infermieret

MANASTIRLIU-PER-INFERMIERET-1280x720.jpg
ent ela14:46 | 22/04/2019

106 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore sipas Ministrisë së Shëndetësisë, iu shtuan Qendrave Shëndetësore dhe spitaleve në vend muajin e fundit. Në një takim me të punësuarit e rinj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor. Sa i përket edukimit në vazhdim të bluzave të bardha ministrja Manastirliu tha se do të kthehet në detyrim për Institucionet Shëndetësore. Nëse nuk e përmbushin, projektligji që po diskutohet në komisionet parlamentare, parashikon penalizim për drejtuesin e institucionit. /abcnews.al

pf.jpg
ent ela21:53 | 10/02/2019

Shumë infermierë nga Shqipëria janë të punësuar nëpër shtëpi të moshuarish në Hamburg të Gjermanisë. Vitin e kaluar në qendrën e të moshuarve “Elim Seniorencentrum” të Gjermanisë kishte 100 në 120 vende bosh pune nëpër shtëpitë e pleqve. “Por vetëm 25 vende pune tashmë janë ende të lira”, thotë Stefan Warnke, anëtar i bordit të Kishës së Lirë Protestante të Fondacionit në Gjermaninë Veriore (FeGN).

Për këtë arsye, qendra punësoi infermierë të kualifikuar nga Shqipëria.

“Kualifikimi është shumë i lartë, sepse infermieria është një kurs i shkallës së lartë në  Shqipëri”, thotë Warnke. Por për shkak se popullsisë është shumë të re, Shqipëria po i trajonon për  nevojat. “Por, kjo ishte shumë e rëndësishme për ne”, thotë Reinhard Spincke, CEO i Fondacionit: “Ne duam të sjellim personel të kualifikuar infermieror një shtet që ka nevojë urgjente për këta profesionistë.”

Kujdestarët nga Shqipëria kanë përfunduar një kurs gjermanishtje të nivelit B2, kështu që ata mund të komunikojnë mirë. Ata janë gjithashtu të përgatitur për tregun e punës nga një degë e Prüfgesellschaft Dekra. “Ne paguajmë për këto pjesë të trajnimit”, thotë Spincke. Me stafin e Shqipërisë, Fondacioni i Kishës nuk hyn në një territor krejtësisht të ri: “Ne ishim në kontakt me institucionet e tjera që tashmë kanëpërvoja të mira me të”. Prandaj Spincke është i bindur: “Ky është vetëm fillimi.Pagat nuk janë aq të ulëta”.

Por stresi fizik dhe mendor është i lartë, sidomos stafi infermieror po përballet gjithnjë e më shumë me njerëz që vuajnë nga shëndeti mendor, gjë që i shton kërkesat edhe më shumë. “Mbi të gjitha, ka një mungesë të vlerësimit publik për këtë profesion”, thotë Spincke./abcnews.al

42429299_403.jpg
ent ela09:25 | 02/12/2018

Për të zbutur situatën emergjente të infermierisë në Gjermani, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit. Ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë.

Joana Bocaj është 25 vjeçe. Ajo ka tre vjet që punon si infermiere në qytetin e Vlorës. Nëse gjërat shkojnë sipas planeve të saj, Joana nuk do të punonte edhe shumë kohë në Vlorë, sepse ajo po përgatitet që ta lerë Shqipërinë dhe të fillojë një jetë të re në Dyseldorf. Për këtë qytet ajo ka dëgjuar nga një koleg i saj. „Mendoj, se në Gjermani do të kem një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të mirë. Kemi rroga të vogla, dhe askush nuk e vlerëson punën tonë. Prandaj dua të punoj e të jetoj atje.”

Në Dyseldorf infermierja shqiptare do të jetë e mirëpritur. Problemi i injoruar me vite i mungesës së personelit në përkujdesin shëndetësor ka arritur në nivelet më të larta të politikës gjermane. Në marrëveshjen e koalicionit qeverisës gjerman të partisë CDU/CSU dhe asaj socialdemokrate shënohet: në të gjithë Gjermaninë do të punësohen 8.000 infermierë. Ndërkohë kjo shifër është korrigjuar më lart, tani fjala është për punësimin e 13.000 infermierëve të rinj.

Reservuar infermierësh në Ballkan

Megjithë këtë korrigjim, kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve. Akoma më urgjente paraqitet gjendja në kujdesin shëndetësor në shtëpi. Sipas prognozave, deri në vitin 2060 numri i të moshuarve që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor do të rritet nga 2,86 milionë aktualisht në 4,5 milionë në Gjermani.

Tani ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) ka dalë me një propozim të ri, se si mund të zgjidhej kjo situatë emergjente. Ai parasheh që forcat e nevojshme për kujdesin shëndetësor në Gjermani t’i trajnojë jashtë Gjermanisë. „Nga komisioni parlamentar buxhetor kemi edhe marrë edhe një shumë prej 9 milionë eurosh”, i tha ai një gazete gjermane në një intervistë të enjten.

Me këto para mund të gjenden partnerë jashtë Gjermanisë që të shkollojnë forca punëtore për kujdesin shëndetësor në Gjermani. Forcat e ardhshme punëtore, sipas ministrit, do duhet të mësojnë gjermanisht që në vendin origjinë. Si vende të mundshme për një projekt të tillë parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba.

Shpopullim i kërkuar

Në vendet e prekura të Ballkanit kjo iniciativë nuk pritet me entuziazëm. Kështu autoritetet maqedonase shprehen se projekte të tilla vetëm e nxisin emigrimin e njerëzve të rinj, të shkolluar mirë. Bashkëpunimi i propozuar në praktikë do të thotë që Gjermania të shkollojë në vend vetëm fuqinë punëtore për të cilën ka nevojë, me qëllim që ata ta lenë përgjithmonë vendin e tyre. Në një situatë të tillë, kur emigracioni në Maqedoni e vende të tjera në rajon është alarmues, zgjidhje të tilla nuk sjellin asgjë pozitive për këto vende.

Që ky rrezik është real e tregon së fundmi edhe një studim i organizatës “Together for life” dhe Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri. Sipas tij, 78% e mjekëve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria, dhe 24% do të donin ta bënin këtë menjëherë. Arsyet më të rëndësishme: mungesa e seriozitetit në punë, paga e ulët dhe kushtet e vështira të punës.

Arrati nga mungesa e perspektivës

Situata nuk është ndryshe as në Serbi, Bosnje-Hercegovinë apo Kosovë, ku dhjetëra mijëra qëndrojnë me valixhet gati për të pritur rastin më të mirë për largimin nga vendlindja. Para konsullatave radhët e atyre që duan një vizë pune janë të gjata, shkollat e gjuhës gjermane janë të tejmbushura e ofrojnë kurse gjuhe deri në orën 23:00. Dhe agjencitë e ndërmjetësimit të punëtorëve mbushin xhepat – për ndërmjetësimin e një infermiereje nga disa klinika gjermane ato marrin deri në 5.000 euro bonus, ndërsa tarifat e ndërmjetësimit sigurisht i paguajnë punëkërkuesit.

Edhe në Kroaci, anëtare e BE gati janë shpopulluar disa rajone. Shumë vetë nuk duan vetëm rroga të larta, me largimin nga vendi ata reagojnë edhe për atmosferën politike e shoqërore në vendet e tyre, dhe mungesën e perspektivës.

Fitimtarë – gjermanët

Nga pikëpamja gjermane ky imigracion është një përfitim i dyfishtë: nga njëra anë gjendet fuqia punëtore kaq e nevojshme, nga ana tjetër shkollimi kushton shumë pak ose aspak për kushtet gjermane. Prandaj nuk të çudit reagimi pozitiv i presidentit të Diakonisë, Ulrich Lilie, që e përshëndet iniciativën e ministrit të Shëndetësisë. „Nuk ka rrugë tjetër, duhet të kualifikojmë vetë në Afrikë, Lindjen e Largët apo Europën Lindore”, thotë ai. Avantazhi është i qartë: „Fuqia punëtore vjen e gatshme me diplomë në Gjermani.”

Por ndryshe duket gjendja nga perspektiva e vendeve ku vazhdon rrjedhja e trurit. Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekëve Shqiptarë thekson se Shqipëria nuk ka asnjë shans në një treg të pambrojtur. „Nuk e di ku ta gjejë një arkë me para për të ndaluar këtë fenomen. Kushtet e punës jashtë janë arsyeja kryesore pse mjekët duan të braktisin vendin.”

Parimi i rotacionit dhe zgjidhje rajonale

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoni është përpunuar një propozim, me të cilin të dyja palët mund të përfitojnë. Shkupi propozon, që në bashkëpunimin me Gjermaninë të zbatohet parimi i rotacionit. Mjekët, infermierët e forcat e kujdesit shëndetësor mund të punojnë përkohësisht për gjashtë muaj në Gjermani, kështu ata përmirësojnë dijen profesionale, mbledhin përvoja, dhe fitojnë të ardhura më të mira. Pas kësaj ata do duhet të kthehen në Maqedoni. Kështu vendlindja që ka investuar në arsimin e tyre do të përfitonte nga dijet e reja.

Sipas ministrit maqedonas të Shëndetësisë, Venko Filipce, zgjidhja duhet kërkuar në planin rajonal. „Qëndrimi ynë është që adresimi t’u bëhet të gjitha vendeve të rajonit për një bashkëpunim me Gjermaninë. Këtu mund të flitet për një parim rotacioni dhe jo thjesht për largim nga vendi”, thotë Filipce në një prononcim për Deutsche Wellen.

Nëse do të ketë një zgjidhje të tillë, nuk dihet. Joana Bocaj nga Vlora nuk pret. Ajo e ka marrë ndërkohë diplomën e gjuhës gjermane për të punuar në Gjermani. Edhe pak kohë dhe ajo do të udhëtojë drejt Gjermanisë. /DW

5b78b7bca72ae.image_.jpg
G. P.08:48 | 19/08/2018

Rastësi e çuditshme, por 16 infermiere në spitalin e Arizonas në SHBA janë njëkohësisht shtatzënë. Disa prej tyre iu nënshtruan trajtimeve të fertilitetit, ndërsa të tjera mbetën në rrugë natyrale. Të gjithë menduan se punonjëset kishin arritur në një pakt bashkarisht për këtë, por në fakt është një përkim i këndshëm pjellor.

Tashmë infermieret drekojnë së bashku në mënyrë që të plotësojnë sa më mirë nepsin e tyre që vjen nga kjo pritje e ëmbël. Ato gjitashtu i sugjeruan menzës së spitalit që të shtonin në menu dhe disa prej ushqimeve që ua kishte ënda gjatë kësaj periudhe. Infermieret u shprehën se edhe pacientët kanë shfaqur habinë e tyrë duke vënë re “epideminë” e shtatzënësië në spital.

Autoritetet e spitalit thonë se po përgatiten për mungesën e krahut të punës nga infermieret pasi në periudha të afërta kohore ata do të jenë të gjitha në leje lindjeje. Ato mund të largohen nga puna për 12 javë për ti kushtuar kohë vetes dhe bebes së tyre. Spitali, gjithashtu u bëri dhuratë këtyre nënave të reja një trupore bebesh me mbishkrimin: “Qetësohu, mamaja ime është infermiere!”/abcnews.al

vlcsnap-error224-1280x720.jpg
ent ela14:06 | 16/01/2018

Ata që dëshirojnë të nisin punë si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike kanë 15 ditë kohë për të aplikuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se ka çeluar aplikimet në platformën www.inferimierepershqiperine.al. Ato do të kryhen për vendet e lira në bazë qarku dhe do të jenë të hapura deri në 1 shkurt. Më pas kandidatët do të vlerësohen në bazë të dosjeve, më pas do ti nënshtrohen testimit me shkrim. Pikët e përftuara, ministria thotë se do ti shpallë po në këtë platformë dhe bazuar në renditjen e tyre, kandidatatët do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punës./abcnews.al

vlcsnap-error226-1280x720.jpg
us er19:17 | 10/01/2018

Kryeministri Edi Rama prezantoi portalin online “Infermierët për Shqipërinë”, përmes të cilit do të bëhet rekrutimi në punë i infermierëve. Rama tha se aktualisht janë 420 vende të lira pune për infermierë. Kreu i qeverisë lajmëroi rritje pagash për këtë kategori dhe bonus deri në 250 mijë lekë për mjekët specialistë që pranojnë të punojnë në rrethe.

“Infermierët për Shqipërinë” është portali më i ri qeveritar. Përmes tij do të bëhet rekrutimi i infermierëve në sistemin shëndetësor. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi platformën në fjalë si shpëtimin përfundimtar të këtij profesioni nga kthetrat e politikës dhe si garancinë e çdonjërit prej tyre për të mos u lëvizur nga vendi i punës për arsye partiake.

“Nga sot çdo infermier apo infermiere që do të rekrutohet në sistemin tonë shëndetësore do të mund të rekrutohet vetëm falë meritës dhe aftësive të veta. Në bazë të testimit secili do të marrë pikët që i takojnë. Në bazë të pikëve secili do të marrë vendin e vet në klasifikim dhe në bazë të klasifikimit, kuptohet, shpërndarës sipas zonave gjeografike do të merren individët me radhë, jo duke kapërcyer radhën, në plotësimin e vendeve vakante”.

Kryeministri zbuloi se sa vende të lira pune janë për infermier.

“Janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar ti mbushim vendet vakante me ndërhyrje nga poshtë nga anash dhe nga lart, pasi përgatiteshim për këtë proces”.

Kreu i qeverisë lajmëroi rritje rrogash në sistemin shëndetësor, duke veçuar atë të infermierëve.

“Ne kemi programuar një rritje progresive të mëtejshme për rrogat për infermierët, në gjithë sistemin, po per infermierët në radhë të parë”.

Rama cilësoi si serioze mungesën e mjekëve specialistë në zonat jashtë Tiranës. Në vijim ai dha lajmin e mirë për ta.

“Unë kam thënë që kjo mund të zgjidhet duke iu dhënë atyre një pagë të barabartë, ose pak a shumë si paga që do të merrnin po të arratiseshin sot në Gjermani apo Itali pa pasur parasysh taksat. Kjo është vendosur. Nga sot, dua ta dinë të gjithë, që kush do të pranojë, mjek specialist, të shkojë jashtë Tiranës ku ka nevojë për specialistë do të marrë deri në 2.5 milionë lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë”.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se platforma “Infermierët për Shqiperinë” është një reformë që garanton vlerësim mbi bazë merite dhe i jep fund punësimit përmes mikut, tarafit apo partisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono