë projektin nga e para, për të rifinancuar, për të bërë të gjitha ato prishjet e rasteve që kishin nevojë për shpronësim se pa shpronësime ajo rruga pasta bëhej komplet jo turistike, por si korridor mes ndërtimeve pa leje, liqeni nuk çlirohej. Plus dhe të gjithë këto ndërhyrjet lart që ishin të domosdoshme, ndryshimi i mureve, tunelet që janë pjesë e financimit shtesë për të krijuar të gjithë këtë vijën panoramike dhe për të krijuar plazhin poshtë. Ka pasur shumë impakt edhe tek turistët që kanë ardhur, kanë pas impresione shumë pozitive. Tani, realisht është bërë komplet rruga e liqenit. Nuk është liqeni matanë rrugës.”

Sikundër rruga edhe tunelet panoramike do të kenë trotuar në të gjithë gjatësinë e tyre, si dhe të gjithë elementët urbanë, me gjelbërim, ndriçim./abcnews.al

MANASTIRLIU-INSPEKTIM-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.12:52 | 25/08/2018

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar një nga qendrat shëndetësore, pjesë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Qendrën Shëndetësore Nr 10 në Tiranë ku njoftoi edhe përfundimin e rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore në gjithë Shqipërinë, brenda vitit.

“Qendra Nr. 10 që inspektojmë sot, e cila i është nënshtruar tashmë punimeve rehabilituese, ofron shërbime për rreth 80 000 banorë të qytetit të Tiranës. Nëpërmjet investimeve të buxhetit të shtetit, ne do të përmirësojmë shërbimet që ofrojmë për qytetarët në porten e parë të shërbimit, që janë qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave”.

Njëkohësisht, punimet kanë nisur edhe në disa pika ambulancash në Bashkinë e Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Rrogozhinës./abcnews.al

MINISTRIA-E-DREJTESISE-PEQIN-1280x720.jpg
ent ela11:02 | 13/03/2018

Duhet reformë urgjente pasi në burgjet e vendit ka korrupsion që shkon deri në nivelet e larta, deklaroi Ministrja e Drejtësisë Edilda Gjonaj, e cila inspektoi sot burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Gjonaj tha se për 2 muaj janë penalizuar 20 punonjës burgjesh për shkelje. Prioritet sipas Gjonaj është ndryshimi i fytyrës së sistemit të burgjeve dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance për aktet korruptive. Ajo gjithashtu theksoi se nuk do të ketë më punonjës të emëruar nga drejtori apo ministri, por nëpërmjet akademisë së sigurisë. Kjo do të shmangë ndikimet politike dhe do të vlerësojë profesionistët ./abcnews.al

vlcsnap-error170-1280x720.jpg
us er13:09 | 14/01/2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte në nënstacionin elektrik të Lezhës ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë. Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me fokus e përparësi zonën turistike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do ti nënshtrohet risturkturimit.
Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, e paralajmëroi nga Lezha ku u njoh me investimet e kryera në nënstacionin elektrik.

“Vetë kompania do ti nënshtrohet një ristrukturimi me ndarje të mëtejshme brenda saj. Kemi një vit ku fillon të japë frytet plani i rimëkëmbjes përfshirë dhe shlyerja e shumë borxheve dhe gropave të vjetra financiare të krijuara në sektor gjatë viteve të krizës. Mjafton fakti që energjia elektrike nuk është më në vëmendje të krizave siç ka qenë deri në vitin 2013. Ky është tregues se çfarë hapash gjigand janë bërë në këtë sektor krahasuar me ku e nisëm dhe atë ku jemi tani. Kuptohet ka ende shumë punë për të bërë. Investimet nuk do të mungojnë por duhet një menaxhim edhe më i mirë nga personeli këtu sidomos për të luftuar ilegalitetin”.

Investimet këtë vit, sipas ministrit Gjiknuri, do të përqëndrohen kryesisht në zonat turistike.

“Testet që kaluam me përmbytjet dhe me reshjet e muajve të fundit, treguan se gjithçka performoi shumë mirë edhe për shkak të investimeve që ne bëmë në hidrovore gjatë vitit 2016”.

Në Bashkinë e Lezhës në rrjetin elektroenergjetik vitin e shkuar u investuan rreth 5 milionë dollar, deklaroi ministri i Energjisë./abcnews.al

vlcsnap-error484-4-1280x720.jpg
us er12:01 | 28/12/2017

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri një inspektim në zyrat në varësi të Ministrisë së Drejtësisë në Korçë dhe Pogradec. Ajo u tha gazetarëve se inpsektimet i bënë për të parë nga afër mënyrën e shërbimit ndaj qytetarëve. Gjonaj tha se duhet shërbim efikas dhe i shpejtë dhe për këtë qëllim janë marrë masa për rekrutimin mbi procedura transparente. Nga ana tjetër do të merret masa e shkarkimit për ata punonjës që nuk ju ofrojnë shërbim në kohë qytetarëve./abcnews.al

vlcsnap-error757-1280x720.jpg
us er14:44 | 10/12/2017

Kreu i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, inspektoi doganën e Hanit të Hotit, ku falë një investimi 1.8 milionë eurosh qytetarët dhe mallrat do të mund të kalojnë më shpejt dhe më të sigurtë.

1.8 milionë euro është vlera e një investimi të financuar nga Komisioni Europian, i cili jo vetëm që i ndërron faqe doganës së Hanit të Hotit, por edhe i lehtëson punën tre insitucioneve të rëndësishme si Policia Kufitare, Drejtoria e Përgjithsme e Doganave dhe Agjensia e Kontrollit Ushqimor. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ishte në këtë doganë për të parë nga afër realizimin e projektit të investimit për terminalin e ri dhe godinë.

Ahmetaj: “Është një investim i Bashkimit Europian prej 1.8 milionë euro. Qëllimi është i drejtpërdrejtë për të përmirësuar kushtet e punës, por këtu ka një specifikë, investimi sjell pikën e kalimit kufitar në nivelin e kushteve standarde të Schengenit dhe do të përdoret nga 3 institucione shumë të rëndësishme. Do të përdoret nga Drejtoria e Policisë së Kufirit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe nga Agjensia e Kontrollit Ushqimor. Sigurisht që jo vetëm që rrit, përmirëson, kushtet e punës por rrit edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjes, ndaj qytetarëve, përshpejton dhe lehtëson tregtinë ndërkufitare, është dhe pjesë e projektit të madh të lehtësimit të tregtisë rajonale dhe besoj që do të ketë efektet e drejtpërdrejta edhe në rritjen e të ardhurave, në transparencën e punës së 3 institucioneve Drejtoria e Policisë Kufitare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjensia e Kontrollit Ushqimor, në raport me qytetarët dhe me sipërmarrjen”.

Hapësira e kufizuar dhe mungesa e korsive të mjaftueshme për përballimin e lartë të fluksit të transportit, kanë qenë një problematikë për këtë pikë kufitare, duke shkaktuar edhe vonesa për qytetarët dhe sipërmarrjen.

Projekti i ri do të mundësojë një kontroll kufitar më të shpejtë dhe të sigurtë në aksin kryesor midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, për trafikun kufitar dhe transportin e mallrave, përpunimin në kohë më të shkurtër të kamioneve me mallra dhe lehtësim të procedurave doganore./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error579-1280x719.jpg
us er14:23 | 03/12/2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, inspektoi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Beratit, ku u takua edhe me disa nga banorët e prekur, të cilët ishin strehuar në konviktin e shkollës industrial. Presidenti bëri apel për të pasur kujdes edhe në të ardhmen, me sytë nga dimri i vështirë që bëhet i paparashikueshëm.

Presidenti Ilir Meta vizitoi qytetin e Beratit ku u njoh nga Prefekti i qarkut në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe mesat e marra për të përballuar emergjencën. Kreu i Shtetit u takua edhe me disa banorë të prekur nga përmbytjet, të cilët ishin strehuar në konviktin e shkollës industrial të Beratit.
Presidenti kërkoi që bëhet kujdes për muajt në vijim, në kushtet kur dimri i vështirë e bën të pamundur parashikimin./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error153-1280x720.jpg
us er15:44 | 01/12/2017

Në zbatim të porosisë së Kryeministrit Rama, socialistët janë shpërndarë në zonat përkatëse për të inspektuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Që prej mëngjesit, kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Elbasanit. Balla inspektoi punën për hapjen e kanaleve dhe zonat më të rrezikuara nga Shkumbini.

Në qarkun e Shkodrës ka shkuar zv/kryeministrja Senida Mesi. Gjatë inspektimeve ajo është shoqëruar në terren nga Prefekti i Qarkut të Shkodrës,

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka inspektuar hidrovoret e Darëzezës, të cilat kullojnë një sipërfaqe prej 10 mijë hektarësh. Deri tani ato kanë punuar shumë mirë, tha Peleshi, por nëse Vjosa do të dalë nga shtrati, atëherë natyrisht hidrovorët nuk e përballojnë dot, theksoi ai. “E theksoj edhe një herë lajmërimin, alarmin për ndonjë katastrofë të mundshme nga dalja  e Vjosës nga shtrati. Jemi në pikat kritike”, është shprehur Peleshi, i cili ka bërë thirrje që të gjithë banorët e zonave rreth lumenjve, përrenjve dhe derdhjes në det duhet të evakuohen./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono