informacion

64626540_105913824025853_8236187010893611008_n-640x375.jpg
R D17:57 | 06/12/2019

Një ditë pasi kërkoi informacion për shembjen e pallateve në Thumanë, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i drejton një kërkesë të ngjashme Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit në Durrës, ku vdiq gjatë termetit, Bajram Hajdarmetaj. Sipas Bardhit, nuk janë kryer verifikimeve në Kavalishencë pas termetit të parë, ccka ccoi në tragjedi gjatë termetit të dytë.

PD kërkon informacion lidhur me këto 4 çështje:

1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?

2. A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

3. A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?

4. A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve.

 

valdrin-pjetri.jpg
ent ela11:43 | 04/09/2019

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, ish – kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmënë lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen oseUshtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën e administruar prej subjektit “Partia Demokratike” për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, është administruar formulari i vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

 Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian.

Më datë 14.08.2019, është dërguar shkresa pranë Departamentit të Administratës Publike për tërheqjen e Formularit të Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar më parë prej tij, si subjekt i ligjit Nr. 138/2015.

datë 16.08.2019, Departamenti i Administratës Publike ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar pranë saj me datën 02.05.2016.

datë 19.08.2019, Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të  depozituara nga subjekti Valdrin Pjetri.

datë 19.08.2019, është dërguar shkresa pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke bashkëngjitur gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti i sipërcituar, pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Ndërkohë, janë administruar nga Prokuroria e Përgjithshme:

  • Më datë 07.08.2019,përgjigja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri.
  • Më datë 13.08.2019 dhe datë 15.08.2019, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjelljen pranë autoriteteve italiane të drejtësisë tëKërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri.
  • Më datë 14.08.2019,përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civilenë lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri,
  • Më datë 16.08.2019,përgjigja e Drejtorisësë Policisë së Shtetitpër subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale.
  • Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apelepër subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo,me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

valdrin-pjetri.jpg
ad min14:52 | 14/08/2019

Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur letër-porosi autoriteteve italiane ku ka kërkuar informacion për kryetarin e zgjedhur te Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri. Po ashtu, kërkesë për informacion u është dërguar edhe Ministrisë se Drejtësisë, prokurorive të Tiranës dhe asaj për Krime të Rënda, si dhe Apelit te po ketyre prokurorive në vendin tone.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se përgjigjet nga Interpol dhe Europol nuk kanë mbërritur ende. Por pavarësisht kësaj, shkresat e publikuara për Pjetrin në selinë blu, nga sekretari Gazment Bardhi i janë vënë në dispozicion organit të akuzës nga vetë demokratët.

Në letrën drejtuar sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Bardhi ka kërkuar shpjegime përse nuk ka pasur një reagim të shpejtë institucional për kandidatin socialist të Shkodrës. Numri dy i demokratëve i kërkoi organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit duke kujtuar se çdo vonese e rreshton këtë organ në anën e krimit. /ABC News Albania 24/7

osbe-1280x725.jpg
ad min15:00 | 01/07/2019

Një ditë përpara zgjedhjeve është publikuar i pari raport ndërkombëtar për cilësinë e tyre. Misioni i ODIHR dha vlerësimet paraprake duke mos thënë plotësuan ose jo standardet, por duke kritikuar të gjitha palët politike për presion ndaj zgjedhësve. Vrejtje pati për bashkitë opozitare por edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Nuk u morën parasysh interesat e zgjedhësve”, tha Glover, Shefe e Misionit të ODIHR.

Kjo është kryefjala e Odri Glover, shefes së misionit të ODIHR që monitoroi 30 qershorin. Skuadra e saj monitoruese në mbarë vendin, nuk ka përpunuar ende çdo informacion, ndaj këtë të hënë Glover nuk thotë dot nëse zgjedhjet e kësaj të diele i plotësojnë apo jo standardet.

Megjithëktë, ODIHR i ka të qarta kritikat, dhe ato nuk kursejnë asnjë palë.

“Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike“, deklaroi Glover.

Glover nënvizon se qytetarët, aktorët më të rëndësishëm në zgjedhje, nuk patën mundësi vërtetë të zgjidhnin.

Tërheqja e opozitës e kufizoi mundësinë për zgjedhje”, tha Glover.

Klima e këtij procesi zgjedhor vlerësohet negativisht, i ngarkuar dhe me pasiguri për qytetarët. Jashtë kritikave nuk ngeli as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Nuk kemi arsye të supozojmë se nuk operoi si i pavarur, ishte konstruktiv sa i përket vendimeve që mori për ta lejuar procesin që të vazhdonte, ashtu sikurse kishte disa raste ku vendimet e KQZ ishin me pikëpyetje”, theksoi Glover.

Glover thotë se mos lejimi i komisionerëve të opozitës nuk siguroi balancën e administratës zgjedhore, por në këtë pikë kritikon bashkitë opozitare që disa herë kyçën apo dogjën ambientet e votimit.

Administrata lokale në disa pjesë të vendit nuk bëri detyrën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha Glover.

Me shqetësimin se rekomandimet e ODIHR, nuk janë marrë në konsideratë tërësisht në 13 zgjedhjet e kaluara, Glover ka këtë mesazh për politikën shqiptare.

“Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi”, tha Glover.

Raporti përfundimtar i këtij misioni do të publikohet brenda dy muajve./ABC News Albania 24/7

lleshaj-fevzo-933x445.jpg
nev ila22:43 | 24/06/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 Qershor, megjithatë ai mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile. Ai thotë se problemet që mund ketë janë ato të rendit publik. I ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se mazhoranca është e detyruar nga Kushtetuta për të shkuar në zgjedhje.

Zoti Lleshaj ju pra jeni të vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 Qershor?  

“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative…”

Po kush ju detyron ju zoti Lleshaj të shkoni në një përplasje, që rrezikon të jetë edhe një përplasje civile?

“Jo nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri”.

A keni ju informacione të klasifikuara si ministri, si polici, nga shërbimet e specializuara që mund të ketë probleme më 30 Qershor?

“Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Keni informacione apo hamendje?

“Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil.

Çdo me thënë në nivelin kriminal të çështjes?

“Po grupe të caktuara kriminale, çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri. Grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë. Ata që dalin përballë ligjit janë kriminelë”./tvklan.al

kqz-tirane.jpg
ad min13:13 | 17/06/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar informacion zyrtar Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me numrin e deputetëve pas kërkesës së këtij të fundit.

“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është 122”, shkruhet në letrën që i është dërguar Presidencës.

Më tej, KQZ sqaron se “pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Qershor 2017, si pasojë e ndryshimeve nga Kuvendi i shqpërisë për përfundimin e parakohshëm të mandateve të deputetëve, ka plotësuar 23 vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, 17 vakanca nga listat shumëemërore të Lëvizsjes Socialiste për Integrim, 6 vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Socialiste dhe dy vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nga plotësimi i vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, aktualisht kanë shteruar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike”.

Presidenti i Republikës i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion zyrtar lidhur me numrin e deputetëve dhe listën e tyre emërore. Zëra brenda opozitës kanë kërkuar shpërndarjen e parlamentit, që ka më pak se 140 deputetë.

Pasi u betua edhe deputeti i fundit në seancën parlamentare të së enjtes, Presidenti i Republikës kërkoi të informohet mbi numrin e saktë të të zgjedhurve të popullit./abcnews.al

donika-prela.jpg
ad min15:43 | 07/06/2019

Drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela u shpreh për media se për dosjen 339 janë 624 CD dhe 115 DVD përgjime të cilat kanë nisur që në vitin 2016. Prela i mëshoi faktit që dosja është voluminoze dhe deri me tani janë nën procedim 74 persona numër ky që do të rritet ne vazhdim. Donika Prela nuk komentoi nëse është marrë apo jo i pandehur Vangjush Dako.

Pas debateve të shumta për dosjen 339, Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda thyen heshtjen dhe del përpara mediave ku ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet. Ato  kanë nisur si hetim për një grup kriminal të trafikut të drogës, ndërsa në përgjimet gjate këtij hetimi dolën të dhëna që ngrenë dyshime për shit-blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Prokurorja Prela e cilësoi dosjen 339 si dosjen më të madhe që ka hetuar ndonjëherë prokuroria shqiptare dhe deri tani janë 74 persona nën hetim.

Për  këtë dosje, sipas drejtueses së prokurorisë së krimeve të rënda,  ka një numër të madh Cd dhe DVD me përgjime për të transkriptuar.

Pas ndryshimit të disa prokuroreve që nga fundi i vitit 2016 kur nisi procedimi penal për këtë grup kriminal, dosja 339 aktualisht është në duart e prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Premçi dhe 11 oficerëve të Policisë Gjyqësore, të cilëve u janë caktuar detyrat përkatëse nga prokurorët.

Lidhur me hetimin për nxjerrje të sekretit hetimor, përmes publikimit në gazetën Bild të disa audio përgjimeve pjesë e kësaj dosjeje, Prela tha se është caktuar një prokuror i veçantë për të zbuluar nga ka rrjedhur informacioni.

Por drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda deklaroi se dy prokurorët aktualë të dosjes, Mara dhe Prençi nuk janë nën hetim nga kjo prokurori për nxjerrje sekreti.

E pyetur nga gazetaret në lidhje me implikimin e kryebashkiakut të Durresit Vangjush Dako në këtë dosje, prokurorja Prela nuk dha asnjë shpjegim, duke sqaruar se kjo dalje për mediat kishte për qellim të informonte publikun mbi ecurinë e hetimeve për dosjen 339./ABC News Albania 24/7

1552916783_meta9.jpg
ad min11:24 | 11/04/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht informacion mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Kërkesën ia ka drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Bardhyl Kollçakut, bën të ditur zëdhënësi i Presidentit, sipas të cilit pasi të ketë një informacion më të plotë, kryetari i shtetit mund të bëjë një reagim publik./abcnews.al

protesta-ne-fier.jpg
ad min11:41 | 10/03/2019

Policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona pas protestës së djeshme të opozitës, ndërsa kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam’. Sipas kreut të PD-së në Fier, Luan Baçi, janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici.

Por Policia e Fierit ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve.

Ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë ndërsa i pyetur për këtë incident, kreu i PD-së Fier, Luan Baçi, i ka qëndruar deklaratës së tij të një dite më parë se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia dhe ne jemi për kapjen dhe përballjen e tij me ligjin./abcnews.al

HOLLANDEZET-1280x720.jpg
ent ela15:34 | 07/05/2018

Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore për të mbledhur informacion mbi gjithçka ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna nga Bashkimi Europian. Duke folur për mediat ata thanë se në fund do të hartojnë një raport për tia paraqitur parlamentin holandez, i cili do të vendosë pro apo kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Skeptikët holandezë kanë ardhur t’i mbledhin vetë detyrat e shtëpisë që shqiptarët thonë se i kanë realizuar. Janë tetë deputetë që kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore të quajtur faktmbledhës. Ata janë takuar me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pieter Omtzigt, partia Kristian Demokrate: “Ne po vlerësojmë 5 kriteret e përcaktuara me progresin e bërë ose jo mbi këto kritere. Për shembull sa i takon procesit të Vettingut, ne shohim se kanë ndodhur 6 apo 7 raste të Vettingut, por duhet të kalojmë mbi rreth 800 raste. Po ashtu kemi parë progres në luftën kundër krimit të organizuar, por kemi parë se në Holandë numri i shqiptarëve të arrestuar me akuza serioze është më shumë se dyfishi në periudhën e fundit. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezitues se vende të tjera në Bashkimin Europian. Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shoh Francën dhe Gjermaninë, do të shihni hezitim per të hapur negociatat”.

Deputetët Holandezë po ndjekin edhe procesin hetimor të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përfaqësuesi i partisë Kristian Demokrate tha se një mesazh i dyfishtë nuk po dëgjohet nga shqiptarët.

Pieter Omtzigt: “Ne kemi vëzhguar ato raste, por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojnë në burg. Është një mesazh i dyfishtë që nuk do e dëgjoni. Ne do të shohim që nuk janë ndëshkuar deri më tani janë të nivelit të ulët apo të mesëm, më tepër se të nivelit të lartë, por nuk mund të thuash se ai person duhet te shkoj në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e saj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit”.

Grupi faktmbledhës nga Holanda do t’i diskutojë konkluzionet këtyre takimeve gjatë punimeve të parlamentit holandez, i cili do të vendosë nëse do të votojë pro apo kundër hapjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono