informalitet

arlind-gjokutaj.jpg
G. P.14:55 | 08/09/2019

Nëntë subjekte që tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz në vend  janë gjobitur gjatë aksionit kundër informalitetit. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj tha se nga shitjet e padeklaruara nga këto subjekte, detyrimi i munguar në buxhetin e shtetit kap vlerën e 1 milionë eurove.

Drejtoria e Doganave ka bërë bilancet dhe ka nxjerrë përgjegjësitë pas kontrolleve të kryera tek të gjithë operatorët e sistemit me shumicë në vend që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz, të gatshëm për konsum.

Nga i gjithë procesi i kontrollit ka rezultuar se mbi 752 litra karburant dhe 77 mijë litra gaz rezultonin të padeklaruara me një detyrim ndaj buxhetit të shtetit në vlerën e 1 milionë eurove.

“Kontrolli u krye për periudhën 2018 – deri në gusht 2019, dhe konsistoi në krahasimin e të dhënave të sistemit informatik doganor, matjeve fizike të vitit 2018 me gjendjet e matjeve fizike të kryer nga grupi i kontrollit, duke shtuar veprimet doganore të periudhës në kontroll. Si rezultat i këtij procesi kanë rezultuar mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi. Në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për 752,015 litra karburant dhe 77,451 litra gaz. Në total detyrimi i munguar dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro)”, tha Gjokutaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, paralajmëroi subjektet se kontrollet nuk do të ndalen, ndërkohë që publikoi edhe masat e marra ndaj punonjësve që kanë abuzuar me detyrën.

“Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikqyrës, janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë. Përfitoj nga rasti të rikujtoj që ky nuk është një aksion i kufizuar në kohë, por një Plan Operacional Veprimi i vazhdueshëm me objektiv të qartë: asnjë kompromis ndaj informalitetit dhe çdo operatori që do rezultojë me parregullsi”, tha Gjokutaj.

Nga muaji Korrik, qeveria ka nisur një aksion të gjerë kundër informalitetit. Aksioni ka qenë i bazuar kryesisht në bizneset e mëdha dhe më konkretisht në operatorët e sistemit me shumicë në vend që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz./ABC News Albania 24/7

aplikacion-ministrja.jpg
G. P.15:34 | 19/07/2019

Aksioni kundër informalitetit u ndal në Tiranë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë funksionimin një aplikacion ku qytetarët do të mund të denoncojnë bizneset me shkelje.

“Stop informalitetit” vjen në muajin Gusht. Bëhet fjalë për një aplikacion ku konsumatorë apo të punësuar mund të denoncojnë çdo biznes ku konstatojnë shkelje ligji. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e bëri të ditur ndërsa inspektonte disa sipërmarrje në qendër të Tiranës.

“Të gjithë konsumatorët duhet të na bashkohen në këtë nismë për të sfiduar biznesin e parregullt sepse qëllimi ynë është që ata që tregohen korrekt të mos mbajnë barrën fiskale. Çdo i punësuar mund të denoncojë një biznes nëse ai nuk e ka regjistruar, nëse nuk paguhet mbi bazën e pagës reale, nëse nuk i paguan sigurimet, nuk i paguan tatimet sipas ligjit. Përmes këtij aplikacioni mund të bëhen edhe denoncime nëse konstatohen sjellje abuzive dhe korruptive nga ana e administratës tatimore”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë kërkoi bashkëpunimin e sipërmarrësve për të garantuar zbatimin e ligjit. Denaj deklaroi e inspektimet në terren për të garantuar konkurrencën e ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe për të luftuar informalitetin nuk do të ndalen./ABC News Albania 24/7

EKSPERTET-PER-FENOMENI-E-FAJDEVE.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
G. P.21:42 | 15/03/2019

Fenomeni i fajdeve njihet gjerësisht në gjithë botën, por vitet e fundit duket se po fiton terren edhe në vendin tonë. Ekspertët deklarojnë se ky fenomen po përhapet për shkak të parave të pista dhe është i kamufluar.     

Duket se fenomeni i fajdeve vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i pranishëm në shoqërinë shqiptare. Sipas ekspertëve të ekonomisë fenomeni ekziston dhe është shpeshherë i kamufluar.

Adrian Civici, ekspert ekonomie: Nisur edhe nga rasti i fundit, ai i Shkodrës, por edhe nga diskutimet e tjera që bëhen mesa duket jo vetëm në Shkodër, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë fenomeni i fajdeve është i përhapur megjithëse në hapat e parë duket i kamufluar dhe nuk del aq realisht në publik për t’u vlerësuar në të gjithë përmasat e tij.

Ekspertët deklarojnë se ata që japin para me fajde, duke qenë se japin para në të zezë dhe informale, shpesh bëhen edhe për pastrim parash, çka sjell pasoja negative tek individët.

Adrian Civici: Kreditorët, po i quajmë në këtë mënyrë se ata që japin para me fajde duke mos qenë institucione normale janë në të zezë dhe informalitet dhe një pjesë e këtyre parave janë jashtë sistemit bankar. Janë para jashtë formalitetit dhe besoj që një pjesë e tyre janë para që kanë të bëjnë me paranë e zezë, me paranë informate të lidhura me të gjitha fenomenet negative që ne i dimë. Fakti më shqetësues në këtë rast është pse një masë e madhe njerëzish janë të gatshëm që të futen në sistemin e parave me fajde, kur dihet rreziku që ato kanë. Mendoj që përgjegjësia është e dyanshme. Edhe një pjesë e njerëzve që futen në këtë sistem ose nuk kanë njohuritë minimale, financiare, monetare se çfarë rreziqesh paraqet ky sistem ose janë pjesë e informalitetit.

Gjatë së enjtes, policia goditi një grup të strukturuar kriminal në Shkodër i cili jepte para hua me interesa deri 20%, para të cilat buronin nga aktivitete të ndryshme kriminale./abcnews.al

punesim.jpg
G. P.15:36 | 01/05/2018

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Organizata Botërore e Punës ka publikuar një raport ku tregon se më shumë se gjysma e popullsisë në botë punon në të zezë. Shqipëria renditet një ndër vendet me shkallën më të lartë të informalitetit në rajon.

Punohet në Shqipëri, por më së shumti në të zezë. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Punës. Raporti i publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Punës, e rendit Shqipërinë si vendin që ka normën më të lartë të punësimit informal në Evropë, në 61% të totalit të punësimit. Ndër to gra në punë informale janë 63.5 %, prej të cilave 36.4 % konsiderohet ato shtëpiake.

Qeveria e ka renditur ndër  prioritetet e punës së saj që në vitin 2015 luftën ndaj informalitetit. Ndonëse janë hedhur hapa para në këtë drejtim, shifrat tregojnë se niveli më i lartë i informalitetit vjen nga bizneset e regjistruara dhe jo nga ato të paregjistruarat.

Në tabelën e publikuar nga Organizata Botërore e Punës, Shqipëria ndiqet nga Armenia me 52 përqind.

Në total janë dy miliardë njerëz, më shumë se 61 për qind e popullsisë së punësuar në botë, që punojnë në mënyrë joformale. Bujqësia është sektori me nivelin më të lartë të punësimit joformal, vlerësuar në më shumë se 90 për qind./abcnews.al

artur-papajani-1280x665.jpg
G. P.17:56 | 15/03/2018

Rreth 23% e punonjësve në sektorin e industrisë nxjerrëse punojnë në informalitet.

Konkluzioni vjen nga një studim i Qendrës për të Drejtat në Punë, e cila anlizoi të dhënat nga viti 2007 deri ne 2016.

Artur Papajani, ekspert ekonomie shprehet se në sektorin minerar, informaliteti vërehet kryesisht në mosdeklarim të punonjësve, ndërsa në atë te hidrokarbureve, në mosdeklarimin e pagave reale.

Arsye kryesore e informalitetit, sipas ekspertit të ekonomisë, është mungesa e kontratave kolektive të punës. Në këto kushte, sugjerimet vijnë për rishikim të pagës minimale dhe aplikimi të lehtësive për investitorët në këtë sektor./abcnews.al

22752176_10212513240284975_93849355_n.jpg
us er16:05 | 21/10/2017

Pasi Ujesjellesi u ka siguruar 24 ore uje tani ka nisur fushaten kunder debitoreve. Kjo po ndodh ne qytetin e Fierit. Nuk është thjesht aksioni i rradhës për prerjen e ujit debitorëve. Këtë herë inspektorët e ujësjellësit në Fier prezantohen para abonenteve duke ndëshkuar pa mëdyshje debitorët Uji shkon deri në katin e peste pa pompë në të gjithë qytetin. Kjo falë kreativitetit të inxhinierëve hidro. Ata morën një investim që do të furnizonte vetëm 40 % të rrjetit dhe e bënë eficent për të gjithë qytetin. Sinkron pirro ndreu drejtor i ujësjellësit të fierit pjesa te harta që shpjegon se si e lidhën të gjithë rrjetin me tubacionet e reja. Tani listat e debitorëve nuk justifikohen më. Shkelësit e rregullave për marrjen e ujit janë dy llojesh. Të parët kanë ndërprerë pagesën 5 vjet më parë me rritjen e faturave afrofe dhe të dytët e marrin ujin pa qënë fare abonentë Ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete, ndaj edhe bëhen lëshime. Ujësjellësi i Fierit ka 36 mijë abonentë me kontratë. Nga këta 30 % nuk paguajnë faturat. Numri i abonentëve të paligjshëm është i papërcaktuar por mendohet se gjysma e popullsisë nëpër fshatra nuk ka kontratë me ujësjellësin. Kjo sepse në zonat rurale uji sigurohet nga puset pasi rrejti i shpërndarjes është i vjetëruar. Asnjë investim i mirëfilltë për zonat rurale nuk është kryer deri tani.

arben-ahmetaj-2-730x480.jpg
us er18:00 | 21/09/2017

Në 1 tetor strukturat e kontrollit fiskal do të nisin aksionin kundër informalitetit. Kreu i Financave Arben Ahmetaj lajmëroi nisjen e kontrollit te bizneset, ku pritet të angazhohen tatimet, doganat dhe inspektoriati i punës.

Rikthehet aksioni kundër informalitetit. Nga 1 tetori, grupe inspektimi të tatimoreve, doganave dhe inspektoriatit të punës do të nisin në terren kontrollet tek të gjithë bizneset. Kjo është faza e 3-të e aksionit antiinformalitet e cila pritet të zgjatë 1 vit. Pjesë e aksionit është inspektimi i bilanceve të biznesit, inventarët e tyre, xhiro dhe kuponin tatimor. Nisjen e kontrolleve e lajmëroi ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Por, ndryshe nga aksioni i 2015-të, Ahmetaj tha se kësaj radhe nuk do të ketë masa ligjore shtrënguese.

Kreu i Ministrisë së Financave tha se nuk do të ketë tolerancë për askënd që bën evazion fiskal, ndërsa kontrolli do të jetë në të gjitha degët e biznesit e sidomos në tregtinë me pakicë. Aksioni do të shtrihet në të gjitha hallkat e ekonomisë, që nga biznesi i madh e deri te i vogli.

https://youtu.be/BXgzHDpo4x4


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono